26/04/2024

NGA KALOSH ÇELIKU

Kameleoni, personazhi im “besnik” i Partive Politike Shqiptare, dhe Librave të mi publicistik të “rrezikshëm”, Sot: pas një rehabilitimi në institucionet partiake me vende pune në shtetin e “përbashkët” Neokomunist, dhe pasurie marramendëse, e ngriti zërin me emër e mbiemër për shpëtimin e një kalorësi të arratisur politik të sojit vet partiak, duke e flijuar Mbretin për një top shahu. Ose, Kali. Edhe, pse: herë pas here në mjetet e informacionit si Kameleon nuk kishte guxim trimërie, dilte me pseudonim në fushën e mejdanit, dhe kërkonte debate publike për arsimin dhe kulturën shqiptare. Cili krijues shqiptar do të ishte ai, që do të merrte guxim dhe hynte në debat me këtë rrufjan provokues “shqiptar’ anonim?! Dje, në PPD, PDSH, VMRO – DPMNE, LSDM -ë. Sot, në BDI. Nesër?! Kutadi, Unë si shkrimtar: mund të dali edhe në Kosovë, Serbi. Dhe, Shqipëri. Arsye, të cilit edhe i jam përgjigjur në mjetet e informacionit me emër dhe mbiemër përmes shkrimeve të mia publicistike: Grerëza, Dregëza, “Hejza” doli hamllave, dhe Anonimja.

Përderisa, Dje ishte në PDSH i shëtitur me vende pune në redaksi partiake dhe honorare marramendëse si rrufjan shqiptar, një shkrim timin publicistik me emër dhe mbiemër përcjellur në redaksi, në vend  të publikimit në gazetën e tij partiake policore, Kameleoni ia dërgon për “vlerësim” dhe rrugëtim partiak punëdhënësit të tij për një shpërblim partiak. Kutadi, unë: Ndoshta, edhe shtetëror në shtetin e “përbashkët”. Edhe, sipas tij: armiqë më të rrezikshëm për shtetin e “përbashkët”, nuk janë “vëllezërit”, po shqiptarët?!

Kameleoni Dje, ishte spiun. Sot, “patriot” me veshje të “publicistit” dhe “analistit” politik, që gjatë Luftës të UҪK -ës 2001, doli haptas në gazetën e vet partiake të “vëllazërim – bashkimit” me një shkrim kundër UҪK -ës, se: Kryengtitësit shqiptarë, janë spiunë të dërguar nga Beogradi. Shkrim, të cilin e kam publikuar me emër e mbiemër mes atyre faqeve të Librit si ilustrim dhe dëshmi të ngjarjeve të asaj kohe te romani i Luftës “Me  tre varre” (2001).

Sot, Partia Politike BDI e dalur nga sjetullat e asaj Lufte të UҪK -ës, e rehabilitoi Kameleonin, dhe ringjalli me vende pune në Universitet dhe “institucionet” e saja partiake. Burri botës, përsëri e shiti veten për një torbë taxhi përqafe. Ose, një krah bar në grazhd. Vetëm, se: dallimi nga Dita e Djeshme, deri te Dita e Sotshme, në rolin e “patriotit” kuqezi pati edhe viktima. Edhe, pse ai: për këto viktima, nuk e ka publikuar asnjë shkrim përkujtimor, përveçse ka derdhur lotë krokodili në fushatat parazgjedhore dhe parlamentare për “fitore”. Mend i shetë popullit shqiptar, dhe partive politike të dalldisura dhe arratisura shqiptare me “analizat” e tia teknefese partiake, se: nuk duhet të merren me pastrimin e bërllokut të vet deri në fyt, në Shtëpi, por me pastrimin e shtëpive dhe haleve të kojshive, matanë gardhit: 20 % -in e Gjuhës Shqipe?!

Sipas këtj ”analisti” politik partiak me  këmbët dhe trutë në legen, edhe tridhjetë vite të tjera Partitë Politike Shqiptare duhet të luajnë rolin e lypsit te Ura e Gurit me bërllokun e vet brenda Shtëpie. Edhe, pas Haleje. Gjoja, se: janë duke luftuar për të drejtat e barabarta kombëtare në Qeverinë e “vëllazërim – bashkimit”: Flamurin kombëtar, shkolla shqipe, Gjuhë shqipe, tekste shkollore. Që, i kishin Dje, në sistemin komunist. E, nuk i kanë Sot në “demokraci”, në sistemin Neokomunist. Përmëkeq, edhe atë me plot parti politike shqiptare në pushtet, e poste partiake në Qeveri?! Gojën plotë demagogji, e “kalemin” strukur mes këmbëve para popullit shqiptar si Kameleon e thotë: Partitë Politike Shqiptare, nuk duhet të merren me pastrimin e Lëmës para Shtëpisë, as “haleve” pas shtëpive mes hithrave, që me vite u kanë mbi dhe shpërthyer si lule pranvere, dhe i kanë ende brenda kontenierëve të bërllokut edhe Sotekësajdite. Ende, nuk ka shqiptar që t’i kosisë me kosë mes Livadheve?! Dhe, Sot: Kameleoni i delë zot një kalorësi të arratisur me të katra pas postit politik dhe Xhadisë. Pasurisë. Edhe, atë: kur, Sot si popull Shqiptar, zjarr na digjet mbi krye. E, me këtë bërllok të karroacave dhe Haleve shqiptare, nuk bëhet Shqipëri Etnike. Aqmëpak, mirret pushteti. Ose, dilet nga Gërrana, ku kanë rënë këmbekokë Partitë Politike Shqiptare.

Rrezik, si në lojën e shahut mes dy kundërshtarëve brenda Shtëpisë për “fitore”: Shah – mat, kur, njëri nga lojtarët duhet të humbë figurën e një topi, ose kali. E, ai e jepë Mbretin?!…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok