14/10/2024

Lufterat e maskarejve!

0

Nga Nikoleta Kovaçi

Kur vendi u mbyll prej armikut te padukshem, sa m’kishte ardh Nana nga Italia! Ajo asht e fiksueme mas lajmeve tona dhe do me dite me perpikmeri gjithcka ndodh ktu, aq sa vellai asht detyrue me ia marr paketen e ktyne matrapazeve qe ajo te shohe lajmet ne dhe per Shqipnine! Kur pa qe Edvin Rama me lukunine e tij te grupit te eksperteve, me demek, thonin qe te vjetrit duheshin izolue se jane mbartes te rrezikshem ajo nisi te tremej per mu! Ne fakt s’po dija se si ta zgjidhja si ngerç! Mas nja 5 ditesh myllje dhe izolim total, u vesha e i thashe: Nane, po dal, do shkoj ne Kombinat te pij kafe! Nuk vonohem!

E kapi paniku! Po si do dalesh, se kta thone se virusi asht rrugeve? Se policia asht me arme, se rruget jane me tanke! I thashe: Nane jane per virusin ata jo per mue! Pra ata do vrasin virusin nese mkercenon mue! E pa qe po baja shaka te hidhur e masanej me pyeti; sa larg asht prej ktu? I thashe nji ore me shkue e nja me ardh! Nuk bani za! E une vertet shkova!

Data ishte 15 mars! Asnji rob per mall nuk e hasa rrugeve deri te rrethrrotullimi i Yzberishtit! Aty tanke, polici te armatosun deri ne dhambe!  Tue fol me vedi e tue pa prej tyne thashe; po ba me na ra ndonji lufte ktej pari a thue mundena me e prit me kta 10 njerez e 5 tanke qe kena instalue rrugeve? A kena shtet na me u perball me armik te dukshem?! Ashtu me skenarw lufte neper mend kalova per skaj luftetarve antivirus! Mbrrina ne Kombinat kah ora 9 e gjys! Ne 10 Edvini me komitetin kishin dhane 2 ore leje per me u furniuze njerzit me ushqime! Ndersa gjerbja kafen e gjetun fshehurazi, me nje mik t’temin, shperthyen njerzit! Dola e hyna ne turme! Bana foto me ta, teksa ata mbushnin qeset me gjithcka te duhun e te paduhun! Ç’a nuk kalova nepermend… u nisa per kthim, e cunat e policise e ai tanku murrak i zi ishin prape aty! S’ma thane asnji fjale asnjana pale, e une prape me vedi: a thue kane hanger buke sod? Po kafe a kane pi? Po robte e tyne a i shohin si mbartes te virusit meqe jane tane diten jashte tue ba lufte me virusin? E masanej nisa tue listue NATO, USA, Britani e andej kah fundi mu kujtue edhe rusi i famshem! E prape thashe: po kta kur tremen prej nji virusi qe s’dine gja ç’a asht, si munden me prite ndonje lufte?!

… e ne fakt me pandemine kta, te gjithe bashke,e testuen njerzimin! E pane se sa e kane humb kuptimin e rezistences, maten pulset e Perendimit duke mos llogarit fare vende si na apo edhe si Ukraina! Asgja nuk ndodh rastesisht! Asgja sndodh per principe, vlera demokratike e pollavra te ktij lloji; gjithcka ndodh per fuqizim ekonomik!

Putini jo rastesisht asht nder ma te pasunit e globit! Dhe krejt mercenaret rreth tij vec jane pasurue pa limit! Jane besniket e tij, bash fiks siç jane pasaniket e ktushem rreth liderit mjeran qe mjes thote jam katolik, ne dreke musliman e ne darke bahet ortodoks! Ju e keni pa se sa te perbuzun jeni ne sferat e ktyne njerzve nese s’je si ta, nese s’kie makina si ta, nese s’ke grup vrasesish me pagese te licensuem si ta! Nese nuk flet me zhargonin e tyne, nese nuk i urren “maloket” me te njajten fuqi siç i urrejne ata, nese s’ki shkue ne Dubai, te byfteket e Nusretit, te dritat e kuqe te Holandes, nese ski shkel ndonjehere ne Monte Carlo, nese nuk e ke canten firme, apo kepucet marka te te gjitha llojeve dhe veshjet me stiliste te vecante, nuk mundesh me u afrue ne llojin e tyne qe qeverisin e kane qeverise nje nder vendet ma te varfuna ne rruzull e vendin me ekonomine ma te lodhun te Europes!

Tashma qe lufta asht e vertet e jo loj luftrash me virus, na s’kena ma asigja, se çka patem mas shpirti i reklamuem tue prit kovidin, fiks si ushtaraku italian te “Shkretetira e Tartareve”! Aq u bind ditziu se nga andej do vinte armiku sa dha shpirt tue prit me heriozem stoik! Te kapun peng nga nje nisme e cmendun nan emertimin; Minishengen, na deshmuem se s’dime me lujt as kur bahet fjale me zgjedh aleate ne nje fushe krejt bosh! Tash bajme kodoshin, bosh, se askush s’na llogarit ndryshe vecse si aleat te Serbise se Putinit, qe na duhet me kapercye mbi Kosoven e pamposhtun nga rrena minishengenesh per me hy ne BE- ne qe perdite na largohet!

Ukraina sod duhet kthye ne leksion per ne, te pakten per njerzit e denje te ktij vendi, se politika ka llogari te tjera, ndryshe nesh! Ndaj te hapim syte, mendjen e zemren e ta lexojme si duhet luften reale te atij populli e te msojme çka asht e shenjte per Kombin e Dheun tone!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok