09/12/2024

Inflacioni është dhe mbetet vetëm problem i politikës monetare

0
Vladimir-Mici

Flet Dr. Vladimir Mici:

– Barazimi i Euros dhe dollarit sinjalizon se ekonomia europiane po i drejtohet një recepsioni të thellë si pasojë e pushtimit të Ukrainës nga Rusia

– Rritja e çmimeve nga inflacioni është më e madhe sesa rritja e pagave nga inflacioni duke sjellë ulje të fuqisë blerës.

-Një treg i pjekur regjistron një inflacion vjetor normal prej 1-3 përqind.

-Inflacioni i tregjeve në zhvillim mund të jetë pak më i lartë dhe të arrijë 2-8 përqind.

– Fakti që leku forcohet në raport me to është futja e monedhës euro dhe dollarit më shumë sesa nevojat tona.

– Inflacioni është dhe mbetet vetëm problem i politikës monetare.

– Ky ndryshim do të thotë se konsumatorët dhe kompanitë europiane do të paguajnë më shumë për shërbimet që importojnë dhe do të fitojnë më pak nga eksportet në tregje ndërkombëtare.

Intervistoi: Albert Z. ZHOLI

Ka kohë që leku shqiptar, po forcohet në raport me monedhat e huaja. Nëse shohim sot, më 13 tetor 2024, dollari amerikan  blihet me 89.7 lekë dhe shitet me 90.7 lekë. Euro blihet me 98.4 lekë dhe shitet 99 lekë. Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104.4 lekë, ndërsa në shitje me 105.4 lekë. Paundi britanik blihet me 117.1 lekë dhe shitet me 118.1 lekë. Vlera e Euros dhe dollarit thuajse është barazuar për herë të parë në 20 vite, duke sinjalizuar se ekonomia europiane po i drejtohet një recensioni të thellë si pasojë e pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Sot afërsisht 1 euro është baraz me 1 dollar. Ky ndryshim do të thotë se konsumatorët dhe kompanitë europiane do të paguajnë më shumë për shërbimet që importojnë dhe do të fitojnë më pak nga eksportet në tregje ndërkombëtare. Euro hasi në një humbje dramatike të vlerës së saj që prej fillimit të shkurtit kur vlerësohej mbi 1,13 dollarë. Kjo ka bërë që në Shqipëri të ketë inflacion.  Inflacioni dhe rritja e çmimeve janë problem që ndikojnë tek populli. Një treg i pjekur regjistron një inflacion vjetor normal prej 1-3 përqind. Inflacioni i tregjeve në zhvillim mund të jetë pak më i lartë dhe të arrijë 2-8 përqind. Për shkak të këtij inflacioni të parashikuar dhe të kontrolluar, pagat tona, si dhe mirëqenia dhe përfitimet e tjera, rriten çdo vit. Ndodh, sepse çdo vit për të njëjtën shumë parash njerëzit mund të blejnë pak më pak mallra. Për këto probleme jep përgjigje dr. Vladimir Mici…

–         Ka kohë që leku shqiptar po forcohet në raport me monedhat e huaja. Pikërisht më 13 tetor 2024 shikojmë se dollari po barazohet me euron, ndërsa leku shqiptar po fuqizohet ndaj të dyjave. Mendoni se Banka e Shqipërise ka emetuar në mënyrë të pakontrolluar monedhë lek për të thithur nga qarkullimi monedha të huaja, kryesisht euro dhe dollarë duke ulur në mënyrë artificiale kursin e këmbimit me këto dy monedha?

Siç e kemi thënë kohë më parë ka kohë që leku shqiptar po forcohet në raport me Sot, më 13 tetor 2024, dollari amerikan  blihet me 89.7 lekë dhe shitet me 90.7 lekë. Euro blihet me 98.4 lekë dhe shitet 99 lekë. Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104.4 lekë, ndërsa në shitje me 105.4 lekë. Paundi britanik blihet me 117.1 lekë dhe shitet me 118.1 lekë. Vlera e Euros dhe dollarit thuajse është barazuar për herë të parë në 20 vite. Mendoj se kjo nuk shkon në logjikën ekonomike. Arsyeja është mjaft e thjeshtë. Nqs do të kishim më shumë euro dhe dollarë në treg sesa janë nevojat tona për to çmimi i tyre (kursi i këmbimit) do të binte. Nëse sasia e parave në treg ( dmth lekut do të ishte hedhur për këtë qëllim) duke injoruar faktorë do të zhvlerësohej në raport me valutat e huaja. Fakti që leku forcohet në raport me to është futja e monedhës euro dhe dollarit më shumë sesa nevojat tona. Nëse kjo tendencë vijon atëhere ne presim zhvlerësim të mëtejshëm të dy valutave ndaj lekut. Por a mund të emetojë Banka qëndrore para? Jo Banka qëndrore nuk emeton para, pa kërkesën dhe miratimin e qeverisë! Arsyeja është e thjeshtë. Banka Qendrore merr atributin e agjentit të qeverisë dhe qeveria siguron nëpërmjet emetimit të parasë burimin e tretë, ku burimi i parë mbeten tatimet, burimi i dytë është huazimi nga publiku përmes obligacioneve dhe bonove dhe mënyra e fundit është emetimi i parasë. Ky emetim quhet seinjorazh. Pasojat e këtij emetimi i paguajnë individët. Në gjuhën ekonomike ajo quhet taksë inflacioni e vendosur nga qeveria. Për këtë politikë monetare po përdor shprehjen e Fridmanit. Inflacioni është dhe mbetet vetëm problem i politikës monetare. Sipas teorisë sasiore çdo emetim shtesë parash është i barabartë me shtesë inflacioni. Roli i Bankës qëndrore është të ruajë stabilitetin e çmimeve nëpërmjet inflacionit të shënjestruar. Deri në mesin e vitit 2024, Banka Qëndrore parashikonte stabilizimin e inflacionit në shifrat poshtë 4%. Më parë ishte mbi këto shifra. Problemi, që lind me qytetarët se ajo nuk kompensohet në mënyrën e duhur; pra e thënë pak më saktë rritja e çmimeve nga inflacioni është më e madhe sesa rritja e pagave nga inflacioni duke sjellë ulje të fuqisë blerëse dhe papunësi për shkak të rënies së kërkesës së brëndshme për mallra dhe shërbime. Rritja e inflacionit mbi nivelin e kërkuar është tashmë e qartë, sepse ka filluar si strategji që me pandeminë dhe shifrat e fryra të realizimeve të GDP, apo indeksit të çmimeve të ulura artificialisht, përmes strukturës së shportës së mallrave të inflacionit, strukturës së pambështetur të konsumit midis grup moshave dhe gjinive dhe sistemit të pagave joadekuat. Realisht ka ulur pagën reale. Efektet e inflacionit ndihen: Mbi koston e parasë. Një para e mbajtur në dorë sot pas një viti vlen më pak për shkak të inflacionit. Kostoja e dytë ndodh me firmat, që detyrohen më shpesh të ndryshojnë çmimet, për pasojë ato kanë kosto shtesë, që lidhen me marketingun e tyre. Kostoja e tretë lidhet me kontratat e bëra, për të cilat firma nuk mund të ndryshojë çmimet. Kostoja e katërt lidhet me efektet tatimore. Psh nqs ke blerë një shtëpi para dy vitesh, e cila ka kushtuar 5 milion lekë sot, po e njëjta shtëpi kushton 6 milion lekë nga inflacioni. Në momentin që e shet 6 milion duhet të paguash taksë mbi taksën e inflacionit 15%. Dhe e fundit. Mospasja e një niveli çmimesh stabël apo të qëndrueshme, por sot ke çmime të tjera dhe nesër të tjera  me diferenca të ndjeshme kjo sjell pasiguri jetese dhe komplikon shumë planifikimin financiar të çdo familje sidomos ato që janë edhe me kredi apo borxhe. Në këto raste vendimi më i mirë do të ishte kursimi dhe kufizimi në maksimal i konsumit duke ulur konsumin si shoqëri dhe për pasojë produktin e përgjithshëm bruto dhe në një spirale aftësinë e ekonomisë për të gjeneruar në potencialin e vet. Më të prekur nga inflacioni janë punonjësit me paga fikse dhe pensionet, sepse edhe në rastin më të mirë indeksimi i tyre ndodh një herë në vit, por gjatë vitit këto efekte rëndojnë mbi kurrizin e tyre dhe barra e borxheve tashmë e ka lënë gjurmën e vet.

Banka e Shqipërisë si vepron? A i kontrollon sasinë e parave që hedh në treg? Çfarë kriteresh ka për hedhjen e parave në treg?

Për të matur sasinë e parasë në treg mënyra më e thjeshtë është teoria sasiore e parasë. Sipas kësaj teorie sasia e parasë në treg përcaktohet nga vëllimi i përgjithshëm i transaksioneve në mallra e shërbime të vlerësuara me çmimet e tyre në vit pjestuar me numrin e herëve që një njësi paraje qarkullon në vit. Sa më i madh ky herës aq më e vogël është sasia e parasë në treg dhe anasjelltas sa më i vogël ky tregues aq më e madhe është kjo sasi. Por aktualisht një pjesë e transaksioneve kryhen në mënyrë elektronike, apo me llogari bankare, duke eleminuar paranë cash, dhe kjo përqindje vjen duke u shtuar në raport me paranë cash kështu që banka e Shqipërisë llogarit edhe këtë sasi në pjesën e saj. Kështu që lind treguesi i bazës monetare. Baza monetare është sasia e përgjithshme e njësive të parasë, që mbahet nga publiku dhe rezervat që kanë bankat. Me këtë tregues lidhet raporti rezervë/depositë dhe raporti para depozitë. Oferta monetare = paraja cash + depozita, ndërsa baza monetare është paraja cash + rezerva nga bankat. Kështu që nqs raporti cash depozitë është 1 dhe raporti reservë depositë është 0.9 dhe baza monetare 200 miliardë lekë oferta e parasë = 2B/1.1= 363,6 miliardë lekë. Pra egziston një kontroll i thjeshtë për të përcaktuar tepricën, apo mungesën në treg të parasë. Por a ka vështirësi? Po, sepse në tregun shqiptar kryhen transaksione të gjëra në euro dhe monedha të tjera duke zvogëluar mjaft sferën dhe rolin e Bankës qëndrore në politikën monetare dhe të na japë përshtypjen e një teprie monedhe në lekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok