Kush ishte muzikanti hebre  Rudolf Sareta, që la gjurmë në qytetin jugor?

0

Nga Gëzim Llojdia

1.

Në qytetin  tonë,atje në jug ka lindur dhe ka jetuar një muzikant i veçantë hebre.Tre pjesë të jetës i kaloi aty në jug.Lindjen,rritjen dhe pensionin  dhe një ditë, kur kufijtë u hapën,ai shkoi në Izrael, ndërsa viti ishte 91. Gjaku, që rridhte thellë  në zemrën e rrjedhjes së zakonshme .Përpara syve ishin dritat e  qytetit  Karmiel  ,qyteti të bukur,krijuar e  rritur dhe i shtrirë  mes Mesdheut dhe liqenit Tiberia.Dielli në Izrael shkëlqen sot e kësaj dite, Ka vende ku perëndimi i diellit është aq i bukur dhe i fuqishëm mirëpo,  dielli i Dola Sareta perëndoi aty nga vitit 2006. Nuk ka kohë më të mirë gjatë ditës sesa koha kur dielli fillon të perëndojë, zhurmat e sfondit bien, qielli është pikturuar me ngjyra të çmendura dhe sot thotë:” Lamtumirë  ditë, eja na pushto moj natë”. Kështu nis ky rrëfimi ynë për një djalosh hebre  me një pasion. Muzika  dhe shpirti i dlirë hebre u dëgjua në një qytet detar ,në kohë të mërzitshme historie.Zhurma e një fizarmonike  dhe tingujt e saj, kur degët e ullinjve qajnë, plakat pëshpërijnë  dhe deti egërsohet në një stinë.Mirëpo asokohe qyteti i zymtë dhe vogël  ,deti i kthjelltë dhe i kripur, por  i trembur në një stinë. Pse rruga  e jetës është e gjatë dhe e gjatë? Çfarë po ndodhte  atje në rrugicën hebraike në qytetin jugor?Ishte koha,  e  largët,viti: 1924.Një familje e qetë hebraike priste një lindje.Çfarë kujtojnë era dhe errësira dhe uji? Djaloshi,përpëlitej ishte me buzëqeshjen e diellit,me flokët me onde, pis të zezë,  e quajtën :Rudolf Sareta.Shkurtazi; Dola, do të thirrej vite më vonë nga moshatarët e tij,thjeshtë :Dola Sareta. C’bukuri e bukur  ruante emrin e prejardhjes së tij. Mirëpo, ritet u sollën aty  në jugë, të këtij vendi ballkanik .Ata sollën energjinë e jetës,bukurin e  të cilët u rritën në këngët e saj, përmes të cilave u lanë trashëgiminë tokës antike të Izraelit, erës së kripur ,perëndimit të fushave.Dola nuk i njohu ato ngase lindi në qytet ballkanik.Ajo, që vrejnë dëshmitarët është se veshët  në fakt shpirti i tij në thellësi të thellësisë në brendësi të brendësisë përcillte    ,poshtë flokëve me onde energjinë e një vritualiteti.Kishin  aftësinë, për të njohur një tingull me saktësi maksimale dhe për ta dalluar atë, nga tingujt afër tij.Përkundër aftësisë për të dalluar ngjyrat dhe për t’i thirrur me emrin e tyre, gjë që është e zakonshme në mesin e njerëzve – dëgjimi i hollë muzikor nuk është një tipar, që shumica e e njerëzve posedojnë. Mirëpo, le të themi dy fjalë konkrete dhe cili është mesazhi i vlonjateve për muzikantin hebre pas kaq vitesh,gjurmët që ai la në orkestër ,estradë shtëpia e pionierit e qytetit jugor.Muzika është një art përfaqësues, që ndërthur me shumëllojshmërinë e traditave të popujve duke theksuar etosin e përbashkët, dhe duke bërë këtë tregon për një fenomen magjepsës: interpretimi i muzikës muzikore ishte një art i qartë hebre, dhe hebrenjtë shërbyen si integrues të traditave të ndryshme. Ata futën në muzikë elemente nga bota e tyre muzikore, qoftë nga tradita popullore hebreje, dhe të tjera bashkohore.Edhe pse thirrja e shpirtit të ëmbël ishte  ajo muzika hebraike buruar nga thirrjet e lashta të lutjeve të Levantit  dhe jo më pak se 3000 vjet më parë. Shënimi muzikor, që u zhvillua dhe që ne gjejmë në bibël sot është një nga format më të lashta të muzikës, dhe megjithatë, ajo është akoma në praktikën aktuale në të gjithë botën sot. Ja cfarë shkruajnë vlonjatet:

M.Pema te shkrimi i S.Basko shkruan:”Mu kujtohet kur luante në fizarmonikë në shtëpinë e tij të vogël te rrugica..E ne si fëmijë, që jetonim aty rrinim përball dritares dhe dëgjonim Dolën….Shkrimtarja Shpresa Vrana:Më kujtohej shumë mirë ndihej vlonjate…krijuesi vlonjat Th.Loli: Brez i talentuar si pema me ankth  kur i prêt gjelbërimin nuk harrohen.Misheli,Dola,Pirrua,Vasi Cuni…Robert Hasani shkruan: Me Dolën kemi qenë koleg në orkestrën e estradës  në vitet 80 dhe për të ruaj kujtimet më të mira si muzikant-firzamonicist dhe njeri i shkëlqyer Brenda atij kolektivi muzikor të mrekullueshëm, që drejtohej nga Prof Mishel Lako.

Piro Koka shkruan:Më bëhet zemra mal, që shumë njerëz  komentojnë dhe përshëndesin ish-kolegun tim Dola Sarreta. Bashkëpunuam nga viti 1967 deri sa doli në pension në vitin 1984. Dola ishte një fizarmonicist i shkëlqyer,i zoti punëtor,nuk thoshte kurrë jo…Shkrimtari Hiqmet Mehmetaj :Unë kamë një kujtim të veçantë. Në Drashovicë me estradën profesioniste të Vlorës ma dha fizarmonikën e tij,sigurisht unë isha amator…V. Xhaferri dentist:”Kur përgatiteshim për provimet e maturës  me shokun e klasës M. K mësuam në shtëpinë e Dolës. Tepër i thjeshtë,aristokrat, gjithmonë me fytyrë të qeshur vinte e na përshëndeste….Në anketën  e hapur nga S.Basko një numër i madh personalitete,gazetarë,piktorë artistë,krijues,muzikantë etj, etj nga Shqipëria,Greqia,Italia,SH.B.A,Izrael  kanë shprehur admirimin e tyre , për virtuozitetin  e tij dhe punën  palodhur  në shtëpinë  e kulturës dhe gjetkë. Por në të njëjtin kohë kanë shprehur habi ,përse nuk paska pasur një vlerësim për taletinë e këtij artisti virtuoz.

2.

Si lindi muzika brenda shpirtit të një djaloshi?Përkufizimi më praktik i “muzikës hebraike” është ndoshta ai i propozuar nga mbreti Uri: “Muzika e krijuar nga hebrenjtë, për hebrenjtë dhe si hebrenj”. Mirëpo le të kthehemi sërish aty:Performanca muzikore është një burim frymëzimi dhe një faktor vendimtar në, krijon një mjedis të hapur, krijues, harmonik që mundëson bashkëpunime midis njerëzve, shoqërive, kulturave dhe popujve.  Muzika konsiderohet si një mjet i shprehjes në botë, një gjuhë ndërkombëtare joverbale dhe abstrakte. Ajo ka një vend qendror në jetën njerëzore, në të gjitha kulturat, në të gjitha moshat.Dola  Sartea në Vlorë ,por edhe të tjera ,pra një llaf :të gjithë hebrenjtë janë pjesë e kësaj tradite.

3.

Disa të dhëna rreth figurës së muzikantit virtuoz: Dola Sareta. Thamë, që lindi në vitin 1924. Aso kohe shkollimin bazë e bëri në qytetin e lindjes. Mirëpo krisi  lufta dhe në rrugët  qytetit ,u shfaqën pushtuesit. Dola,  ndërpreu studimet. Ndihmon të atin në tregti ambulante .Nuk bëhej fjalë për mapo apo magazina ,thjesht i tregtonin në shtëpi. Një vëlla i tij,  kishte mësuar një zanat të bukur. Ishte rrobaqepës dhe Dola,ndihmonte në qepje,prerje, rregullim .Çfarë shprehen ata, që e kanë njohur?

I erdhi delli muzikor, që bënte të hidhej  e të luante më gojë me çdo mjet për të plotësuar aromat muzikore, që janë dëgjuar nga kohët e hershme në të gjitha vendet. Dikush përmend faktin, që me këtë lloj muzike goje  të thjeshtë  ai luante lloj-lloj melodish, që bashkëmoshatarët ja pëlqenin.Këtë e vuri i ati që i tha:” Dola do të blejë një muzikë goje!Ajo  ishte  një fizarmonikë  goje e vogël ,që luan melodi të thjeshta muzikore.Ndërkohë i ati  e ruan premtimin e tij. Shkon në qytetin e Fierit,  ngase aty në Vlorë nuk kishte dhe i blenë një muzikë goje.Po ta shikoje gëzimin e në sytë e djaloshit, që shkëlqente .E thjeshtë ,por ishte një vegël muzike, që djaloshi hebre  do ta bënte të arrinte ëndrrën në sytë e tij. Kështu u perfeksionua. Si lindi kjo?Dikush ka pasion artin  e poezisë,dikush muzikën,Midis mendimit dhe të folurit, mund të shtohen dy faza të mundshme të ndërmjetme – heshtja dhe melodia. Heshtja ende e lë të fshehtën në të fshehtën, por mund të zbulojë fuqinë e saj për ata që e rrethojnë, ndërsa melodia jep një zbulim fillestar dhe të thellë. Në fund të fundit c’ishte muzika në shpirtin e djaloshit hebre? Me anë të saj qeniet njerëzore mund të vdesin në buzë të shpirtit të tyre nga kënaqësitë e saj dhe mund të ringjallin të vdekurit me sekretet e saj të fshehura. Një ditë befasisht i ngjau  lajmit të madh. Ëndërronte,ëndërronte të kishte një fizarmonikë,  ku duart e tij të preknin tastot  magjike,të lëmuara  dhe vërshonin mes të bardhës dhe të zezës. Fizarmonika – s’ishte tjetër gjë,një pajisje muzikore  e bërë në Vjen,atje sa larg  larg,  dhe në vitin  1829. Dola ,hebreu që muzika i prek shpirtin në vende shumë të thella Muzika ,që edhe fjalët nuk mund të arrijnë, këto vende kanë për të sjellë motivimin e thellë dhe lëvizjen e brendshme të nevojshme për të vepruar. Në zemrat e dëshirave i dhuruan një fisamonik të vërtetë të vjetër dhe ai  mbylli derën e dhomës .E çuditshme, por e vërtetë e mësoi veglën muzikore, pa mësues.Pastaj i vëllai Eljon, që kishte një kitare  dhe kështu sëbashku formuan një  grup të vogël, që shkonte nëpër gëzimet e shokëve dhe miqve. Dola Sareta , kështu ishte fizarmonicisti i parë i Vlorës.E pranuan në estradën e qytetit menjëherë. Ishte vjeshtë më ngjanë nëntor i vitit 1955.Dola Sareta fizarmonicisti parë, në këtë profesion, por më vonë  ai  punoi fort dhe shpejt për ngritjen e tij profesionale, që melodinë e  dëgjuar më vesh të hidhte në letër pentagrami .Kështu pjesa muzikore e shkruar në partiturë  ishte e veçantë. Kujton një mik i hershëm i tij:”Sëbashku me Keitin përbënin një çift të veçantë të qetë të mirëkuptueshëm. Gjithë energjia u shkarkuar nëmuzikë. S’pati fëmijë biologjik.Ariana vajza, që adoptuan, që rritën dhe martuan.Dola Sareta punonte edhe në shtëpinë e pionierit,ishin vatra  ku ngjizeshin talente në disa fusha të jetës. Me fëmijët  kishte një durim të jashtëzakonshëm. Dmth të gdhendje  talentin e ngrirë  për të folur me gjuhën e shpirtit muzikor.Mishel Lako  ishte drejtues muzike.Me këtë njeri dhe miqtë e artistët e tjerë, ai krijoi një harmoni perfekte deri sa  një ditë trokiti  pensioni dhe viti shënonte :1984. Një shumë fakte për krijimtarinë e tij muzikore.Ja njëri: Kolegët muzikantë nëpër rrethe  e vlerësonin muzikën e tij  pas  kompozitorit Agim Krajkës.

” Ai ishte në vijimësi  duke kërkuar ritmin e brendshëm, por gjithashtu shikonte këtë çështje të komunikimit me një audiencë. Ka shumë lloje të sekreteve në muzikë dhe vetëm dikush që e njeh thellë mund t’i njohë ato. Ka sekrete, që të gjithë mund t’i kalojnë pa i ditur, dhe ka gjëra që të gjithë me të vërtetë i kuptojnë dhe ndonjëherë është e njëjta gjë.

4.

Dola Sareta erdhi në qytetin tonë  në kohë të largëta,u rrit jetoi si vlonjat dhe krijoi muzikën e tij.Megjithë kontributin e tij të madh nuk ka asnjë vlerësim nga bashkia dhe institucionet e tjera.të vlerësosh dhe respektosh punën e artistëve dhe patriotëve  është detyrë e çdo institucioni kulturor .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok