Koficienti i patriotizmit tonë është i shumë i ulët dhe krejt tallava

0

Nga Ndue Ukaj

Këtë histeri e dalldi patriotike po ta kthenim në vetëdije kombëtare e energji pozitive, me siguri gjamat e kukamat tona do të ishin më të pakta dhe kombi ynë do të ishte më i lumtur.

Cilësia e patriotizmit politik te ndër ne tash e sa kohë është shumë e mjerë dhe krejt tallava.

Kjo stërkeqje politike ka prodhuar turma mediokre që mendojnë se dashuria për vendin matet me sasinë e urrejtjes kundër tjetrit.

Cilësi patriotike dhe vlerë e atdhedashurisë është ta duash tëndën dhe zgjohesh çdo ditë me një dëshirë të mirë- siç këshillonte I. Rugova – që të bësh diçka të mirë për vendin.

Thjesht: të ashtuquajturat ‘debate patriotike’ ndër ne, ato brenda nesh dhe ato që lidhen me raportet tona me të tjerët, s’ janë gjë tjetër pos një farsë e orkestruar prej atyte që e “mjelin” fort lopën patriotike.

Kështu përditë po provojmë se koficienti i patriotizmit tonë është i shumë i ulët dhe krejt tallava.

Dhe një stërkeqje kaq të madhe dhe një tallava kaq neveritëse, as kundërshtarët e armiqët tanë s’ do të kishin imagjinuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok