22/12/2024

Lefter Çipa i “panjohur”

0
Lefter-Cipa

Nga Timo Mërkuri

Vetëm cilësori “i panjohur” nuk i shkon Lefter Çipës, sepse dhe ata që nuk janë takuar fizikisht me atë, kanë takuar poezitë dhe këngët e tij, duke krijuar në këtë mënyrë njohjen më të plotë me shpirtin e tij. Jashtë çdo dyshimi, shpirtipërmbanbrenda vetes vetëm ato që janëthelbësore nëtipin e njeriut, ato që përcaktojnë karakterin,veprimtarinë dhe krijimtarinë e tij në jetë, duke i lënë t’i marrë era e harresës disa dukuri rastësore. Veçse edhe  dukuritërrastësore janë pjesë e jetës së njeriut dhe ndodh që ato lënë gjurmë në jetën e tij, sidomos kur këto dukuri çfaqen si plagë jete.

I-Është rrastësore datlindja e Lefter Çipës më 14 shkurt 1942në fshatin Pilur, sipas rregjistritthemeltar të gjëndjes civile,madje rrastësore do ishte edhe po të qe e saktë, por për hir të së vërtetës duhet të saktësojmë se Lefter Çipa nuk ka lindur në datën 14 shkurt 1942dhe ca më pak të ketë lindur në Pilur. Lefter Çipa ka lindur në vjeshtën e tretë të vitit 1941, në zonën e Malit tëÇajupit ku familja e Andra Çipës ishte me bagëti.Lindja e Lefterit dhe një problem shëndeti  i nënës së tij lehonë e vonoi rikthimin familjes në Pilur, e cila u kthye bashkë me bagëtitë nga mesi i muajit dhjetor 1941. Sigurisht që ju do nxitoni të pyesni: pse familja nuk e regjistroi foshnjënnë dhjetor, kohëkur u kthyen në Pilur, por e “zvaritën“ akoma më shumë. Arsyeja është shumë e thjeshtë: pilurjotët e kanë merak të shtojnë djemtë në vatër dhe bagëtitë në vathë, por sa për të bërëregjistrimin e tyre, gjithmon vonojnë. Djemtëiregjistronin edhe me dy-tri vjet vonesë që të vononin vajtjen e tyre ushtarë, ndërsa bagëtitë nuk iregjistronin fare që të mos paguanin taksa. Realisht, Lefter Çipa, duke u regjistruar disa muaj pas lindjes së tij,është regjistruar më “shpejt” se sa “t’i vinte koha” për “t’u rregjistruar” sipas “kalendarit pilurjot”.. Pikërisht  këtu hyn në “skenë”tenente Luigji Morreti[1] i cili në atë kohëishte fuqiplotënë Himarë. Rasti e pruriqënëfillim tëshkurtit të vitit 1942tenente Morreti tëshkonte dhe në Pilur për tëverifikuar boshllëkun e lindjeve në regjistrat e gjëndjes civile të Himarës. Në Pilur mbeti i befasuar tek pa që sheshi i fshatit gumzhinte nga fëmijët dhe aty kuptoi  qëfshatarët nuk i rregjistronin fëmijët që lindnin, por nuk e kuptoi dot arsyen. Megjithatë, detyra i  tha tëmbledhëburrat e fshatit dhe pas një fjalimi të shkurtër, urdhëron  të shkojnë me urgjencënë Himarë dhe të regjistrojnë fëmijët e paregjistruar, përndryshe do kishin pasoja.Mqse Andrea Çipa, i ati iLefterit ishte nëstan me bagëti, problemin ja bënë të ditur pas dy ditëve kur erdhi në shtëpi, ndaj dhe të nesërmen morri rrugën tatëpjetë për në Himarë, duke mërmëritur kundër tenentes italian që i humbi kot fare, për hiç mos gjë ditën e kullotjes së bagëtive. Mbriti në zyrën e gjëndjes civile me inat të pazbrazur akoma ndaj dhe pyetjes së nëpunësit se: kur i kishte lindur djali dhe si do ja vinte emrin, ju përgjigj shkurt:“Sot më lindi dhe Lefter do e quaj. Mbase lefterosemi[2] një herë e mirë nga këta”.Ishte data 14 shkurt 1942.

II-Regjistrimi në datën 14 shkurt 1942 ishte një rrastësi dhe pa ndonjë efekt në jetën e Lefter Çipës, por shpërngulja e familjes nga Piluri në qytetin e Vlorës në vitin 1950, si përgjigje kërkesës për fuqi puntore në N. B. “Vlora” të porsakrijuar dhe  vendosja etyreme banim në lagjen “Pusi i Mezinit”, sado e zakonëshme të duketishte vendimtare në formimin e botës krijuese të Lefter Çipës.Nga një fëmijëri fshati malor, ku era fërshëllënte si këngët e vendit, zbriti në një qytet, ku në çdo rrugicë i fliste lavdia e historisë.Nqse në Pilur vraponte zbathur e me rroba të vjetra, këtu mësoi të ecte serbez dhe kurdoherë i veshur me sqimë.Kreu shkollën 7 vjeçare dhe më pas shkollën e rezervave për murator. Kaq mund t’i afronte ambienti zyrtar vlonjat këtij pilurjoti të vogël dhe  ambicioz. Etjen e tij për kulturë dhe art e njohënmë von, kur panë që me përçapjet e tij kreu disa kurse specializimi për regjisurë, aktrim dhe kulturë masive.Ishte koha kur filloi të organizonte grupet artistike dhe estradënamatore të NB Vlora, ku kishte filluar punë si puntor. Aty e preku fati me dorë, një fat që kishte portretin e muzikantit Themistokli Mone[3], i cili e afroi këtë djalosh simpatik dhe elegant dhe nisi ta ndihmojë për numrat muzikorë të estradës së tij, për ta afruar më pas me “trion vlonjate”. Pasionin e tij e zhvilloi dhe nëdy vitet e shërbimit ushtarak të kryer në Maliq të Korçës[4], ku krahas organizimit dhe drejtimit të aktiviteteve kulturore në ushtri, nisi të mirrej edhe me atletikë,madje nëmaratonën e atletikës që organizoi Ministria së Mbrojtjes në shkallë vendi, Lefter Çipa doli kampion republike.

Pas kryerjes së shërbimit ushtarak  rikthehet në Vlorëdhe në mungesë të një mundësie më të mirë rifilloi punë si puntor në ullishte, por ndërkohë nuk hoqi dorë nga pasioni i tij për artin dhe vazhdoi të drejtonte veprimtarinë artistike të NB -së.Kjo punë e bëri që të shtonte kontaktet dhe miqësinë me Themistokli Monen, i cili duke parë dhuntinë e tij në krijimin e vargjeve, e afroi pranë “Trios Vlonjate”.

III-“Trioja vlonjate[5]” u krijua në një nga ditët e fundit të muajit maj të vitit 1950 dhe pėrbėhej nga baritoni Konstandin Thana (Shkodër 21 Maj 1929 – shkurt 2013)-“kthyes”, me origjinë nga Shkodra, por familja e tij ishte vendosur në Vlorë para luftës së Dytë Botrore, “tenori”vlonjat Reshat Osmani (Vlorė 14 Janar 1928 -Vlorė 10 Nëntor 1994)-“marrės” dhe soprano Besharete Ismaili-(Vlorė 1930)-“marrėse”. Nė vitin 1953, pranė kėtij grupi futet edhe alto Meliha Doda-“marrėse” (Tiranė 25 Maj 1933) me origjinë nga Prizereni, e cila zvëndëson  Besharete Ismailin. Në ditën e formimit “Trioja Vlonjate “ kishte këngëtarët me moshë të re:Reshat Osmani ishte 25 vjeç, Kostandin Thana ishte 26 vjeç dhe Meliha Doda ishte 22 vjeçe. Në vitet ’79 në përbërje të grupit do të bashkohej edhe  Kleopatra Skarço nga Narta.

Me këtë përbërje ky formacion zhvilloi veprimtarinë e tij gjer në vitet ’80 . Kėngėt e “trios vlonjate” konsiderohen me tė drejtė si kėngė tė repertorit tė muzikės popullore qytetare vlonjate tė gjysmės sė dytė tė shek. XX. Kėngėt janė shoqėruar nga njė formacion me vegla muzikore si klarinetė, violinė, dajre etj. Ishte formacioni më simpatik dhe më i kërkuar në çdo qytet të Shqipërisë, ndonëse qëndrën e aktivitetit e patën në qytetin e Vlorës si dhe disa qytete si Lushnja dhe Gjirokastra formuan formacionet e tyre treshe.“Trioja Vlonjate”ka dhënë koncerte, jo vetëm në gjithë Shqipërinë por edhe jashtë vendit, si nė Kosovė, Bullgari, Rumani,Poloni, Kinė, Egjypt etj. Në festivalin botëror të këngës popullore të vitit 1957 në Moskë,“Trio vlonjate” do të zejëvendin e tretë, sukses i madh, po të kemi parasysh kohën e shkurtër  të aktivizimit të këtij grupi muzikor. Kujtojmë sekënga e parë e trios vlonjate është: “Ku këndojnë zogat o” ndërsa mbarimi i veprimtarisë sëtyre  datonnė fund tė viteve ’80.

“Trioja vlonjate” funksiononte në stilin e të kënduarit lab:dy burrat ishin “marrësi” dhe

“hedhësi”të këngës, ndërsa e treta ishte zëri i gruas.Ishte një formë e të kënduarit prej tre vetësh, si te kënga treshe e Dukatit, veçse ajo ishte këngë isopolifonike, ndërsa“trioja” ishte një formë e këngës popullore me elementë të grupit lab.Me këtë grup u afrua Lefter Çipa.

IV-Lefter Çipën  e thirri Themistokli Mone pranë “Trios Vlonjate”.  Ai e kishte njohur Lefterin në aktivitetet e tij amatore në NB Vlora që kishte veshë muzike, që njihte notat prandaj e ftoi në bashkpunim me formacionin muzikor të trios, bashkëpunim që u kurorëzua me një seri këngësh të suksesëshme. Kështu kënga “Thëllëzat kur hedhin valle” është me tekst të Lefter Çipës:

Thëllëzat që hedhin valle moj thëllëzat

Hedhin valle me ngadale moj thëllëzat

Dilni shihni ju thëllëzat-o

Që na e marin vallen shtruar-o

Thëllëzat poshtë e përpjetë moj thëllëzat

Sa të bukura me lezetë moj thëllëzat

Dilni shihni ju thëllëzat-o

Që na e marin vallen shtruar-o

dhe muzika e Themistokli Mone.. Po kështu Lefter Çipa ka shkruar për “Trion Vlonjate” tekstet me taban popullor tëkëngëve:“Në një arë në një lëndinë”,“O ky bregu i detit, ka bilbila shumë”, “Në ato male mbi Sopot”,“Ku je rritur je bërë kaqe”,“Dy pëllumba mbi çati”, “Aromë portokalli”“Vashëza në zall të lumit” apo “Dy thëllëza në një portë” etj.Karakteristikë e këtij bashkëpunimi ishte fakti se këngët e tyre mund të këndoheshin edhe në korale.Kështupsh Asambli i Ushtrisë ka kënduar këngën “Në ato male mbi Sopot” etj. Përgjithësisht kur flitet për Lefter Çipën harohet kjo pjesë e jetës së tij dhe ky kontribut artistik, por ne duhet të cilësojmë se kjo  periudhëështë faza e “mbirjes” së “fidanit”  krijues poetik dhe muzikor të Lefterit. Angazhimi me “Trion Vlonjate” rriti te ai kërkesën ndaj vetes për një nivel të lartë artistik të krijimtarisë së tij. Gjithashtu jetesa e tij në qytetin e Vlorës i kultivoi edukatën qytetare në mardhëniet shoqërore dhe familjare, edukatë dhe kulturë që ai e mbajti dhe e manifestoi gjithë jetën.

V-Realisht këngë me tekste të Lefter Çipës nëpër vite  kanë kënduar shumë këngëtarë si:Irini Qirjako- “Bejka Pilurjote”, Mentor Xhemali -“Tre burra të larte” (Vëllëzërit Frashëri) dhe “Fry moj erë”, Përparime Zilfaj -“Bënça e zallit”, Aurela Gaçe -“Tundu Bejke e bardhë”, “Ylli përmbi buzë”- Petrit Lulo ,“Moj ti e xhindosurë”- Geno Selfo, Gjirokastër “Të mir fluturim kemisha”, “S’të kam harruar”- Mariza Ikonomi” si dhe shumë këngë të Hysni Zelës  dhe Eftimi Llambros etj, por kjo është një temë tjetër.

VI-Po tëndalemi  te kënga “Vlora jonë, qytet i bukur[6]”, qëështë gjithashtu krijim i Lefter Çipës, duhet të theksojmë se ai e shkroi si kushtim nderimi  ndaj Themistokli Mones dhe Petro Markos. Pak veta e dinë që Lefter Çipa kishte një idhull dhe ai qe Petro Marko. Pak veta e dinë që Lefter Çipa nuk shkruante në kompjuter, por shkruante vetë në makinë shkrimi dhe qysh nga  12 janari i 2013 ai shkruante vetëm me makinën e shkrimit të Petro Markos, dhuruar nga e bija e tij Ariantita Marko. Të trashëgosh makinën e shkrimit të Petro Markos, s’ke pse t’ja kesh zilinë trashëgimit të ndonjë titulli aristokratik, pasi vetëm emri “Petro Marko”ështësa një titull i lartë fisnikërie dhe kështjella e tijbashkë,  është një titull e kështjellëzulmëmadhe atdhetare, e  njohur për luftrat dhe qëndresën heroike, ku çdo gërmë dhe gur është lavdi.

Në vijim ju paraqesim tekstin[7]  real të  këngës “Vlora jonë qytet i bukur” që është si vijon :

Vlora jonë qytet i bukur
rreth e qark o me ulli,
djem e vajza porsi flutur,
gjithmonë do kthehen tek ti.

Pritna ti moj Vlorë e dashur
Pritna ne,
Ëndërr natën, këngë ditën
Je për ne.

Me ullinj e portokalle,
Mbushur bregu me limonë,
Djem e vajza si sorkadhe,
I nxjerr gjiri i Vlorës sonë.

Pritna ti moj Vlorë e dashur
Pritna ne,

Ëndërr natën, këngë ditën
Je për ne.

Themistokli Mone e kompozoi këtë tekst, por çuditërisht  pjestarëve të“Trios Vlonjate” ju dha për t’u  kënduar  një tekst i ndryshuar në variantin ”Djem e vajza porsi flutur/që i rrit nëna Parti” dhe me refrenin bajat..”Prina moj parti e dashur/Prina ne/Roje për fitoret tona/Ti na ke”.Po të studiosh tekstin real dallohet qëështë krijim i Lefter Çipës, sepsedallohet prej së largulirizmi i tij dhe fryma rinore dhe  s’ka si të jetë ndryshe sepse ajo këngë u shkrua për  rininë vlonjate. Teksti original s’kishte asnjë lidhje sado të largët me partinë, por Lefteri “harroi” që me nje tekst të arirë mund t’i këndohej vetëm partisë dhe çdo“harrim”kishte koston e tij. Faktikishtndryshimi  i tekstit ishte bërë dhe kjo ndërhyrje e jashtëme ishte një sinjal politik për poetin dhe kompozitorin. Themistokli Mone heshti dhe filloi të qëndronte i vetmuar, ndërsa Lefter Çipa foli siç fliste ai. Nuk dihet skenari qëështë luajtur, por në vitin 1966  nisi lëvizja “revolucionare” kundër burokracisë dhe familjen e Çipajve e rikthejnë në Pilur, ku Lefteri nisi punën si murator. Duhej të vinte viti 1968 që të caktohej Përgjegjës i Vatrës së Kulturës në Pilur, prej nga filloi atë ecje triumfale në folkloristikën shqiptare.

VII- Ardhja e Lefter Çipës në Pilur i ngjau rënies së një meteori në tokë, zhurma dhe “flakët” u shpërndanë në çdo drejtim. Mendoni vetë, në një fshat malor, ku gjithëbanorët vishen rëndom me roba leshi që nga kanatjera, bluza, xhaketa e deri te pantallonat tip “poture”, na vjen nga qyteti një djalë i vendit 24 vjeçar, veshur me një kostum të hollë e të bardhë si letër cigari. Sikur të mos mjaftonin këto, na paskësh një këmishë të zezë (ruajna zot, ku e “poftisi”) dhe mbi të kishte hedhur një “kullaro” të bardhë që dukej që atje tejë. Doni më?Ju  themqë ta dini se  burri duhet të mbajë era raki ose duhan, por ja që ky djali i Çipe dukej sikur e “lante” kokën me livando dhe ngado që shkonte, aromatiste vendi sa shtatë lëndina pranvere bashke. Të ishte kaqë, hajde de, por ja që kishte akoma. Mos mendoni që kishte veshur opinga si gjithë pilurjotët. Jo more jo, këpucët e bardha i dukeshin që përtejë dhe brenda tyre një palë çorape me lule u prishën mëndjen dynjasë.Fshati gumzhinte nga komentet për veshjen e Lefterit, të rinjtë e kishin zili, pleqtë thoshnin se doli “i trembëdhjeti i Koranit[8]”.Thuhet se shprehja e saktë ishte “i dymbëdhjeti” i Koramit, por Leftyerin e quajtën “i trembëdhjeti”, kaq i madh pritej zarari nga

  1. Që do prishej bota një ditë, këtë e ka thënë edhe shën Kozmai, por që do fillonte prishja e botës nga Piluri dhe që do e niste këtë prishje një djalë i Çipe, këtë nuk e kishte thënë shënjti, që i paçim uratën. Në fakt çoç do dinte shënjti për këtë punën e prishjes së botës nga Piluri, ndaj kur bëri atë udhëtimin e tij  në bregdet, nuk erdhi fare në Pilur, por dredhoi nga Himara drejt e në Dhërmi. Çoç do dinte ai për këtë ditë, po pse s’e e tha? Lajmi zbriti edhe te pilurjotët me banim në Sarandë, por këta u përgjigjën shkurt se: me qënë se ky i “Koramnit” në Pilur qënka  i bardhë dhe jo i zi, të mos bëheshin merak pleqtë e fshatit se djali ose do bëhej shënjt ose artist dhe fshatit  vetëm e bardhë do ju vinte prej tij. Kjo përgjigje “qytetarësh” i sëkëlldisi më shumë pleqtë dhe i vuri në mendime..

Ndodhi qënë mes të kësaj vorbulle fjalëshnjë ditë dëgjuan në radion e klubit të fshatit një këngë të “Trios Vlonjate”dhe dikush tha qëatë këngë e kishte “kërrier” Lefteri i Çipe. Hera e parë në histori që pleqtë lanë gazetën pa lexuar e çibuqet pa i thithur me nge e nisën të dëgjojnë këngën.Kënga u pëlqeu se fliste për ca thëllëza që hedhin valle e këndojnë, pa mo edhe shkojnë poshtë e përpjetënjësojë si vajzat e fshatit ditën e Pashkës së Madhe. Aty ndryshoi shikimi i tyre ndaj Lefterit, nga një shikim pjertas,si me nënvlerësim, në njëshikim të drejtpërdrejtë, qësa vinte e ngrohej si eshtrat e tyre në diellin e pranverës. Dalëngadalë u mësuan me veshjen “qitetare” tëtij, madje kur morën vesh qëai jo vetëm dinte të “kërrente” vjersha, por dinte dhe “tu vinte këngën”, melodinë de, atyre vjershave bile dinte edhe të këndonte, atëherëe quajtën “djali inë”, duke i dhënë në këtë mënyrë “pasaportizmin” në Pilur. Shumë shpejt do mësonin se ky djalë i imët ishte një “vigan” i artit.

VIII-Viganët nuk pengohen vetë në ecjen e tyre, por ata që duan t’i pengojnë, u bëjnë të rrëshqitëshme dheun në rrugën ku kalojnë që t’u rrëshqasë këmba.Kështu i ndodhi dhe Leftër Çipës me një “këngë” të kënduar në karocerinë e një Zisi kooperative në rrugën Himarë-Pilur.Ishte një ditë tetorit 1972dhe  bëhej konkurimi zonal në Himarë.Juria e festivalit, me qëllim që të “ndihmonte” grupin e Himarës, u dha vlerësim për vend të parë dy grupeve, grupit të Himarës dhe të Pilurit. Pilurjotëve nuk u pëlqeu ky “barazim” me Himarën, por s’kishin ç’të bënin.Grupi himariotkishte kënduar  këngën;“Çan anija shqipëtare/Nëpër dallg e në stuhi/ Kapiten shoku Enver/ E drejton me zotësi” dhe ishte në rregull me vijën politike të kohës, pa ç’ka se nuk ishte në rregull me artin dhe kapriçon pilurjote.Dikush  nga grupi i Pilurit u kujtua se ato ditë ishte aratisur me anien De RadaVasil Malai me gjithë familjen e tij, gjithsej 32 veta. Kjoaratisje bëri bujë të madhe sepse Vasil Malai jo vetëm që ishte kapiten i anies, por njëkohësisht ishte dhe antar i pleniumit të Partisë së rrethit.Top of Form

Grupi i Piluri, ndërsa kthehej  me makinën e koopetartivës nga Himara për në Pilur, befasnisi të këndojë këngën e grupit të Himarës, por me tekst të ri: “Çan De Rada shqipëtare,/Nëpër dallg e në stuhi/Kapiten Vasil Malai/ Po marshon për në Greqi[9]. Kënga u shijoi pilurjotëve si një hakmarje ndaj himariotëve “që donin të barazoheshin me Pilurin”, por ngjarja dhe teksti i këngës  u raportua te njerëzit e sigurimit të shtetit, madje u shtua se “tekstin e parodizoi aty për aty Lefter Çipa”. Lefteri  thiret me urgjencë në Degën e Punëve të Brendëshme në Vlorë. Situata ishte e tensionuar për vetë arratisjen dhe sigurimi kërkonte të shfrynte inatin diku.Gjithëpilurjotët, jo vetëm banorët të fshatit por edhe ata që banonin në Sarandë e mbanin frymën pezull, në pritje të zhvillimit të ngjarjeve, pasi e dinin se çdo të thotë “inat sigurimi”. Gjithashtu e dinin mirë se po të “rrëzohej” Lefter Çipa, Piluri dhe pilurjotët do mirrnin rrokullimën.Lefteri ishte pema degëgjërë që i mbronte të gjithë nga “shiu” dhe nga “vapa”. Prandaj me anë tëdisa njerëzve të “tretë” pilurjotët vunë në dijeni Hysni Kapon dhe i sqarojnë se Lefter Çipa s’kishte të bëntë fare me atë tekst e atë këngë.Hysni Kapou thotë drejtuesve të Vlorës që incidentin ta zgjidhnin sipas ligjeve të shtetit, por të mendonin si do përfaqsohej në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës rrethi i Vlorës pa Pilurin (dhe pa Lefterin ishte nënkuptimi). Sinjali ishte i qartë, kështu qëkjondërhyrje e shpëtoi Lefter Çipën nga burgu, por jo nga ndëshkimi. Shkarkohet  nga detyra e përgjegjësit të vatrës së kulturës dhe dërgohet  me punë edukuese, puntor me kazëm në prodhim, në ullishtat e Himarës. Në vijim, po në kuadër të ndëshkimit në vitin 1974 nuk e caktojnë si përgjegjës të grupit të Pilurit për në festimet e 30 vjetorit të Kongresit të Përmetit, por në vendin e tij caktuan një agronom (?), një djalëqë krijonte edhe  vjersha, madje për këtë rast kishte pregatitur një tekst kënge që niste me vargjet: Shokë e shoqe përmetarë/ Patriot e atdhetarë” etj.Tëjesh ngjitur në majën e “28 mijë yje” dhe të katandisesh të këndosh  këngë të tipit “shokë e shoqe përmetarë” nuk është rrënie. Kjo është “gremisje” me rrokullimë”,është ulërimë e shkuar ulërimës. Më mirë mbylle gojën fare dhe hape vetëm sa për të ngrënë një “mëllë[10]” bukëse sa të këndosh atë “mavro këngë” dhe të të qeshë gjithë bota.

Grupi protestoi dhe deklaroi që nuk do shkojë fare nëPërmet  po qe se nuku jipet një këngë

me tekst të Lefter Çipës, madje edhe vijën melodike ta pregatisë Lefteri dhe  të jetë ai vetë përgjegjës i grupit, i pranishëm në Përmet. Protesta e grupit i frikësoi drejtuesit e rrethit, ndaj  dhe u detyruan t’a “riabilitojnë” Lefter Çipën. Kështu ndodhi që në Përmet grupi i Pilurit u paraqit me këngën:“Në Përmet u bë kuvendi/Edhe u zhvillua kongresi/ Kur nga lufta tundej vendi/U vendos sovraniteti/Nga trimat e zemerekut/Dalur nga gryk e dyfekut”.

IX- Lefter Çipa ishte një krijues i një tipi të veçantë. Të gjithë thonë se Lefteri “u vinte” melodinë  teksteve  poetike që krijonte, grupi e këndonte dhe kështu dilte kënga pilurjote. E vërteta me Lefter Çipën qëndron krejt ndryshe. Në qoftë se Lefter Çipa do t’u vinte “melodinë” teksteve të tij poetike, atëherë do kishim të bënim me një poet dhe një kompozitor që bashkohen (qoftë dhe te një person) dhe  krijojnë një këngë për t’u kënduar. Kështu funksionojnë këngët e festivaleve të muzikës së lehtëp.sh., por jo krijimtaria e Lefter Çipës. Krijimtaria e Lefter Çipës

është totalisht e ndryshme. Në qoftë se te muzika e lehte teksteve poetikë u “vishet këmisha” e  melodisë, tekstet e Lefter Çipës lindin “me këmishë” veshur. Kjo nuk është një figurë letrare, kjo është e vërteta e shprehur nëpërmjet një figure letrare. Vija melodike e këngëve të Lefter Çipës është “brenda” vargjeve poetikë ashtu si bërthama është brenda frutit. Lefter Çipa nuk lodhej t’u “vishte” melodinë vargjeve të tij, ai bashkë me grupin përpiqeshin ta “lironin” melodinë nga brenda vargjeve. Ai, kur i shkruante vargjet poetike, me veten e tij, brenda vetes së tij, brenda vetes së tij i “këndonte” ato. Kështu shpjegohet që kur i paraqiste grupit tekstin poetik, ai i paraqiste edhe vijën melodike në vijat kryesore, afërsisht 70% e  melodisë. Pas kësaj Lefter Çipa me tekstin e tij në dorë ftonte “marrësin, “kthyesin” dhe dy apo tre veta me përvojë nga grupi dhe studionin apo më mirë“rikompozonin” vijën melodike që propozonte ai. Grupi i këngës bashkë me Lefterin uleshin dhe punonin për hollësitë, qofshin këto të fjalëve të tekstit, qofshin  hollësitë e vijës melodike. Hiqeshin apo vendoseshin fjalë në tekst sipas muzikalitetit të saj në përputhje me vijën melodike, ose ndryshoheshin element të vijës melodike në përputhje dhe përshtatje me rimën apo ritmin e vargut dhe idenë e tekstit etj.Kjo punë nuk mbaronte për një ditë apo për një muaj.Ka patur raste që me një tekst kënge dhe me vijën e saj melodike të jetë punuar dhe 4-5 muaj, çdo ditë dhe disa orë në ditë. Të punoje në grupin isopolifonik të Pilurit me drejtues Lefter Çipën lodheshe e sfiliteshe në kuptimin e plotë të fjalës më shumë sesa të realizoje normën me kazëm në bujqësi. Por ishte pikërisht dashuria për artin, pasioni për këngën,sedra dhe ambicja e antarëve të grupit që krijuan atë monument arti isopolifonik prej këngësh,mes të cilave shumë kryevepra të isopolifonisë[11].

X-Lefter Çipa ka krijuar  mbi 1250 këngë të cilat janë kënduar nga grupet  isopolifonike si ai i Pilurit, të cilin e ka drejtuar qysh nga viti 1968, grupet polifonike të Himarës, Bënçës, Dhërmiut, Gjirokastrës, Vlorës, Lapardhasë, Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve si dhe dhjetëra ansambleve të tjera artistike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni apo këngëtarë të ndryshëm etj.Realisht, këngët e Lefter Çipës do shtohen akoma pasi vjershat e tij janë të gjitha plot me melodi. Do sjellë koha një artist tjetër, të madh si ai qëdo ta “lirojë” melodinë  nga brenda vargjeve dhe atëherë studiuesit do zgjerojnë gamën e studimeve të tyre mbi krijimtarinë e Lefter Çipës.

XI-Kur bie fjala për krijimtarinë letrare të Lefter Çipës të gjithë i përmëndin botimin e 18 librave, ndërsa në fakt botimet e tij janë 19 libra[12]sepse duhet të përfshihet dhe botimi  i tij i fundit   “Njerëz me dritë”: Refleksione, intervista, poema, letra, sentence, epistolate, vlerësime- realizuar nga Botimet M&B  në fillim të vitit 2021. Në fakt unë do shtoj edhe tre libra të tjerë të serisë “Këngët e atdheut tim” që Lefter Çipa i ka dorzuar në dorëshkrim në Qëndrëën Albanologjike të Univeristetit “Ismail Qemali” të Vlorës bashkë me arshivën e tij dhe që duhet të botohen nga ky institucion. Jua them këtë që ta dini dhe të nxitoni t’i blini kur të botohen.

Sarandë, më 01-07 Prill 2021

[1]Tentente Luigji Morreti u vra në 25 Gusht 1942 në vendin e quajtur  Vishë, pranë  Himarës me atentat nga Zaho Koka.

 

[2] Emri Lefter (Lefteria në gjininë femërore) ka kuptimin “ilire”( dmth njeri i lirë) (e lirë(a) –gj.f.) dhe shprehja “lefterosemi” do të thotë “(ç)lirohemi.

[3] Themistokli Mone (Vlore 17/10/1919 -12/07/1995). Me të drejtë mund të konsiderohet “babai” i këngës popullore qytetare vlonjate dhe i grupit “Trio vlonjate”.Fillimisht nxorri në skenë “Dasmën vlonjate”.Që ishte kënga e të gjitha zonave si Kanina, Lumi i Vlorës. Ishte ky nismëtari i bashkimit të tre këngëtarëve që krijuan “Trion Vlonjate”  dhe kompozitori i shumicës së këngëve.. Me origjinë nga një familje vlonjate  me tradita në fushën e kulturës. Kreu studimet  në konservatorin e Romës, të cilin nuk e përfundoi dot për shkak të Luftës së Dytë Botërore. Ka një roli të  padiskutueshëm në jetën artistike të Vlorës, pas Luftës së Dytë Botërore dhe një  kontribut të gjithanshëm në jetën kulturore e artistike të qytetit të Vlorës.

[4] Lefter Çipa kreu shërbimin ushtarakt në Maliq të Korçës në përiudhën Nëntor 1960-Nëntor 1962, madje u lirua dy muaj pasi u martua.

 

[5] “Trioja Vlonjate” e ka marë  emrin në 16 Janar 1912  në  Kishën Katolike të Vlorës, ku në korin e  meshës ishin tre instrumentistë që këndonin: Dom Marku që i binte pianos, Evridhiqi Pozio i binte mandolinës dhe Elham Kanina i binte violinës. Shih: Laureta Petoshati : Trioja e vërtetë e Vlorës është e vitit 1912. 29 Prill 2020.

 

[6]-Kënga “Vlora jonë qytet i bukur” është shkruar nga Lefter Çipa, për nder të Themistokli Mones, Petro Markos, Vangjel Karbunarës, Elham Hamzarait dhe shumë djemve të tjerë, që studiuan nëpër botë dhe u kthyen në Vlorë”. Laureta Petoshati : Trioja e vërtetë e Vlorës është e vitit 1912.  datë 29 Prill 2020.

-Lefter Çipa:Profesor Themostokli Mone, më kërkon një tekst për këngë për trion e famshme vlonjate Meliha Doda, Konstandin Thana e Reshat  Osmani, ishte po Prof. Themistokli Mone që nxori në dritën e Diellit këngëtaren e madhe nartiote Kleopatra Skarçon, që për skenë të këngës pushtoi atëhere-tani gjithë skenat me zërin briland e meliodoioz. Besnik VELAJ: “Testamenti i shpirtëror i poetit atdhetar, Lefter Çipa”!

[7]Edhe Laureta Petoshati e citon këtë tekst në intervistën e saj të sipërcituar, më të cilën konsultuam burimet tona.

 

[8] “I trembëdhjeti i Koranit”- kështu quhet në Pilur qoftëlargu.

 

[9] Për këtë ngjarje ka dhënë një informacion të përafërt pjesërisht dhe Dashnor Kaloçi te gazeta Tema dt 21 shkurt 2021.

 

[10]Një “mëllë” buke- një copë të vogël buke.

[11] Janë kryevepra të këngës isopolifonike këngët e grupit të Pilurit si: “Bejkë e bardhë”, “Vijnë djemtë nëpër vapë”, “Nga kjo baltë e kësaj toke”, “Naim Shqipëria”, “Shqipëri pse të qan syri”, “Zoga kaçake në male”, “Këngë kurbeti”, “Vito Pëllumbesha”, “Hënëz e qiellit të gjerë”, “Moj unaza gur jeshile”, “N sokak të ngushtë”, “O shokë vdekça nga kënga”, “Lundroj në lundrën e këngës”, “Kënga e manushaqes”, ” Zonjë e bukurisë”, etj.

[12] Botimet e Lefter Çipës janë: 1-“Bejke e Bardhë” – (1976); 2-“Shqipëri moj ballëhapur” – (1980); 3-“Dheun tim përsipër marr” – (1989); 4-“Bilbilat e vendit tim” – (1990), 5-“Polifonia dhe vjershërimi i polifonisë” – (1994);  6-“Bilbili që këndon vetëm” – (1999);  7-“Për Kosovën prapë do ngrihem” – (1999);   8-Tre vëllime në vitet 1993-94-95 “Kënga që tret lotin”, 9-“Këngët e Akroqeranit” – (2002), 10-“Kënga që tret lotin” – (2002),  11-“Këngët e Ruzanës” – (2004), 12-“Flet princi i polifonisë Lefter Çipa” – (2007), 13-“Engjëj të polifonisë” – (2009), 14-“Princi i dashurisë” – (2010), 15-“Vij nga drita” – (2014), 16-“Këngët e atdheut tim” – (2014), 17-“Ëndrra nëpër duar” – (2017), 18-“Ju dua si malli i zemrës : vjershërim shpirtëror për polifonët dhe vendin tim, Pilur” – (2018),Bottom of Form 19-Njerëz me dritë: Refleksione, intervista, poema, letra, sentence, epistolate, vlerësime-2021.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok