20/07/2024

Këndellja e trurit apo vazhdimësia e politikës kriminale  të Dërgut Pashës dhe kishës ortodokse serbe

0

Nga Nue Oroshi

Shpeshherë njerëzimi pas përgjumësisë e cila zgjat qoftë me javë, me muaj,me vite apo dekada fillojnë të këndellën.Pasiqë truri ju ka fjetur një kohë të gjatë ata këndelljën e kanë paksa të vështirë. Ju duhet që ti stërpiket koka dhe trupi me ujin akull në mënyrë që t´iu del kllapia e madhe që jau ka mbështjellur trurin me anë të një lëvozhge e cila ja ka bllokuar mendimin.Të bllokohet mendimi do të thotë se ke edhe mungesë të vitaminës së të shkruarit. E kur mungon ideja e të shkruarit atëherë studiuesi shpeshherë e thërret edhe muzën që ta shkruaj  studimin në mënyrë që të fillon jo vetëm këndellja e trurit por edhe fillimi i tahikardisë apo lëvizjeve të valvulave të zemrës e cila përpjekjet me një goditje të fortë që i ngjan goditjeve të hurit. E goditjet e hurit apo goditjet e kamzave te kerrit nuk kanë qenë fare të lehta. Kështu që shpeshherë nëpër tregjët tona kanë ndodhur edhe kësi far lloj goditje. E shpeshherë katunart kanë humbur me këto goditje. Bile në një rast një qytetar lavdërohej aq shumë në shtëpi sa i thotë babait të tij se  e kam prish dajak një katunar. Unë i kam ra pesë herë me thupër e   ai vetëm tri herë me kamëz kerri.

E në një rrethojë buzë një skaj me lule ku me së shumti shëndrisin trëndafilat me shumë ngjyra këndellën edhe poret e trurit që shpeshherë lëvizin më një shpejtësi që nuk ja ke idenë se sa shpejt depërton ideja tek projekti i cili duke u realizuar shpeshherë krijon miq te dukshëm  dhe miq të shëndrruar në  armiq të padukshem. Dallimi në mes të miqve të dukshëm dhe miqve të shëndrruar në  armiq të padukshem është fakti se miqtë e dukshëm ata duken, paraqiten dhe të ofrojnë përkrahjen.Por e keqja qëndron  tek miqtë që shëndrrohen në  armiq të  padukshem. Ata ose ato nuk duken fare.Vazhdojnë duke u munduar që ta aktivizojnë këndelljën e trurit për ta futur në lëvizje por fatkeqësia qëndron në faktin se kanë fjetur shumë gjatë dhe e kanë bërë gjumin e arushës në katër stinët e vitit. Sikur të kishin fjetur vetëm në dimër do të ishte çdo gjë në rregull , por të zgjohesh për të kontribuar në ditën e 366 të vitit kjo i  bie sikurse don të krenohesh më një ditë angazhim në  katër vite.

E derisa dallgët e stuhisë janë përpjekur me njëra- tjetrën në një kënd magjik ku përplasen shikimet më njëra- tjetrën asnjëherë nuk mund të dalësh në krye të bregut të pikëllimës pa kaluar shpellën e tingëllimës. Kalimi i shpellës së tingëllimës nuk është i lehtë të kalohet sepse aty është një akull i ftohtë dhe një borë e madhe e cila përzihet me një rrajë të pashkelur.Ai që fillon hapjen e kësaj rruge gjithmonë do të ketë veshtirësi sepse kjo rrugë asnjëherë nuk e ka pasur të zhgjedhur fijën e lamshit për faktin se duke kaluar shumë gur, kodra dhe lisa të gjatë peri është këputur që moti.

Krahasimi në mes të dukshmërisë dhe asaj që duhet të dukët ashtu është një ndryshim i madh ku në mes është një mur i fortë dhe i paprekur që mbron dukshmërinë dhe jo atë që duhët të duket. Bota e civilizuar shpeshherë përplasët me pasojat e moscivilizimit të kaluar një nder ato pasoja është edhe mendësia komuniste që fatkeqësisht ka mbetur shumë e fortë tek ne shqiptarët edhe sot e kësaj dite.Ka mbetur e fortë për faktin se forcat politike nacionaliste janë këputur në kurriz dhe asesi nuk kanë mundur që të konsolidohen  për të vepruar në trojet shqiptare.

Magjia e këndelljës se trurit shpeshherë e ka përfshirë edhe stuhinë mitike e cila stuhi i ka qëndruar si në verbësi kohës satanike. E koha satanike ka përfshirë jo vetëm rrjedhimët idologjike te familjeve të lëkundura por shpeshherë ka përfshirë edhe familje që kanë qendruar stoikisht në mbrojtje te nderit dhe bujarisë shqiptare.

E në këtë mes është përzier edhe libri apo literatura që shpeshherë përmes shkrimeve idologjike ju ka fshirë trurin e vogël shumë përsonave që edhe sot e asaj dite kanë mbetur të pavendosur në mes botës reale dhe asaj imagjinare. Përzierja e koncepteve në mes të botës reale dhe asaj imagjinare i përgjan veprimit të disa individeve që ende nuk ju ka këndellur truri dhe të cilët e bëjnë jetën në Evropë dhe Amerikë. Shfrytzojnë të mirat e Evropës dhe Amerikës dhe që nga mëngjesi e deri në mbrëmje shajnë humanizmin dhe rregullin shtetëror ku jetojnë, për faktin se nuk ju përshtaten rregullave demokratike  por janë të ndikuar nga  idologjia komuniste apo ajo neotomane. Është e dhimshme se sa është duke kaluar koha në trojet etnike shqiptare është duke u rritur ndikimi i rikthimit te neotomanizmit.

Si duket disa të ashtuquajtur intelektualë shqiptarë janë duke e realizuar atë thënien e kriminelit Dërgut Pasha i cili në mënyrë decidive kishte thënë:Të vrasim sa më shumë të krishterë shqiptarë, që të zhduket raca e pastër shqiptare, mbasi me vonë do të sjellim kolonë otoman për ta kthyer në Turqi gjithë Arbërinë….Nuk është e quditshme se si këto fjalë përputhen komplet me veprimin dhe fjalët e kishës ortodokse serbe  të cilët në mënyrë decidive kanë thënë : Kosova do të jetë e jona vetëm atëherë kur në Kosovë të mos egzistoj asnjë shqiptarë i besimit të krishterë. Për këtë kjo kishë mori veprime kriminale se bashku me shtetin serb për të vrarë dhe masakruar historikisht  në mënyrë masive shqiptarët e besimit katolikë, pa lënë anash edhe masakrimin e shqiptarëve të besimit islam që e ndienin vetën shqiptar. Ku në mënyrë barbare i vrau dhe i masakroi edhe atdhetarët At Luigj Palajn, At Shtjefën Gjeçovin dhe shumë atdhetarë të tjerë.Madje gjatë masakrimit të atdhetarit At Luigj Palaj morën pjesë më 7 mars 1913 edhe tre popa të kishës ortodokse serbe, ku njëri prej tyre e dha edhe urdhërin e masakrimit të fratit atdhetar që e mbrojti shqiptarizmën.

Dikush që nuk ka njohuri të mjaftushme për historinë shqiptare do të thotë se si është e mundur kjo çështje. E kjo çështje është arritur përmes një bashkëpunimi në mes të Perandorsisë Osmane dhe kishës ortodokse me qendër në Konstantinipol, pas rënies se Konstantinopojës dhe kjo e ka dëmtuar palcën arbnore të kombit shqiptar.Si pasojë e kësaj marrëveshje kemi edhe më vonë Konventat jugosllavo-turke e një pjesë e intelektualëve të quajtur intelektual shqiptar vetëm se janë duke i ndërruar idologjitë që kanë të njejtin veprim antishqiptar. Ata kalojnë prej ideologjisë komuniste në ideologjinë neotomane.Pra, më një fjalë nuk ju këndellët fare truri por vetëm kalojnë në shërbim të antishqiptarizmës . E deri sa ju këndellët truri një pjese të shqiptarëve, Shqiptaria sot gjindet në një udhëkryeq të madh saqë e ke shumë të vështirë ta mendosh se si është e mundur që një veprimtarë që deri dje ke vepruar bashkarisht nesër të zgjohët si neotoman.

Dhe ai jo vetëm që shëndrrohet në ithtar të neootomanizmit por e mbron atë me një besnikëri dhe mendon se ndryshimi është bërë tek ti dhe jo tek ai. Kjo i ngjan një bisede në mes të një shitësi të alkoolit dhe një të riu që kishte pirë bukur shumë.I riu iu drejtua shitesit të alkooolit:Ne të dy kemi probleme bukur shumë sepse kemi pirë shumë.Deri sa shitësi i alkoolit nuk e kishte pirë asnjë gotë i riu i gjorë mendonte se pse ai vetë ka pirë e gjithë bota është e pirë.

E veprimi i parë që bëjnë neootomanët e rinj është ecja përmes projekteve të Dërgut Pashës për shfarosjen e shqiptarëve të krishterë e cila përputhet komplet me veprimin e politikës dhe kishës ortodokse serbe që shqiptarët e krishterë duhet zhdukur.Vetëm me zhdukjën e tyre Kosova do të jetë e jona thonë udhëheqësit e kishës serbe.Fatkeqësisht politika e Kosovës në këto 23 vitet e fundit bukur shumë ja ka arritur qëllimit për zhdukjen dhe shpërnguljen e shqiptarëve katolikë nga Kosova,sipas projektit të Dërgut Pashës dhe kishës serbe, herë haptaz e herë fshehurazi.Prandaj nuk është për tu habitur as  heqja e gurit të Kujtesës së nënlokës heroinë Pashke Markaj Krasniqi, për faktin se djemtë ja vrau politika kriminale e kishës ortodokse serbe kurse gurin ja hoqi politika kriminale e Dërgut Pashës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok