21/12/2024

Kryengritja e Postribës, përpjekje për rrëzimin e regjimit komunist

0
Kryengritja-e-Postribes

Nga Kastriot Dervishi

Më 8 shtator 1946, rreth 450 antikomunistë të armatosur filluan lëvizjen drejt Shkodrës në tre drejtime. Duke u zbardhur 9 shtatori 1946, 250 persona u grumbulluan në fushën e Shtojit dhe 200 të tjerë në Renc. Nga Postriba, lëvizja u drejtua nga Shkodra. Sulmi filloi nga verilindja dhe nga juglindja e qytetit. Beteja kryesore u zhvillua te kazermat e qytetit. Në betejën e zhvilluar u vra një drejtues komunist dhe u plagos një tjetër. Për shkak të forcave më të pakta, forcat antikomuniste nuk mundën të hyjnë në qytet. Drejtuesi i lëvizjes Jup Kazazi, u diktua më 15 shtator 1946 në një shtëpi në Shkodër. Për të mos rënë i gjallë në duart e komunistëve, vrau veten. Kryengritja synonte të njëjtën gjë që shqiptarët arritën në dhjetor 1990, përmbysjen e regjimit komunist dhe vendosjen e rendit kapitalist.Kryengritja u zhvillua në rrethanat politike të krizës së marrëdhënieve të regjimit komunist me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe. Ajo u bë ditët kur po zhvillohej konferenca e paqes në Paris (29 korrik – 15 tetor 1946), në të cilën SHBA-ja deklaroi se nuk do ta njihte qeverinë komuniste të Enver Hoxhës.

Bilanci i të dhënave:

-U arrestuan rreth 200 persona

-U pushkatuan pa gjyq 33 persona

-U pushkatuan me gjyq: 5 persona

-U dogjën nga regjimi pas ngjarjes: 33 shtëpi

-U arratisën: 69 persona

-U zhvilluan 5 procese të mëdha gjyqësore e disa të tjera më të vogla, ende të paidentifikuara të gjitha. Në këto procese u përfshinë edhe shumë persona që nuk kishin lidhje me ngjarjen, por thjesht ishin antikomunistë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok