22/12/2024

Libri shkencor “AKSIONI I ARMËVE NË KOSOVË” i Mehmet Gjoshaj është një libër që sjellë dritëzim në një pjesë të shkencës dhe historisë sonë

0
Mehmet-Gjoshaj

(Homazhit në pesëvjetorin e kalimit në amshim të studiuesit, hulumtuesit dhe historianit, mr. sci. Mehmet Gjoshaj)

Shkruan: Lekë Mrijaj

Studiuesi mr. sci. Mehmet Gjoshaj, autor i gjetjeve të shumta shkencore me karakter studimor dhe pjesmarrës në shumë tryeza shkencore, përfshirë edhe në Forumin e Intelektualëve “TROJËT E ARBËRIT”, në vitin 2012 ka botuar e publikuar monografinë e tij të titulluar: “AKSIONI I ARMËVE NË KOSOVË”.

Në subjekt të këtij librit apo në përmbajtje të saj me konkrete themi se  tematika që ka përzgjedhur autori-Gjoshi, është tejet me interes, pasi kontribuon me risi në fushën e historisë qe bëhët fjalë pë aksionin dhe mbledhjen e dhunshme të armeve ne Kosovë, duke filluar nga viti 1955-1956, e cila është bërë nga UDB-ja dhe policia famkeqe Jugosllave, të cilat si organizma apo çelula të përbashkëta vepruan në kuadër të Sekretariatit për Punë të Brendshme, me çrast në aksionin në fjalë në zbatim të saj ishin të angazhuara edhe partia e kuqe-titiste në pushtet, përkatesisht Komiteti Krahinor i Partisë Komuniste të Serbisë për Kosovë e Metohi njëkohësisht me instancat më të larta policore, partiake dhe shtetërore të Serbise dhe të Jugosllavisë.
Vepra është përpiluar në atë formë, duke e shtjelluar lëndën në mënyrë faktike e sistematike, mbështetur në metodologji shkencore, të përmbledhura në 244 faqe, që ndahen në shtatë kapituj, taman me një renditjeje kronologjike me sqarime dhe plotësime shtesë përcjellëse, me deshmi, bibliografi, etj.

Ka një varg arsyesh të forta që këtë monografi shkencore e bëjnë terheqëse, jo vetëm për studiuesit e historisë dhe gjurmuesit, si dhe për nxënësit, studentet të cilët ushqejnë simpati dhe dashuri për vrasjet, reprezaljet si dhe njohurit tjera të së kaluarës të popullit shqiptar në Kosovë.
●Në kapitullin e parë pas parathënies së librit, studiuesi i këtij librit-Mehmet Gjoshaj me të gjetura hulumtuese paraqet të dhëna e deshmi prezantuese për AKSIONIN PËR MBLEDHJEN E DHUNSHME TË ARMËVE NE KOSOVË, MË 1955-1956 me nënkapitujt e këtij villimi siq vijon:
-Mënyrat dhe metodat represive të zbatuara gjatë aksionit për mbledhjen e dhunshme të armëve në Kosovë, më 1955-1956.
-Përpjekja e strukturave të UDB-së për mashtrimin e qytetarëve shqiptarë që t’i dorëzojnë armët në mënyrë vullnetare.. Betimi i kryefamiljarëve në Kur’an, për të dëshmuar se nuk kanë armë të fshehura,
– Rrahja e qytetarëve shqiptarë me shpulla, me grushta e me shqelma.
– Rrahja dhe torturimi në fallak.

-Kërbaçi, mjet dhune, i preferuar nga UDB-a dhe milicia. – Torturimi i shqiptarëve duke i futur në ujë dhe nën akull,

– Varja e peshave në organet gjenitale,

-Lidhja e qytetarëve shqiptarë për trupat e drunjve,
– Detyrimi i qytetarëve shqiptarë që të rrihen njëri me tjetrin..
-Detyrimi i qytetarëve shqiptarë që të fiknin llampën e vajgurit, duke i fryer asaj nga njëri skaj e odës në skajin tjetër të saj, -Bashkëpunëtorët e UDB-së, sugjerues se kush duhej rrahur e kush jo,
– Torturimi, duke i shti viktimës ujë të kriposur në gojë apo në hundë,
-Torturimi i qytetarëve shqiptarë, duke ua futur macën në tlina
-Prerja e mishit gjatë torturimit të qytetarëve shqiptarë
-Shkulja e thonjve dhe futja e gjilpërës midis mishit e thoit.
– Futja e vezëve të ziera nën sqetull,

-Torturimi me rrymë elektrike,
– Detyrimi i qytetrarëve shqiptarë që të fusin kokën në stufën e ndezur… -Dënimi me burg i qytetarëve shqiptarë që s’patën armë për të dorëzuar..
-Sharja e nënës shqiptare gjatë torturimit… Rrahja dhe torturimi me zhurmues,
-Rrahja e qytetarëve shqiptarë në vende publike dhe pa kurrfarë shkasi,
-Futja tinez e armëve në mure rrethuese, në gardhiqe të oborreve dhe në objekte ndihmëse të shtëpive shqiptare.

-Mbytja me torturë e qytetarëve shqiptarë gjatë aksionit të armëve,
-Vetëvrasjet dhe tentimvetvrasjet gjatë aksionit të armëve.
●Në kapitullin e dytë autori e vë theksin mbi: DHËNIËN E AFATIT PËR GJETJEN (BLERJEN) E ARMËVE, FORMË E PLAÇKITJES EKONOMIKE njëkohësisht me dy nënkapitujt siq vijon:

-Dhënia e afatit për gjetjen (blerjen) e armëve,
-Krijimi i mundësisë nga strukturat e UDB-së, për dorëzimin e armëve të blera,

-Sasia dhe llojet e armëve të mbledhura dhunshëm në Kosovë, më 1955-1956,
– Partia në pushtet dhe aksioni i armëve.

  • Kapitulli i tretë hedh më shumë dritë mbi UDB-në Jugosllave pikërisht potencon se: KUSH ISHTE UDB-a?, ne nënkapitujt tjerë përcjellës siq vijon:
    -Themelimi i OZN-së dhe transformimi i saj në UDB-e,
    – Niveli arsimor i titullarëve, operativistëve dhe pjesëtarëve të UDB-së dhe milicisë,

– Përbërja nacionale e UDB-së dhe Milicisë në Kosovë, 1945-1966..
-Kush dhe çfarë ishin bashkëpunëtorët e UDB-së në Kosovë?,

– Rezistenca individuale e grupore ndaj ndryshimeve në radhët e UDB-së.
●Në kapitullin e katërt potencohët : QËNDRESA E POPULLIT SHQIPTAR NË KOSOVË, NDAJ TË JDB-së GJATË AKSIONIT TË ARMËVE me nënkapitullin e titulluar

-Format e qëndresës.

  • Kapitulli i pestë gjejmë : QËLLIMET DHE PASOJAT E AKSIONIT PËR MBLEDHJEN E DHUNSHME E ARMËVE NË KOSOVË MË 1955-1956 me nënkapitujt siq vijon:

– Qëllimet e aksionit për mbledhjen e dhunshme të armëve në Kosovë.
– Pasojat e terrorit të zbatuar në Kosovë gjatë aksionit të armëve.
●Kapitulli i gjashtë përmban në vete: AKSIONIN E ARMËVE NË KOSOVË, TEMË E NDALUAR NË FUSHËN SHKENCORE, ARSIMORE DHE KULTURORE DERI NË FILLIMIN E VITEVE E SHTATËDHJETA TË SHEKULLIT XX.

  • Në kapitullin e shtatë dhe të fundit e gjejmë me titullin: DISA NGA VEPRAT HISTORIOGRAFIKE DHE PUBLICISTIKE, TË PUBLIKUARA PAS VITEVE TË SHTATËDHJETA TË SHEKULLIT XX E KËNDEJ, KU TRAJTOHET AKSIONI I ARMËVE NË KOSOVË ME 1955-1956, me materiale të tjera shtesë ashtu siq vijon:
  1. a) Dëshmi të bashkëkohanikëve lidhur me aksionin e armëve në Kosovë, më 1955-56.
  2. b) Dokumente, c) Fotografi të ndryshme, d) Burimet, d)

Nga këndvështrimi im, lirisht mund të them se tek libri shkencor “AKSIONI I ARMËVE NË KOSOVË” i Mehmet Gjoshaj, studiuesi dhe lexuesi në këtë libër gjënë mjaft informacione historike, të trajtuara mirë me një gjuhë shkencore e profesionale dhe lehtësisht të kuptueshme nga lexuesi, shkruar taman me një kulturë profesionalisti dhe me një elegancë që duket qartë se është investim i një pune të gjatë dhe serioze e cila ka kulmuar me këtë monografi hulumtuese shkencore.
Pavarësisht se tematika e librit nē fjalē ka në subjekt, AKSIONIN E ARMËVE NË KOSOVË përgjatë vitit 1955-1956, duket qartazi se në qendër të vëmendjes janë keqtrajtimet,  burgosjët,  vrasjet, helmimet me anë të deshmive dhe të gjeturat e studiuesit Gjoshaj, i cili është treguar tejët realist dhe nuk është rrëmbyer nē asnjë mënyrë nga pasionet, duke u treguar kategorikisht i kujdesshëm e qe  e përshkruan qartë mbledhjen e dhunshme të armeve ne Kosovë, duke filluar nga viti 1955-1956 nga UDB-ja dhe policia famkeqe Jugosllave kriminale e fashiste (shënimi im), të cilat janë zhvilluar pandërprerë, pra edhe kanë qenë komplekse dhe me dritëhijet e veta, me synimin që trajtimi i librit në fjalë të kryhet me analiza në disa këndvështrime, duke mos përdorur vetëm qasje e deshmi faktologjike, por edhe duke iu referuar analizës me subjekt shkencor, metodave krahasuese dhe parimeve themelore të shkrimit të historisë bashkëkohore, gjithë kjo për të arritur në qasjen sa më afër së vërtetës historike, e cila do të mund t’i qëndrojnë kohës nder epokë të ndryshme.

Vlen të potencohët edhe një herë se ky libër ka vlerë dhe rëndësi të madhe shkencore e profesionale, pasi për ta nxjerrë më në dritë një raport të tillë të aksioneve policore dhe të UDB-së Jugosllave nuk është fare e lehtë, aq më tepër kur përfshihet ajo periudhë famkeqe kriminale ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Nga ana tjetër, as literatura  nuk është e mjaftueshme, sepse me çështjet e Aksionit të armëve në Kosovë nuk janë marrë shumë studiues në Kosova, Shqipëria dhe trevat tjera Shqiptare.

Është e udhës të theksoj se libri “AKSIONI I ARMËVE NË KOSOVË” i Mehmet Gjoshaj është një realizim tejët profesional dhe i përkryer dhe se monografia është përpiluar me një formë profesionale të kompletuar, mbështetur në metodologjin tipike shkencore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok