22/12/2024

KUSH JANË NJERËZIT QË TALLEN ME DINJITETIN E FAMILJES JASHARI DHE POULLIT TË DRENICËS?

0
Adem-Jashari

Nga Lirim Gashi

Bekim Jashari nuk ka hyrë në politikë për të celebruar autoprotagonizëm sepse në këto kategori nuk percepton biri i Hamëz Jasharit.

Ka hyrë në politikë, sepse e kanë lutur deri në përkulje dhe përgjërim mijëra Drenicakë të shkelur, shtypur, mjeruar dhe plaçkitur nga Cosa Nostra (Mafia) lokale.

Ka hyrë në politikë sepse ka ndier përgjegjësi morale dhe atdhetare për t’iu dalur Zot bashkëfshatarëve dhe bashkëqytetarëve të tij edhe në paqe dhe jo vetëm në luftë.

Ka hyrë në këto ujëra të ndyrë për t’i çliruar kësaj radhe nga skllevëria e Mafias Lokale që i ka plaçkitur, varfëruar, shkelur, shtypur dhe përdhunuar pa asnjë fije mëshire deri në Delirium.

Dhe kush janë (pa) njerëzit që e udhëheqin mafian lokale dhe ata që ju shkojnë pas si zagaret karrocave të kuajve ?

Janë po të njëjtit njerëz që e kanë shndërruar Pdk-në në Pronto Mafia, gjegjësisht në Moçal të Hardhucëve, Zvarranikëve, Parazitëve dhe Cubave të Ali Babes.

Janë po të njëjtit njerëz që i thurin vetes kurora mbretërish, me lulet që i vjedhin mbi varret e heronjve më të mëdhenjë të këtij populli.

Janë po të njëjtit njerëz që përfitojnë dhe vjedhin edhe në tenderët e Përmendorëve të tyre.

Janë po të njëjtit njerëz që janë mbajtur aq gjatë në pushtet me ndihmën e trenave bullgarë, saqë janë shndërruar në shoferë, kondukterë dhe udhtarë të tyre të rregullt.

Janë po të njëjtit njerëz që janë shndërruar në udhëtarë dhe ushtarë të trenave bullgarë për të arritur deri në destinacion, gjegjësisht deri në cak.

Mirëpo caku dhe qëllimi nuk ka qenë kësaj radhe çlirimi i popullit, por kapja e shtetit dhe shndërrimi i tij në pronë të tyre private.

Prandaj të tillët nuk e kanë aspak problem që të tallen me dinjitetin e heronjve më asketik, vetë-flijues dhe vetmohues që ka njohur kjo botë.

Me yjet e themelit të shtetit që sakrificën për çlirim, liri dhe pavarësi e kanë ngritur mbi piadestalin më të lartë të dinjitetit njerëzor, kombëtar dhe universal.

Dhe jo vetëm kaq por që e kanë ngritur mbi piadestalin më kuptimplotë të vlerave njerëzore, kombëtare dhe universale.

Dhe jo vetëm kaq, por që janë ADN-ja e lirisë, pavarësisë dhe shtetësisë sonë.

Në këtë rast heshtja është pajtim me mbledhesit dhe vjedhësit e luleve nga varret e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve më asketik, vetëflijues dhe vetëmohues të këtij kombi, që i thurin vetes kurora mbretërish për t’u tallur me sakrificën e tyre.

Që e poshtërojnë Bekim Jasharin me trenin bullgar dhe pastaj i thonë hajde bashkqeveris me ne, gjegjësisht bëhu Kryetar.

Dhe dihet pastaj se mbishkrimin e kujt e mban ajo bashkëqeverisje.

Dhe dihet pastaj se në çka shndërrohet ajo bashkëqeverisje.

Në fakt nuk shndërrohet por kthehet aty ku ka qenë gjithmonë dhe në atë që ka qenë gjithmonë.

Në dhunë, zullum, shkelje, shtypje dhe plaçkë të pronës, nderit dhe dinjitetit të qytetarëve të Drenicës dhe Kosovës.

Kushdo që ia jep një Pdk-je të tillë në balotazh votën, nuk e kupton as vlerën e të qenit njeri i ndershëm, i sinqertë dhe atdhetar dhe as botën.

Vepro Prokurori, Kuvend, Drejtësi dhe Qeveri.

Sikur të isha unë Albin Kurti, qysh nesër do ta emëroja Bekim Jasharin si Ministër të Punëve të Brendshme, ndërsa Xhelal Svelçen si zëvendës të tij, pas asaj që i ndodhi atij në Skenderaj.

Do ta emëroja me plotë vullnet, dashuri dhe krenari.

Nuk besoj dhe nuk dua kurrë të besoj kurrë, se Drenica heroike, e do më pak Bekim Jasharin, sesa trenat bullgarë.

Nëse del të jetë kështu, atëherë unë i përkulem përshkrimit që një mik i imi drenicak ia bëri nga zemra e plastë Drenicës së tij.

Ja përshkrimi:

“Drenica është një regjion ku një nënë e bekuar në çdo tridhjetë vjet, e lind një foshnje të bekuar që në lulen e rinisë bëhet njeri dhe hero i madh.

Mirëpo më i madhi prej më të mëdhenjve do të mbetet për të gjitha kohërat Adem Jashari.

Këtë madhështi Ademit të Madh nuk mund t’ia kontestojë asnjë njeri i mirë, i sinqertë, i ndershëm dhe atdhetar, që jeton mbi këtë tokë të skuqur me gjakun e pafajshëm të miliona viktimave shqiptare ndër shekuj.

Por a është edhe Drenica aq heroike sa heronjtë e saj?

Jo, jo, jo kurrën e kurrës.

Sepse shumë drenicakë ua mbledhin dhe vjedhin heronjve të tyre madje edhe lulet nga varret, për t’i thurur vetvetes kurora mbretërish, ndërsa të tjerët edhe pse e dinë shumë mirë se çka po ndodhë, ose heshtin si qyqet e natës, ose i mbushin pampersat.

Heshtin si qyqet e natës dhe i mbushin pampersat, edhe pse e shohin se mijëra bashkëfshatarë dhe bashkëqytetarë të tyre me lulet që i mbledhin dhe vjedhin nga varret e heronjve të tyre, i thurin vetvetes kurora mbretërish.

I thurin vetvetes kurora mbretërish me lulet që i mbledhin nga varret e heronjve më të shenjtë, të cilët për atdheun e tyre kishin dashuri të pastër si loti, prandaj i dhuruan gjithçka të dashur dhe të shenjtë.

Ua vjedhin lulet mbi varre, për t’i mbuluar me aromën e tyre bekuar dhe me nurin e tyre të shenjtë, mëkatet e tyre të ndyra, sepse janë djallëzorë si Lucifera dhe të ndyrë si derra. ”

Koment:

I mbuloftë turpi të gjithë ata drenicakë dhe shqiptarë të të gjitha trevave etnike, që rrinë duarkryq para trenave bullgar..

E madje në vend se t’u thonë stop një herë e përgjithmonë, bëhen udhëtarë të tyre të rregullt.

Mos rrini duarkryq, por protestoni për mbrojtjen e nderit dhe dinjitetit të familjes së shenjtë Jashari, sepse vetëm në këtë mënyrë e mbroni nderin dhe dinjitetin tuaj, të familjeve tuaja, të kombit tuaj dhe të atdheut tuaj të shenjtë.

Mos e mbuloni m…me lule.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok