04/12/2024

Ja përse unë mbështes Kuvendin e datës 11

0
Lediana-Fratari

Nga Lediana Fratari

PD nuk ka përmbyllur ciklin, por ka përmbyllur një etapë. Ja përse unë mbështes Kuvendin e datës 11

Nesër shumica e demokratëve kanë vendosur të mblidhen në Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë së tyre.

Kuvend i jashtëzakonshëm, në një kohë të jashtëzakonshme politike dhe në një vend të jashtëzakonshëm për një ngjarje politike. Shpresoj të jetë po kaq i jashtëzakonshëm edhe në vendimet që do të marrë.

Unë, si një aktiviste e vjetër e kësaj partie, si kandidate për deputete e saj në zgjedhjet e 25 Prillit, vendosa ti bashkohem këtij kuvendi.

Në debatin e gjërë që po ndodh në PD, unë nuk jam pozicionuar pro Berishës dhe kundër Bashës. Unë nuk e shikoj këtë si një ndeshje mes dy njerëzve. Të ishte e tillë, do ti refuzoja të dy. Unë e shikoj këtë si një proces, edhe pse shpesh me tone agresive, që synon të reformojë Partinë Demokratike.

PD nuk është një mall që ka një afat skadence, ashtu sikurse mendojnë shumë opinionbërës. PD është një forcë politike që lindi, si shumë simotra në vendet ish komuniste, nga revolucionet anti-komuniste. Dhe antikomunizmi ishte kauza e saj më e madhe. Sot koha e saj nuk ka skaduar, por po, ka ardhur koha e një ristarti. PD ka nevojë të rishikojë pozicionin e saj në raport me ideologjinë politike, për një pozicionim më të qartë si forcë e djathtë, mënyrën e funksionimit, organizimin, kauzat… PD ka nevojë të hapet, jo me fjalë, por me veprime konkrete, për të përfshirë rininë dhe intelektualët. Ajo nuk mund të vazhdonte të jetonte me kujtimet e të shkuarës, ndërsa nuk po shkonte dot drejt pushtetit.

Ndaj unë u bashkova me kuvendin e datës 11, sepse shikoj aty mundësinë e një procesi që do të realizojë këto hapa, që unë mendoj se PD-së i duhen për të vazhduar të mbetet një parti e madhe.

PD nuk ka përmbyllur ciklin, ajo ka përmbyllur një etapë dhe duhet të riorganizohet për të nisur një etapë të re, duke qenë më e madhe, më e fortë, më e organizuar dhe më demokratike.

https://www.facebook.com/fratarilediana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok