27/12/2024

Jahja Drançolli: Dita e vdekjes së Atit të Kombit, Gjergj Kastrioti

0
Kastrioti

Jahja Drançolli:

Sipas Kalendarit Gregorian dita e sotme,  17 janari i vitit 1468 shënon ditën e vdekjes së Atit të Kombit, Gjergj Kastrioti-Skënderbeut: Rizbulimi i dy mbishkrimeve në grafikën e Skënderbeut të vitit 1466, çojnë të dyshohet se vepra “Historia de vita et gestis Scanderbegi Epirotarum Principis”, e humanistit Marin Barleci është shkruar në vitin 1493 përkatësisht 15 vjet para se të botohet në Romë, rreth viteve 1508/10!

Në grafikën që e kemi në dorë i ndeshim dy mbishkrime në pjesën e sipërme dhe në pjesën e poshtme të saj të njohura ç’prej shekujve XVIII-XIX në historiografinë angleze, hungareze e kroate. Në mbishkrimin e sipërm lexojmë këtë përmbajtje: “Obiit anno Domini 1466. XIV. Kalend (as) Februar (ias) Aetatis A(nn)o 63. Impero vero XXIV.”, që në përkthim të lirë do të thotë: “Vdiq në vitin e Zotit 1466, datën e 17 janarit në moshën 63-vjeçare, në vitin 24 të sundimit.”. Ndërkaq, në mbishkrimin e poshtëm të grafikës fiksohet viti 1493 (14-93), si datë që shënon shkruarjen e veprës kushtuar Skënderbeut nga Barleci. Data në fjalë paraqitet në të dy anët e mbishkrimit: “Signor Scander Bego” (“Kryezoti Skënderbe”). Mbështetur në mbishkrimin e sipërm, data e vdekjes së Atit të Kombit (1466) vlerësohet si një shmangie nga data 17 janar 1468, datë kjo të cilën e ndeshim përgjithësisht në historiografinë shqiptare. Mirëpo, në historiografinë jo vetëm të vjetër botërore, përveç vitit 1468 do të ndeshim edhe vitet 1466 dhe 1467. Vitet e përmendura dalin si rrjedhojë e varieteteve kronologjike të shekullit XV. Në rastin konkret është fjala për llogaritjen e viteve sipas stilit venedikas (Mos Venetus), e cila ndryshonte nga ndonjë llogaritje të stilit tjetër nga koha që ndërlidhet me jetën dhe veprën e Skënderbeut. Së këtejmi, llogaritja e fillimit të vitit sipas stilit venedikas nuk është 1 janari por 1 marsi, që në raport me vitin tonë qytetar mbetet pas për dy muaj. Stili venedikas i llogaritjes ka qenë i pranishëm në pjesët bregdetare të Arbërisë ç’prej shekullit XIII.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok