27/04/2024

Intervistë me Eralda BORIÇIN, përfaqësuese e “Lions Club International” për Shqipërinë

0

Misioni i “Lions” –it më bëri të gjej veten si pjesë e kësaj familjeje të madhe

Nga Entela Binjaku

Znj. BORIÇI  si u bashkuat ju me Lions International? Çfarë ju bindi të bashkoheni me këtë organizatë?

E.BORIÇI: “Përfshirja ime në organizatën më të madhe lider në botë për shërbimet humanitare dhe komunitare ka qenë rastësore. Një miku im më foli për të, më pas unë kërkova informacion më të detajuar për këtë organizatë në google në faqen zyrtare “Lions International” dhe mbeta e impresionuar nga ndyshimet e mëdha që klubet dhe anëtarët kishin bërë në komunitetet ku jetojnë në mbarë botën. Misioni i “Lions”–it më bëri të gjej veten si pjesë e kësaj familjeje të madhe.

MISIONI YNË është të fuqizojmë klubet, vullnetarët dhe partnerët e “Lions”-it për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqënien, për të forcuar komunitetet dhe për të mbështetur ata në nevojë përmes shërbimeve humanitare dhe granteve që ndikojnë në jetët globale dhe inkurajojnë paqen dhe mirëkuptimin ndërkombëtar. Motoja jonë është SHËRBIMI ndaj komunitetit”.

Shpesh njerëzit janë skeptikë ndaj disa organizimeve të cilat edhe pse janë të dobishme, por kur nuk njihen nga opinioni shkaktojnë disi hezitim.  A e keni vënë re dhe ju një gjë të tillë?

E.BORIÇI:  “Po është e saktë kjo që thoni e kemi ndjerë në shumë raste që njerezit janë skeptikë dhe shpesh ngatërrojnë politikën në sipërmarrje të tilla. Prandaj është shumë i rëndësishëm informimi, kush ne jemi dhe cfarë ne bëjmë.  Këtë ne jemi përpjekur ta shpjegojmë përmes punës dhe aktiviteteve të shumta që ne kemi kryer në qytete të ndryshme në ndihma për familjet në nevojë, në befotrofe, në institucione të ndryshme që janë prekur nga katastrofa natyrore si tërmet, përmbytje, pandemi etj..”

Si është e organizuar “Lions” në vendin tonë dhe me cilat organizata të tjera bashkëpunon?

E.BORIÇI:  “Lions Club International” në Shqipëri është i pranishëm përmes 4 klubeve Lions qe jane aktualisht në Fier, Tiranë dhe Pogradec. Çdo klub është i përbërë nga 20 anëtarë të cilat duan të shërbejnë me zemër per ta bere kete bote me te mire. Deri me tani kemi bashkepunuar me klubet analoge në Evrope per aktivitetet tona , se shpejti mendojme te kemi bashkepunime frytdhenese edhe me organizata vendore. Vizioni ynë është të  jemi lider global në komunitet dhe shërbimet humanitare.  Luanët shërbejnë dhe është kaq e thjeshtë që kur ka filluar ne 1917. Klubet tona janë vende ku individët bëhen bashkë për të dhënë kohen dhe mbështetjen e tyre, për të përmirësuar jetën në komunitetet ku jetojnë dhe në mbarë botën”.

Çfarë aktivitetesh keni realizuar dhe cilët kanë qenë mbështetësit tuaj?

E.BORIÇI:  “Aktivitetet kanë qenë të shumta dhe janë kryer me mbështetjen e zyrave qendrore të “Lions International” përmes granteve të ofruara, përmes kontributeve të anëtarëve të klubeve, përmes bashkëpunimeve me klube Lions në Evropë.  Aktivitetet kanë qenë ndihma në familjet në nevojë, dhurata per femijet jetime ne shtepite e fëmijëve Vlorë,Tiranë dhe Korcë, ndihma për stafin mjekësor të QSUT-së per periudhen e pandemisë, ndihma për familjet e prekura nga përmbytjet në zona të ndryshme të vendit si Shkodër, Fier, ndihma për familjet e prekura në tërmeti në Durrës, Thuman, Krujë, Shijak”.

Cilat janë planet tuaja për 2023 dhe a keni një mesazh për cilindo vihet në kontakt me këtë organizatë?

E.BORIÇI:  “Planet tona për 2023 janë të kontribojmë sa më shumë në komuntitetet tona, zbatimi  i nje projekti për arsimin, zgjerimi i klubeve dhe krijimi i klubeve “Leo” për rininë nga mosha 18-30 vjec. Për këtë ftojmë të gjithë ata individë dhe të rinj që kanë deshirë dhe mirësinë t´i bashkohen misionit tonë të vihen në kontakt me ne përmes faqes sone në facebook “Lions Club Apollonia” ose numrit te kontaktit te Përfaqësueses të “Lions Club International” për Shqipërinë për t´u orientuar  në klubet afër jush 0695689500”.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok