Krijohet shoqata “Ulqini” – shoqata më e re në Diasporën Shqiptaro Amerikane
Nga Keze Kozeta Zylo
Sot në Staten Island u krijua shoqata më e re në Diasporën Shqiptaro-Amerikane e pagëzuar me emrin më të bukur “Ulqini”. Në Staten Island në një nga ishujt e bukur të Nju Jorkut në restorantin “Tratoria Toscana” u mblodhën nismëtarët e kësaj shoqate dhe anëtarë të saj për të krijuar shoqatën “Ulqini”.
Kryetari i shoqatës “Ulqini” në New York u zgjodh z.Xhemo Lanica, n/kryetar z.Cano Apaduli dhe sekretare znj.Dina Seferi. Gjatë intervistës që i morëm si TV “Alba Life” z.Lanica ndihej shumë i emocionuar dhe i gëzuar që kishin krijuar shoqatën “Ulqini” dhe tha se së bashku mund t’i shërbejmë Atdheut tonë, të ndërtojmë dhe të kalojmë pengesat e shumta që kemi përpara. Ajo që më preku më shumë gjatë bisedës ishte se si ky djalë kaq i ri në moshen 22 vje çare kishte një mision të qartë në kokë rreth shoqatës “Ulqini” e cila ka si objekt kryesor humanizmin për të qenë në shërbim të njerëzve në nevojë ve çanërisht fëmijëve me Autizëm dhe probleme të tjera shëndetësore.
Ne kemi se nga të frymëzohemi vazhdoi z.Lanica, ne kemi shembullin më të bukur në botë shenjtoren shqiptare Nënën Tereza që iu ndodh gjer në fund të jetës së saj njerëzve në nevojë. Shoqata jonë ka gjithashtu obligim për të ndihmuar nxënës që duan të vazhdojnë studimet universitare për rezultatet e shkëlqyera, por nuk ju jepet mundësia.
Djali nga Ulqini një qytet i themeluar rreth shekullit V p.e.s. nga Ilirët fliste një shqipe të kulluar çka më bënte të ndihesha shumë krenare. Ai kishte mbaruar shkollën fillore “Boshko Strugar”, të mesmen në Shkoder në kolegjin turko amerikan dhe universitetin në UMSH në Tiranë, për shkencat politike dhe diplomacinë e jashtme. Ulqini është qytet bregdetar i mahnitshëm i cili laget nga Deti Adriatik dhe posedon një pasuri të madhe kulturoro-historike dhe natyrore.
Tek bisedoja për Ulqinin e pamundur të mos më vinte në mendje Gjon Buzuku i kësaj treve shqiptare, përkthyesi dhe përpiluesi i librit të parë të botuar si dhe përkthimit të parë në gjuhën shqipe, një liber liturgjik kishtar i titulluar Meshari. Vepra e Gjon Buzukut hapi një etapë të re në lëvrimin e shqipes si gjuhë e shkruar.
Jane këto treva shqiptare të marra padrejtësisht nga pushtuesit e shumtë, por bijtë e shqipes kanë mbijetuar dhe e kanë ruajtur mrekullisht gjuhën tonë hyjnore. Mali i Zi sot ka zv/kryeminister një djalë të ri shqiptar z. Dritan Abazovic, me origjine nga Ulqini i cili është pretedent për kryeministër dhe unë frymezohem prej tij vazhdoi z.Lanica.
Në këtë mbledhje me nismëtarët merrte pjesë z.Marko Kepi ish kandidat për këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut i cili I shprehu bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen që do i japi Organizata “Rrënjët Shqiptare”, në të cilën z.Kepi është President i saj.
Z.Lanica tha se ishte frymëzuar ta krijonte këtë shoqatë që në kohën e pandemisë ku dilte nevoja e domosdoshme të ishim bashkë dhe të fitonim kundër saj. Shoqata “Ulqini” së shpejti do të ftojë anëtarët, dashamirësit e saj për aktivitetin e radhës dhe në focus do të jetë mbledhja e fondeve për bamirësi në ndihmë të fëmijëve në nevojë.
Urime dhe punë të mbarë shoqatës “Ulqini” shoqatës më të re në Diasporën Shqiptaro Amerikane
13 shkurt, 2022
Staten Island, New York