14/04/2024

DALLDISJA E POPULLIT ME KËNGË DHE VALLE

0

Nga Kalosh Çeliku

Kohën e fundit, partitë politike shqiptare fushatat e tyre parazgjedhore lokale dhe parlamentare, nuk i bëjnë me mitingje parazgjdhore politike nëpër sheshe, por me festivale folkloristike, këngë e valle në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Vriut. Armën e fundit politike, për t’i fituar zgjedhjet lokale dhe parlamentare sa më gjatë deri në vdekje. Nuk e përdorin poezinë, shkaku se: ajo është armë me dy tyta, nuk është besnike për politikanët. Në rregull: e gjithë Lufta e tyre politike bëhet për pushtet, poste politike, dhe pasuri. Edhe pse, gjatë pushtetit të tyre e shkatrruan arsimin dhe kulturën shqiptare. Themelet e një shoqërie dhe shteti. E sollën, nën nivelin e sistemit komunist.

Analistë të partive politike Fcebooku, Instagrami dhe portaleve elektronike me këmbët dhe trutë në legen, Daljen nga kriza politike e shohin me dorëheqjen e Edi Ramës si kryeministër i Shqipërisë, Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, dhe Ali Ahmetit si kryetar i BDI -së në pushtet në Maqedoninë e Veriut. Nuk ka problem pajtohem me kërkesat e tyre gazetareske partiake për rrëmbimin e pushtetit, por nuk pajtohem me parashikemet e tyre politike trusakate me plotë politikanë, dhe “analistë” politik. Parashikimin e Ditës Nesërme. Shkaku, se: nuk është ky problem i shqiptarërve në Ballkan. Po, i politikanëve të arratisur dhe dalldisur pas posteve politike dhe pasurisë në kurriz të popullit shqiptar. Koha është, të ikin nga pushteti i madh dhe i vogël, që me vite i hipin gomarit në shpinë si Nastradini dhe Nastradinica. Herë njëri, e herë tjetri rrugës për në “Pazarin e Grave”. Nastradini me peshë 50 kg. me gjithë tesha, e Nastradinica me 120 kg. E cofën gomarin, o burra dhe gra! Vetëmse, a keni liderë politik, pyes unë: që, mund t’i zëvendsojë vendet e tyre politike qeveritare në shtetin e “përbashkët”?!

Jo, përsëri përgjigjem vetë unë autori i këtij shkrimi publicistik. Ende, nuk keni në sipërfaqe politikanë shqiptar për ta udhëhequr Shtetin. Përveçse, disa pjellave partiake të sojit njëjtë me poste politike dhe pasuri, që sot themelojnë parti të reja politike shqiptare. Qofshin, ato me dy gishtat e Sali Berishës, apo Ilir Metës me Partinë e “Lirisë”. Mos them për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut me “Besë” e pabesë me “Din e Iman”. Nuk e kam thënë unë, e kanë thënë italjanët: “Touto albanezi, touto komandanti”.

Pavetëdije, se e keni dhe u ka mbetur edhe një Birë e burrave pas shpine. Po, Bira tjetër?! Është para, pronë e grave. Mos them për atë, “Birën e miut” të Fadil Hoxhës”. Nuk keni Birë tjetër me vete në politikë për pushtet të përjetshëm, ku do të fshiheshit dhe do t’i shtini ato dy gishta përpjetë për “fitore”, kur në Birë ka vend vetëm për një gisht. Shkaku, që nuk pajtohem me idetë e juaja Neokomunsite – politike të dalldisura shqiptare. Hë, për hë me vite: i keni të njëjtit politikanë, që përsëri me këmbëngulje doni përsëri t’i ktheni në pushtet. O burra dhe gra: Nuk keni gjak të ri politikanësh shqiptar, si: në Shqipëri, Kosovë, dhe Maqedoninë e Veriut. Ende, bëni luftë për pushtet dhe pasuri. Dhe, jo për Shtet Shqiptar. Populli shqiptar, Sot: nuk, ka nevojë nga shiu të bie në breshër. Dhe, stuhi.

Aspak, nuk e shihni veten se, në çfarë hendeku partiak politik keni rënë këmbekrye me vite si politikanë në pushtet?! Politikanë dhe artistë, që përdridhni bythët dhe sisat para kamerave televizive, vetëm gjatë një nate, dy tri ditëve dhe netëve. Dhe, jo rastësisht e dalldisni popullin me “festivale kulturore – artiske”: këngë e valle, dhe çifteli me dy tela. Ende, pa një Lidhje të shkrimtarëve në Shqipëri. Që, në sistemin komunist të Enver Hoxhës e kishte edhe shtëpinë e vet në Tiranë. Kosovë, e kishit Lidhjen e shkrimtarëve të Kosovës, poashtu me shtëpi në sistemin komunist jugosllav, dhe sot në “demokraci” pa shtëpi. Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë (Prishtinë). Në Maqedoninë e Veriut, në prag të “ndryshimeve” demokratike Lidhjen e shkrimtarëve Shqiptarë të Maqedonisë, me shtëpi me qera dhe sekretare, që Dje: ia paguante Ministria e Kulturës, sistemi komunist (Shkup). Sot, me shtëpi dhe shpenzime materiale ka mbetur në mëshirën e kryetarit të LSHSHM -së me pak shpirt gjallë. Organizimin e manifestimeve kulturore tradicionale: “Ditëve Të Naimit” (1997), në Tetovë. TAKIME NËN RRAP XXIX, në Shkup. E para që e futi vargun erotik shqip në Shkup në gjendje lufte (2001), poezi lexoi pranë tankeve me poetë nga të gjitha Trojet etnike shqiptare dhe bota. Ditëve të humorit dhe satirës “XHA DERALLA” VII, në Kërçovë. Revistën letrare “STILI ‘97” nr. 61, 2021. Lidhje tradicionale të shkrimtarëve me vite, që Sot: jeni duke i mbytur me dënime partiake, plaçkitje dhe mospërkrahje finiansiare, duke themeluar shoqata partiake të shkrimtarëve me partizanë partiak gjysmëanalfabetë, revista letrare dhe antologji poetike edhe nëpër katunde me prodhimin e artistëve serik të fabrikave partiake me distancë artistike mes katundeve. Larg, Ditës Nesërme Shqiptare. Pavetëdije, se: partitë politike vijnë dhe ikin në theqafje. Arsimi dhe kultura, nuk ikin: janë themelet e një populli, shteti.

Përmëkeq, mjetet finansiare nga Qeveria e “përbashkët e vëllazërim-bashkimit” me para të popullit, i keqpërdorni për fushata parazgjedhore lokale dhe parlamentare. Mashtrimin e popullit shqiptar. Edhe, atë: vetëm e vetëm për pushtet. Poste politike. Pasuri personale, familjare, klanore dhe partiake. Arratiseni, në prehërin e partive politike me këngë dhe valle. Gjumë shekullor. I ndërroni partitë politike, si kurva burrat. Edhe, pse: Kurvës i ka hije, por jo edhe juve si politikanë. Jo, me vargjet e Rilindasëve shqiptarë: Naimit, Asdrenit, Fishtës, Ҫajupit, Ndre  Mjedes, Luigj Gurakuqit, Fan Nolit… Po, me reklama partiake nateditë nëpër sheshe duke e dalldisur popullin edhe me anegdotat e Nastradin Hoxhës.

Populli shqiptar, në kohën e Enver Hoxhës e kishte Lidhjen e shkrimtarëve dhe artistëve shqiptar. Aktivitetete kulturore dhe artistike në Shqipëri dhe nëpër botë. Tavernën e artistëve. Revistën letrare “DRITA”, si organ i Lidhjes së Shkrimtareve dhe Artistëve të Shqipërisë. Librin, poezinë. Dhe, Penën: armën, më të fuqishme të popullit shqiptar. Fatkeqësisht, Sot: nuk i ka si armë luftarake. I ka festivalet kulturo – artistike me “tallava” të politizuara: këngë dhe valle. Përndridhjen e bythëve, dhe sisave artificiale përmejdani para kamerave televizive.

E gjithë kjo fushatë arsimore, kulturore, propaganduese, partiake, në prag të fushatave parazgjdhore lokale dhe paralamentare, ndihmohet me paratë e popullit shqiptar. E, ai si kope e deleve nënkryeme u shkon përmbrapa politikanëve në gojë Ujkut Delengrënës?!

Popullin shqiptar, Sot: nuk e dalldisin me poezi, dhe libra… Por, me “tallava” partiake…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok