KUJTESA, DEPOZITIMIN E INFORMACIONIT QË MËSOHET?
Nga Bashkim Saliasi
Kujtesa ka të bëjë me depozitimin e informacionit që mësohet, në mënyrë që ajo mund të merret dhe të përdoret më vonë. Procesi i kujtesës konçidon me proceset e perceptimit, të mësuarit dhe ndërgjegjes për një informacion të caktuar dhe për një kohë të caktuar.
Ruajtja e kujtesës matet duke i kërkuar individit të përdor informacionin e mësuar më parë. Fazat e depozitimit të kujtesës lidhen me ngjarjet dhe rrethanat në të cilat ndodhet individi, të cilat lënë gjurmë në kujtesën afatgjatë.
Po ti referohemi Brower dhe Panit (psikolog në vitet 1983), të cilët shprehen se, kujtimet tona ruhen në tre forma të dallueshme informacioni; personale, të përgjithshme dhe shprehi, arrijmë në përfundim se informacioni i marrë në vitet e rinisë ruhet në kujtesën tonë afatgjatë, si shprehi.
Gjithëkush nga ju, që do të lexoni shkrimin, do t’ju kujtohet se në moshën e rinisë keni mësuar biçikletën, notin, kalëruar me kal etj, edhe pse kanë kaluar shumë vjet, po t’ju jepet rasti, ju përsëri do t’i përdorni ato.
E njëjta gjë ndodh dhe me individët që në rini kanë mësuar të vallzojnë, dhe pse mund të kalojnë vite, ata përsëri do jenë në gjendje të kërcejnë, sepse shprehitë që kanë ruajtur nga rinia janë të qëndrueshme dhe afatgjata.
Informacioni i shprehive përfshin aftësitë e sjelljes dhe ato të njohjes së mësimit të biçikletës apo të kalërimit me kal etj, ku procesi i futjes së informacionit në sistemin e kujtesës, është i motivuar, i kuptueshëm dhe i lidhur me veprimtarinë tonë.
Kujtesa afatshkurtër arrin të bëhet afatgjatë në saj të ushtrimit të vazhdueshëm, ku propabiliteti për të mbajtur mend, se si duhet të mbajmë ekujlibrin, si tu japim këmbëve dhe si të frenojmë, arrihet kur informacioni kodohet dhe depozitohet në kujtesën tonë.
Shëmbuj nga jeta e përditeshme sjellim në pafundësi. P.sh. muratori vendos tullat, suvatori përdor mjetet e suvatimit, hekurkthyesi realizon shtrimin e soletës, doktori kryen me sukses operacionin, shoferi drejton mjetin etj.
Në procesin e kujtesës një rol të rëndësishëm luan riprodhimi, pra nxjerrja e informacionit nga sistemi i depozitës. Na ndodh në biseda midis shokësh të fakultetit të kujtojmë se, cila tezë na ka rënë në provim?
– Pra, në kujtesën tonë ruhet informacioni i depozituar, dhe pse kanë kaluar shumë vite.
Kapaciteti i kujtesës dhe kohëzgjatja e depozitimit të informacionit, ka lidhje me mënyrën se si depozitohet informacioni dhe formën që ai merr në strukturat e kujtesës.
Teoria e dominimit të përpunimit të informacionit, nëpërmjet sistemit të kujtesës, rëndësi të dorës së parë i jep modelit të depozitimit të informacionit nëpërmjet tre strukturave të depozitimit të kujtesës.
Kujtesa shqisore, kujtesa ikonike dhe kujtesa jehonë (ekoike), ku tek e para informacioni futet në formën e gjurmës, te e dyta mbi bazën e ikonës dhe te e treta me anë të stimulit dëgjimor. Ne depozitojmë informacione të papërpunuara në kujtesën tonë dhe dy proceset që na ndihmojnë të fillojmë të analizojmë informacionin, për ta kaluar atë me kujtesën afatshkurtër, janë vemëndja dhe njohja e modeleve.
Vemëndja është procesi i përqëdrimit në disa stimuj të caktuar. Psh, të gjithëve u ka rastisur të shikoni një film, komedi, estradë apo çfarë do lloj tjetër aktiviteti dhe keni parë që ai moment që është depozituar në kujtesë, na mundëson që vetëm me një ngacmues të vogël të riprodhojmë fragmente.
Ju kujtoj shprehjet si; “Burra si ai, u këndohet kënga dhe u pihet dollia”, “kujdestar surrat patate, mirë ja bëmë zoterise sate”, “të vranë o Miti të, vranë…..” etj.
Vëmëndja funksionon si një portë, që vendos se ç’mund të mbahet mend dhe për atë që individi nuk tregon kujdes, pra kjo quhet defiçit i vëmëndjes dhe krijon probleme me kujtesën si në sjellje dhe qëndrime ndaj problemeve, me të cilat ndeshemi në veprimtarinë e përditeshme.
Kujtesa shqisore përmes vëmëndjes, ka si bazë përpunimin dhe njohjen e modeleve. Në njohjen e modeleve individi krahason informacionin e zgjedhur me atë që është depozituar në kujtesë afatshkurtër, ku mbi bazën e përsëritjes, kohëpaskohe kalon në kujtesë afatgjatë.
Në një farë mënyre kujtesa afatshkurtër, është vendi ku ne mbajmë informacionin, për të cilin jemi të ndërgjegjshëm në një moment të caktuar. Pra, e kuptuar ndryshe në një farë mënyre, ajo është ndërgjegja jonë dhe ka rëndësi për një shumëllojshmëri detyrash, si për të menduarit, të lexuarit, të folurit dhe zgjidhjen e problemeve.
Kujtesa afatshkurtër ka kapacitet shumë të kufizuar dhe mund të humbasë në rast se nuk përsëritet. Rëndësi në vendosjen e informacionit në sistemin e kujtesës, ka njohja e modeleve dhe vëmendja selektive për të mënjanuar informacionin pa lidhje dhe për tu përqëndruar në stimujt e rëndësishëm.
Pra, individi duhet të mbaj mend ato informacione, për të cilat paraqesin interes dhe është i motivuar. Dy janë faktorët e rëndësishëm në kodimin e informacionit, kuptueshmëria dhe grupimi. Pra, kur është e mundur, individi të përpiqet të mbajë mend informacionin në mënyrë të kuptueshme.
Elementet kodohen mbi bazën e kuptimit, ku ne mund të mbajmë mend rreth tre grupe informacioni që kemi njohur pak kohë më parë. Më konkretisht për të provuar kujtesën afatshkurtër pas shpjegimit të mësimit, në realizimin e kuptimit janë pyetjet që kërkojnë përgjigje me alternativa.
Ky proçes ka të bëjë me tërheqjen e informacionit shterues nga kujtesa afatshkurtër dhe përsëritja për mbajtjen mend të informacionit, është thjeshtë një rithënie e vazhdueshme e materialit pa menduar për të, ku rol të dorës së parë luajnë dhe ndërtimi i pyetjeve ngacmuese ose ndryshe interrative.
Përsëritja për përpunimin e informacionit ka të bëjë me të menduarit për kuptimin e materialit dhe përpjekjet për të krijuar lidhje me informacionin që tani gjendet në kujtesën tonë.
Përsëritja për përpunimin e informacionit është shumë më efektive, sepse ka një nivel më të thell përpunimi. Përsëritja e informacionit në mënyrën e duhur ndihmon për ta koduar atë në kujtesën afatgjatë.
Kyçi për kodimin në kujtesën afatgjatë është organizimi i materialit në mënyrë që ai të ketë kuptim. Organizimi i informacionit në kujtesën afatgjatë rrit në mënyrë të ndjeshme suksesin e proçesit të riprodhimit.
Faktori i kundërt, por njësojë i rëndësishëm në proçesin e të kujtuarit është dhe proçesi i harresës. Harresa është humbja aparente e kujtesës. Sipas teorisë tradicionale, përshtypjet shqisore dhe njohuritë e fituara lënë gjurmë në kujtesë, të cilat me kalimin e kohës zbehen ose prishen për shkak të mos përdorimit.
Prishja ndodh në kujtesën afatshkurtër, ku informacioni zhduket për 30 sekonda në qoftë se nuk përsëritet, por gjërat nuk ndodhin kështu me kujtesën afatgjatë.
Në një farë mënyre, kujtesa mund të konsiderohet si një sirtar dosjesh. Një sirtar dosjesh i mirëorganizuar, ju kursen kohën dhe frustracionin, kur doni të gjeni një material të caktuar,-shkruajnë psikologët.
Kyçi i këtij procesi është që të lidhet informacioni i ri me informacionet që tashmë gjenden në sistemin e kujtesës. Teknika e imazhit, është teknika e krijimit të pikturave mendore të materialit që duhet të mbajmë mend.
Kujtesa ka një bazë biologjike në trurin tonë. Teoria biologjike e konsolidimit të kujtesës thotë se, kujtesa bëhet më e përhershme me kalimin e kohës për shkak të shndërrimeve kimike në sinapset e neuroneve. Kujtesa e ka bazën në disa zona të trurit, duke përfshirë edhe hipokampusin dhe talamusin.
Për psikologët është gjithashtu me shumë interes të dinë se si trashëgimnia dhe mjedisi ndërveprojnë për të shkaktuar zhvillimin e sjelljes. Endrofinat janë zbulimi më i rëndësishëm që na ndihmon për të kuptuar sjelljen, sepse ato përfshihen në procese të tilla themelore si përforcimi, të mësuarit, kujtesa dhe dhimbja.
Në përgjithësi, sa më mirë të kodohet dhe depozitohet informacioni, aq më i lehtë do të jetë ai për t’u riprodhuar dhe përdorur.
