23/12/2024

Legjendës ma madhështore e këtij shekulli…

0
Nene-Tereza2

Shkrim kushtuar kremtimit të ditëlindjes së Nenës Terezë

Legjendës ma madhështore e këtij shekulli…

Nga Hasan Hasanramaj

Në kuadrin e përvjetorit të lindjes  dhe organizimit të shumë manjfestimeve në Kosovë dhe vende të tjera  po ia kushtojmë këtë shënim bijës së Kombit, modelistes, humanistes, bamirëses të Madhes të kombit shqiptar – Nënës Terezë. Këto data që këto ditë po kremtohen në Kosovë e vende të tjera janë një ndër ngjarjet me të rëndësishme kulturore për popullin shqiptarë dhe botën mbarë – kryesisht kushtua kësaj figure të vepres të mëdha humanitare që ka  bë për  skamnoret në botë të cilët vdisnin nga uria. Andaj, për ta njohur  identitetin e saj, si njeri i kësaj bote për të cilën, as filozofët antikë nuk do të mund të jepnin përgjigjen për arsyen që këtë personalitet  e ngriti aq lart, arsyeja e cila do ta linte të qetë ose do t’ua shuante kureshtjen e amshueshme, sikur që ishte problemi i njohurisë së sendeve. Kjo bijë e kombit shqiptar të arbrit, modelistja, humanistja dhe bamirësja Nëna Terezë u ngrit shpirti i saj deri te metafizika e Shën Tomës. Sikur të jetonin edhe sot mendimtarët e shquar të mendimit filozofik  me botëkuptime të ngjashme: a thua a do të mendonin se jeta  për njeriun është  tragjedi, utopi, fshehtësi ose do të shpallnin edhe sot Zotin e vdekur?!  Nëna Terezë gjithsesi me jetën e saj e dëshmoi të kundërtën. Kjo Nënë mbështetet në këtë botë që ta inkurajojë dashurinë e Zotit, ta zbusë vargun e dhimbjeve të ndryshme, që hyjnë thellësisht në trupin-mishin e njeriut. Sigurisht, ata që e kanë njohur këtë  Nënë dhe ne që po i shkruajmë këto fjalë modestie do të pajtohen gjithsesi se kjo figurë kombëtare qe dhe mbetet e përjetshme si person që është zhytur thellësisht në tiparet e përbashkëta të humanizmit, deri te identifikimi me vuajtjet njerëzore e më varfërinë e të gjithëve. Dashuria e Nënës Terezë ndaj njeriut, sidomos ndaj atij që është më pak i vlefshëm në sytë e botës së sotme, qe e madhe

Nëna Terezë arriti ta bëjë revolucionin me të madh të dashurisë  krishterë ndaj të varfereve në fund të  shekullit XX

Prandaj në sytë e në zemrën e saj janë të denjë për çdo afekt, nderim e dashuri. Nëse nga mbretëria e Hyjit s’mund të përjashtohet askush, nga marrim ne guxim t’i përjashtojmë  varfanjakët nga të mirat tokësore dhe nga nderimi njerëzor; t’u thuhet se kjo jetë është kotësi, e pakuptimtë e tragjedi; ose do të ishte edhe më mirë t’ia merrnin jetën vetvetes – të mos kishin lindur fare? Dashuria e saj për ta, në përngjasim të asaj hyjnore, i bën të gjithë të barabartë, si vëllezër e motra të një gjiri familjar, edhe pse këta dalloheshin  dukshëm nga aftësia intelektuale ose kulturore, për nga bukuria fizike e tjera.

Kjo është, ndoshta e vetmja barazi që solli Nëna Terezë në këtë dhe, që nuk mund të mishërohet me ligj, të shtrëngohet me detyrime, të promovohet me protesta e revolucione, sepse kjo dashuri vjen thjesht nga Zoti. Për Nënën Terezë identifikimi me të varfër, në mesin e të cilëve jetonte, nuk është një çështje retorike, por njëmendësi. Asgjë nuk i dallonte duke përfshirë këtu, natyrisht, edhe Motrat e saja nga të varfëritë: as ushqimi, as veshmbathja e as paraja. Më këtë nuk dëshirojmë të themi se vetëm Nëna Terezë e motrat e saja dhanë gjithçka për njeriun skamnor. Atë që Nëna Terezë iu ofroi këtyre “varfanjakëve” është diçka tjetër: Dashuria krishtere. Sigurisht, Nëna Terezë, duke iu dhënë këtë dashuri të krishterë njerëzve të lënë pas dore nga shoqëria e verbuar, kishte edhe kritika, që janë absolutisht të paqëndrueshme për shumë arsye. Madje ndihmat e limituara shëndetësore dhe metodat që i zbatonin Motrat e Dashurisë viheshin në pah –  me qëllim që të diskreditohet dobishmëria e tyre. Është më se e vërtetë, nëse merret parasysh çështja statistikore, se veprimtaria e Nënës Terezë ishte e vogël dhe jo aq e rëndësishme në krahasim me nevojat e mëdha të popullatës në fjalë, e të mos themi të botës në përgjithësi, mirëpo secili që njeh mësimin e Krishtit do të pajtohet se krishterimi nuk është vizion statistikor i jetës, siç është pohimi  kundër statistikor, kjo për të cilën në qiell do të ketë më shumë gëzim për një mëkatar që kthehet, sesa për shumicën e të drejtëve. Këtu shihet shembulli i Nënës Terezë, i klithjes së saj për një botë më të drejtë, më humane e më civilizuese. Nëna Terezë arriti ta bëjë revolucionin e madh të dashurisë së krishterë në fund të shekullit XX, sepse kishte fe të gjallë në Zotin dhe feja  e cila për të ishte një lidhje personale me Krishtin e mishëruar.

Klithjet e e Nenës Terezë ishin dhe mbeten më humania  dhe më civilizuesja …

Feja, besnikëria, dashuria, flijimet e Nënës Terezë kurrë nuk do të veniten, por gjithnjë do të sjellin dritë për njeriun e nesërm. Preferenca e saj është aq e qartë saqë secili pati mundësi t’i shohë përparësitë që sjell Zoti. E pra, ajo doli t’i bindë zonjat e zotërinjtë e vendit të merrnin pjesë në misionin e saj. Vërtet, Nëna Terezë mishëroi dashurinë e Krishtit që nuk mund të refuzohet!  Kur analizohet jeta Nënës Terezë, atëherë vetvetiu shtrohet një pyetje: Nga e mori tërë atë fuqi shpirtërore, atë dinamizëm dhe atë energji?  Ndoshta, e tërë ajo që mund të thuhet për Nënën Terezë qëndron në faktin se ajo ishte besimtare e thellë e lutjes, e kurrë nuk prante që të mos lutej ose të mos meditojë e të mos besonte në fuqinë e saj. Jeta e Nënës Terezë ishte një sintezë e filozofisë skolastike, sepse bëri të shohim se qenia e njeriut ka zanafillën dhe kuptimin e vet te Qenia absolute-te Zoti, që mishërohet për njeriun. Edhe këto fjalë po me duken të zbehta për ta paraqitur me këtë rast një Nënë me plot mirësi hyjnore për njerëzimin e kohës së sotme, një  Nënë me plot dashuri të Zotit për të afërmin, një Nënë me shpresë për të ardhmen e pasigurt të njeriut, që ka mbyllur zemrën dhe sytë për vlera shpirtërore e, më në fund, për një Nënë që u flijua krejtësisht për njeriun, si vlerë më e madhe e dashurisë së Zotit nga të gjitha krijesat e veta.

Nëna Terezë për krishterimin, por edhe për mbarë njerëzimin në botën  u flijua e, sidomos, për popullin shqiptar nga e mori gjakun, gjuhën dhe fenë. Për këtë shqiptarët dhe mbarë bota  janë falënderues për  për këtë figura të mirënjohur kombëtare dhe ndërkombëtare sa i peket të mirat që i ka sjell të varfurëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok