14/12/2024

LAMTUMIRË BURRI I NDRITUR, SINAN RASHANI!

0
Sinan Isuf Rashani

Nga Hazir MEHMETI, Vjenë

Në moshë 98 vjeçare ndërron jetë Sinan Isuf Rashani. Ai njihet për mençurinë e tij dhe në pajtimin e shumë familjeve në Shalë dhe vise tjera të Kosovës.  Rrjedh prej një familje e njohur për trimëri e mençuri jo vetëm në Shalë, por edhe më gjerë. I ati i tij Isuf Rashani ishte i njohur si dijetar dhe pleqnar i dalluar i cili dha kontribut me  rëndësi në pajtimin e gjaqeve dhe jetën e shaljanëve. Këto virtyte i trashëgoi i biri i tij Sinani.

Sinan Rashani i takonte kohës kur aktivitet organizative në shoqërinë e pasluftës ishin në rritje të vazhdueshme, krahas shkollimit të banorëve shaljan. Vetëdija kombëtare rritej duke kuptuar se nën truallin e tyre flinte ari e argjendi, kurse jeta e tyre ishte e rëndë. Sinan Rashani ishte ndër ata që i mbështeti kërkesat për punësimin e shaljanëve në Trepçë, ku shumica e tyre punuan minatorë në galeritë e thella të minierës. Mes këtyre ishte edhe vet.  Minatori i ri Sinan Isuaf Rashani, me bashkëfshatarët e tij përjetuan vuajtjet e jetës së rëndë duke udhëtuar me orë të tëra natën e ditën, verë e dimër nga shtëpia në galeri dhe e kundërta.  Trepça ishte e robëruar ku dominonin punëtorët serb e kombesh tjera, por jo edhe shqiptarët e shtypur të cilët përballeshin me aksionin famëkeq të mbledhjes së armeve dhe dëbimi masiv për Turqi. Sinan Rashani dhe veprimtarët tjerë patriot organizonin qëndresën në të gjitha format e mundshme. Me shtimin e minatorëve dhe zyrtarëve shqiptarë u bë e mundur marrja e Trepçës nga brenda përmes forumeve ku dëgjohej fjala e punëtorëve. Aty u shpreh aktiviteti patriotik i minatorëve dhe Sinan Rashanit me shokë deri në vitin 1974 kur Kosova u bë njësi federale krahas republikave tjera, një hap historik drejtë hapave tjerë që do vijnë. Edhe pse Sinani nuk ishte i shkolluar ai dallohej me mendimin e tij dhe aftësitë e tij oratorike në forume e kuvende kur merreshin vendime me rëndësi për të drejtat e punëtorëve dhe atyre kombëtare. Fjala e Sinanit kishte peshë mes shokëve, mes bashkëvendësve të tij në organizimin dhe formulimin e kërkesave ndaj atyre që pasuroheshin nga nëntoka shaljane, kurse  harronin ta ndërtonin mbitokën dhe ta lehtësonin jetën e banorëve të saj.  Sinani ishte minator mbi dyzet vjet, deri në pensionim e tij, duke ua lënë profesionin e minatorit djemve të tij Shabanit dhe Ismetit të cilët e vazhduan deri në dëbimin e tyre nga pushtuesit serb në vitet nëntëdhjeta, pas grevës së njohur të minatorëve me kërkesat e tyre të njohura.

Prej nesh u nda një njeriu i cili nuk la libra të shkruara, por la veprat e tij mes njerëzve porosi gjeneratave në peshën e fjalës së vërtetë, të besës e nderit shqiptar. La anekdotat e tij antologjive të shumta anë e këndë vendit. La mbesat e nipat krenar e të ditur në liri për të cilin dha pjesën e tij. La plisin e tij porosi të përhershme të cilin e barti deri në frymën e fundit. Me bardhësinë e tij lind dhe kudo që shkonte në kokën e tij shkëlqente bashkë me peshën e fjalës së tij shëruese. Isha me fat ta takoja në Vjenë  bashkë me mbesat e nipat e tij kur fliste krenar mbi jetën dje e sot. Porosia e tij ishte gjithmonë: “Po nuk je njeri, nuk të vyen asgjë (kurrgjë)”.  Pusho i qetë në dheun e Kosovës, Sinan Rashani!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok