I dënuar nga dy regjime, 3 vjet heqje lirie vuajti në Jugosllavi, por 8 vjet në Shqipërinë komuniste

0
Hysen-Sali-Bukoshi

Nga Kastriot Dervishi

Hysen Sali Bukoshi (1.1.1941-13.11.2026), ishte ndër dëshmitarët e fundit të historive të vuajtjes së shqiptarëve nga Kosova nga regjimi komunist i Shqipërisë. Ai u nda nga jeta pak ditë më parë në Prizren. Me profesion arsimtar. U dënua për arsye politike dy herë, në Jugosllavi vuajti 3 vjet, ndërsa në Shqipëri 8 vjet heqje lirie. Si shumë shqiptarë të Kosovës kujtoi se do gjente mrekullinë në Shqipërinë komuniste. Në një intervistë për ISKK-në pak kohë para vdekje?, thotë:

“Asgjë nuk dinim. E dinim se ishte vendi ynë dhe duhej të ishte i mirë. Shihnim nga televizori që në Shqipëri jetohej mirë sepse ashtu bëhej propaganda. Ne në Kosovë mezi prisnim të vinte ora që të hapnim televizorin dhe të shihnim ç’bëhej në Shqipëri”.

U arrestua më 5.9.1975. U akuzua në bazë të nenit 73/1 të Kodit Penal. Në gjyq mohoi akuzat që iu bënë për agjitacion e propagandë dhe tha se ishin dëshmi të rreme. Gjykata e Rrethit Berat, me vendimin nr.220, datë 27.12.1975 e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie. U lirua më 27.7.1983.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok