02/05/2024

Korrupsioni nxitet edhe nga shqiptarët e thjeshtë

0

Nga Vladimir Shyti

Pak a shumë populli ynë ka krijuar një portret të tij. Një miniaturë shumë e dobët dhe një portret të dytë. Asgjë nuk të kujton më popullin apo thjesht njeriun mendimtarë, nuk ka asgjë që të nxitë kuriozitetin, apo të ftojë të kërkosh diçka nga shpirti që rri pas asaj fytyre të ftohtë:i kalon para dhe nuk vren më asgjë të veçantë, si i huaj, mospërfillës, i pakënaqur, sherraxhi dhe i mbledhur në guackën e tij të ftohtë. Ka humbur natyra shqiptare, virtytet e larta njerzore, ku mund të përvijohet dhe as mund të përcaktohet duke u nisur vetëm nga pamja e jashtme. Edhe mikpritja, që trumpetohet nga politika jonë, ka mbetur thellë nën lëkurë, në thelb, pikërisht është ajo, tragjedia e qenies së tij. I mbyllur ndërvete me një gjuhë të rëndë që vetëm belbëzon. Nuk ka besim tek ligji drejtësisë dhe me mendimin e rrënjosur se, vetëm paraja mundet t’i ndihmojë në zgjidhjen e problemëve të tyre.

Këtë peizash të errët, dramë e njërzëve në nevojë pa shikues, në heshtje përherë më kërcënuese vihet re në mllefet e hallexhinjëve. Megjithëse, me vetëdije ja jep rryshfetin puntorit të instuticionit, pastaj zë e mallkon në ekstazën më të lartë të dehjes nga vetvetja. Por, ka edhe nga ata që nuk munden të paguajnë shumën e kërkuar. Të ndrydhur, të brejtur nga hidhërimi ngren vetëm duart për t’u lutur fatit, që të kalojnë hallin që u ka rënë. Nga bari thatë digjet edhe shkurrja e njomë, thotë populli. Kështu shtohen hallet e dertet, trokasin në dyert e të afërmëve, të miqëve dhe të shoqërisë për të gjetur me domosdo shumën e kërkuar nga ata që kapërdisen në lokalet luksoze. Mund t’a kryejnë hallin që u ka zënë, ose jo, por do të shtojnë edhe më tepër probleme vetes, ku dhe do të përfundojnë në dyert e gjykatave. Edhe këtu duhet paguar, atëhere nuk ka vend më për lutje, hapu tokë të futem. Fatkeqi do të zbrapset i trembur, me shikim të llahtarisur nga terrori, duke parë sa largë e kishte flakur jeta nga gjithçka që përmban ajo vetë dhe për gjithçka që kishte bërë ai vet. Dhe, kjo flakje aq e fuqishme nuk lejon kthim prapa, ndaj i duhet thënë;stop korrupsionit të çdo mase apo formë qoftë!

Ne nuk jemi të dënuar nga fati, por në radhë të parë nga vetja. Po e nxitim me dije apo pa dije ekzistencën e korrupsionit në vendin tonë. Duhet të dalim lakuriq para të vërtetës, përballë vetvetes. Nuk na rrethon acari, por shurdhëria rreth klithmës të përbindshme që mbyt këtë akt tragjik. Mjafton të vendoset kokëposhtë kjo formulë, e ngulitur fort në trurin tonë, pastaj t, i kërkojmë me ashpërsi llogari shtetit, që të reduktojë ligjet dhe të kuptohen më lehtë nga masa e gjërë popullore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok