18/11/2024

Kisha e Deçanit është marrë me dhunë e terror në mes të viteve 1911-1913

0

Nga Nue Oroshi

Fillimisht dua të them se me këtë vendim Kryeministri Kurti është renditur në radhën e kryeministrave paraprak që tash e me shumë se dy dekada po bëjnë pazare të dhimshme në dëm të shtetit të ri të Kosovës. Kisha e Deçanit e jo Manastiri i Deçanit është kishë katolike shqiptare. Atë kishë si dhe kishën e Deviçit deri në fillim te shekullit XX, i kanë ruajtur fisi i Gashit dhe aty në meshë kanë shkuar shqiptarët me plisa të bardhë. Kjo kishë është marrë më dhunë në mes të viteve 1911- 1913 ku nga nëntori i vitit 1912 e deri në fund mars të vitit 1913 u vranë dhe u masakruan nga Serbia 25.000 shqiptarë , ku u djegën edhe në turra drush, kjo masakër ndodhi në teritorin  e Kosovës së sotme, Maqedonisë së sotme, Malit të Zi,  Lumës, Mirditës, Dibrës e deri në Durrës për të realizuar planët dhe ëndrrat e vjetra serbe për të pas dalje në detin shqiptarë. Vlenë të theksohët se këto masakra kanë ardhur edhe më përkrahjen e Perandorisë Osmane ku pas rënies se Konstantinopojës 1454 bëhet një marrëveshje në mes të perandorisë osmane dhe kishës ortodokse ruse për të drejtat e ortodoksve mbrenda Perendorisë Osmane. Kjo marrëveshje e ka dëmtuar historikisht çështjen shqiptare sepse turqit dhe rusët i ndanë sferat e interesit për ti asimiluar shqiptarët. Hapi i parë ishte kthimi me dhunë ne islam dhe në ortodoks. Po e përmendim vetëm një fakt ku më 7 mars të vitit 1913 mbytët me bajonetë atdhetari At Luigj Palaj në Janosh të Gjakovës ku ishin të lidhur edhe qindra shqiptarë katolikë që me anë të presionit dhe vrasjeve të kalojnë në ortodoksizem dhe të asimilohën në serb. Fati i zi është se asnjë parlament dhe qeveri deri tash në Kosovën e pasluftës nuk ka arritur që të shfuqizoj vendimët e kriminelit Millosheviq të marra gjatë viteve 1989-1999. Është e dhimshme se si në këtë drejtim Akademia e Shkencave të Kosovës nuk e ka asnjë projekt të gatshëm kombtar për Kosovën. Në anën tjetër Kryeministri Kurti është dashtë të konsulltohet më  historianët e Mesjetës në Kosovë ku kemi katër apo pesë historianë brilantë që kishin mujtë më e këshillu kryeministrin në këtë drejtim. Është detyrë e Parlamentit të Republikës se Kosovës që të mblidhet urgjent dhe ti shfuqizoj të gjitha vendimët  që i ka marrë pushteti i kriminelit Millosheviq gjatë viteve 1989-1999 në dem të Kosovës. Kurse Qeveria e Kosovës duhet ta përgadisë një projekt dhe të bashkpunon ngushtë me Historianët e Mesjetës Shqiptare që ti  kthej kishat e uzurpuara nga Serbia Ipeshkvnisë së Kosovës. Në të kundërten nese nuk bëhen këto gjëra atëherë politikanët tanë vetëm se do të jenë shërbyes të marrëveshjeve të hershme në mes të perandorisë osmane dhe kishës ortodokse ruse për demtimin e çështjes shqiptare duke ju falë kishat tona katolike serbeve dhe më këtë ata të argumentojnë të drejtën historike të tyre në Kosovë  që është një gënjeshtër e sërbeve, ku në faktë është e drejtë historike që serbët  e kanë  vjedhur dhe grabitur prej shqiptareve.Kam edhe një vërejtje në formë të këshillës për të gjitha mediumet shqiptare,që tash e tutje mos të quhet Manastiri i Deçanit por Kisha e Deçanit.Nuk kanë thënë kot të parët tanë se mallin e shkretë e hanë kuajt e vërbërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok