15/11/2024

Konservatorizmi apo neoliberalizmi sorosian: Në anën e kujt je ti?

0

Nga Enver Bytyçi

Shqipëria është pasqyra e konfliktit klasik ndërkombëtar midis neoliberalizmit sorosian dhe konservatorizmit politik. Dhe Shqipëria është i vetmi vend në Europën Lindore që ruajti nga që nga koha e rënies së komunizmit partinë konservatore, Partinë Demokratike dhe kjo kryesisht falë rezistencë stoike e të pashëmbullt të liderit të saj, Sali Berisha.

Debati dhe pohimi se te ne “E majta është e djathtë dhe e djatha është e majtë”, është i qëllimshëm, i pathemeltë dhe i pavëertetë, i nxitur nga propaganda perverse. E majta dhe e djatha në Shqipëri klasifikohen mbi bazën e kritereve të filozoofisë politike, sociale dhe kulturore. Konservatorët, të përfaqësuar nga Sali Berisha, luftojnë të ruajnë vlerat e familjes, integritetin, dinjitetin dhe personalitetin e njeriut, interesat e tadheut e të kombit si dhe vlerat e trashëgimisë së tij, pronën, dhe gjithçka që ka të bëjë me vlerat shumëdimensionale e kulturore të shoqërisë shqiptare.

Neoliberalizmi i Sorosit, përfaqësuar nga Edi Rama me ndihmës të tij besnikë Erion Velinë dhe siç po duket edhe Lulim Bashën, synon asgjësimin e traditës, trashëgimisë, të vlerave familjare, atdhetare e kombëtare, injorimin e kulturës së trashëguar e çdo pasuri shpirtërore që lidhet me identitetin kombëtar e personal të njeriut. Shkurt neoliberalizmi i Ramës është platformë e zevendësimit të vlerave të kultivuara me anti-vlerat perverse, deri te rikthimi në rendin primitv të lexuar në tekstet e historisë.

Pra konflikti që ka plasur në Partinë Demokratike është konflikt midis këtyre dy rrymave të kundërta, të papajtueshme. Shqipëria është përzgjedhur falë Edi Ramës të bëhet eksperiment i laboratorit të epidemisë së perversitetit, për ta reklamuar më pas si modelin e një shoqërie neoliberale të degjenerimit nacional, njerëzor e moral. Sali Berisha dhe ndjekësit e tij janë kategorikisht kundër kësaj filozofie.

Shqiptarët duhet ta kuptojnë se ky konflikt nuk ka të bëjë me interesat personale, por me një strategji të caktuar e të diktuar të shkombëtarizimit, të denatyrzimit, të defunksionalizimit të shoqërisë shqiptare. Shqipëria është përzgjedhur qëllimisht për këtë eksperiment, sepse është i vetmi vend ku të dyja ekstremet, si konservatorizmi në ruajtje të familjes, nderit, moralit dhe kombit, ashtu edhe neoliberalizmi pervers i Soros, Edi Ramës dhe ndjekësve të tyre shfaqen ekstremisht brenda një shoqërie. Ne kemi parë se si dikush hakëmerret për “nder” dhe dikush tjetër e bën motrën e tij prostitutë. Kjo diferencë klasike e papërsëritshme në mentalitet, në qëndrime, në pikëpamje po shfrytëzohet nga armiqtë e kombit shqiptar që të përballin deri me konflikt të dhunshëm të dy rrymat e papajtueshme midis tyre.

Edi Rama dhe suita e tij politike, mediatike dhe e “shoqërisë së hapur”, përfaqëson perversitetin. Kryeministri i Shqipërisë mallkon Sali Berishën pse me shembullin e tij për respektin ndaj familjes, e detyroi atë të martohet e të ketë familje! Sepse koncepti filozofik i tij është shthurja e familjes, jetesa si në bashkësinë primitive, e sheqerosur me “modernitet”. Sepse pikëpamja dhe idetë e tij shkojnë kundër konceptit të kombit e kombësisë. Prandaj ai është i lumtur kur i shpërngul shqiptarët nga atdheu e familja e tyre dhe i zevendëson ata me afganë, bangladeshas apo indianë “të zgjuar”!

Shqiptarët duhet të përcaktohen tashmë jo në mënyrë të dyzuar, nëse janë në anën e konservatorizmit e të ruajtjes së vlerave apo në anën e neoliberalizmit të Sorosit. Nëse e duan familjen, atdheun, kombin, pronën, personalitetin dhe integritetin e tyre moral e njerëzor, apo nëse janë për një shoqëri perverse, në të cilën vesit i thuhet moral! Nëse duan një Shhqipëri të jetueshme nga shqiptarët, apo duan një atdhe tjetër dhe këtë Shqipërinë e brezave mijëvjeçarë duan t’ua lënë afganëve, indianëve e të tjerëve popuj?!

Nuk ka më dilemë. Konservatorët duhet të bëhen bashkë për ta mundur imoralitetin, perversitetin, anti-vlerën, jetën në kope primitive, për të forcuar familjen, personalitetin, dinjitetin njerëzor, atdheun dhe kombin tonë! Në këtë kategori bëjnë pjesë edhe shumica dërmuese e socialistëve, të cilët duan tiI ruajnë këto vlera. Vija e demarkacionit është: O me familjen, dinjitetin tënd dhe atdheun e kombin, ose kundër tyre! Nuk besoj se ka aq shumë socialistë e shqiptarë që janë kundër vlerave!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok