26/04/2024

KLINË, ORA LETRARE E PAVARËSISË ME DISA VEPRIMTARI

0

Nga Prend Buzhala

Sot në Klinë filluan veprimtaritë kulturore kushtuar 15-vjetorit të shpallës së Pavarësisë së Kosovës. Kështu, sot, në sallën e Kuvendit Komunal, u mbajt ORA LETRARE E PAVARËSISË me fokusim te tri ngjarje:

1.

SHËNIMI I 15-VJETORIT TË SHPALLËS SË PAVARËSISË SË KOSOVËS, në shenjë të së cilës u mbajt orë letrare me krijues nga Klina, Malisheva, Rahoveci, Istogu etj. Mnifestimit iu oriu një fjalë përshëndetëse nga drejtoresha e DKRS Fatjona Gashi.

Në këtë orë letrare punimet e tyre i lexuan: Mikel Gojani, Izet Shala, Mehdi Krasniqi, Hajdin Morina, Idriz Berisha, Prend Buzhala, Hysen Ymeri, Besa Berisha, Brenda Gojani

Aulona Ismajli, Bekim Kelmendi, Fazli Ferati, Prend Ukaj, Selman Gashi, Lekë Mriaj

Imer Pantina, Altina Toqani, Puhiza Behramaj, Zize Desku dhe Ismet Krasniqi Lala.

2.

HOMAZH LETRAR KUSHTUAR SKËNDER RRACAJT, që vdiq në janar, me çrast u përurua romani i tij “titull “Dëshiroja të ulërija në vetmi” botuar nga “LENA” Prishtinë. Përkitazi për figurën e Skënder Rracajt, veprën e tij dhe veprimtarinë e tij, ligjëruan: Prend), pastaj Enver Maloku, Gani Morina, idriz Berisha (që deklamoi fragmente nga romani) dhe Mikel Gojani.

Për Skënderin u tha se ka qenë themelues i zyrës për Informim në Klinë, më 1999, gazetar gjatë viteve ‘90, veprimtar i atyre viteve, krijues letrar, studiues e kritik letrar, dhe, sidomos, njeri letrave dhe pasionant i librit. Në cilësinë e gazetarit, ai bënte artikuj, shkrime e informacione edhe për KLMDNJ në Klinë, për QIK-un, për gazetën “Bujku” (dëshmi janë shkrimet e botuara në ato vite të rënda), kurse menjëherë pas luftës ai është themelues i Zyrës Komunale për Informim, të cilën e drejtoi disa vite.

Skënder Rracaj, sado që ka botuar shumë recensione, studime e kritika letrare në mediat e shtypura të kohës, ka ngurruar gjithnjë të botojë libra. Ai leximin e kishte kult. Në dorëshkrim i kam shumë punime të tij që bëjnë disa vëllime. Kësaj radhe, mora përsipër ta dërgoja në shtyp romanin e tij, të shkruar që para dy dekadash, me titullin “Dëshiroja të ulërija në vetmi”.

Eseist e njohës i mirë e ndër të rrallët i teorisë së artit, estetikës dhe poetikës, ai e shfaq, më në fund, këtë prirje edhe te proza e tij.

Romani “Dëshuroja të ulërija në vetmi” u botua kohpve të fubndit, sa qe gjallë. Te ky roman i Skënder Rracajt, lexuesi e ndien bukurinë e rrëfimit, që të pushton me forcën e një narracioni të mirëfilltë për fatin e prekshëm të një femre shqiptare. Personazhja, e arrestuar, e përndjekur dhe e përcjellë me seanca policore nën pushtimin sllav; e ikur në Zvicër, në azil, tashmë përfundon në një klinikë psikiatrike e që iu nënshtrohet seancave të një karakteri tjetër, shërues, aq të ndërliqshëm, të vështirë, aq të prekshëm: Nëse rrugët e çlirimit fizik nën pushtim kërkojnë sakrifica, qëndresë dhe vetëflijime, këto të çlirimit të brendshëm, çlirimit shpirtëror, prej telasheve jetësore, ankthit, frikës, depresionit, dëshpërimit, janë edhe më të rënda. Nëse dhembjet e plagëve fizike nën torturat armike shërohen një ditë e plagët harrohen, këto të tjerat nuk mënjanohen për një kohë tejet të gjatë, plagë gjithnjë e pranishme, që e përcjell si hije protagonisten e veprës. Nuk është e habitshme, prandaj, përse në seancat psikiatrike nën kujdesin e mjekut psikoterapeutik zviceran,  ajo sjell asociacione për seancat e dhimbjes e të vetëflijimit për Kosovën. Madje, ajo nuk i shqitet përmendjes së emrit Kosovë, mu në piskun më të madh të vuajtjes: dhimbja e brendshme është identifikim me dhimbjen e gjatë nacionale. Lexojmë një cilësi të rrallë të narracionit të tillë, me lakminë e një qartësie sublime, narracion e strukturim teksti sa kafkian për frikën e përndjekjen fantazmagorike, aq sa edhe një thurje moderne të nivele tekstuale: me dialogë replikash gërmuese, filozofike, shpesh me qëmtime zhdrivillimesh narrative për vetëvrasjen, përshpirtërinë, lashtësinë tonë, identitetin, religjionet, universalitetin etj. etj.

3.

SHËNIM I 30-VJETORIT TË THEMELIMIT TË KLUBIT TË SHKRIMTARËVE “VOREA UJKO”, Klinë, ku disa aspekte i shkoqiti P. Buzhala. Për veprimtaritë e këtij klubi u tha se, i krijuar më 1993, i njohur si Klub që ka bërë emër në gjithë Kosovën, në Maqedoni, Shqipëri e diasporë, me manifesitmet letrare e me veprimtari të shumta, ky Klub vuri një traditë të bukur: atë të botimit të librit. Pas ndalimit dhe mosbotimit të revistës “Jehona e Dukagjinit” të qytetit të Klinës, krijuesit formuan klubin e tyre, i cili vazhdon punën e tij edhe sot. E përhapën dhe e dhuruan librin e tyre në mungesë të bibliotekave, që libri si medium publik t’u gjendet pranë dashamirëve të tij. Kurse biblioteka e libri shqip kishin fatin tragjik, ashtu sikundër e përjetoi vetë populli. Shumë ndër krijuesit klinas e përjetuan gjenocidin sllav mu në palcë: shumëkujt iu dogjën bibliotekat, dorëshkrimet, si dhe vlera të rëndësishme e të pazëvendësueshme kulturore. Nuk është e habitshme, prandaj, pse një mbishkrim i lashtë egjiptian thotë: “Libri është më i vlefshëm se të gjitha përmendoret e skalitura figura, sepse libri vetë ndërton përmendore në zemrën e atij që e lexon.”  E krijuesi klinas nuk heshti. Veprimtarinë e tij klubi e vazhdojnë me intensitet të madh, sidomos në fushën e botimeve.

Deri në vitin 2007 klubi ka botuar rreth 90 libra letrarë e të tjerë, kurse deri më 2014 arriti deri në 200 tituj. Le të themi se vetëm re autorë klinas kanë mbi 200 tituj librash të botuar deti më sot. Autorë që kanë zhvilluar veprimtari letrare ose që kanë botuar te ky klub deri më 2007, janë: Ali R. Berisha, Ajet Rr. Berisha, Angjelina Hamza, Anton Dedaj, Ardita Dushi, Bardhec Berisha, Bajrë Krasniqi, Dafina Grabanica, Diellëza Shala, Fahredin Edipi, Gani Morina, Gjon Gjergjaj, Gjon P. Duhanaj, Hajdin Morina, Hysen Imeri, Hysni Rraci, Abit Hajredini, Ismet Krasniqi, Luljeta Ndrejaj, Miklel Gojani, Merita Berisha, Mexhid Racaj, Nikollë Grabanica, Pal Canaj, Rexhep Selimi, Skënder Rracaj, Sylë Ademi – Açsreva, Pal Canaj, Tush N. Markaj, Valentina Gjini, Vilson Culaj dhe Zef Ndrecaj, Marjan Jaku, Dibran Fylli, Drita Prenaj, Fetije Berisha, e ndonjë emër tjetër. Prandaj, klubi ka shënuar një sukses që ka lënë gjurmë edhe në nivel kombëtar e jo vetëm lokal, aso kohe ishin shtatë autorë edhe anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. So kjo shufgër arrin në mbi 300 libra.

Manifestimin e moderoi Ismet Krasniqi Lala.

Nxënësit e të shkollës së mesme ” Luigj Gurakuqi” të Klinës (Drilona Musa, Renesa Haxhaj, Anila Morina, Sara Grabanica) shfaqën një recital kushtuar Pavarësisë së Kosovës.

Rilind Gashi gjimanzist dhe kryetar i Klubit të Karrierës i shkollës së mesme “Luigj Gurakuqi” bëri apel për dhurimin e librave për pajisjen me libra të bibliotekës ” “Kongresi i Manastirit” në Manastir.

Në fund, drejtoresha e DKRS Fatjona Gashi ndau mirënjohjeve për poetët që lexuan në orën letrare Pavarësia, kurse Klubi i Shkrimtarëve “Vorea Ujko” krijuesve dhe të pranishmëve ua ndau nga një ekzemplar të romanit të Skënder Rracajt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok