16/07/2024

Katalogu mbi puset e Arbanasit

0

Shkruan Sylejman Morina

Aktivitetet e intelektualëve, aktivistëve dhe hulumtuesve arbneshë janë të pandërprera. Tani ata janë autorët më kryesorë që gjurmojnë për të kaluarën, jetën e tyre,specifikat e jo të tjerët. Atyre iu intereson gjithçka që është arbneshe e hulumtojnë, regjistrojnë, botojnë, incizojnë, fotografojnë, e shpjegojnë dhe e komentojnë. Të gjitha të arriturat i paraqesin para publikut arbneshë dhe ma gjerë. Zakonisht i shfrytëzojnë festat kryesore, ku është numri më i madh i vizitorëve. P.sh.për festen e Zonjës Loret ,Vitin e ri e festat të tjera .Vitin e kaluar Autorët  Bernard Kotlar dhe Sergjo Dokoza,për nderë të Zonjës Loret. kishin përgatitur një foto ekspozitë interesante e emerëtuar, Bunarët  e Arbneshëve. Ata e kishin botuar edhe katalogun me shumë informacione, ku, veç tjerash  parqesin rëndësinë e ujit për jeten e njeriut, dhe jo vetëm.Uji është vetë ekzistenca, jo vetëm e njeriut, por e gjithë botës së gjallë. Dihet fare mirë për te njerëzit ka një rëndësi shumë dimensionale. Ai vlen edhe për florën e faunën e një vendi, begatitë varen nga sasia e ujërave që disponon, e cila do të ndikojnë në zhvillim ekonomik. Pra, edhe  krijimi i vendbanimeve të hershme ishin të lidhura, me mundësinë e furnizimit me ujë.Bile filozofi grek Talesi ujin e konsideron si para element që gjithçka që eksiton e ka burimin në ujë dhe ekziston në saje të ujit.

Aty ku uji sigurohet me vështirësi, jeta e tyre është e rëndë dhe vështirë e përballueshme.Në botë shembuj të tillë ka përplot: Te ne në Kosovë është e njohur Krahina e Hasit. Aty jeta  ka qenë e vështirë në mungesë të ujit, andaj edhe nga kjo krahinë vazhdimisht ka pasur shpërngulje të popullatës. Gjatë historisë kanë ndodhur edhe shumë e konflikte e luftëra,pikërisht për burime të ujit. Nëse vjen sasia e ujit duke u pakësuar në botë, e që flitet për këtë mundësi, rreziku i luftërave për burime të ujërave bëhet shumë real, sesa për xehe ari e diamanti. Kjo na përkujton fare mirë çmendurinë e Serbisë, pse çartej për përvetësimin e liqenit të Ujmanit.A

Autorët e katalogut i kishin paraqitur puset me fotografi dhe me komente se cilave familje u përkisnin puset. Ata njiherit kanë treguar rëndësinë e atyre bunarëve, në sigurimin e ujit për pije, pastërti, për shtazët, për ujitje të kopshteve etj.Madje, ata shërbenin si frigorifer gjatë stinës së verës. Në zonën,ku ishin vendosur arbneshët e Zarës më 1726-1733,edhe pse kishte qenë djerrinë, megjithatë kishte qenë e pasur me ujëra nëntokësore. Atypari kishte kaluar edhe ujësjellësi romak që e kishte furnizua qytetin e Zarës me ujë. Autorët shpjegojnë se në përroin Riqina kishin eksistuar disa mullinj për bluarjen grurit të popullatës lokale, si edhe disa puse para ardhjes së arbneshëve aty. Arbneshët po ashtu i kanë shfrytëzuar mullinjët dhe ujin e përroit për ujitje, mirëpo dhe kanë hapur puse të reja për nevojat e tyre. Sipas shënimeve nga viti 1939 në zonën e Arbneshit kanë ekzistuar 106 puse; shumica e tyre ishin në pjesën më të ulët, ndërsa në pjesën jugore kishte më pak. Ne mesin e shumë puseve(lexo bunareve) disa janë më të njohur, qoftë për materialin ndërtues, thellësinë, formën të rrumbullakët apo katrore, po ashtu edhe për stilin e arkës: disa syresh arkën e kishin të rrumbullakët e disa katrore dhe disa ishin të skalitura. Pastaj disa e kishin pasur ujin më të mirë e disa të njelmët, në disa puse ujin e kishin nxjerrë  me çikrik, e disa me kovë  që tërhiqej me litar, disa edhe kanë pasur më shumë ujë, e disa janë dukur sikur gropa e që ishin të mbuluara me dërrasa, e disa e kishin edhe vendin për të pirë ujë kafshët. E përbashkëta e këtyre puseve ishte se kurrë nuk ishin shteruar për shkak të thatësisë. Autorët e përmendin se njëherë kishte ndodhur të humbasin ujin një pjesë, por ajo ishte shkaktuar nga faktori njeri, kur kishte filluar ndërtimi i objektit banesor, te lagjja Rela, mirëpo situata më vonë ishte stabilizuar.Edhe pse, të gjitha shtëpitë nuk kanë pasur bunarë të tyre, por pronarët e puseve ekzistuese ishin solidar dhe ujin e puseve kanë përdorur së sëbashku me fqinjët, sigurisht edhe kjo ka ndikuar në kohezionin e arbneshëve në forcimin e fqinjësisë së mirë.Arbanasi deri vonë kishte qenë fshat edhe e shumica e banorëve ishte marrë me bujqësi e tokën e kanë punuar me kuaj.

Fjala shqipe  thotë mos  pështyj  në pusin e vjetër

Puset e Arbanasit i kishin shërbye edhe qytetit të Zarës në vitet ‘20 të Shek..XX, kur Italia e kishte aneksuar Zarën, dhe furnizimi me ujë i qytetarëve ishte vështirësuar, sepse burimet e ujit nga territori jugosllav ishte e pa mundur të shfrytëzoheshin. Në vitet ‘30 Italia e kishte ndërtuar një ujësjellës, që ishte shfrytëzuar vijen e ujësjellësit romak. Arbanasi ishte i kyçur në te, dhe 6 çezme ishin ndërtuar në vende më kryesore të fshatit, mirëpo sasia e ujit nuk kishte qenë e mjaftueshme. Deri në Luftën e Dytë Botërorë, furnizimin me ujë arbneshët e kishin bërë kryesisht nga puset me kovë apo çikrik,ndërsa me avancimin e teknikës,dhe fillimi instalimit të pombpave të ujit në puse, e sidomos përmisimi i rrjetit të ujësjellësitë bëri që çikriku dhe kova të largohen nga përdorimi., si dhe të përfundoi roli i puseve në Arbanas.

Kjo pati si rrjedhojë që puset të lihen pas dore, disa edhe i kishin mbyllur e disa të tjerë edhe i kishin përdorur për hedhjen e fekaleve. Por, kur kishte filluar lufta në Kroaci, qytetit të Zarës serbët ia kishin ndërprerë furnizimin me ujë. Arbneshët kishin filluar t’i pastronin puset e vjetra dhe të furnizoheshin me ujë për nevojat e tyre, ndërsa ata që i kishin hedhur fekalet në puset e tyre e kishin parë se çfarë gabimi kishin bërë si thonë autorët. Nga puset e Arbanasit ishin furnizuar edhe një pjesë e qytetarëve të Zarës .Në zonat e Arbanasit kishte pasur edhe burime mbitokësore që arbneshët i kishin quajtur Kroni,dhe gjatë punës në fusha aty kishin pirë edhe u kishin dhenë ujë bagëtive. Arbneshët për caktimin e vendit  për hapjen e  pusit  e kishin mënyrën e vetë. Ata në mbrëmje i vendosnin në vendin e caktuar pasqyrat mbrapsht dhe në mëngjes i kontrollonin; nëse ishin të ritueshme(të lagështa) aty edhe e fillonin gërmimin e pusit. Bunarët e Arbneshëve nuk ishin të thellë duke filluar nga,1.50 deri në 8 metra varësisht nga vendi.

Bunarët me të veçantat e tyre

Fontona(shatërvani) në Kolovare, Pusi i Madh dhe fontona në Vo ,në zonën Vani i Joviqit. ishin prona të përbashkëta.Kur mendohet për Arbneshin, menjëherë na kujtohet Fontana (arb.Funtona). Megjithëse burimi te fontana ka ekzistuar gjithmonë thonë autorët e katalogut. “Në Kolovare gjithmonë kishte qenë një burim i fortë i ujit .që i kishte shërbyer popullsisë lokale për pije “( Bernard Kotlar-Serđo Dokoza,Arbanaški Bunari ,Zadar- Arbanasi ,svibanj 2022,  faqe ).

.Në shek. XVI ,providori i Venedikut kishte ngritur mbi burimin objektin e fontanës pamja është ruajtur deri më sot, por shpesh i rinovuar pa e humbur origjinalitetin. Tani ambienti rreth saj është i rregulluar shumë bukur.

Çfarë lidhje kishte fontana me arbneshët

Edhe pse arbneshët nuk e kishin ndërtuar, por ajo ishte në zonën e tyre, jeta e tyre ishe e lidhur  me të. Asnjë pjesë e qytetit nuk ishte e lidhur me fontanën si arbreshët, ajo  është dhe identitet i Arbanasit. Në të kaluarën aty anijet (sigurisht  edhe ato liburne) e kanë shfrytëzua ujin për pije për marinarë. Ppastaj  edhe arbneshët ujin e funtonës  e kanë përdorur  për nevoja të tyre;  për, pije, ujitje të kopshteve, pastrim rrobash , për  shtazët, si dhe për  pastrimin  e fuqive për  përgatitjen  e venës. Si kudo për burime interesante të ujit, janë krijua legjenda nga popujt,apo shkrimtarëve, piktorëve e këngëtarëve u kanë shërbyer si inspirime për imagjinatën e tyre. Ashtu edhe për fontanën ka pasur legjenda ..

Petar Zoraniq, i cili tregon legjendën se si u ndërtua Fontana nga zanat, po ashtu  e shpjegon  në mënyrë mitologjike edhe Juraj Barakoviq.Për fontanën nga këndëvështrimet tjera kanë shkruar:Erber, Ivo Petriciolio dhe Aleksandar Stipçeviq, si dhe Ivica Mateshiq- Jeremija, i cili flet se çfarë do të thotë Fontana për Arbanasit.Rela  ngjarjet e dramave:” Nita” dhe “Martesa” i vendos te burimet, e para te Fontana e dyta te  Pusi i Madh.

Pusi i Madh

Pos  fontanës, më i njohur  është Bunari  i Madh, (arb. Pûsi i màdh) i ndërtuar në fillim të shek XX më 1907. Aty pranë tij tani është ngritur stacioni i autobusëve. Ai kishte  pasur  sasi të madhe të ujit, dhe ishe përdorur deri në Luftën e Dytë Botërore. Arka e pusit  ishte bërë me blloqe të mëdha guri të gdhendura, ndërsa uji nxirrej me kovë që kishte lënë gjurmë lashtësie  nga litari,  si thotë;   Ivica Mateshiq në vargjet  e tij.

Në Skaj të Qytetit

Në skaj të  qytetit

gjurmët  e dukshme

të litarëve të gjyshërve tanë .

Në kurorën  e Bunarit të Madh

E ujit  të gjallë  të burimit tonë.

Për të mbrojtur ujin e pusit, nga  njerëzit e pandërgjegjshëm  e fëmijët, që të mos hidhnin   gjëra të ndryshme, pusit i kishin vu një kapak metalik.

Rreth tij nuk kishte pasur pushimore(banka )karrige për të pushuar, megjithatë kishte  pasur  shumë lule, të cilat arbneshët i quanin (pipat). Uji  i këtij pusi  kishte një cilësie të lartë, ishte përdor vetëm  për plotësimin e nevojave të familjeve arbneshe, mirëpo jo për ujitje të kopshteve .

Pusi i Madh, në kujtesën e arbneshve  mbahej në mend edhe për diç tjetër, si vend shoqërimi e takimi e argëtimi.

Ai tani qëndron në heshtje, ruan ujin e kujtimet, rron  si një relikt material. Ishte më shumë se një pus. Për  të gjithë ata që kanë kujtime për kohërat e shkuara, kur gjallëria e pusit ishte gjallëri e  fshatit, rrugët drejt pusit ishin rrugët më të gjalla.

Pusi i tretë, i cili kishte formë katrore funtona Vo, nuk ishte përdorur për pije,vetëm për ujitje

Autorët  Kotlar &Dokoza  i kanë përshkruar 10  puset  më karakteristike  të familjeve arbneshe . Disa familje  edhe i kanë rinovuar puset e tyre :si Josip  Pina Dadiq,Mitra  Kërstiq  Nike  Nikole  Jelenkoviq.

Roli i puseve në zhvillimin e bujqësisë

Shumica e tokave të arbneshëve ishin të mbjella me rrush, si dhe pemë të ndryshme, që nuk kishin nevojë për shumë ujitje. Ujin për ujitje e bartnin me karroca duke i mbushur  fuqitë e drurit me ujë. Më vonë ato u zëvendësuan me fuçi metalike që ishin edhe më praktike. Pa karroca e kuaj ishte e pa mundur të bëhej ujitja e kopshteve. Të gjithë anëtarët e familjes ishin të  përfshirë në punë vetëm shtëpiakja që është ta përgatisë ushqimin. Kjo edhe ka mundësuar ta forcojnë kohezionin brenda familjes ruajtja e gjuhës e dokeve të tyre.

Ana sociale e fontanës , Pusit të Madh dhe  pusit të Andra Mateshiqi- Kalmitana

”Megjithatë, puset janë të rëndësishëm në jetën e një komuniteti, jo vetëm për ujin që ofrojnë, por edhe nga jeta shoqërore që zhvillohej rreth tyre. Përveç furnizimi me ujë, disa puse ishin një vendtakim i preferuar për të rinjtë. Sidomos.

Për këtë u dalluan Fontana, pastaj Bunari i Madh dhe ai i Andra  Mateshiq- Kalmitana… Aty  përveç marrjes ujit për nevoja shtëpiake, për dhënien ujë kafshëve, larjen e rrobave, aty kanë lindur edhe shkëndijat e dashurisë e të rinjëve ,. … me mbylljen e bunarëve  ( shuhet një segment i  jetës dhe i traditës”

Atë kohë uji është bartur për në shtëpi nga pusi, e më së shpeshte këtë punë e kan bërë vajzat. në mëngjes. “Ato shkonin në grupe te pusi ku janë takuar me shoqet dhe kanë biseduar për tema të ndryshme; se kush është martua, fejua, dashurua, krijoheshin edhe thashë e thëna, shpifje dhe njoftoheshin  se kush ka vdekur”..Djelmoshat e kanë ditur kohën, kur vajzat janë aty,ata i kanë ndihmuar të dashurave të tyre të vendosnin shtamben në kokë, kishin respekt ndaj tyre gjithherë, në asnjë moment nuk i kishin nënçmuar, edhe ato ishin krenare….  por nuk i kanë ndihmuar  atyre në bartjen e ujit, sepse konsiderohej si punë e femrave. Nganjëherë, ujin të cilin e sillnin ato ua derdhnin qosheve që të mund të kthehen edhe njëherë dhe të shëtisin para  syve të tyre. Lala Petar Uçi  Peroviq, thoshte se e tëra ishte vetëm në shikime, deri sa zyrtarisht nuk janë njoftuar nëpërmjet fqinjëve miqve ose kushërinjve.

Kjo na për kujton këngët tona folklorike; vonesa e vajzave te kroni, takimi me të dashurin, vonesa për kthim, arsyetimi se uji kishte qenë i turbulluar dhe janë krijua këngë emocionalisht të fuqishme. Mirëpo, këtu nuk kemi të shënuar ndonjë këngë që lidhet me këto puse,ku zhvillohen  dialogje mes mamasë dhe vajzës  për arsyetimin e vonesës. Dërgimi i vajzave për të mbushur ujë  në këto vende, ndoshta familjet me qëllim i kanë dërguar, që aty të njoftohen djemt dhe vajzat  arbneshe dhe të zgjedhinin fatin e tyre.

Edhe një pus  tjetër   ishte  me rëndësi  bunari  i Andra  Mateshiqit  -Kalmitana

Një pikë e rëndësishme e vendtakimit  të rinjëve arbneshë ishte pusi Kalmitana. Aty ata shoqëroheshin dhe u argëtoheshin. Ishte krijuar një traditë interesante kurvajzat u fejoheshin  vendosnin  një kurorë me lule te pusi,si dhe ëmbëlsira për të gostitur shoqërinë e mbledhur aty. Të rinjët vet e kanë zgjedhur hokun –shoqen e martesës, nga dashuria ndërsa fejesa ishte bër me shkuesi, zakonisht martoheshin në moshen 17-18 vjeçare.  Martesat në moshë e hershme dhe me shkuesi deri vonë ka qenë  edhe tek ne.. “Lala  Pjetër  thoshte: “Prindrit  i porositnin vajzat,më mirë  martohu deri sa vjehrra  është gjallë që t’i ruajë fëmijt, deri sa ti punon në ara”.Pra ishte koha  kur arbneshët vareshin nga bujqësia.

Lidhur me ekspoziten dhe katalogun iu drejtuam  z. Abdullah Seferoviqit* i cili u shpreh:

“Botimi i vogël, por domethënës i Bernard Kotlarit dhe Serđo Dokoza “Arbanaški bunari” (Zadar, 2022) të kujton thënien e vjetër se shpirti ruhet në një shishe të vogël. Ata do të thonë se nuk mungon asgjë në atë botim të vogël. Krahas të dhënave dhe monumenteve historike, ka të dhëna dhe foto për puse të panjohura dhe anonime deri tani në oborret dhe kopshtet  e Arbanasit. Për ata që dhanë jetën. Së bashku me vëzhgimet e ngrohta njerëzore, si p.sh., ai për faktin se “vetëm ata që kanë provuar ujin e pusit e dinë se sa freskues dhe i ndryshëm është në çdo gjë, nga uji i rubinetit, ështëë folur se ai buron nga zemra e tokës. Çdo konsideratë serioze në të ardhmen për qytetin dhe identitetin qytetar të Zarës nuk do të mund ta anashkalojë këtë vepër të vlefshme”. Qëllimi i autorëve ishte tu tregojnë gjeneratave të reja se gjithmon nuk e kan pasur qezmet brenda shtëpive, ujin në banjo e qezme në oborre,jeta ishte zhvilluar ndryshe, kishte qenë më e rëndë …edhe në trojet shqiptare kudo, sa më shumë të hulumtojmë e pasqyrojmë trashigiminë materiale e shpirtrore, sepse gjeneratat e reja duhet ta dijnë e kuptojnë të kalurën, për ta sendertuar të ardhmen. .

*Abdullah Seferoviq ,,sllavist,artist në teatrin e kukullave në Zarë,gazetar,fotograf. Në vitin 2009 e ka fitu shpërblimin  e qytetit të Zarës, për librin” Photografia Laderina”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok