06/10/2024

Histori me vaksine!

0

Nga Nikoleta Kovaçi

Para do javesh shoqerova nje person per ne nje qender shendetesore per tu vaksinue! Sigurisht kisha kuriozitet se ç’a bahet ne procese te tilla! Qendra ishte e vockel! Me nje korridor dah e ma te vockel! Me pak dyer, qe mas tyne presupozohej se kishte sherbim mjekesor!

Halli e njejte i ban njerzit shpejt te afrueshem! U mor vesh se nja 10-15 ishin per vaksine! Thujse shumica per te paren! Personi qe kryente vaksinimin nxori ca formular ne korridor e tha qe t’i plotesonin kush asht per vaksinim! Hyjne nja dy-tre e une nxora nje stilolaps! Plotesova per njeriun tem e masanej, ngaqe me pane se shkruja shpejt ma kerkuen si nder edhe disa te tjera! Plotesova te dhanat e secilit simas kartes se identitetit! Masanej duhej me cilesue se cilen vaksine deshironin! Krejt ishin per Phizer! Ua lashe ne dore secilit formularet e tyne dhe hyra brenda me shoqerue njeriun tem, ne fakt ma shume se sa me e shoqerue, me e kuptue se ç’a ndodh! Kurioziteti dhe dyshimi rrine gjithmonë zgjue tek une!

I dhashe personit vaksinues formularin! E pa, u nxi dhe tha: s’kam Phizer! I thame se kena rekomandim nga mjeku i familjes se duhet kjo vaksine! Ok, tha! Te flas pak me te! E mori ne cel, folen, dolen te njohun dhe ne fund i tha; une kam veç dy vaksina Phizer, skam ma! Personi pertej telefonit i tha se njeren duhej ta kishte per pacientin e vet!

Si i bukri shejtan, po shihja veprimet e vaksinuesit! Masi maroi pune i thashe; kam dy pyetje te vockla; e para pse i bashkoni femije dhe njerez qe do te vaksionohen ne të njajten ore dhe zyre? Dhe e dyta: a e di se perjashta jane te pakten 10 vete qe kane plotesue formularin per Phizer?!

Ngriti supet e sigurisht pergjigje s’pat, veç nje pyetjeje; Ku punon?!

I thashe pa pune dhe u qetesua…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok