30/12/2024

Libri “Rrugë dhe semafor” që  tregon udhëkryqet e jetës

0
Bashkim-Isai-Rruge

Nga Albert Z. ZHOLI  (Shkrimtar-publicist)

Libri i ri me peozi “Rrugë dhe semafor” i autorit Bashkim Isai është një ideim i ri në konceptimin moderrn të poezisë së tij si krijues. Vetë titulli ka një enigmë, ka një nënteks, një veshje mjegulluese ku lexuesi dëshiron të hyjë në të fshehtën jetësore të rrugëve semafor. Në logjikën e titullimit të librit, autori përcjell një koncept të ri, atë që jeta është një udhëkryq, një rrugë-semafor pa mbarim, ku njeriu ecën për të gjetur semaforin e radhës apo dhe betejën e radhës, apo disfat-suksesin e radhës. Dhe në këtë semafor do të ketë ndalesa, pritje, ngjyra të kuqe, verdhë, jeshil. E tillë është jeta! Luftë! Befasi! Zhgënjim dhe nga njeriu më i besuar! Sukses! Mëdyshje! Një udhëtim ku diku ecën me shpejtësi skëterrë, diku ngadalëson ritmin nga lodhja, nga qarkullimi i dendur dhe diku merr dritën jeshile për të vazdhuar e vazhduar rrugën e pambarimtë ku askush nuk e di se çfarë e pret. Sipas përkufizmit klasik semaforët funksionojnë në rrugë jo vetëm për drejtuesit e mjeteve motorike ose elektrike, por edhe për këmbësorët, çiklistët, motoçiklistët dhe skuterët. Sepse jeta e njeriut nuk është e vetme e shkëputur nga objektet rrethuese. Të gjithë përdoruesit e rrugës duhet të jenë të vetëdijshëm për atë që ndodh kjo pajisje nëse pranë tij vendosen shenja. Përveç kësaj, çdo automobilist do të duhet gjithashtu të jetë i vetëdijshëm se si të manovrojë në një sinjal dhe çfarë ndodh nëse ai shkel sistemin e trafikut, i cili është ndërtuar nga fenerët sinjalizues të semaforëve. Semaforët janë të ndryshëm. Disa në lidhje kanë një dritë jeshile ndezëse dhe një të kuqe. Ndërsa të tjerët ndriçojnë të tre ngjyrat sipas radhës – të kuqe, të verdhë dhe jeshile. Si dhe anasjelltas – jeshile, e verdhë, e kuqe. Ekziston një rregullim horizontal i dritave, më së shpeshti vertikal. Paraqitjet e seksioneve diagonale ose rrethore nuk zbatohen. Ka lloje të tjera, si dhe variacione në përdorimin e instalimeve të tilla në lidhje me shenjat rrugore. Dhe njeriu i njeh, i mëson, i zbaton por dhe në disa raste i nënvleftëson apo dhe i anshkalon rregullat e semaforëve dhe këtu vijnë tragjeditë. Kjo është jeta, një kompleks idesh, mendimesh, suskesesh, dështimesh, tragjedish si një semaor që ka rregulla por që jo gjithmonë zbatohen. Pa këto regull, norma, sinjale, jeta do të ishte një kaos, një anarki, ku aksidentet, tragjeditë, përplasjet do të ishin katastrofike. Gjëja e parë që duhet të mësohet nga njeriu është të jesh i guximshëm, të jesh i kujdesshëm, të jesh trim, sepse jemi të rrethuar me shumë rreziqe, me shumë të papritura, dhe të papritura na befasojnë, shpërqëndrojnë, bëjnë çrregullime. Jeta është interesante, ajo përbëhet nga hulumtimet, nga kërkimet, lëvizjet drejt të panjohurës, sepse nuk ka asgjë më të çmuar sesa vetë jeta dhe hulumtimi i saj. Në këtë libër do të gjeni poezi të ndryshme, për dashurinë, për qytetin, vendlindjen, emigrimin, miqësinë, lirinë, fenomenet e natyrës, problemet shoqërore, gjykatat, profesionet dhe hobet njerëzore. Në libër tregohet qartazi se autori nuk është thjesht një qytetar i zakonshëm në përditshëmri. Jo! Ai ka brenda një zjarr kryengritës ndaj fenomeneve negative dhe problemeve që shqetësojnë njerëzimin. Ai nuk e fsheh problemin, por me ndershmëri e bën present për të përmirësuar cilësinë e jetës. Ai nuk nënshtrohet, por deabton dhe përballet me negativitetin jetësor. Një nga poezitë më të bukura për mua në këtë vëllim është :

KALI I TROJES DHE KALORËS TË RINJ

Ai s’ha bar, ai ha shtete.

Ai nuk hingëllin,

Por trokun e tij e ndjejnë të gjithë.

Qytetet bëhen të famshme duke u ndërtuar,

Ai e bëri Trojën të famshme duke e shkatërruar.

Në barkun e tij s’ka zorrë dhe zemër

Por ka luftëtarë dhe shpata.

Në barkun e tij është ndrydhur dinakëria

Ca krimba drite hanë baltën e errësirës…

E kush nuk e ka dëgjuar Kalin e Trojës?!

Kali i Trojës është një konstruksion dinak që i lejoi grekëve t’i jepnin fund luftës 10-vjeçare të Trojës. Heroi i zymtë grek, Odiseu konceptoi projektin për Kalin e Trojës. Grekët lanë një objekt gjigand prej druri që u duk sikur ishte një kalë dhuratë në portat e qytetit të Trojës. Disa nga grekët pretendonin të lundronin sikur u larguan, por në të vërtetë lundronin vetëm si imazh. Kali priste te dera, ku grekët dinakë, brenda barkut të bishës prej druri qëndronin në pritje për sulm. Ata ishin të etur për gjak. Kur trojanët e panë kalin gjigant prej druri dhe trupat greke që po largoheshin, ata mendonin se, kali prej druri ishte një dhuratë e ndarjes për zotat, kështu që shumica prej tyre dëshironin ta futnin në qytetin e tyre. Vendimi për të transferuar Kalin e Trojës në qytet u kundërshtua nga Cassandra, ku profetizmi i saj, ishte që dhurata, apo fati i Kalit kurrë nuk duhej të besohej. Por trojanët preferonin të besonin se tashmë grekët ishin zhdukur dhe lufta e gjatë kishte mbaruar. Qyteti hapi portat, lejoi kalin dhe festoi në mënyrë të turbullt. Kur trojanët ranë në gjumë, grekët zbritën nga barku i Kalit të Trojës, hapën portat e qytetit dhe futën pjesën tjetër të trupave në qytet. Grekët zbarkuan, shkatërruan dhe dogjën Trojën. Duke qenë se fitorja erdhi përmes barkut të Kalit të Trojës që grekët ishin në gjendje të vidheshin në Trojë, Kali i Trojës është burimi i paralajmërimit: Kujdes nga grekët që kanë dhurata! Aktualisht shprehja “Kali i Trojës” është bërë popullore, parë si një objekt që identifikon përdorimin e stratagemës ose mashtrimit kundër kundërshtarit të tij, përmes hyrjes së fshehur në një medium për të përfituar një sukses të pamerituar ose për të përmbushur një objektiv. Poezia e autorit është sjellë në kohë, duke kaluar mijëravjeçarë. Ai shprehet se, sot, Kali i Trojës “Ai s’ha bar, ai ha shtete”. Kali i Trojës” është bërë më i kamufluar, më i padukshëm, më i sofistikuar, më moderrn, më hileqar ndaj dhe kujdesi duhet të jetë më i madh. Si dikur, por edhe sot, me mashtrime, me spiunime, me dhurata të rreme, me buzëqeshje false, me hipokrizi, Kali i Trojës ha shtete. Merr territore të pasura, rrëzon qeveri dhe ndërton vartësi. Kujdes nga Kali i Trojës i kohëve moderrne edhe në shoqëri madje edhe në fisni! Si kjo poezi me nënteks dhe të ndërtuara bukur estetikisht autori ka disa. Në këtë vëllim poetik autori është treguar më elekuent në gjuhë, më i ndjeshëm në figuracion, më seleksinues në tematikë, më reflektues në dialog, dhe më i harmonizuar artsitikisht. Jeta sipas tij është e vrullshme, plot dinamikë, plot të papritura dhe ulje ngritje, me fitore dhe disfata, por që njeriu në këtë rrugëtim semafor duhet të jetë koshient për befasitë dhe të panjohurat. Pra, jeta rrugë-semafor është një metafor për kohën që jetojmë ku duhet të përgatitemi ti bëjmë ballë, pasi asgjë nuk është e shkruar saktësisht, pasi dhe në ditën më të bukur të pranverës mund të dalë një minutë gri, si dimër polar që venit bukurinë. Ky është mesazhi i këtij libri, një mesazh konkret, prekës, me një lajmotiv karakteristik dhe që është përcjellë harmonikisht në art.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok