14/12/2024

Histori kabashase – punë, qendresë deri në vetëflijim

0
u6_Vesel-Musli-Ahmetaj

Dr. Nuhi Veselaj (autor)

/Konsultues Asllan Asllani (Korishë)/

HISTORI KABASHASE: PUNË, QËNDRESË DERI NË VETËFLIJIM

OSE

PSE U VRANË NGA SERBËT SI SHTËPI BUKE DY DJEMTË E SHABAN QERIMIT, VESELI DHE MUSLIU?

Lexues i nderuar,

Në këtë shkrim keni rast të njiheni me ndonjë detaj  biografik të dy  bashkësive tona  familjare Ahmetaj e Veselaj (1951-1999-2019), por aq më tepër zgjon interes ndonjëra nga episodat  me përmbajtje  etnografike  që njihet pak ose apak dhe që ndërlidhet  me personat historikë si:  Isa Boletini, Rrustë Kabashi, Mulla Nasufi, Bajram Curri, Muharrem Bajraktari, Salih Shabani, Muhamet Veseli, Hysen Rexhepi, Qerim Rrustemi, Shaban Qerimi etj.  – material ky i vjelë nga bashkëkohanikët e tyre në vitet 1967-1970.

Hyrje ose motivi si shkas

Burri i mirë nuk des kurr (Atë Gjergj Fishta)

Më 14 mars 1999, pak para se NATO të fillojë me i bombardue caqet e Armatës milosheviçiane, forcat ushtarake policore serbe të Prizrenit nxituan të bastisnin Lagjen e Zekajve të fshatit Korishë dhe atë rast pa ndonjë shenjë paralajmërimi, në vend që të mbronin qytetarët e vet, pikërisht aty ku zakonisht pritnit buzagaz çdo mik apo hallexhi në nevojë, vranë në pragjet e odave të tyre, dy djemt e Shaban Qerimit, Musli e Vesel Ahmetaj, lindur në Kolsh (Kukës) më 1934. Meqë këto dy shtëpi nuk ishin as të fillimit as të fundit nga ana e malit as nga ajo e fushës në këtë lagje, madje edhe pse u ndeshën në shtëpitë e tyre edhe kryefamiljarë të tjerë, lind pyetja: pse u vranë pikërisht djemt e Shaban Qerimit?  Si duket kjo nuk ishte rastësi, por punë e planifikuar më parë, ngase këto forca një javë më parë kishin pasur një kontakt-përleshjeje të pa pritur të pasuksesshme me Bataljonin UÇK-së të sapo konsoliduar të Kabashit me ç’rast pas humbjeve që kishin pësuar detyrohen të tërhiqen me turp nga rajoni i maleve të Kabashit dhe kështu pasi emri i familjes së Shaban Qerimit nga intelegjencia e armikut ishte e njohur më parë si shtëpi strehuese dhe bukëdhënëse e kaçakëve dhe e njerëzve në nevojë, por në veçanti të atyre antikomunistë serbosllavë, edhe pse ky zotshpije kishte mbi 30 vjet që kishte kaluar në amshim, por që dihej fort mirë që këto dhanti dhe plus urrejtjen ndaj çdo pushtuesi e sidomos shovinizmit serbomadh ua kishte ngulitur thellë si amanet trashëgimtarëve të tij që me punë, e qëndresë deri në vetëflijim kishin amanet që mos t’i lëshojnë trojet e veta, andaj forcat çetnikomilosheviçiane zgjodhën pikërisht kryefamiljarët e këtyre dy shtëpive Veselin e Musliun për viktima si masë parandaluese ushtarake për futje tmerri e lemërie familjeve të tjera që mos të guxonin të përkrahnin as me bukë UÇK-në.

Sidoqoftë, edhe pse si edhe më parë, edhe ndërkohë sidomos gjatë bombardimeve të NATO-s nga forcat e tilla barbare milosheviçiane ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare u shkaktuan masakra me viktima jashtëmarramendëse anembanë Kosovës dhe në vetë fshatin Korishë, andaj mbase edhe për shkak modestie, sepse  këta dy si persona aktivistë nuk ishin imponuar më parë, andaj edhe na duket se pak ose aspak po përmenden e dallohen aktualisht në homazhe e akademi si viktima martirë vetëflijues nga organizatat politiko-shoqërore të fshatit e më lartë, prandaj ne po me qëllim njohjeje të opinoinit pse morëm si shkasmotiv pikërisht viktimizimin e këtyre dy djemve martirë të Shaban Qerimit, duke indërlidhur çështjen me të bëmat e vet personalitetit të Babë-Shabanit si prind kabashas, me pak fjalë, po rrëfehem, tash fill me këto dy pika:

E para, fshati Reçan i Therandës (Suharekës), vendlindja ime, i takon po Rrethbjeshkës sharrake ashtu edhe rajoni i Kabashit (fshatrat: Kabash, Muzhlak, Korishë e Grejkoc) dhe në veçanti  familja jonë e gjerë Veselaj me familjen Ahmetaj të Korishës tradicionalisht kishin marrëdhënie krushqie e bashkëpunimi prej se mbahej mend, dhe konkretisht familja jonë e ngushtë më intimisht që nga vitet e ‘50-a të shekullit të kaluar, kur dy vajza të Shaban Qerimit, u bënë nuse të familjes sonë, së pari, Sherifja (1936), bashkëshortja ime dhe Nailja (1940) e Baftiut, vëllait më të vogël, që të dyja lindur në Kolsh të Kukësit, andaj, duke njohur sadokudo edhe në hollësi realitetin rreth kësaj familje të Shaban Qerimit, do të përpiqemi që në këtë shkrim të trajtoj historikun kësaj familjeje.

E dyta, nuk ka familje që historia saj fillon sot, andaj  për të gjetur të vërtetën historike pa tjetër imponohet domosdoja, siç na u imponua ne që fillimisht të vëmë theksin, rreth shembëlltyrës së babës së tyre kryefamiljarit Shaban Qerimi (1900-1967) dhe pastaj në formë përkujtimi do të ndalemi paksa rreth portretit njerëzor të dy martirëve dëshmorë të lirisë të Kosovës Vesel e Musli Ahmetaj, gjithnjë mbështetur në të vërtetën të parë  sa më objektivisht sipas dioptrisë sonë. Në të vërtetë në vitet 1966 -1967, pak para ikjes të Babë-Shabanit në amshim, kam pasur fatin që nga vetë goja e tij, jo si dhëndërr po si një njeri me shkollë, siç më padehte ai,me ndëgjuepër sfidat dhe të bëmat e përjetuara dhe të realizuara me plot sakrifica gjatë jetës, afro 70 vjeçare, të tij, ngase e dinte që edhe unë prej se njiheshim familjarisht isha në luftë të përhershme me regjimin antishqiptar tito-rankoviçist, por që mendonim se tashti pas Plenumit të Brioneve 1966, mbase qëndrimi pushtetor ndaj shqiptarëve do të jetë më i zbutur, dhese do ta kemi më lehtë me jetue, madje  edhe me e shprehë ndoshta pak më me pa drojë  edhe  historinë tonë. Fjalët e tij që i kishte mbajtur brendë të ndryra që tani i dilnin nga shpirti luftarake përvujtës, ishin befasi për mua, pasi sipas meje ai njihej kryesisht vetëm sishpi buke që nuk kishte arritur famë me shkrepje pushke, njihej si njeri bukëdhënës, si njeri i sakrificës për familje dhe si njeri human që kishte ndihmuar njerëz në nevojë. por tash ai zbulohej se kishte qenë një luftëtar sakrifice, pjesëtar i një familjeje  që gëzonte edhe epitetin  si shpi pushke. Sidoqoftë nga rrëfimet e tij mësova ca hollësi se ai ishte rritur dhe e kishte drejtuar familjen në kushte të vështira me të dyja tiparet edhe si familje e bukëspor edhe si familje pushke, përherë i gatshëm jo me shkrepë një plumb, por disa herë kishte rrezikuar jetën për kauzë të lartë. Kjo i kishte ndodhur gjatë periudhës më fatale të historisë së popullit tonë (1900 -1967), ku edhe historiku i kabashasve dhe familjes së tij, pasqyronin të vërtetën rreth pësimit por edhe të mbijetesës në atë kohë katrahurash.

Kështu ne, duke pasur parasysh historinë tonë të përgjithshme  të kësaj periudhe  50-70  veçare të shekullit XX dhe në veçanti historikun e kësaj familjeje që simbolizohet me shembëlltyrën e Shaban Qerimit dhe  dhe të bijve të tij  dëshmorë vetëflijues  në kuadër të fshatit Kabashi, pa i harruar edhe elemente të historikut të familjes sime,  këtë shkrim-ese do ta trajtojmë  në këta dy  nënkrerë:

I.  Jetëshkrimi në disa etapa i Babë-Shabanit  (1900 -1967) ose kush ishte Shaban Qerimi? dhe

II. Kontakti ynë me miqtë Veselin e Musliun para vetëfljimit të tyre më 1999 dhe përkujtimet për ta.

1. kush ishte shaban qerimi (1900-1967) ?

Këtë nënkapitull Kush ishte Shaban Qerimi?, për lehtësi përkapjeje, jetën e tij e kemi trajtuar në këto 10 nëntituj, që përfaqësojnë periudha të caktuara të jetës së tij:

1. Lindja e rrita e Shaban Qerimit deri 12 vjet në vendlindje (1900 -1912 )

2. Robërimi nën Serbi, rezistencë kaçakësh dhe masakra e Kabashit (1912- 1915), jehona e Luftës së Zhurit (1915).

3. Shpartallimi i Serbisë nga Austrohungaria e Bullgaria (1915-1918), hakmarrja e kabashasve ndaj militarëve e ushtarëve serbë.

4. Rirobërimi nga serbo-Jugosllavia SKS, (1919-1922)

tri vjet vuajtjesh e hakmarrjesh të ndërsjella, ikja në Shqipni.

5. Vendosja në Kolsh (Kukës) 1922-1926, kohë destabilizimi politiko-shoqëror atje (4 vjet).

6. Gjendja sadopak stabilizuese atje (1926 -1941), normalizimi familjar e ekonomik (15 vjet), por me fatkeqësi familjare.

7. Kthimi në trojet e veta në Korishë, ripërtëritje e gjallërimi nga ribashkimi i familjes (1941-1944, lufta për mbrojtjen e shqiptarizmës (4 vjet).

8. Jetë e veprimtari me rreziqe në fillet e regjimin  komunist (1945-1956), por gjithsesi me ngulim e përmirësim gjallese familjare (11 vjet).

9. Përmirësimi i gjendjes shoqërore e ekonomike (1956 -1966, sfida e suksese jetësore familjare (10 vjet).

10. Atmosferë e re frymëmarrjeje e svida të papritura në vitin 1966 në jetën tonë familjare.

Pra 22 vjet i kaloi Babë-Shabani në Korishë pas kthimit nga Kolshi më 1941.

1. Fëminia e Shaban Qerimit në Kabash deri 12 vjet (1900 – 1912)

Këtë periudhë 12 vjeçare po e trajtojmë në disa pika:

E para, Shabani u lind në shtëpi të madhe në fshatin Kabash, mahalla e Gurit, prej nga rrjedh edhe familja e gjerë Ahmetaj. Ishte vëllai më i vogël prej dy djemve të Qerim Rrustemit dhe nanës MIhane.  Si fëmijë e i ri bazat e edukimit i ka fituar, qoftë te dajtë te Kodrojt e Budakovës, qoftë në shpi të madhe kabashase, baza e virtyte këto që ishin: disiplina e dëgjimit  dhe respektimi ndaj më të madhit dhe musafirit, por edhe urrejtja ndaj armikut. Në këtë kontekst kalitej tek ai edhe shprehia e punës: me qenë i vyeshëm dhe i dëgjueshëm në kryerjen e çdo detyre, brendapërbrenda familjes, qoftë ndihmë grave në shtëpi të zjarrit, qoftë në odë të burrave, ndërkohë edhe si bari,  apo punëtor krahu, e kështu me radhë, por gjithsesi i duhej me përvetësue shkollën e odës, ku domosdo kalitej institucioni i burrnisë, i nderit, besës, por edhe i sakrificës, qoftë edhe për hakmarrje për cenim të interesit personal e të përbashkët familjar, fqinjësor, të lagjes, fshatit, fisit – atdheut, ku nënkuptohej që duhej mësuar edhe arti i përdorimit të pushkës. Në raste të tilla për kabashasit ishte krenari me qenë shpi pushke dhe “me vdekë shëndosh”, d.m.th. me qenë i gatshëm  për ideal të lartë me vdekë nga plumbi, litari …, sepse me vdekë për atdhe lë mbrapa: gëzim e lavd  “si me le”!

E dyta, në atë kohë të Turqisë shumë kabashas që i iknin mobilizimit ushtarak ose s’donin të paguanin haraç dilnin komitë (kaçak), andaj edhe kaçakët e tillë ndihmonin që bylyqet dhe kullosat kabashase të jenë të paprekura nga fqinj e të huaj plaçkitës, siç ishin edhe bandat çetnike siriniqase të nxitura nga jashtë, por kaçakët vendas duhej ndihmuar duke i nderuar me strehim e bukëdhënie, duke mbajtur në fshehtësi nga pushteti turk vendndodhjet e tyre ditën, pshtet ai, i cili kundërshtohej deri në urrejtje, sepse me masat e tilla të tanzimatit tentonte me i kufizue  disa  nga të drejta e liritë e malësorëve.

E treta, me andje këndoheshin këngë trimnie siç ishin ato kundër çaushëve, taksildarëve, zotnive  e pashallarëve osmanli,  sikur ishte  edhe kënga për Rrustë Kabashin “Po përzihet Perzereni”. Në të vërtetë, Rrusta, i kabashas, përflitet se me të holla të një zonje prizrenase ishte bërë i pasur dhe i njohur, pasi kishte blerë tokë e mullij në Korishë, ku kishte ndërtuar, deri “kullë me qemere e rreth me xhama”, pa i bërë aman e temena pushtetit të kohës, andaj vazhdonte edhe të mos i respektonte as pushtetarët turq dhe gjithnjë respektonte e respektohej nga kabashasit. Kështu pasi në një kuvend i ishte cenuar sedra  e burrit që lidhej me institucionin kanunor të dorëzanisë, Rrusta gjen rast dhe vret një pushtetar turk në za (Shaqir Agë Nishin, prej nga fiton popullaritet, po pëson nga ushtria turke, veç tjerash me djegie kulle si dhe me syrgjnosje në Azi të Vogël. Ndërkohë amnistohet, kthehet dhe mëkëmbet përsëri, madje tashti fiton autoritet edhe më të madh si pleqnar. Lidhur me këtë po përmendim vetëm një rast, siç më ka treguar im atë që kishte qenë i pranishëm si djalëmbasplaku i gjyshit të tij kryepleqnarit Mehmet Reçani, i cili me Rrustën kishin pajtuar 24 gjaqe mes  fshatrave Kabash e Lubishtë në anë të Vitisë (më 1902). Me ç’rast si kurorë pajtimi, pasi të dy palët u kishin lënë në prehër pleqninë që këta e kryejnë“mend e zemër”, më në fund  vdosin edhe për ceremoninë e përmbariminË Takimi të bëhet në një lëndinë mes dyfshtrash. Rrusta në emër të kushërinjve kabashas në njërën anë dhe bnë anën tjetër Mehmet Reçani, si nip “i dajve” i fisit sopë (si ishte popullata e fshatit Lubishtë), pra të dy, në Ledinën  e Pajtimit, në emër të fshatrave përkatës, Shqiptojnë me të madhe fjalët

-O burrë i dheut  falë të kofshin për jet e mot  varrët dhe gjaqet prej anës sonë!

-Kofshi faqebardhë, edhe prej anës sonë fal u qofshin varrë e gjaqe, për jetë e mot!

dhe simbolikisht, shtrëngojnë duart e përqafohen. Kështu pastaj përshëndeten edhe palët e sapopajtuara me buzëqeshje e lot gëzimi”, pasiqë në të vërtetë kishin qenë fort të lidhur me krushqi e miqasi.

E katërta, sidoqoftë, pa përmendur ndërmarrje të tjera po theksojmë faktin se Rrusta si kren e luftëtar del i implikuar edhe si njeri politik, andaj ishte i inkuadruar në lëvizjen  politike kombëtare kundër Turqisë. Si i tillë mbante lidhje edhe me Lumë e Malësi (të Gjakovës), por ndërkohë edhe me Isa Boletinin, konkretisht rreth ngjarjeve të viteve 1908 dhe 1910 që për këtë të vërtetë na ka dëshmuar vetë djali i Rrustës,  Sadri  Haxhia, më 1967, i cili mbante mend  kur Isakishte ardhë në odën e tyre, atë si fëmijë e kishte marrë në prehër dhe ky paska luajtur me myhyrin, medalonin e tij, që ishte i ngjashëm me atë të Babës-Rrustë, që i kishin dhurata nga Sulltan Hamiti II, kur këta kishin qenë të surgjynosur në Stamboll, kur ai i amniston, por edhe i përvetëson apo i obligon politikisht, andaj që të dy do të manifestonin me fjalë, por edhe me armë kundër Hyrjetit më 1908, duke kërkuar si pretekst, rikthimin e Kushtetutës me Sulltan Hamitin në post. Po ai bashkëpunim mes Isës e Rrustës do të jetë  i dukshëm edhe rreth ngjarjeve të vitit 1910, gjatë organizimit të vazhdimit të rezistencës në Luftën e Carralevës. pas dështimit në Grykën e Kaçanikut.

E pesta, siç na është e njohur, pas dështimit të Betejës në Grykën e Kaçanikut u organizua front i ri lufte në Grykën e Carralevës. Në të vërtetë ky front nuk kishte të bënte vetëm me zënien e një grykëmali, por ai ishte front i gjerë Jezerc-Drenicë. Përgjësinë e këtij fronti e kishte Isa Boletini, Hasan Hyseni e të tjerë, por edhe Rrusta, i cili nga Kabashi dërgon në këtë front së paku 30 luftëtarë të rryer, siç ishin Ymer Uka, Shaban Mustafa, Hysen Rexhepi e të tjerë, në mes të të cilëve ishte edhe luftëtari i njohur Qerim Rrustemi, babai i Shabanit, të cilët zënë vend rreth Grykës së Carralevës, afër Shtimes, në malet Belincë Rancë e Zborc, ku si epror për këtë pjesë të Sharrakut ishte Hasan Hyseni, ndërsa Isa Boletini më tepër dukej i angazhuar në sforcimin  e  radhëve nga ana Drenicës, përfshirë terrenin tutje fshatit Carralevë. Ndërkaq nga krahu i Jezercit nga GuriRreth, pasi nuk pritej ndonjë depërtim, veç vendasve ishte përgjegjës edhe Ali Bajraktari i Budakovës, po gjithandej ishte paraparë përfocimi nga ana e lumjanëve.

E gjashta, siç kemi dëgjuar nga të tjerë, por edhe nga vetë Qerim Rrustemi (më 1951), përpjekja e parë e depërtimit të turqve vërtet ndodh në Grykë të Carralevës, 2-3 ditë pasi këta luftëtarë kishin zënë vijat e caktuara të frontit dhe pritnin. Në të vërtetë vetë Qerimi porositet me shkue me marrë bukë (ushqim), përtej Prronit, te disa shpi në Carralevë. Në rrugë e sipër heton dhe hetohet nga patrulla e ushtrisë turke dhe veç burisë së alarmit ndjen edhe urdhërin “atesh!” (zjarr!), andaj ky me shpejtësi kthehet dhe informon bazën se turqit ishin nisur me zënë një kodër strategjike. Interesant, luftëtarët kishin qenë tue u shty me fjalë cili ma trim se tjetri, pikërisht dy trima Hasan Reçani qëi lavdohej se asht ma e fortë gaca e rrafshit  se  shkrumbi i bjeshkës, Rexhë Bardhi  i përgjigjej lloçi i Reçanit s’mundet me u shty me gurin e bjeshkës Tash me të marrët e lajmit lënë fjalët dhe që të dy  si dhe të gjithë trimat pasi e njohnin terrenin u nisën me vrap, që të dykëtsa btrima Hasani e Rexha ishin udhëheqës të grupeve ose të fshatrave përkatës që kushtrimin e tubimit ose nisjen për në front e kishin sinjalizuar me shkrepje arme në kodrinën përkatëse para ose mbi shtëpitë e tyre. Kështu këta të dy sulmojnë së pari me shkrepje martine (pushkë me një fyshek), pastaj me armë të ftohta dhe shpejt e shpejt  Hasani ia rrëmben manzerkën (pushkë me pesë fyshekë) një ushtari, por plagoset nga ushtarë të tjerë, megjithatë, pasi zë vend mes dy lisash vazhdon qëndresën me pushkë, Rexha gjithashtu sulmon dhe plagoset më lehtë, po nuk zbrapset, kapet fytafyt me një grup, të cilët e shpojnë me bajoneta, por ndërkohë arrijnë forca të reja shokësh shqiptarë, të cilët detyrojnë tërheqjen e turqve. Në të vërtetë, siç thuhet, pasi luftëtarët e fshatit Sllapuzhan e spastrojnë terrenin, tërhiqen disa të plagosur shqiptarë, ndër të cilët rëndë Rexhë Bardhi. Tërhiqet gjithashtu edhe kufoma e Hasan Reçanit që kishte mbetur në këmbë (!), mes dy lisash.

Pra, kjo ishte përleshja e parë turko-shqiptare që detyron zmbrapjen e turqve. Thuhet se po ashtu tentime të tilla të pasukseshme turqit kishin pasur edhe në vija të tjera të frontit të gjerë.

E shtata, sipas fjalëve të Mulla Shaqirit djalit të Hasan Reçanit, atëherë 10 vjeçar, kufoma e të jatit sillet natën me zhagëz nga djali i tij Munishi me ca shokë të luftës dhe të nesërmën varroset me nderime. Gjithashtu edhe Rexhë Bardhi, siç na tregoi djali i tij më 1970, atëherë 7 vjeçar,  Abdyli, pas njoftimit gjyshja e merr pë dore dalin përpara  dhe nën  Papaz takojnë ata që e sillnin babën. E kishin  pas qëitë në një tokme saj. I lishin pas shtrue  e mbulue me jorgana. Baba ish gjallë  po i plagosur rëndë. Kështu e  sollën në shtëpi . Për shërimin e tij kujdesej mjeku popullor, Mehmet Xhafa, i cili edhe vetë ishte i plagosur. Ai eshëronteme ilaçe popullore: me kripë e qepë, me fluçka djathi, me mjaltë e të kuq të vesë etj. Kështu jetoi gati një javë dhe pasi lypi me nxjerrë jashtë. Sa u çmall tue shikue u nda nga kjo jetë. Pati shumë xhematë në varrim e në të pame, madje në të pame, i kujtohej Abdylit, erdhi Rrustë Kabashi, trupmadh e me mjekërr të bardhë që ishte shumë i merzitur, krejt i këputun –i cili ndër të tjera foli:

Ma ka rrok mendja se ka dekë Rexhë Trimi, sepse nuk pati kush me më nxjerrë prej andej, andaj edhe unë kam mbarue… Jam plakë kambët nuk po më mbajnë…

E  kërkoi kalin e Babës. Gjysh Bardhi ia dha. Me të shkoi në Korishë.

E teta, po nuk kaloi shumë kohë, sipas Abdylit, u ndien topat që krisen më së pari kah Kokollarët, mbi shtëpitë e Hysen e Halit Kokollarit, pastaj te lagja e Buçëve, ajo e  Bajrakatarëve dhe pasi ne ikëm KryeReke e së andejmi kah Guri i Madh, ia nisen me ra gjylet edhe mbi shtëpitë e fqinjve tanë. Abdyli, kishte vërejtur që gjithandej ku ishin lumjanët binin gjylet e topave më shpesh. Lumjanët me shpejtësi mblidhnin të plagosunit dhe u tërhoqën.

E nënta, çështja e Haxhi Rrustës edhe sot do shpjegim. Sipas Shaqir Hasanit, ndërsa vazhdonte fronti i rezistencës Jezerc-Drenicë, nuk dihet, pse Rrusta u gjend në anën e Gjilan-Ferizajt, ndoshta ka dashtë me u takue me Idriz Seferin e ku ta dimë, por sidoqoftë atje hetohet dhe kapet nga forcat e ushtrisë turke. Në ballafaqim me Shefqet Dergut Pashën, ai refuzon se kishte gisht në organizimin e kësaj rezistence, atëherë turqit e vënë në sprovë lojalitetin e tij.  E detyrojnë të prijë në rrugën kah Reka e Madhe, Jezerc-Budakovë, pasi dihej se Rrusta në Jezerc kishte plot nipa e miq. Ashtu kishte edhe në Budakovë. Dhe vërtet pak pa mbërri te Gurirreth, ku ishin pritat  Rrustën e detyrojnë që nga një kodrinë me zë të lartë me thirrë:  Hej unë jam Rrustë Kabashi, mos qitni!

E dhjeta, gjithsesi loja e turqve  del e sukseshme. Kështu turqit shfrytëzojnë këtë rast dhe pa humbje depërtojnë në Rrafshnaltën mbi Budakovë, ku sjellin shumë forca dhe armatim të rëndë. Tashti Rrusten e lënë të lirë, dhe nuk nxitojnë me sulmue menjëherë Budakovën, po atë do ta bëjnë ndoshta për taktizim kur Rrusta veç kishte mbërri në Korishë dhe së andejmi me gjamë e dhimbje vërente kah digjej Budakova e Hasan Hysenit. E dinte se çfarë do ta gjente edhe shtëpinë e familjen e tij, nëse reziston apo tenton me fshehë, prandaj edhe për shkak të moshës  e të familjes nuk nuk ternton me u arratisë.

E njëmbëdhjeta, në të vërtetë turqit pasi arriten ta shpartallonin frontin Jezercë-Budakovë, edhe pse sipas Mehmet Kodrollit, “lumjanët, edhe pse të hunit e të konopit frontin e tyne e mbajtën veç një ditë, kurse na tri ditë, po me topa na mujtën”. Si rrjedhojë atëherë edhe fronti i Sharrakut të Carralevës dhe ai i Drenicës ishte ligshtuar keqas nga mbrapavija. Kështu Isa Boletini detyrohet me gjetë shpëtim në Isniq e në Mal të zi, ndërsa Hasan Hyseni me dy djem dhe me disa shokë si Bajraktari Ostrozubit, Hysen Rexhepi i Kabashit e të tjerë, u detyrua me gjetë strehë shpëtimi në Serbi. Baci Nazif (simixha im) mbante mend se edhe, “baci Muharrrem (im atë) ish nisë me Alinë, djalin e  Hasan Hysenitpor Bafti Balia i ka thanë, ktheu se këta po shkojnë në Serbi.

E dymbëdhjeta, sipas Shaqir Hasanit vetë Shefqet Dergut Pasha prej rrugës Jezerc-Budakovë zgjirgjet në Reçan, verifikon varrin e Hasanit, e burgos Munishin e pjesëmarrës të tjerë, e pyet Shaqirin që ndiqte mejtepin, çka je,  ky i përgjigjet “Tyrk elhamdylilah.”. Ai çuditej, bënte allah allah! Djali turk në mejtep, baba kaurr! Njerëzit tanë mbroheshinse mileti ka qenë i mashtruar, sepse na kanë thënë se po luftojmë serpin, mos me ardhë(!). Si duket  ky shpjegim ka ndikue, sipas Shaqirit  që bacin Munish, që kishte qenë në luftë me Babën nuk e mundojnë shumë, por të tjerët që i zunë në katund i kanë pas prishë fallak. Shumë burra dolën kaçak, ndërsa populli prej tutësh u tubue te shpia e Ukë Mehmeti (gjyshi yt) që a kanë suhari. Atje e qiten bajrakun turk.

E trembëdhjeta, pas fitores turqit burgosën shumë veta, ndër ta edhe Mehmet Reçanin e Zenel Bajraktarin e Suharekës po edhe Rrustë Kabashin. Mehmet Reçanin, edhe pse djemtë e nipat e tij kishin qenë pjesëmarrës në atë lufte e lirojnë. Sidoqoftë, pasi i shtrijnë fallak për me tregue se kush u thënë me shkue në luftë i liruan edhe do kabashas e suharekas në za, por jo krentë: Rrustë Kabashin e Zenel Bajraktarin e Suharekës, të cilët i varin.

E katërmbëdhjeta, meqë Shaban Qerimi, 10 vjeçar, kishte nipa e dajë te kokollarët e Budakovës por dhe në Reçan kishin miq, sepse Hasan Reçani ishte dhëndër kabashi (i Mustafë Shabanit), jo vetëm këto ngjarje i mbante mend dhe i shpjegonte pothuajse edhe më në hollësi  seç bëra unë, por mbante mend edhe, kur u kthyen këndej Isa Boletini e Hasan Hyseni e të tjerë  dhe u aktivizuan përsëri në proceset aktuale në luftë për çlirimin e vendit nga Turqia. Në këtë periudhë historia njeh Hasan Prishtinën, Nexhip Dragën që si shkollarë vepronin edhe me diplomaci, ashtu si edhe Ismail Qemal Vlora, i cili më 28 Nëntot 1912 shpalli Shqipninë e pavarur, që ishte vërtet vendim me vend, por doli shumë i vonuar, pasi Shqipëria atë botë pothuaj e tëra  ishte e pushtuar nga vendet fqinje, kur edhe Kabash e Korishë ranë nën Serbi.

Babë-Shabani për këtë kohë i mbante mend të këqijat që erdhën si breshën nga pushtuesi i ri.

2. Pushtim-sundimi serb, 1912- 1915, rezistenca kaçake dhe

masakra serbe e Kabashit (1913)

Edhe këtë periudhë 3 vjeçare që e mbante mend mirë Babë-Shabani do ta trajtojmë në disa pika, por për këtë natyrisht ne shfrytëzuan edhe burime të tjera:

E para, pra më 1912 edhe Kabash e Korishë u mbuluan me hijen  e zezë të sundimit të Serbisë dhe ai pushtet për qetësimin e popullit të robëruar dhe të kabashasve kishte autorizuar institucionin e gjandarmerisë, ku ishin caktuar me detyrë zakonisht rajë të fshatit Korishë. Në këtë fshat kanë qenë 10 shtëpi ortodokse, çifqi në tokat e zotnive të Prizrenit, të cilët të përgatitur nga popat e bandat e mëparshme serbo-çetnike, edhe pse ishin  ortodoksë shqiptarë, veten e quanin serbë. Këta, më fort do axhami të tyre, sidomos tash me ardhjen e serbëve si pushtues primitivisht filluan me çue krye kundër fqijnve të vet “turq”, duke trilluar e inskenuar lloj-lloj shpifjesh se gjoja në kohë të Turqisë fqinjtë shqiptarë i kishin tushkitë ata. Zmadhonin çdo ngatërresë, sado e vogël që mund të ketë qenë në jetën e përbashkët ndërfqinjësore dhe për faljen e ngucave të tilla nga e kaluara pothuaj e harruar kërkonin kompensim në lira turke, përndryshe e kanosnin palën se do të denonconin në gjandameri, ku diheshin pasojat, sepse kush hynte atëherë në duart e gjandarmërisë serbe, ose humbte kryet ose nuk kthehej shëndosh. Shpirti i ëmbël, dikush paguante gjobitjet e tilla e dikush që s’mund të duronte poshtrime të tilla, rrokte pushkën dhe i bashkohej grupit të kaçakëve, të cilët vazhdonin të ekzistonin si në kohën e Turqisë. Ashtu u ndodhi shumë të rinjve, siç ishte edhe Sali Shabani, 19 vjeçar, për të cilin pati shpifur diçka Maksim Rista dhe kërkonte ta gjobiste, por ky rroku pushkën dhe iu bashkua grupit kaçak të Sahit Ukës.

E dyta, sipas fjalëve të Babë-Shabanit (më 1967) dhe të vërtetuara nga Brahim Uka dhe Nebih Sahiti të shënuara prej meje më 1970. (Shinemet i ruaj si dokument), ashtu edhe mbi bazë të disa burimeve të tjera të botuara pas Çlirimit të Kosovës 1999, kaçakët e Kabashit si në kohë të Turqisë vazhdonin të ekzistonin (ditën në mal, natën ushqeheshin në shtëpia të caktuara) dhe me gjeniet dhe unin e tyre luftarak mbronin lirinë e vet dhe sadopak dinjitetin e popullit që i mbante, të cilët jo vetëm nuk pranonin të paguanin gjoba, por assesi as me i dorëzue armët, siç kërkonte gjandarmëria, organ i instaluar nga pushtuesi me autorizime deri ekzekutive.

E treta, lidhur me sa më sipër, njëherë kryekaçaku Sahit Uka, zbret nga Kabashi  në shtëpinë e vet në Korishë, ku rastësisht zatetet në rrugë me patrullën e gjandarmerisë, e cila tenton ta ndalojë, po ai reziston me shkrepje revole në hava dhe kështu i shpëton arrestimit. Patrulla bën plan që të shkojë natën dhe ta arrestojë ose ta likuidojë. Dikush nga grupi shokëve të tij të malit ua kuptojnë qëllimin dhe kështu në rrugë e sipër ajo patrullë prej tre vetësh likuidohet. Gjindarmëria bëjnë edhe tentime të tjera të pasukseshme për të kapur kaçakët, po kjo ishte e pamundur, andaj bashkë me parinë serbe të fshatit shkojnë e ankohen te Komandanti i Ushtrisë (Armata III – Divizioni i Shumadisë) në Prizren. Komandanti u shpjegon  që ushtria e tij është e destinuar për punë më të mëdha, si p.sh.  jemi të përgatitur me marrë Shkodrën e sa për kaçakë, kapjen e asgjësimin e tyre e ka për detyrë gjandarmeria dhe i këshillon, nëse jeni pak, kërkoni forca ndihmë nga Siriniqi e Srecka e gjithandej nga Ferizaj dhe përgatituni mirë dhe kështu qetësonie së pari Kabashin, pasi qenka çerdhe komitësh, pastaj edhe Korishën. Menjëherë fillohet me u veprue sipas këtij mësimi. Pa vonuar shumë, me forca të shumta gjandarësh dhe militarësh të armatosur mirë nga qeveria, si të thuash, ishte bërë tamam ushtri, nga ana e Siriniqit i afrohen Kabashit, mirëpo, luftëtarët kabashas pasi që më parë ua kishin zbuluar këtë fshehtësi, si luftëtarë të rryer që ishin, zënë pusitë në vend të përshtatshëm pa hyrë në Kabash dhe kështu me luftë e presin  atë “ushtri”, e cila me shumë të vrarë e të plagosur detyrohet me u tërheqë e turpëruar. Kabashasit krenoheshin për këtë fitore që e kishin arritur pa asnjë humbje, vetëm me një plagë-gërvishje të vogël të një luftëtari në këmbë.

E katërta, serbët përfaqësues të pushtetit civil e të gjandarmerisë përsëri shkojnë e ankohen te Komandanti i ushtrisë në Prizren, dhe tregojnë për humbjen e re ndaj kabashasve dhe përsërisin kërkesën për ndihmë. Komada kupton këtë si ngjarje serioze që u dashka të intervenojë ushtria. Kështu nxjerr tri tabore ushtarë mbi Kabash, në anë të Skorrobishtit dhe nga ajo anë e rrethon fshatin Kabash. Së pari, komandanti e fton kryeplakun e Kabashit Arif  Ahmetajn,  për me tregue se kush janë ata që jo vetëm nuk po i dorëzojnë armet, po edhe po vrasin xhandarë e serbë?! Kryeplaku thotë se të gjithë jemi të qetë, por përmend si të pabindur vetëm emrin e Sahit Ukës. Atëherë komandanti i nervozuar e vret kryeplakun dhe menjëherë urdhëron granatimin e shtëpive, sidomos ato të Mahallës së Gurit (të Ahmetajve). Kështu Kabashi kallet flakë. Popullata ikin në male e së andejmi edhe në fshatrat të tjerë, sepse pas bombardimit nëpër shtëpitë e fshatit hyn ushtria dhe kënd e gjente gjallë fëmijë e pleq i vriste dhe njëherazi plaçkiste gjithçka, sidomos gjëra ushqimore, madje edhe bagëti. Kështu afro tri javë Kabashi mbetet i rrethuar, por ndërkohë, pushteti lëshon fjalë se gjoja bombardimi paska qenë gabim i madh (!) dhe se Krali jo vetëm i ka falë krejt popullsinë dhe të gjithë ata burra që kthehen në shtëpi të veta. Familjeve që kthehn  do t’u ndajë drith e ndihma të tjera, por edhe do t’i pajisë me letra identifikimi, ndërsa ata që nuk kthehen ose kthehen e nuk kanë letra do të trajtohen  armiq dhe do të likuidohen. Njerëzia ia nisin me u kthye, sepse pushteti me dinakri gjeti dhe emroi dy kryepleq të rinj, për dy mahallat: Sylë Izlamin për Mahallën e Gurit (Ahmetaj)  dhe Bajram Hajdarin për mahallën e Zenelajve, të cilët vërtet i pajis me lejenjoftima dhe me ndihma. Ata i porosit me bë propagandë për me i kthye të gjithë e sa më parë. Ndërkohë meshkujve që u kthyen në shtëpi të veta, 15 vjeç e përpjetë, u bëri ftesë që në një datë të caktuar me u tubue te Manastiri i Kabashit, ku do të pajisen me letra identifikimi.

E pesta, vërtet, ditën e caktuar  më 16.03.1913, në ndërtesën e manastirit, i cili paska pasur 16 dhoma dhe një sallë të madhe, tubohen afro 90 kabashas. Ata nuk i lejonin të largoheshin, duhet të pritnin fotografimin për letra dhe natën fillojnë me nxjerrë jashtë një nga një dhe fillojnë me i fotografue  duke u çarë kokat me sopatë, e duke ua hedhur trupat në rrëpinë të përroit. Vetëm pak prej tyre kanë mundur të shpëtojnë.

E gjashta, meqë numri i të masakruarve dhe i të shpëtuarve në burime të caktuara nuk del i njëjtë, nga dikush hiperbolizohet e nga dikush tjetër minimizohet, ne u mbështetëm në një  listë të botuar në  internet dardania. Albaniaforum. Net / historiA e fshatit Kabash të Prizrenit, ku janë shënuar emrat e viktimave të identifikuara, numri total i të cilëv e del kështu:

Të masakruar me sopatë më 1913 në cungun dydegësh te Livadhi i Kishës së Shën Markut në Kabash  70  vetë., përkatësisht kishin qenë 79, por prej tyre kishin shpëtuar 9(!?).

Të vrarë në luftë me ushtrinë serbe më 1912, 3 vetë.

Të shkuar me bajoneta  te Prroni  i Duhit më 1913, 10 vetë.

Të prerë te Stani i Rekës në Korishë dhe tek Ara Ograjë e Rrustë Kabashit,   17 vetë.

Të pushkatuar e të masakruar të tjerë të shënuar  në këtë listë,  4 vetë.

Kështu numri i të vrarëve në burim del i shënuar 115, kurse sipas listës arrin gjithsej 101 viktima, ndërsa në tekst del gabim numri rendor 102(!?).

Në versione të tjera numri i të persekutuarve dhe të vrarëve arrin deri 130 (!). Sidoqoftë, kjo shifër lypset rishikuar, ngase si fryrjet, si minimizimet shkencërisht janë të palejueshme.

E shtata, edhe pas këtyre masakrave dhe largimit të një pjese të ushtri-gjindarmërisë,  gjendja në fshat e gjithandej aspak nuk u qetësua. Çeta e kaçakëve u rrit edhe më shumë, nga 20 në 40, por edhe burgosjet vazhdonin. U shtua edhe një e keqe tjetër futja e përçarjes mes shqiptarëve, sidomos nga Korisha bukanike, që ishte burim i jetës së kabashasve dhe të luftëtarëve kaçakë atje, ngase pushteti joshte grindje me para, pozita  e nëpunësim, deri edhe me detyrë kryeplaku, gjandari e spiuni me pagesë etj. Qëllimi ishte izolimi i kaçakëve, burgosja ose likudimi i tyre.

E teta, mirëpo edhe nën këto kërrcënime, pas masakrës, burrat  e Korishës bëjnë llaf me u takue në një odë dhe me vendosë që assesi mos me ndërpre ndihmën për kaçakë e njerëz në nevojë, dikush informon dhe në këtë situatë burgoset Qerim Rrustem, vetë i  treti, i cili vërtet që më parë ishte në listën e kaçakëve të rrezikshëmme të vëllain Ahmetin, prandaj pritej të likudohej. Por në këtë situatë, në burg i ofrohet pikërisht Spirë Delloci, kasapi kryesor i masakrës te Manastiri, i cili, pasi njihej më parë me Qerimin, hyn në bisedë me të dhe jo vetëm e shpëton atë me shokë nga likuidimi, për edhe e liron(?!). Po pse dhe si  ndodhi kjo njohje dhe ky lirim?!  Për këtë ja si na shpjegoi nipi Qerimit Asllan Asllani 88 vjeçar, më 24.03.2019. Sipas të tij, familja e Spirës nga Delloci me fis bytyç, shqiptar ortodoks, paska qenë e njohur dhe paska pasur traditë njohjeje e bashkëpunimi me besë e sivllamëri me familjen e Qerimit (Ahmetajve) nga Kabashi shumë kohë më parë. Këto familje kishin ndihmuar njëra tjetrën në kohë të vështira në shumë mënyra, deri edhe në këso rastesh: Kur ka ndodhur në dimna të vështirë që familjes përkatëse me iu sosë (hargjue) ushqimi i bagëtive e familja tjetër ka pasë, nevojtari i ka çua bagëtitë te familja e tjetrit dhe kështu i kanë qitë bagëtitë në pranverë,  prandaj për hir të kësaj të kaluar të përbashkët, Spira i thotë Qerimit se paska folë me popin me ju ndihmue, por për me ju falë e me ju lirue duhet për popin me dhanë pak pare (një qyp me lira), përndyshe qysh po shihet prej këndej nuk mundeni me dalë gjallë. Në të vërtetë familja e Qerimit ashtu vepron gjen pare dhe ai me 2 shokë shpëton dhe pasi e dinte se ajo e falme ishte sa për me ia marrë paret, menjëherë ikën në Shqipn,i ndërsa të burgosurit e tjerë si p.sh disa nga Lubizhda edhe pse paguajnë likuidohen.

E nënta, Qerim  Rrustemi bashkohet me një mori refugjatësh në Shqipëri. Si duket ky edhe më parë ishte njohur me familjen e Hoxhajve të Zhurit, mirëpo tash e trashë këtë miqasi me Mulla Nasufin, imam në xhaminë e atij fshati, i cili ishte  promotori praktik para dhe tash në luftë kundër serbëve.  Në të vërtetë Mulla Nasufi pajtohet me Hasan Prishtinën për me nis luftë për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipni. Kështu organizohet e ashtuquajzura Lufta e Zhurit më 1915, në të cilën ka marrë pjesë edhe Qerim Rrustemi me shumë kabashas si Adem Rrustë Kabashi, Hysen Rexhep Kabashi e shokë të tjerë. Në këtë luftë ka ra dëshmor i riu Azem Kabashi, i vëllai më i ri i Hysen Rexhepit.

E dhjeta, me që forcat serbe kishin epërsi në numër dhe në armatim, kjo ndërmarrje  e Hasan Prishitnës dështon, madje nuk pati përkrahje as nga disa krenë agallarë të Zhurit e gjithandej. Sidoqoftë, kabashasit ishin të gatshëm për veprime, kudo që paraqitej nevoja, disa prej tyre së shpejti edhe do të kthehen si kaçak në vendlindje.

3. Kapitullimi i Serbisë në luftë me Autrohungarinë e Bullgarinë, hakmarrja e kabashasve ndaj ushtarëve e militarëve serbë  (1915- 1918)

Edhe ngjarjet kryesore të kësaj periudhe, 3 vjeçare, po i trajtojmë në disa pika:

E para, siç dihet pasi më 14 qershor serbët bënë atentat në Sarajevë, ku vranë Franc  Fredinantin, Austriohungaria i shpall luftë Serbisë një muaj më vonë. Ndërkohë,  me  14 tetor 1915 edhe Bullgaria i shpalli luftë Serbisë dhe kështu Armata e mundur e Serbisë, sipas sugjerimit të Francës,  filloi të tërhiqej drejt Durrësit, andaj kaçakët e Kabashit shfrytëzuan rastin të bashkohen në vendlindje ku numri i tyre nga 40 do të shumëfishohet, të cilët do të shfrytëzojnë pra këto rrethana me u hakmarrë ndaj ushtrisë serbe dhe këtë e bënë, siç do të shpjegohet në pikën vijuese.

E dyta, tashti përfaqësues të gueriles kabashase, Ymer Uka i Ukë Ymeriti me dy – tre shokë i del përpara Armatës bullgare në Kaçanik dhe, si me thënë e informon komandantin për frontin që kishte organizuar ushtria serbe nga ana e Siriniqit dhe njëherazi propozon që si aleat do të ndihmojnë bullgarët duke i sulmuar në prapavi serbët dhe se këtë e bëjnë për me nxjerrë hak për masakrën e mbi 100 kabashasve. Komandanti bullgar pajtohet edhe për hakmarrjen, por ajo duhet të pushojë, sapo Armata bullgare të arrijë andej. Si duket serbët e pritnin kot sulmin bullgar nga e ana e Siriniqit. Bullgarët vërtet afrohen në atë anë, por me taktikë depërtojnë si autrohungarezët nga Gryka e Carralevës drejt Prizrenit dhe kështu kjo pjesë e ushtrinë serbe mbetet e  shkëputur nga baza, e deziorientuar dhe e demoralizuar, sidomos pas sulmeve të kabashasve. Kështu ushtarë e oficerë në panik grumbullohen në Manastirin e Kabashit. Aty të rrethuar nga kabashasit dorëzohen pa kurrfarë kushti. Tash kabashasit veç armatimit, zunë rob tërë atë ushtri. Kështu një pjesë të ushtarëve do t’ua dorëzojnë bullgarëve, ndërsa një pjesë tjetër (ushtarë e militarë siriniqas) i dërgojnë pak më nalt në Kishën e Keqe të Kabashit dhe aty afro 140 vetë i vrasin për të nxjerrë hak për masakrat e vitit 1913.  Mbase numri është i fryrë, por sidoqoftë të vrarët (ushtarë e militarë) i fusin në një varr masiv. Jo vetëm me kaq në Korishë  te Lug-Mahalla vriten edhe 13 militarë serbë, ashtu edhe 8 te Ara e Salihit. Kështu për hakmarrje, thonë se u bënë, ndoshta,  mbi  160 viktima serbë.

Shënim: Edhe pse edhe për numrin e të vrarëve serbë për hakmarrje ka fryrje e minizime, por

sidoqoftë, ne  edhe këto vrasje i quajmë të qortueshme, mirëpo në krahasim me ato serbe që vranë fëmijë, gra e pleq dhe dogjën shtëpi dhe plaqkitën gjithçka, kabashasit vranë kryesisht ushtarë e militarët vendës të mobilizuar në ushrinë serbe. Asnjë serb rajë nga fshati nuk është vrarë i nxjerrë nga shtëpia, nuk është djegur asnjë shtëpi serbe, madje nuk ka pësuar asnjë grua e fëmijë i tyre.

E treta, edhe pse edhe pushteti bulgar kërkonte dorëzimin e armëve dhe mobilizim në ushtrinë e tyre, kaçakët kabashas assesi nuk i dorëzuan armët, madje  numri i  kaçakve u shtua edhe në fshatra të tjera. Sidoqoftë, bullgarët lejonin, madje caktonin kmetë (kryepleq) e kryetarë komunash për të ruajtur qetësinë qytetare. Kështu, b.f. Hasan Hyseni emrohet kryetar komune (predsednik opshtine) nuk Muhlan, të cilin vitin e fundit e zëvendësoi djali i tij Aliu.

E katërta, ndërsa në zonën nën pushtimin e  Austrohungarisë kishte më shumë liri e shprehje shqiptarësie, në zonën bullgare kjo mungonte. Meqë Zhuri i takonte zonës austrohungareze Mulla Nasufi, siç vepronin  edhe të tjerët gjithandej në Shqipninë austriake, edhe ky hapi shkollë shqipe në Zhur, madje zhvilloi aktivitete të tjera kombëtare, u bë i njohur si pleqnar. Mjerisht në viset nën pushtimin bullgar mbretëronte pushteti i terrorit, i skamjes, pa liri kombëtare. Pati mobilizim në ushtri, siç i ndodhi një fqinji tonë, Maliq Ukës. Gjthashtu, pati burgosje e syrgjynosje familjesh, siç ndodhi një pjesë të familjes së Miftar Bajraktarit të Budakovës. Për arsye mosbindjeje që arrestuar edhe axha im, Mustafë Uka – Veselaj., i cili dërgohet  si i tillë në ndërtimin e hekurudhës në Kërçovë. Siç tregonte mixha Mehmet (Kodrolli), aq ishin të ushqyer keq, me muaj vetëm njëherë u kanë dhanë çorbë me mish kali e njëherë tjetër me mish qeni. Shumë vdiqen. Na nja 12 vetë kemi ikun dhe kambë nëpër male për 9 ditë mëzi kemi ardhë këndej.

E pesta, sidoqoftë, pra, edhe në këtë periudhë skamjeje familja e Shaban Qerimit ishte e fokusuar në ndihmë e strehim për njerëzit në nevojë e sidomos për kaçakët, ku ishte i involvuar veç  babës Qerim e axhës Ahmet edhe i vëllai Asllani, por ndërkohë ndodhi fati edhe më i keq me humbjen e luftës së Austrohungarisë dhe të Bullgarisë, u legalizua rikthimi i sundimit serbo-jugosllav në këto troje.

4. Rikthimi i serbo-jugosllavisë, 3 vjet vazhdim hakmarrjesh të ndërsjella, burgosje, emigrime  (1918-1922)

Edhe këtë periudhë sikalimtare (3 vjeçare) do ta trajtojmë në disa pika:

E para, ndonëse  rikthimi i pushtetit serb  tash jugosllav nuk ndodhi me shumë viktima si srpi i parë edhe ky pushtim ishte mbase edhe më fatal se i pari për shqiptarët, sipas kuptimit, sepse ky ripushtim u bë me bekimin e sërishëm të shteteve kryesisht fituese aleate të Serbisë ndaj Austrohungarisë e Bullgarisë dhe në anën tjetër nuk pati as ndonjë kundërshtim të organizuar nga shqiptarët, atëherë pothuaj ishte i pranuar ripushtimi serb nën emrin Jugosllavi. Megjithatë, gjendja e ish-kaçakëve siç ishte edhe Qerim Rrustemi, përveç akuzave të mëparshme e kishin të shtuar edhe pjesëmarrjen në Luftën e Zhurit si dhe në Plojën e hakmarrjes kundër militarëve e ushtarëve serbë më 1915, andaj qëndrimi në Kabash e Korishë i tij dhe i shokëve të tij nuk ishte aspak i sigurt. Kështu Qerimi bashkë me jo pak luftëtarë kabashas rimigruan në Shqipni, ashtu ndodhi edhe me Mulla Nasufin, të cilin në të vërtetë për shkak të dy luftave që u kishte prirë kundër serbëve dhe për hir të utoritetit që gëzonte në popull si imam e pleqnar atdhetar, forcat serbe nuk e ndalën në burg, por si person non grata  e dëbuan në Shqipëri. Si duket Qerim Rrustemi përsëri u shoqërua me Mulla Nasufin. me të cilin siç do të mësojmë më poshtë edhe do ta trashin miqasinë edhe me krushqi.

E dyta, tash qeveria serbojugosllave SKS bënte listat, por nuk i ngutej që menjëherë të ndërmerrte fushatë për mbledhjen e armëve dhe për të burgosur kaçakët e mbetur si dhe akterët pjesëmarrës në Luftën e Zhurit e sidomos në Plojën që u bë për hakmarrje ndaj mbeturinave të ushtrisë e militarëve serbë më 1915. Me gjasë ky mosnxitim dha shkas që shqiptarët mos të jenë të kënaqur me hakmarrjet e mëparshme,  pasi tashti dolën sheshazi disa nga akterë serbë të njohur si pjesëmarrës në masakrat kundër shqiptarëve më 1913, të cilët pas fshehjes 3 vjeçare, jo vetëm dolën haptas, por edhe krenoheshin dhe se për atë kontribut merrnin poste e grada nga qeveria, siç ishte djali i një Bugomiri të Korishës, të cilin e vjedh dhe e vret Hysen Rexhepi. Hyseni, në të vërtetë veç e kishte një këmbë në Shqipni (Kolsh). Por më tepër bëri bujë zbulimi i Spirë Dellocit, i cili nga krali në shenjë mirënjohjeje ishte graduar kapetan dhe ishte caktuar kryetar Komune në Mushtisht, prandaj kjo iritoi jo vetëm kabashët e Mushtishtit si Jemin Nurkën e të tjerë, por edhe vetë kabashasit, andaj kërkohej që edhe ky të  likuidohej. Për një akt të tillë u kërkua ndihmë nga grupi i kaçakëve. Për këtë Ishin zotuar disa individë nga ai grup, siç ishte edhe Ahmet Rrustemi, por para tij me një shkathtësi të veçantë këtë akt e kishte zbatuar Salih Shabani (dhjetor 1919), i cili nga një pritë që e kishte zënë në të dalë prej Korishës në drejtim të Grejkocit e vret Spirë Dellocin dhe Filën ndihmësin e tij. Pas kësaj vrasjeje gjendja acarohej edhe më shumë. Pushteti i ri jugosllav filloi me i identifikue  të gjithë kaçakët sipas listave të bëra, disa prej të të cilëve edhe pse me rrezik popullsia i mbante, dikush si Asllan Qerimi endej qëndronte si lirë.

E treta, është e vërtetë që Sali Shabani qëndroj i fshehur në familje të caktuara 2-3 vjet, por jo më shumë, sepse pushteti serbo-jugosllav në periudhën 1919-1922, kishte arritur të konsolidohej, duke shtrirë edhe rrjetin e spiunazhit ndër shqiptarë, andaj Salihi më 1922 doli në Shqipri, ashtu si edhe Asllan Qerimi me të vëllanë Shabanin e shumë kabashas të tjerë. Kjo ndodhi sepse, siç na tregoi Asllan Asllani që e kishte me të ndime, më 1922, gjandarët i shkojnë në shtëpi të Asllanit, që ishte i ndarë nga ayha Ahmet dhe babën Qerim e kishte  të arratisur në Shqipri. Asllanit  thonë që ai patjetër duhet të shkojë me ta në një tubim popullor, ku janë ftuar të gjithë burrat e katundit. Kështu pa i shqiptuar farë akuze e detyrojnë  të nisej i shoqëruar nga një gjandar që mbante pushkën ngrehtë.  Asllani, pra i vëllai i Shabanit,  e kupton se kjo ishte punë me sherr të madh dhe se do të ketë burgosje masive, sepse edhe ai ishte i implikuar në mesin e luftëtarëve të vitit 1915, andaj ky e shfrytëzon një dredhi, duke u skajuar gjoja për nevojë pas një çube dhe kur e vjedh me sy që gjandari kishte hequr gishtin nga këmbëza, kërcen në përrua e del shpejt përzihet me disa të ardhur për tubim, por edhe nga ata ndahet dhe sillet rrotull-rrotull e alarmon Shabanin dhe menjëherë marrin rrugën me dalë te Baba Qerim në Shqipni.

E katërta, në të vërtetë, mirë e kishte pas nuhatur situatën Asllan Qerimi, sepse ai tubim shfrytëzohet për ndalimin e shumë vetëve, duke i burgosur mbi 30 pjesëmarrës të plojave kundër serbëves më 1915, ndër të cilët ndalohet edhe axha i Shabanit: Ahmet Rrustem Ahmetaj, të cilin me mbi 20 shokë i dërgojnë në burgun e Nishit. Rrallë ndonjëri prej tyre është kthyer gjallë në shtëpi si Ahmet Rrustemi, i cili, më 1926 vërtet lirohet, po aq i shte “shëndosh” sa me vdekë i lirë në shtëpi.

5. Qëndrimi në Shqipri 1922-1926  dhe gjendja jostabile gjthandej

Edhe kjo  periudhë 4 vjeçare që po trajtohet në disa pika, ishte sakrifikuese për Shaban Qerimin:

E para, ishte sakrifikuese për Shabanin, sepse gjatë jetës së tij 22 vjeçare asnjëherë nuk ishte larguar nga shtëpia, madje edhe sa ishte i martuar dhe pasi i vdiq gruaja pa i lënë fëmijë, ai kënaqej duke i kryer punë e detyra shtëpiake. Asnjëherë nuk kishte lakmuar me i qitë nam trimnie vetes me pushkë. Gëzohej me majmërinë e kafshëve të tij, me punën e mirë, me bereqetin në arat e tij. Dallohej në kositje  e punë mjeshtërie rreth veglave bujqësore, por edhe me punë ndërtimtarie rreth shtëpisë. Interesant edhe pse babai i tij i binte lahutës, ai kurr nuk e ka marrë në dorë, madje as qiftelinë nuk e kishte lakmuar, sepse  sipas tij, ato punë ta humbin kohën kot. Gjithsesi priste që prindët ta gëzonin me një kismet të ri. Mirëpo, ndërsa të gjitha këto i sillte nëpër mend kur papandehur e ftoi i vëllai më i madh që urgjentisht me lënë të gjitha edhe ëndrrat, madje edhe nënën pa e përshëndetur dhe me marrë rrugë të panjohur dhe të shkojë në një mjedis krejt tjetër, edhe pse atje do të jetë më të sigurtë bashkë me babën Qerim.

E dyta, kur arrijnë atje vërtet u takuan me babën, por mbasi nuk kishte kush me u bë hyzmet, Shabanit i ra hise si më i vogli me e bë edhe një sakrificë tjetër, me i krye punët e grave: me gatue, me përgatitë ushqimin, me pastrue dhomat e fjetjes. Madje duhej me la enët, i duhej me qepë e arnue, sepse mixha Qerim kishte ndejën me musafirë të naltë, Asllani me luftëtarë të sprovuar, i cili edhe u inkuadrua menjëherë në veprime ushtarake, ku domosdo do të gjindej ndërkohë edhe vetë Shabani, po si më nënhije të vëllait, ngase vetëm ashtu mund të fitonin njëherëpërnjëherë bukën atje.

E treta, në të vërtetë në Shqipni sidomos nbë anën e Lumës, Kukësit  u shpërngulen edhe jo pak familje kabashase. Hysen Rexhepi tashmë ishte akomoduar mirë në Kolsh, gjysmë ore larg Kukësit. Ai fillimisht ishte vendosur në tokë të një zotnie si çifqi, por ndërkohë, si duket duke vazhdue me tregtue “duhan” fiton shumë dhe blen tokë e bën konaqe, sa që u bë shpi e dalluar me  bylyqe  bagëtish  dhensh e kuajsh dhe kështu ndihmonte sapo të ardhurit. Atë kohë në Krumë prefekt ishte Hasan Beg Kryeziu (i gjakovs), ky në lidhje me Tiranën përkujdesej për të ardhurit nga Kosova dhe sipas mundësive u jepte ndihma. Në këtë kohë  atje  veç të tjerëve ishin vendosur edhe Sali Shabani, Brahim Uka, Nebih Sahiti e disa kabashas të tjerë.

E katërta, në Shqipëri pushteti ishte fort i brishtë. Atëherë në Kukës e më gjerë mbizotëronin dy rryma të forta kundërshtare politike, ajo e Bajram Currit, i cili assesi nuk pajtohej për një Shqipni pa Kosovë dhe ajo e Ahmet Zogut, të cilës i takonte edhe Muharrem Bajraktari, bajraktar i Lumës, njeri me shkollë oficeri, të cilët tashmë pranonin realitetin pa Kosovën dhe përpiqeshin për konsolidimin e aparatit shtetëror të Shqipnisë. Ndërkaq kosovarët refugjatë, kuptohet edhe  kabashasit ishin përkrahës të parezervë të Bajram Currit.

E pesta, në mes të këtyre dy rrymave rivale pati deri edhe përleshje me armë. Dihet rasti i bashkëpunimit të Bajram Currit me Fan Nolin, Hasan Prishitnën, Luigj Gurakuqin dhe ikja e Ahmet Zogut në Jugosllavinë e Pashiqit, por Muharrem Bajraktari si përkrahës i tij, ngeli në Lumë e gjithandej. Babë-Shabani si edhe të tjerët, përmendte një rast kur ushtria e Bajram Currit e përbërë edhe nga kabashasit e rrethojnë në kullë Muharrem Bajraktarin. Në këtë rrethim më aktiv  ishte  dalluar Sali Shabani, jo pse plumbat e pushkës së tij preknin nëpër brenditë e frengjive të kullës,  por edhe për provokimin me zë që i thërriste:

O Muharrem Pashiqipriti plumbat e Salih Shabanit,  o klysh i  Serbisë!….

E gjashta, sido që të ketë qenë Muharrem Bajraktari shpërthen rrethimin dhe megjithatë mbetet në Lumë e gjithandej, duke përgatitur terrenin për kthimin e Ahmet Zogut, i cili, siç dihet, vërtet me ndihmën e Pashiqit dhe të Muharremit me shokë e përkrahëve të tjerë të legalitetit dëbuan Fan Nolin, Luigj Gurakuqin jashtë, ndërkaq  Bajram  Curri mbeti në Malësi dhe assesi nuk u pajtue me këtë kthesë, andaj për mos me u dorëzue kërkonte shpëtim si ilegal po në Malësi të Gjakovës, në Krasniqe, te fisi i tij.

E shtata, siç ma kanë treguar më 1970 Nebih Sahiti e Brahim Uka, ishte shumë emocionuese nata e fundit, para se të arratisej Bajram Curri në male drejt Malësisë së Gjakovës. Atë natë, Bajram Curri, ku ishte e pranishme edhe paria e Hasit dhe e Malësisë dhe shumica e kabashasve, e kaloi në odën mikëpritëse të Sylë Elezit në Kukës, i cili edhe pse ishte mik i Muharrem Bajraktarit, si burrë bese e pranoi Currin në konak. Sipas Brahim Ukës, i cili shërbente pranë kafeoxhakut, gati gjatë gjithë natën Currit i ka pjekë kafe: gjysë guri sheqer e dy lugë kafe. Sekretar e ka pasë Hamdi Zajmin, i cili herë pas herë vinte dhe ia kumtonte lajmet me përshpëritje në vesh. Si duket më parë kish folë me telefon nga prefektura me Zogun, i cili i kërkonte Bajram Currin lojalizim ose do të arrestonte atë. Sipas lajmeve forcat lojale të Zogut e të Muharrem Bajraktarit veç ishin afrue me rrethue Kukësin. Këta (kabashasit) edhe pse ishim në numër të vogël, si ushtarë të Currit, siç thoshte Nebih Sahiti, ishim gati me rezistue. Bajram nuk na dha kurrfarë urdhni, por para ferkut, doli  në oborr të Sylë Elezit, hipun në një mushkë dhe iu drejtue Sylë Elezit me këto fjalë:

O Sylë Elezi,  Pashë Flamurin!, Pashë Flamurin! Pashë Flamurin!  (tri herë).  Mos i le  rebelat me m’i ba horë  oficerat!  – dhe na u drejtue neve:! – Lamtumirë, U pafshim për hajr!

Na krejt kajshim, derdhnim lot deri sa ai u largua i shoqnuem me disa shokë e ushtarë të tij.

E teta, me kthimin e Zogut, Muharrem Bajraktari mori pozitë të naltë në pushtet. U emnue njëherë përgjegjës i gjandarmerisë së Zonës, pastaj edhe i krejt Shqipnisë. Bajram Curri pas një kohe u vra. Muharremi kabashasit i fali, disa prej tyre i bëri xhandarë me rrogë,  veç Salih Shabanin nuk e fali, jo aq për plumba që ia fuste për frëngji të kullës, po për fjalët poshtëruese: O Muharrem Pashiqi, priti plumbat e Salih Shabanit, he këlysh i Serbisë! Kështu Salihi mbeti kaçak edhe atje.

E nënta,  ndërkohë Muharremi që më parë e kishte marrë nën përkujdeje Mulla Nasufin e me të edhe Qerim Rrustemin, tashti u besonte edhe bijve të Qerimit. Kështu Asllani kishte detyra me serioze, por edhe Shabanit i dhanë detyrë që disa ithtarë, shokë lufte të Bajram Currit prej Kukësi e Tropoje me i çue  e me i dorëzue në Shkodër. Ky ishte sjellë mirë me ta. I kishte lënë me pushue rrugës dhe siç më pati treguar çuditej me vete, qysh këta zotni, me shkollë e mos me u marrë vesh ndër veti, ashtu si edhe Zogu e Curri?! Madje pasi i dorëzon shetit paksa në Shkodër dhe vëren sesi shkodraneshat e shikonin me admirim për moshën, veshën, ndërsa ky plot shëndet e dukë musteqeve u jep dredhë përpjetë!…

E dhjeta, meqë Qerim Rrustemi dhe si duket me ta edhe Mulla Nasufi ishin vendosur në shtëpitë e Muharrem Bajraktarit, përsëri pushteti (i Muharremit) e angazhon Shaban Qerimin më 1926 në një aksion tjetër, për qetësimin e rrebelimit të fanëve (katolikëve) të Malësisë. Në këtë aksion bie në një kompani me Zija Kosovën, për të cilin thoshte se nuk ishte sjellë mirë me popullatën e atjeshme. Është fjala për Zija Kosovën i cili ndërkohë merr hak në Pragë për kryezinjtë e Gjakovës, për vëllanë e Hasan Beg Kryeziut për Cenën, që njëherit ishte edhe dhëndër i Zogut. Kjo ishte hera e fundit në shërbime të tilla nga Shabani, sepse sipas tij Muharremi i prishi punët me Zogun dhe del diku jashtë. Sido që të ketë qenë, familja e Qerim Rrustemit mbeti me banim në shtëpi të Muharremit, edhe pse Asllani e Shabani si vëllezër e punëtorë u angazhuan në ndërtimtari, ndërtim shtëpish. Puna u shkonte mirë e me fitim, bënë para dhe blenë tokë, por vazhdonin të mos luanin nga shpia e Muharrem Bajraktarit.

E njëmbëdhjeta, në këtë periudhë 1925-1926, marrëdhëniet Jugosllavi-Shqipni disi ishin përmirësuar. Atëherë Krali i Jugosllavisë, kishte falë shumë persona që mund të ktheheshin në  Kosovë, ndër ta edhe Shabanin, por jo Qerimin dhe Asllanin, Shabani edhe pse ishte i djegur shpirtnisht për me u kthye, pasi nuk kish kush me u gatue etj. për hir të tyre, përsëri sakrifikon. Sakrifikimi ishte  edhe më  i thellë, pasi Mulla Nasufi në shenjë falenderimi, për hyzmetin që ia kishte bërë  si shok i pandamë i babës së vet,  ia kishte emnue me gojë një bijë për grue,  e cila gjendej në Zhur (Jugosllavi). Në të vërtetë, Mulla Nasufi ndërkohë kishte vdekur më 1924 dhe për hir të autoritetit që gëzonte ai varroset para xhamisë së Kolshit. Në varrimin e tij më aktiv ishte patjetër Shabani. Pra, përkundër lejes për kthim dhe për të fejuarin në Zhur, ai nuk i la vetëm babën dhe vëllain. Ndërkohë po atë vit u lejua që gruaja e Asllanit me fëmijën me kalue në Shqipni. Shabani edhe tani sakrifikoi, sepse vazhdonte me i ndihmue vëllait në ndërtimtari e kudo që nevojitej.

E dymbëdhjeta, po i kthehmi tashti fatit të Sali Shabanit, i cili pothuaj nja 5 muaj duhej të ruhej nga të dyja palët edhe nga serbojugosllavët që paguanin njerëz për me e vra, ashtu edhe nga Muharrem Bajraktari, i cili donte me e burgosë, mbase edhe me e vra për shkak të sedrës së lënduar, andaj thuhej se Salihi më i lirë ndjehej kur dilte ilegalisht në Kosovë se kur qëndronte në Shqipri(!).

E trembëdhjeta, lidhur me këtë periudhë tregohet një episodë interesante. Sylë Elezi e kish ble një ndërtesë në Kukës që e lëshon për kovaçhane, aty, në këtë farkëtore, një kohë ishte strehuar pak si i maskuar Sali Shabani. Kënga e Sali Shabanit këndohej gjithandej. Një djalosh malësor i frymëzuar nga një trimëri e tillë, kur merr vesh që ky trim qenka në Kolsh (Kukës), dëshiron me pa. Dikush i thotë shko pyet në kovaçhane të Kukësit për Salihin.  Kur shkon, qëllon ta pyesë vetë Salihin. Atëherë  Salihi  shpejt i vë grykën e pushkës në gjoks malësorit. Duke e pyetur kush të ka paguar: Serbia apo këta të Muharremit?! Dhe pasi bindet që ishte vetëm adhurues i këngës, i thotë:

Mos u çudit, djalë i  mirë, shikoja grykën. Kjo njimend e ka zanin e madh, po fatin e ngushtë!!

E katëmbëdhjeta, sidoqoftë, Salihi pas 3-4 muaj fshehjeje, më në fund i bjen në dorë  fisnikut Xhafer Bislimi, mik i Muharrem Bajraktarit. Në odën e të cilit e burgosin gjandarët sipas fletarrestit dhe e marrin me vete. Xhaferi me allti në dorë shkon e nxjerr nga dora e gjandarëve dhe e kthen në shpi të vet, megjithatë  Muharremi përsëri nuk e falte.

E pesëmbëdhjeta, ndërkohë, siç tregojnë, ndodh që ndërron situata. Muharremi zë dy spiunë vrasës me pare nga jugosllavia dhe pasi u japin zor, para hetuesit pranojnë që janë nga Jugosllavia vrasës de se janë të paguar me vra Muharrem Bajraktarin edhe Sali Shabanin. Atëherë mëshirohet Muharremi dhe e fal Salihin me një kusht-porosi qëkurr mos me qitë  plumba kundër shqiptarëve. Salihi ashtu veç ishte përbetuar edhe vetë. Ai tash jetoi i lirë, po megjiatë atij pushteti nuk i dha kurrfarë rroge as ndihme, siç pati ndihmuar disa të tjerë, andaj Sali Shabani pasi e pat marrë gruan atje pati jetuar shumë keq tue punue tokë si çifqi sa me  mbetë gjallë, por është e vërtetë se atë e kanë ndihmuar shokët e në veçanti Shaban Qerimi.

E gjashtëmbëdhjeta, ndërkohë gjatë kësaj periudhe edhe kaçakët kabashas që lëviznin nga Kosova, nga Zogu nuk favorizoheshin, por megjithatë grupet e kabashasve nuk mujten me u ndërpre plotësisht, por edhe ndërlidhjet familjare filluan me u mundësue,  madje edhe me u bashkue familjet në mënyrë të rregullt,  me letra (dokumenta).

6. Gjendja pak më stabile ndërshtetërore (1926-1941), martesat, punë e fitim me djersë dhe fatkeqësitë

Edhe  këtë periudhë 15 vjeçare  po e trajtojmë në disa pika:

E para, siç u tha, ndërkohë pasi Muharrem Bajraktari i prish marrëdhëniet me Zogun del jashtë, ndërsa këta mbesin me jetue në shtëpinë të tij dhe kjo u ndimoi për stabilizim e fitim. Ndërkohë blen tokë dhe filluan me hapë tokë të reja duke pastruar nga shkurret e ferrat, pastaj  duke u bë prita buzë përrojeve e lumit, duke e pastruar nga gurët, me të cilët edhe bënin mure, po më tepër fitim kishin në ndërtimtari, sidomos tash, kur punët e shpisë i kryente gruaja e vëllait Zadja me Sahiden, vajzën e madhe të Asllanit. Kështu në krahasim me të kaluarën dhe me rrethinën, jo aq me shprehi vyeshmerie të vendasve, ngase më tepër prisnin t’u punonin gratë, ndërsa kjo shtëpi ku punonin gra e burra relativisht u bë edhe më e kamur. Pra kështu, jo vetëm plotësonin nevojat e veta më elementare familjare, por edhe kishin mundësi të mbanin rezerva dhe të ndihmonin të tjerë, sidomos njerëzit në nevojë.

E dyta,  në të vërtetë, meqë ndërkohë përmirësohen marrëdhëniet ndërshtetërore Shqipni – Jugosllavi që mundësonin bashkimin e familjeve, Më i lehtë ishte kalimi nga Kosova në Shqipëri se anasjelltas. Atëherë Asllani kishte obligim  të sillte të fejuarën nga Carraleva, të cilën qysh kur ishin në Korishë, në shenjë tradite që quhej burrnore, miku  ia kishte emnue motrën në vend të gruas  së ndjerë, pasi nuk donte me prishë miqasinë me Qerim Rrustemin, sipas thënies “Cofi dhia u prish miqasia!”,  por meqë ajo ishte e mitur, sa të bëhet për martesë, Asllani mund të  martohej. Dhe ç’është vërteta, ai martohet me Zaden (vejushë) nga Dubrava, e cila tashmë ishte në Kolsh, prandaj Asllani në mënyrë legale duhej të përpiqej me marrë grua të fejuarën nga Carraleva. Gjithashtu edhe për Shabanin u çel rruga, ngase djali i Mulla Nasufit më 1927, sipas dëshirës së Babës e legalizon fejesën e motrës Shehije për Shabanin, e cila ndodhej në Zhur dhe që tashti edhe kjo duhej përgatitur letrat që të martohej në Kolsh.

E treta,  gjithsesi edhe miqtë e të fejuarave ishin të interesuar dhe të obliguar me i hecë procedurës për rregullimin e kalimit nga Jugosllavia në Shqipni. Këtë procedurë rreth dokumentave (letrave)  ua rregullon Banush Sedllari, kryetar vendi në Sedllar të Drenicës dhe kështu të dyja të fejuarat do të dalin pa telashe në Shqipni në vitin 1929.

E katërta, kështu të dy vëllazerit Shabani e Asllani martohen për një ditë më 1929.  Ndërkohë Shabanit brenda tri vitesh, i lindin dy fëmijë Arifi dhe Nazifja, ndërsa Asllani që kishte katër fëmijë me Zadën dhe një me gruan e parë fatkeqësisht gjatë ndërtimit të shtëpive, duke ngritur trana në kate lëndohet në kokë  dhe si rrjedhojë vdes më 1931, duke e lënë gruan e re shtatzënë,  e cila në muajt e parë të vitit 1932 lind djalë dhe kështu ia përtrin emrin e babës Asllan.

E pesta, këto ishin çastet më brengosëse për Shabanin. Vëllai me të cilin punonin e fitonin  duke ndërtuar shtëpi i thau krahun, duke ia lënë nën përkujdeje dy gra me 6 fëmijë në shtëpi të huaj. Tashti Shabani, si me thënë, duke i pasur parasysh rrethanat, për hir të djalit të Asllanit dhe vështirësive që kishte në mjedis të huaj, pothuaj detyrohet që për hir të djalit bebe ta me marrë nën përkujdesje edhe nanën e tij si grua. Pra Shabani momentalisht kishte nën përkujdesje familjen  prej 13 anëtarësh, babën plak, tri gra dhe 8 fëmijë, me dy të vetët.

E gjashta, edhe pse jo pa vështirësi Shabani me punë, duke i angazhuar të gjithë arriti jo vetëm të mbijetojë, por edhe të sforcohej ekonomikisht, duke mbjellë toka të reja për edhe duke mbajtur bylyqe bagëtish. Kështu në vitin 1934 i lindën dy djemtë Veseli dhe Musliu nga dy nënat Veseli, nip Carraleve, ndërsa Musliu nip Zhuri, të cilët u vranë më  24. 03. 1999 nga barbarët serbë në shtëpitë e tyre në trollin e babës në Korishë, ku u kthyen më 1941 si shtatëvjeçarë.

E shtata,  pra me gjithë vështirësitë Shabani, pra me punë me mend por jo pa mund  arriti që sadokudo jo vetëm të plotësonte nevojat më elementare për familjen e tij, po t’u japë ndihma edhe ndonjë refugjati nga Kosova, siç ishteHajdari nga familja e Mulla Sherifit nga Konjska e Gumnasella e Lipjanit, madje ndihma i jepte edhe familjes së Sali Shabanit, i cili ndërkohë u sëmurë dhe vdiq më 1935.

E teta, e thamë më sipër se Shabani kishte marrë pjesë në varrimin e Mulla Nasufit më 1924, i cili për autoritetin që gëzonte u varros para Xhamisë së Kolshit, pranë tij më 1931 Shabani, duke e sfrytëzuar edhe autoritetin e babaës Qerim,  e varrosi vëlla Asllanin dhe tashti më 1935 pranë tyre e varrosi edhe Sali Shabanin.

E nënta, që Shabani më shumë se kabashët e tjerë më intimisht ishte i ndërlidhur me familjen e Sali Shabanit tregon fakti se ai i pari u lajmërue nga e shoqja për vdekjen e të shoq, duke obliguarrtreth përgatitjes së kufomës dhe varrosjes së tij. Siç më pati  treguar Baba Shaban ai sapo merr lajmin shkon dhe konstaton vdekjen natyrale që i kishte dalë shpirti në postajën e dhuruar prej tij. Afër kufomës shoqja ia kish pasë afruar qiftelinë, dhe pushkën, ngase sipas saj ia kishte lënë amanet Salihi të varrosen me trupin e tij. Ato ia largon Shabani tue i thanë që këto nuk duhet me i futë në dhe, po  duhet me i ruejtë për histori. Çfarë ka ndodhur më vonë me to nuk dinte, pasi më 1941, ajo grue me djalë vjen këndej dhe mesa dinte, ishte martuar në Prizren dhe se ndërkohë me djalë kanë tretur dikah në Serbi(!).

E dhjeta, ndërkohë më 1939 Shabani, përkundër vështësive, arrin të blejë troje dhe në Kolsh të ndërtojë shtëpi të re 2 katëshe me tri dhoma poshtë dhe tri në kat që lidheshin në një ballkon. Përveç asaj kishte  ahur, pleme e krejt çka i duhej një familjeje fshatare. Kështu Shabani solli në këtë shtëpi, përveç babës dhe 9 anëtarë të hises së vëllait, 2 gra, 6 fëmijë (tre djem e 3 çika) dhe 8 anëtarë të hises së vet, përveç vetes e gruas, edhe dy djem Veselin e Musliun e katër vajza: Zylën (mbesë zhuri), Sherifen, Arifen (binjake) dhe Nailen (mbesa carraleve), të gjithë këta të lindur në shtëpinë e Muharrem Bajraktarit, ndërsa në shtëpi të re i lindi një djalë, Rrustemi (nip Zhuri). Kështu Shabani në shpi të re kishte familjen prej 19 anëtarësh, për të cilët siguronte përkujdesje.

E njëmbëdhjeta, ndërsa ishte në shtëpi të re Babë Shabani dhe për tërë atë pasuri ndjente kënaqësi, sepse i siguronte gjërat më elementare për jetë, bile sipas standardit të shoqërisë së atëhershme në krahasim me të tjerët dallohej për të mirë, pikërisht atëherë dikush gjatë përhajrimit e i thotë, pasi tashti që i ke rregullue punët kaq mirë, s’ke pse lakmon me u kthye në Kosovë. Ai përgjigjet: Ma mall e  baj  me ba një djalë kurban veç me m’u ba puna me u kthye atje.

E dymbëdhjeta, një ditë papandehur vëren që sapo po i digjej një tallë (stivë) me shumë duaj, mbase e shkaktuar nga loja e fëmijve pa djallëzi(!), ky shpejt e shpejt me tanë forcën e shtyn tallën në anën tjetër nga gremina që flaka mos të kapte pleme, ahra dhe të rrezikonte veç shtëpi e katandi edhe femijë.  Dhe vërtet aq shumë i jep zor sa që arrin ta praptojë tallën nga rrëpina, por bashkë me duaj të ndezur bien edhe vetë, me ç’rast i del njëri krah nga vendi. Meqë atë kohë nuk mundi kush me ia qitë në vend, krahu iu zu keq, megjithatë ai vazhdonte të punonte deri në frymën e fundit të jetës.  Asnjëherë nuk është ankuar për krahun, pasi Zoti i ndihmoi me shpëtue nga ajo tragjedi.

E trembëdhjeta, me pushtimin e vendit nga Italia (1939), kishte vënë re se një pjesë e kabashasve bashkë me familjen e Lala Krosit (familje e mbretit Zog), kalojnë në Kabash. Familja e  Krosit nga andej kalon në Turqi e bashkohet me familjen e Zogut, ndërsa kabashasit e përzier me ta mbesin në troje të veta pa telashe qeverie. Kështu i lindi shpresa që edhe ai një ditë mund të kthehejt në vendlindje, por së shpejti në Tokat e Lirueme e të bashkueme me Shqipninë, siç propagandohej nga nacionalistët, por edhe nga Italia. Sidoqoftë, ndërkohë e fejon djalin e madh të vëllait Rexhepin me një vajzë nga Surroi, e cila ndërkohë edhe do të bëhej edhe pjesë e familjes së Shaban Qerimit.

E katërmbëdhjeta, pikërisht në këtë atmosferë shprese përjetoi fatkeqësi. Djali i tij Arifi moshatar me të vëllait Beqirin adoleshentë, si barij lopësh gjejnë një bombë italiane, e cila u eksplodon ndër duar, kështu vdes Arifi ndërsa shpëtoni i plagosur rëndë Beqiri.

Ndërkohë vdes edhe djali i madh i Asllanit Rexhepi. Këto dhimbje Babë-Shabani  i përballoi stoikisht me shpresë pasi priste shansin që sa më parë me u kthye me familje në vendlindje.

6. Kthimi dhe jeta e re në Kosovë  (Korishë) 1941-1944

Edhe periudhën prej më pak se katër vitesh të kthimit në Korishë në të ashtuquaturën  kohë jo të plotë katër vjeçare të Shqipnisë po e trajtojmë në disa pika:

E para, fillimisht Shabani më 1941 vjen në Korishë pa familje, të cilën do ta sjellë muaj më vonë.  Në troje të tij ende i gjen familjet koloniste serbe nga Shumadia. Edhe pse kishte mundësi t’i dëbonte  brutalisht, ky me ta sillet në mënyrë burrnishte, U thotë: Deri tash e keni shfrytëzuar tokën time, tashti unë po kthehem. Ju mund të merrni me vete gjithë pasurinë e tundshme tuajën. Madje u ndihmon që gjithka që kishin ta palosnin e ta merrnin me vete. Ndërkaq çdo gjë me vlerë që nuk mund ta bartnin do t’ua paguante, madje edhe një lopë ua pagoi pa i ulë pazarin.  Veç tjerash  organizoi që ata me i përcjellë me qeze e kuaj deri në Lipjan e Suhadoll. Por në Suhadoll, ndodh diçka e papritur, ndërsa përcjellësit, siç ishte Zeka, fqinj e kushëri i parë, pritnin përshëndetjet e lamtumirës, si mirënjohje e falenderim për përcjelljen një plakë Milena del e u thotë: Mos pritni se tani po pijnë dhe po duan me ju vra.  Dhe vërtet, siç tregonte Zeka, deri sa ata dalin me shishe raki e pistoleta ndër duar këta lodrojnë kuajtë me qeze dhe kështu i shpëtojnë rrezikut, nga bukëshkalët e pa besë.

E dyta, Shabani shkon e merr familjen nga Kolshi me kuaj. Shtëpinë e pasurinë, që kishte siç thuhet ia bën teslim (falas)një fqiu që kishte qenë me shumë fëmijë e pa shpi. Kështu tashti i kthyer në trojet e përtërira, shmallet me familjen e madhe, kushërij, miq e fqinjë, por domosdo edhe me familjen, si me thënë, të ngushtë, siç ishin dy halla me familjet e fëmijët e tyre, me  Hamiden, e martuar në Gelancë dhe Latifen e martuar në Jezerc, madje edhe me tri motrat: Begishen të martuar në Bukosh, Rabishen të martuar në Gjinoc dhe Zelën të martuar në Reçan, por edhe shmallet me dajët e nipat në Budakovë, ngase kishin pasur krushqi të përzier të ndërsjellë. Sigurisht, nuk dolën mbas menç as vizitat e ndërsjella me miq nga Zhuri e Carraleva si dhe me shokë e dashamirë.

E treta, ç’është e vërteta, ndaj të gjithë këtyre, në bazë të etikës njerëzore kanunore ai si zotshpie kishte njëfarë obligimi të pashkruar në emër të hises së tyre të pasurisë që e linin në gjini, që si kompensim jo vetëm hallat e motrat, por edhe ndaj nipave e mbesave që ishin përmallshëm, të cilët sa vite nuk kishin pasur mundësi me gëzue tpanen (pushim njëjavore) në gjini, ashtu si dhe fëmijët e tyre dashninë e dajve.

E katërta, sidoqoftë, të gjitha këto sfida, sepse nga Kolshi i Kukësit solli 19 anëtarë familjeje, babën,  3 gra,  13 fëmijë (pesë djem e 8 çika) që iu shtua edhe reja nga Surroi, që për mbajtjen e tyre veç ushqimit kërkohej edhe veshë e mbathë, shtrojë e mbulojë në truallin e rikthyer, por të gjitha këto Shabani i përballon me sukses, në saje të kursimeve të veta, nanës së vet Mihane që e kishte ruajtur një pjesë të pasurisë, po edhe duke falenderuar ndihmën solidare të kushërinjve.

E pesta, Shabani, ndërkohë solli mbarë gjithçka. Meremetoi e adaptoi disa godina që kishin lënë kolonët, një e adaptoi odë burrash, ku baba Qerim, priste e përcillte miq e shokë, kushërinj e musafirë. Ndër të tjera, solli një vijë uji me rënie të lirë nga gurra, pa përmendur mbushullimin  e oborrit me pula,  ngjalli bylykun me dhenë, lopë e qe, kuaj. Ndër të tjera seliti e mbolli pemë të reja. Kështu vërtet filloi një rilindje e vërtetë për punëtorin e palodhur Shaban Qerimi, bijtë e familjen e tij, i cili dinte t’i angazhonte të gjithë sipas grup moshave në punë të përshtatshme  e fitimprurëse.

E gjashta ndërkohë marton Asllanin me Bahrijen nga Surroi dhe 2 vajzat e vëllait, Sahiden në Prizren, Vahiden në Pejë, e cila humb jetën nga bombardimet e aleatëve. Shkon Shabani dhe e konstaton që shtëpia saj është rrafshuar, por mes kësaj tragjedia del një mrekulli, foshnja e saj Fatimja pas dy ditësh gjendet e gjallë pranë gjinjve të nënës së vdekur. Fatimja rritet tek i jati i saj, por pa e këputur ndërlidhjen e dashninë e dajëve, e cila me ndëmjetësimin e tyre,  sidomos të tezës Sahide, martohet në Prizren.

E shtata, siç dihet te ne në Kosovë përgjithësisht Italia u pranue si çlirimtare, pasi e shporri serbo-jugosllavinë barbare. Për çudi të Babë-Shabanit në këtë kohë paraqitet në Korishë si ilegal Muharrem Bajraktari, i cili Italinë e konsideronte, siç edhe ishte, okupatore. Edhe pse ky strehim  ishte me rrezik Shabani e priti krahëhapur si mik të shtrenjtë. Muharremi ndejti si mik  i rrallë, deri sa ai vetë u largua për veprime përkatëse atdhetarie. Në të vërtetë, ndërkohë, kur kapitulloi Italia Muharremi ishte edhe kundër Gjermanisë së Hitlerit. Kështu ai përsëri edhe në ato kohë të turbullta u duk në Korishë. I tregon Shabanit se ishte nisur drejt Serbisë me u takue me Drazha Mihajloviqin për dy arsye: e para  për t’i tërhequr vërejtje mos të përzihet drejt Kosovës, e cila tashmë i takon Shqipnisë, dhe e dyta, t’i sugjeronte atij, mbase me propozimin e anglezëve, që të merren vesh me Muharremin që së bashku të luftonin lëvizjen komuniste, duke u lidhur drejtpërdrejtë me aleatë perëndimorë, gjithsesi jo me Rusinë. Pra edhe tash vizita e Muharrem Bajraktari ishte edhe më me rrezik nga të dyja palët: nga Gestapo-ja e qeveria aktuale dhe njëherazi edhe nga forcat ilegale komuniste, pasi edhe ky vepronte ilegalisht edhe kundër asaj lëvizjeje. Shabani pasi i jep ndihma ushqimore dhe paksa ecën me ta sa për të treguar shtigjet e terrenit, madje edhe  e ndonjë  vendstrehim, i kishte mbetur në kujtesë se si pararoja e suitës së tij merrej vesh me bazën me fishkllima, me zëra kafshësh e shpezësh, gjuhë kjo që simbolikisht kuptohej vetëm prej tyre, qoftë, për rrugëvajtje të lirë, qoftë për ndonjë rrezik të papritur. Flitej që Muharremi gjatë këtij rrugëtimi i kishte bazat e siguruara të fiksuara nga nacionalistët kosovarë, si në Buzhalë  e tutje në Rrafshin e Kosovës. Ishte takuar me Drazhën apo jo dhe si ishte kthyer ai, Shabani nuk ishte në dijeni. Sidoqoftë, si dihet edhe pse Muharremi ndihmoi lëvizjen çlirimtare kundër okupatorëve italo-gjerman, ai pati mosmarrësveshje me komunistët e Enverit, prandaj si duket, siç do ta përmendim më poshtë ai gjithsesi kishte lidhje me kuadra nacionalistësh nga Kosova e më gjerë që ishin kundër lëvizjes komuniste.

E teta, pas dorëzimit të Italisë dhe në Bullgari fitoi lëvizja ruso-bullgare e serbe, ndërkohë u alarmuan Kabash e Korishë që banda ruso-bullgaro-serbe komuniste, bashkë me sllavo-çetnike siriniqas, armiq të përbetuar të kabashasve, po afrohen drejt Kabashit pasi veç kishin hyrë në Gërnçar e Skorrobisht (që ishin kryesisht sllavishtfolës), atëherë organizohen forca vullnetare të fshatit nga Korisha e Kabashi të kryesuara nga Hysen Rexhepi, ku merr pjesë edhe Shaban Qerimi me Hysenin, vëllain e Sali Shabanit e të tjerë dhe me vrap dalin mbi Kabash dhe futen në fshatrat Gërnçar e Skorobisht, në ndjekje të bandave të tilla, ku vërtet  ndeshin në  një rezistencë jo të fortë me pushkë, ku vritet një shok kabashas dhe zihet rob një ushtar nga pala kundërshtare. Në të vërtetë, nuk kishin qenë banda serbo-bullgare, por Aradha partizane e Fadil Hoxhës dhe robi i zënë kishte qenë Meto Bajraktari, epror i asaj aradhe. Kështu aradha e Fadilit ishte në rrezik të shuhej nga kabashasit po të mos kishte intervenuar Brahim Uka (i kabashas), të cilin e njofton urgjentisht Veli Deva me urdhër të Xhavit Nimanit se ata janë shqiptarë jo serbo-bullgarë. Kështu Brahim Uka, urgjentisht njofton kabashasit të ndërprejnë ndjekjen. Në ato momente,  Hysen Rexhepi, nuk beson se robi i zënë ishte shqiptar. Fundja, shfrytëzon momentin që sipas kodit të hakmarrjes kishte të drejtë me vetëgjyqësi për shokun e rënë në këtë ndjekje, për barazim  gjakmarrjeje, andaj edhe e vret Metën.

E nënta, vërtet atë kohë ndodhën hallakama me shumë paqartësi. Populli ynë donte ta ruante gjithsesi bashkimin eViseve të Lirueme  (Kosovë, Maqedoni Perëndimore, Malësitë nga Mali i Zi) me Shqipninë, ashtu siç propagandonin edhe disa nga Fronti nacional çlirimtar shqiptar, andaj shumë patriotë shqiptarë, edhe pasi dihej se ofensiva partizane nuk mund të ndalej dot, ishin preokupuar të ngadalsonin me luftë depërtimin e forcave partizane malazezo-serbo-jugosllave e bullgaro-ruse në Tokat e Lirueme dhe pritnin që tek e mbramja këndej së pari të vijnë brigadat partizane shqiptare dhe situata të qartësohej. Sidoqoftë, shumë luftëtarë e patriotë të tillë ikën jashtë, por disa mbeten brendë dhe këqyrshin mundësinë që të provonin edhe ndonjë marrëveshje me ndonjërin nga prijësit autoritativ partizan shqiptar.

E dhjeta, në të vërtetë, pas rezistencës së dobët në Zhur kundër forcave partizane që vinin nga Shqipëria dhe kalimit të Brigadës  V  sulmuese, e cila depërtoi nga ne nëpër Kosovë dhe si shpejt vazhdoi drejt Bosnjës, disa nacionalistë shqiptarë si Smajl Gorani, Aziz Vojnoci e të tjerë fshiheshin kaçakë dhe u konsultuan me Muhamet Veselin, shok i ngushtë i tyre nga Reçani, i burgosur nga GESTAPO-ja, por i liruar nga shokët e pushtetit të atëhershëm shqiptar, i cili gjithsesi kishte edhe shokë edhe nga ana e Nacional Çlirimtares. Ky kishte detyrë të takohej me Fadil Hoxhën, shtabin e tij, i cili momentalisht ende ndodhej përtej Drinit dhe ta të pyesin për fatin e tyre, siç ishte edhe rasti i kabashasve që e kishin ndjekur Aradhën e tij. Muhameti premton se do të përpiqet nëpërmjet Hasan Kryeziut dhe se përgjigjen do ta merrnin te miku i tij Shaban Qerimi në Korishë. Dhe vërtet Muhameti në njëfarë mënyrë  arrin ta kontaktojë Fadilin, të cilin edhe e pyesin, së pari, si do të jetë fati i kabashasve që luftuan kundër Aradhës së tij? Fadili përgjigjet: Kabashasit do të jenë të lirë, përveç Hysen Rexhepit, sepse ai e ka vra Meto Bajraktarin.  Së dyti, pyesin edhe për Smajl Goranin e shokë të tij, si dhe për disa udhëqes popullor nga Maqedonia.  Për këta  e  të tjerë  Fadili i drejton te Pavle Joviçeviqi, i cili  thotë se për ta duhet me pyetë Duçen (Dushan Mugoshën), po dihet se Smajli si kryetar i Ferizajt, veç tjerash ka përgjegjësi për vrasjen e Trajko Gërkoviqit, ndërsa për ata nga Maqedonia, si Xhemë Gostivari e Mefail Kërçova, thotë se do të  përgjigjen atje. Duhet ta dijë gjithkush se ajo pjesë e Maqedonisë nuk asht më Shqipni fashiste, po Jugosllavi e Maqedoni socilaiste.

8. Fitorja e partizanëve, jeta nën pushtetin e ri  komunist  1945-1956

Edhe këtë periudhë 10 vjeçare, pas Çlirimit (1945-1956) po e trajtojmë në disa pika.

E para, ngjarjet ndodhën shpejt partizanët depërtuan gjithkah. Nacionalistë të caktuar, pas rezistencës në Gjilan e Ferizaj mbetet kaçakë. Smajl Gorani me disa shokë edhe me Hysen Rexhepin, edhe pse gjendja ishte me shumë rrezik, këta gjetën rast të zbrisnin nga malet në shtëpinë e Shaban Qerimit, ku sipas fjalëve të Muhamet Veselit, mësojnë të vërtetën çka është thënë për ta. Ndërsa bisedonin shlirë e shtruar, papandehur në oborr-livadhin nën shpi të Shabanit, hyn një brigade partizanësh dhe drejt shtëpisë së tij duken se vinin disa ushtarë me armë ngrehur për zjarr. Të gjithë mendojnë në çast si edhe vetë Shabani se po i rrethojnë, andaj rrokin armët dhe në këto çaste Shabani u thotë:

Burra, jam me ju, vendosni, ma mall e baj me m’u farua krejt 20 robtë e shpisë se me ju zanë ju dhe me më dalë zani besëpremë ! … Ma mirë me dekë njëherë se me rrnue me marre e tradhti për jetë.

Mirëpo fati e desh që brigada partizane aty ishte ndalë për fushim dhe ushtarët e nisur drejt shtëpisë ishin roje e zakonshme.  Së këndejmi  kaçakët, ndërkohë,  pa u vënë re i ngjiten malit, por mbajnë lidhje me të zotin e shpisë.

E dyta, edhe pas kësaj Shabani pati lidhje me kaçakët e tillë. Ai i furnizonte me ushqim (siç tregon ime shoqe me disa tepsia flija) e ndihma të tjera deri sa ata ndoqën rrugën e vet rreth shpëtimit. Si duket këta bënë lidhje me Muharrem Bajraktarin në Malet e Lumës e të Dibrës për me ça rrugën së bashku drejt Greqisë. Ndërkaq Hysen Rexhepi që ishte me ta, ndërsa ndodheshin në bjeshkët e Kabashit, edhe njëherë shikon me tejkëqyrë shtëpinë e tij dhe befasohet, kur vëren se i paska vdekur e bija 18 vjeçare, të cilën e përgatitnin për varrim. Nuk mund të përmbahet zdirgjet dhe pa u vënë re i afrohet shtëpisë, por fqiu i tij i parë, pasi informohet nga gratë, i del përpara dhe e përben që të largohet sa nuk është vërejtur nga sipiunët, sepse jo vetëm ai do të vritej, po do të bëhej shkrumb e hi krejt mahalla e katundi, sepse komunistat, si të pa pa fe që janë, janë hala më të pa shpirt se çetnikët e popit!. Kështu Hyseni i dëshpëruar largohet dhe i ngjitet malit pa u diktuar. Si duket ai arrin shokët, ec pak me ta sa dalin nga rajoni i Prizrenit, pastaj ndalet e u thotë që nuk mund të vazhdojë edhe më me ta, duke u arsyetuar se nuk do të jetë barr e tyre, pasi i dhimbte këmba e plagosur dhe shpirti, dhe fundja thotë: Dekë se dekë …! Ma mirë me dekë në vend tem se në dhe të huej.

E treta, kështu Hysen Rexhepi ndahet prej shokëve, kthehet në malet e Kabashit dhe në këto rrethana përsëri i beson vetëm Shaban Qerimit, i cili ia ndreq një vend-strehim, së pari në Boka, afër shtëpisë së tij dhe përkujdesej për të. Por nga droja se mos po dyshon kush, ia siguron një vend strehim më të sigurtë e më të përshtatshëm pak më larg, në Cukal, ku në shpat përroi gropon e bën si shpellë dhe mbi dheun e nxjerrë mjell një pishë. Kështu Hyseni kalon një kohë në atë vendstrehim pa u vënë re dhe gjithnjë ishte nën përkujdesjen e Shaban Qerimit, me ushqim, pastrim rrobash etj., deri sa ndërkohë së andejmi Hyseni ndërlidhet me djalin e vet Hasanin dhe me mikun Ymer Devetaka. Pas një kohe atje në një shpellë të Devetakut diktohet grupi nga spiunët, rrethohet nga ushtria.  Ymeri ndalet tue luftue deri sa (vetë)vritet, ndërsa ky dhe dy djemtë e tyre Hasani e Abdyli çajnë rrethimin, por Hyseni vritet më vonë më 1946 në malet e Llanishtit nga forcat e ndjekjes. Djemt pas shumë vuajtjesh shpëtojnë pa u vra.

E katërta, është interesant të ceket kjo e vërtetë, se në vitin 1946, pothuaj të gjithë ish- kolonistët serbë të nxitur nga pushteti, u kthyen në vendet ku kishin qenë më parë, vetëm këta që kishin qenë në trollin e Shabanit nuk u kthyen asnjëherë. Mos vallë, do të ketë ndikuar mirësjellja e Shabanit ndaj tyre apo tentim i dështuar i bukëshkalëve që t’i vritnit percjellësit mirëbërës? Sidoqoftë, prej tyre Shabani nuk pati asnjë të keqe, por nga thashethemnajat e të tjerëve si bukëdhënës kaçakësh nuk mund të ishte i qetë.

E pesta, në këtë kohë otkupesh dhe për t’u ikur thashethemave, Shabani pranon  që  të shkojë vullnetarisht për ndërtimim e Beogradit të Ri, por si duket prej andej shfrytëzon tollovinë rreth regjistrimit të emrave, moshës e krahut të shtrembnavtë, i hip trenit dhe si me thënë tinëz nga Ferizaj kthehet në shtëpi të vet. Disa ditë qëndron pa u diktuar, bart drithin nga hambari dhe i vendos në një vend të kamufluar. Kështu e shpëton drithin nga kontrolluesit grabitës pushtetarë. Dhe një kohë vazhbdoi të jetë i padukshëm për njerëzit e pushtetit, ndërsa për otkupe e  kërkesa të tjera në vend të babës plak, u angazhua nipi Asllani 15-16 vjeçar. Në këtë mënyrë Shabani rrezikoi, por edhe fitoj: shpëtoi veten, familjen, por edhe miq e dashamirë nga kriza e bukës që mbretëronte gjithandej aso kohe.

E gjashta, ndërkohë burgoset dhëndërri Muhamet Veseli i implikuar në organizatën e Halim Spahisë, mirëpo thonë se në saje të qypave me tlyn e mjaltë, besa edhe me pare rezervë të Shaban Qerimit akuzat kundër tij zbuten dhe më në fund lirohet edhe në saje të shokëve të mëparshëm, siç ishte edhe  Hasan Kryeziu i Mamushës, i cili e dinte se kujt i hahej shumë mjalta.

E shtata, siç duket ky pasivizim i Shabanit dhe aktivizimi i nipit Asllanit, sidomos pas kryerjes së shërbimit ushtarak i ndihmoi Shabanit që para e pas ngjarjevet të vitit 1948 të mos jetë në shënjeshtër inskenimesh rreth informbiroizmit apo nacionalizmit shqiptar, e ku ta dimë. Në të vërtetë ai nuk ishte njeri i politikës së ditës, dhe kështu vitet kalonin Shabani punonte pa nda vetë,  por edhe duke angazhuar në punë sipas grupmoshave të gjithë anëtarët e familjes. Ishte me fat që nuk pati presion për kooperativë fshatare as për shpëngulje në Shqipri.

E teta, tash po rikujtoj faktin, kur emri i Shaban Qerim Rrustemit u përmend dhe do të ndërlidhet me mua e familjen time të radhme drejtpërdrejt, po jo edhe kontaktimi me të në vitin 1951. Është vërtetë se unë nga viti 1948 isha nxënës i rregullt i Shkollës Normale të Gjakovës, dhe në vitin 1951, sapo e kisha kryer klasën III. Isha në moshën 17 vjeçare. Gjatë pushimeve të verës, ndërsa unë lexoja një libër në një qoshe nga dritarja e odës, im atë me simixhën Bacin Metë (aliasMuhamet Veselin), që ishte mik, dhëndër i Qerim Rrustemit (e kishte motrën e Shaban Qerimit dadën Zelë) ata me qëllim, në praninë time, filluan të bisedonin për mua, pak si me rrotlla, por e goditnin shenjën.  Dihej se kisha edhe një vit me krye shkollën dhe me dalë në “bukën time” si mësues, dhe sipas tyre për mos me u habitë me ndonjë çikë në Gjakovë, ngase si kudo në qytete, çikat e mira e të sjellshme familjet fisnike i ndalin me krushqi për djem të vet, ndërsa të tjerat të dyshimta i “shesin” ku munden, prandaj një i ri për mos me u halitë, më së miri është me u fejue, sepse si i fejuem e ka veç gajlen e mësimit jo të nuses. Kështu bëhet më mirë për të dhe për emrin e familjes që kur ta kryejë shkollën ka hije edhe martesa. Dhe konkretisht baci Metë përmendi një çikë të Shaban Qerimit nga Korisha, mbesë e Hamëz Carralevës. Dhe lidhur me këtë pasi unë nuk bëja zë, po  gjoja lexoja  diçka, ata kështu e morën lejen time, andaj edhe baba i tha:  Nuk asht keq, me i hecë kësaj pune se Hamëz Carralevën e kam njoftë, por edhe Qerim Rrustemi e djemt e tij janë miq të mirëEdhe pse Kabashi ia mbajnë pak naltë, por edhe pushka nalt u vret(!).

Sidoqoftë, pas pëlqimit të babës, Baci Metë i kishte ecë punës. Po ato ditë mbesa jonë Vahidja, çika e datës Merë gruaja e Zekës,që ishin moshatare e kushërira me Sherifen, vajzën që emnohej për mua. Asaj i fliste fjalë të mira për mua si dhe mua për të. Sidoqoftë, ende nuk ishin sjellë shenjat e fejesës im at u sëmurë dhe pas një kohe vdiq, andaj ceremonia ishte shtyrë. Ndërkaq në tpame të babës  si shokë të luftës (në Carralevë e Zhur) e si miq të vjetër erdhi edhe Qerim Rrustemi, burrë i plotë me gëzof të ri veshur.  Në të vërtetë, ceremonia e fejesës, ishte kryer nga kryefamiljarët ndërsa unë ndodhesha në shkollë (Gjakovë).

E nënta, pas një viti, pas diplomimit më 1952, vërtet dola në bukën time me rrogë mësuesi. Mirëpo meqë në atë familje ekzistonte disiplinë e hekurt, jashtë protokollit pata rast që, ta shoh për së largu të fejuarën me ndihmën e një fqiu të tyre Sherifin që ishim të implikuar në lëvizje ilegale me të cilin edhe patë ra në burg pas 3 muajsh më 17.12.1952 dhe pas pak ditësh e burgosën edhe vëllain tim që ishte nëpunës, bacin Ramë. Flitej  se mua mbasi do të më dënonin, nëse jo me vdekje, sigurisht më shumë vite burg, atëherë dikush nga Prizreni kishin kërkuar nga vajza adoleshente mendimin për prishjen e fejesës, pasi miku as që kishte pru pare, madje dhëndërri mësues mendjefylfyl as unazë dhe ku me dijtë sa do kalbet në burg etj. Si duiket kjo i bie në vesh Babë-Shabanit, i cili inskenon që gjoja ishte investim i mikut, sjell material dhe porosit që vajzës t’i gjenin punë, të qejzitej, pa marrë parasysh që të fejuarin e kishte të burgosur. Kështu të fejuarën time e fusin në vegje, dhe tërë harxhin e paret e “mikut” Shabani i heq vetë.

E dhjeta, dhe kështu pas 18 muajsh, kur unë dola nga burgu vajza veç kishte qenë e qejzitur, përveç tjerash deri edhe mejan (lloj qylymi), sexhade për odë, pa cekur cikërrimet si shokëbrezi, xhempera e shenja të tjerë për burrin, familjen e sebepët. Në të vërtetë, martoheshim dy vëllezër për një ditë. Vëllai im më i madh sapo ishte liruar nga ushtria e merrte nusen nga Peqani nga një familje nacionaliste në zë (e Sadik Peqanit), ndërsa unë nga Korisha, emigrante nga Shqipnia. Të dashamirët ofronin ndihma që dasma të bëhej e madhe, më fort për hir të autoritetit të Bacit Ramë e përgjithësisht familjes.  Madje edhe të dy miqtë pa e munduar mikun fare,ngase e dinin se familja kishte pasur shpenzime për gjyqtarë e avokatë, ishin pajtuar që dasma të bëhej më 28 nëntor 1954, që për atë kohë ishte guxim i madh, sepse provokonte pushtetin. Sidoqoftë, dasma u krye me sulemnitete të zakonshme me këngëtarë në za e me tupana dhe pak më tepër Dhe pas ca ditësh ne ditën e caktuar bashkë me zijafetin për “miqsëpari përgatitëm bijat e tyre për gjini me  “kuleç me gurabia” , Edhe pse pritja,Babë-Shabani për zjafetin nuk erdhi,pasi ato ditë i kishte vdekur baba Qerim, andaj kishte dërguar bashkë me fqinj-kushërij, në vend të tij djalin e vëllait Asllanin. Ndërkaq për herë të parë pata rastin me e takue Babë-Shabanin pas ca ditësh në ziafetin që e kishin përgatitur ata  jo aq për miqsëpari sa përdhëndërsëpari, ku pata shkuar me mixhallarë e vëllanë e madh. Edhe këta na bashkangjitën bijen “me kuleç me gurabia” e pak më tepër. Kuptohet unë isha mësues i kualifikuar me shkollë të rregullt, që në atë kohë nuk e ka pasur askush jo vetëm në rrethin tonë, por as në shumë rrethe të tjera të Kosovës, por isha i pa punësuar, andaj ai respekt ndaj nesh ishte më tepër respekt tradite, por edhe respekt miqasie që të obligon. Sidoqoftë, pasi isha nën hetime kryeja punë bujqësore me vullnet, duke u dalluar edhe si punëtor krahu në familje. Matura më ndihmonte që të dallohem edhe si kostar etj. Pas një kohe më ftuan në rigjykim dhe më dënuan pak më butë se përpara dhe pasi ushtrova ankesë në Gjykatën e  Lartë, më morën në ushtri, ku qëndrova afro një vit e gjysmë (14.04.1955-30.08.1956).

E njëmbëdhjeta, me të kthyert nga ushtria më 1956 kuptova që vërtet dasma jonë ishte kuptuar si provokim, ngase pas një kohe vëllanë tim Smajlin si zotishpie e kishin përjashtuar nga fronti popullor dhe familja ishte leqitur, por edhe më keq kishin pësuar gjatë të ashtuquajturit Aksioni për mbledhjes së armëve (gjatë dimrit 1955-1956të dy vëllezërit e mi Smajli dhe Aliu, të cilët vërtet i kishin munduar shumë, me ç’rast dikush nga policët lokalë, gjatë goditjeve këmbëve u kishte thënë, ku e keni Nuhën!? Sido që të ketë qenë, si pasojë dy vëllezërit patën deformime këmbësh deri sa qenë gjallë. Madje edhe Babë-Shabanin, edhe pse në moshë nuk e kishin pas kursyer fare, atij duke iapërmendin faktin se e dinin që ai kishte ushqye barqe cubash (odmetnika) e boksojnë fort pikërisht në bark, saqë i bie terri syve. Sdoqoftë e lirojnë, po si duket si rrjedhojë e këtyre goditjeve, iu shpif dhimbje barku që e mundoi gjatë tërë jetës. Por edhe ashtu, siç do të shohim,ai nuk iu nda punës bashkë me djem rreth rregullimit e mbarëvajtjes së jetës familjare.

9. Gjendja në periudhën gjatë viteve 1956-1967

Edhe këtë periudhë po e trajtojmë në disa pika:

E para, dihet se Aksioni i dimrit 1955-1956 për mbledhjen e armëve nuk ishte që gjoja pushteti kishte drojë nga një rebelim i popullit shqiptar, por qëllimi ishte: presione e dhunë  për shpërnguljen e tyre  në Turqi e kudo. Babë-Shabani lidhur me këtë kishte shqetësim, sepse të gjithë fëmijët, përveç një vajze Hanës, i kishin lindur në Shqipri, madje e edhe nusen e nipit Bahrijen e kishte nga Surroj i Kukësit, që të gjithë ishin pa nënshtetësi formale jugosllave, andaj kishte vështirësi edhe rreth nxjerrjes së certifikatave të lindjes, që nevojiteshin për shkollë, për martesë etj. – etj., mirëpo këtë situatë pothuaj e shpëton përsëri djali i vëllait Asllani me disa kabashas që e kishin të njëjtin problem. Në të vërtetë, ky pasi njjihej si zotshpie u konsultua me organet përkatëse se si duhet vepruar për rregullimin e çështjes së shtetësisë dhe kështu më 1964 u rregullua çështja e nënshtetësisë.

E dyta, ndërkohë sa ishte gjallë Babë-Shabani jo vetëm arriti që t’i martojë të tre djemtë: Veselin (me stëmbesën e Mulla Nasufit nga Zhuri), Musliun (nusen nga Sopia)  e Rrustemin  (nusen nga Dobërdelani) dhe  të gjitha çikat që i kishin lindur në Shqipri (Zylen në Suharekë, Sherifen e Nailen në Reçan dhe Arifen në Semetisht), po edhe Hanën, e cila i pat lindur në Korishë e martoi në Gjinoc. Mirëpo, ky me punë  e pare të veta  martoi edhe djalë e vajze të një kushëriri (Isuf Alisë), i cili qëndronte dobët materialisht.

E treta, ndërkohë Asllani ndahet nga axha, del në truall të vet, por ende vazhdoi të kishte autoritet dhe kështu ndihmohej dhe ndihmonte axhën dhe djemt e tij, të cilët në mënyrë të qetë dhe në harmoni vëllazërore prosperonin në çdo pikëpamje. në të vërtetë Asllani, siç e cekëm paksa më heret, para se me dalë në shpi e truall të vet, ishte aktivizuar në organizatën politike–shoqërore të fshatit, ku kishte arritur poste që i kryente me sukses. Kështu në vitet 1960 – 1964 ishte kryetar i LS të fshatit, këshilltar i Kuvendit Komunal të Prizrenit më 1964-1965, ishte kohë kjo kur fshati Korishë arriti disa suksese, si shpërndarjen e forcimin e rrjetit të rrymës elektrike, shtrirjen e ujësjellësit, shkollën e re etj., por më kryesore ishte se iu hoqën thashethemnajat familjes nga frustruesit llumpfjalëbartësis rreth veprimtarisë së mëparshme të dyshimta të Shaban Qerimit.

E katërta, Shabani, edhe më parë, por tash edhe më intensivisht pasi u nda nga nipi, iu përvesh punës për mbrojtjen e trollit nga Prroni i Tërbuem, i cili disa herë kishte vërshuar dhe shkaktuar dëme oborreve  e shtëpive të tij e të fqinjve, të cilët u detyruan t’i ndërronin trojet. Prandaj ky me inisiativën e vet dhe me ndihmën e djemëve zuni pritat dhe mbëltoi pyllin me akacie rreth grykës së lumit dhe kështu vërtet pati sukses, ngase ndërkohë u rritën drujt dhe tani janë bërë lisa, mbrojtje kjo që ia ktheu rrjedhën përronit në shtratin e vet. Ndërkohë në saje të punës së tij të mbarë por jo pa mund, u kthyen edhe fqinjtë që kishin braktisur ato troje për shkak të atij prroni.

E pesta, jo vetëm pylli mbrojtës, por punë për lakmi bëri Babë-Shabani tash bashkë me djem në mbjelljen e pemëve të lloj-llojshme dhe njëherazi edhe duke zmadhuar tufat e dhenve, të lopëve. Ndërkohë ndërtuan shtëpi të reja, kultivuan bletë, saqë përnjëmend këto familje fshatare u kompletuan në çdo pikëpamje për t’u marrë shembull për të mirë.

E gjashta, në të vërtetë, kur u ktheva nga ushtria, tetor 1956, edhe pse me mjaft vështirsi ngase nuk më lejohej punësimi sidomos në Suharekë e Rrafshin e Dukagjinit, vetëm pse kisha qenë i burgosur më parë, edhe pse kishin vende të lira për mësues dhe mbi 80% e tyre ishin mësues të pakualifikuar, megjithatë arrita me dalë në bukën time përkohësisht si mësues në ndonjërin nga fshatrat më të izoluara të komunave të tjera të Rrafshit të Kosovës, ku nuk kisha kushte as normale për jetësë. Madje për t’iu ikur inskenimeve, ngase atëherë organizioheshin edhe kurse për nuse e çika të pamartuara, bashkëshorten e mora me vete, gjoja edhe me ia lehtësue punët në shpi të madhe, ku, sipas rregullit, i kryente punët me radhë,  ashtu si gratë e tjera, por si duket asaj i ra edhe më keq, sepse kushtet për jetë nëpër katunde të ndryshme ishin shumë të papërshtatshme, por sidoqoftë me gruan bashkëshoqe kalonim çaste t’i quaj të lumtura, por edhe me bashkëvuajtje, sidomos kur më 1958 na lindi fëmija i parë, vajza Floria. Meqë kudo që punoja isha nën vëzhgim të pushtetit, pati inskenime, por edhe të vërteta, se unë me popull e në shkollë rrëshqitja në dukje naivisht (jashtë planprogramit ose edukimit mbi bazë të patriotizmit jugusllav, sepse flisja rreth historisë sonë kombëtare e letrare,  andaj ndërkohë pata pezullime nga puna me akuzë si i papërshtatshëm politikisht dhe si pasojë kisha edhe mungesë mjetesh për jetesë. Babë-Shabani pasi kishte biseduar me të bijen rreth bazës tonë materiale, pas çdo tpane  ose vizite që bënim, ashtu në heshtje bijen asnjëherë nuk e përcillte duar bosh.

E shtata, ndërkohë pasi pata arritur të punësohesha në Ferizaj, me ndihmën e vëllezërve bleva aty një shpi të vogël më 1960, por nuk munda ta gëzoj, sepse nuk kaloi viti më përjashtuan nga puna si njeri politikisht i papërshtatshëm në arsim, dhe për këtë titistët përsëri po them kishin njëfarë të drejte, sepse unë vërtet shfrytëzoja çdo mënyrë, edhe pse sipas asaj: “hedh gurin e fshih dorën”, përpiqesha me ngulit te nxënësit dhe kudo ku më jepej rasti në popull të vërtetën që ne ishim në atdheun tonë të mirë, por jo të lirë sipas Çajupit: “O atdhe/ të due dhe kështu qysh je/ por kur do të shoh të lirë/ do të due edhe ma mirë!, andaj na duhet të mësojmë me krye shkolla e me marrë dije të gjithanshme që këtë vend me bë më të pasur, siç na mësojnë udhëheqësit tanë më të naltë etj., sepse kur njeriu është i pasur dhe i ngritur intelektualisht  nuk varet për gjithçka nga pushtetarët e aparati i tyre. (Për këtë shih krijimet e mia të guximshme letrare të asaj kohe.)

E teta, mund të them se për këto mendime e veprime asnjëherë nuk kam qenë i qortuar prej Babë-Shabanit, por përkundrazi përherë bijen vet e këshillonte ashtu si edhe nëna ime që për mungesë materiale, assesi te mos mbesë pulë me një zog, pra jo vetëm me një fëmijë, sepse rrugët e bazës materiale i çel Zoti.

E nënta, sidoqoftë unë edhe pse me shumë pengesa, duke shfrytëzuar pauzat e përjashtimeve arrita me korrespondencë me krye shkollë të lartë dhe fakultetet dhe kështu viti 1966, rënia e Rankoviçit, edhe pse klandestinisht(!) më gjeti të punësuar si arsimtar në Shkollën e mesme ekonomike të Prishtinës.

10. Atmosferë e re frymëmarrjeje politike e sfida të papritura në vitin 1966

në jetën tonë familjare

Edhe këtë periudhë po e trajtojmë në disa pika

E para,  në të vërtetë, ngjarjet pak para e pas  Plenumit të Brioneve (1966), na ngjallën shpresën për një frymëmarrje më të lirë politike dhe për një gjendje më të mirë ekonomike, madje edhe punësimi im do të jetë më i qëndrueshëm, prandaj përsëri me ndihmën e vëllazërve dhe nga shitja e shpisë në Ferizaj, bleva kulm mbi kokë në Prishtinë. Kështu pas shumë katrahurave shpresonin që më në fund na buzëqeshi fati me shumë të mira, siç ishin:

1) punësimi në Prishtinë,

2) kryerja e fakultetit,

3) blerja e shpisë në kryeqytet

4) lindja e djalit dhe

5) ofrimi dhe pranimi për botim i një libri për fëmijë “Miklimet”,

Ndër këto të arritura po e veçoj rastin lindja e djalit, e cila ësjtë më e rëndësishme për gruan, ngase pas një pauze prej 8 vitesh, nga shtatzania e mbarë, pasi theu lëvozhgat e tmësyeshit(!) familjes sonë na u shtua “zogu” i dytë,Blerimi, i cili, erdhinë një ditë të bukur të syrit të verës pikërishr më 10 Qershor 1966, në përvjetorin e 88 të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, festë kjo e cila për të parën pak më hapur u shënua edhe te ne.

E dyta, është e vërtetë, se për lindjen e djalit tonë, u gëzuan të gjithë që na njihnin dhe na donin e respektonin, jo vetëm familjet tona në Reçan e Korishë, por edhe dashamirët kudo, deri edhe doktoresha specialiste Sahadete Mekuli, e cila na përgëzoi përzemërsisht, ngase e kishte parandihmuar këtë lindje të mbarë, duke u kujdesur për mirëshëndetin e shtatzënës.

E treta, por siç thuhet jeta ka mistere, ndodhin të papritura, andaj nuk është pa vend porosia hyjnore :“mos u gëzo shumë o i gëzuem, as mos u idhno shumë o i idhnuem”. Me këtë dua të themseme rastin e lindjes, kur i kumtojnë Sherifes, ime shoqe, se linde djalë, ajo flakron nga gëzimi, harron dhimbjet e natyrshme të lindjes. Mirëpo, pasi beben e akomodojnë sipas rregullit, në një dhumë tjetër, në ato momente lehonës i  afrohet  një infermjere serbe Dragica, e cila edhe më parë kishte vënë re që në kartelë i figuronte vendlindja Kolsh (Albania) e quante albanka dhe i thotë mbase për shaka: Albanko, sin ti umre   (djali të vdes) dhe shton mbase: ako ne çastish ! (nëse nuk qeras!) –  siç bënte zakonishtedhe për raste të tjera, . Sido që të ketë qenë, Sherifja, pasi nuk dinte serbisht e kupton si nëpërmjegull: djali … vdiq!/=umre!, dhe në çast ndjen në brendi siklet të jashtëzakonshëm, saqë edhe kur ia sjellin beben shëndosh e mirë, kjo e pranon ftohët. Këtë ftohje e ndjente edhe kur u kthye në shtëpi e në gjini. Kjo mbase ndikonte edhe në shëndetin e saj dhe të bebës. Sidoqoftë, pasi iu pakua (mbase idhtue) qumështi djalin filluam ta ushqenim me “laktovit”, (qumësht cilësor apostafat për bebe). Ndërkohë, ndërsa unë punoja me normë të plotë, shkoja në shtëpi dhe i ndihmoja gruas që ta marrë veten. kaluan afro dy muaj, por një ditë kur shkova në shtëpi, djali qante, ajo kishte mbetur në një vend. Në këto qaste, pasi e ushqeva djalin, u përpoqa me komunikue me të, por kot. Alarmova mjekun kujdestar. Iu dha ndiihma e parë. Anamneza çrregullim psikik… Nuk reagonte as në ingjeksione, deri gjatë ekzaminimit as nga rryma. Për shkak të  nofullave të shtrënguara nuk  ishte në gjendje as me marrë ushqim. Temperatura nuk i zbriste nën 38 gradë. Ndërkohë pasi konsultuan shumë qendra, madje Babë-Shabani qe përpjekur me mjek popullor e fetar, po pa efekt pozitiv, atëherë u detyruam me e shtrua në Spitalin e Shkupit.

E katërta, në Spitalin e Shkupit, unë e vizitoja dhe veç të tjerëve, për punë temperaturës e në përgjithësi, më kujtohet që i ndërruam spitalin, angazhuam deri edhe mjekun më të shquar të kohës  doktor Dapçe, i cili më pati thënë se do të përpiqemi, por duhet të jemi të vetëdijshëm që “ne mjekët nuk jemi Zotër“ (mi lekari nesmo bogovi). Pas ekzaminimeve atje përsëri e kthyem në spitalin e mëparshëm. Pasi nuk kisha kurrfarë lektësish më duhej me mbajtë normën e plotë të orëve të mësimit dhe njëherazi me i këqyrë fëmijët, bashkë me nanën plakë, vizitë i bëja, së paku një herë  në javë, gjendja i përkeqësohej.  Por kur pothuaj na u shuan shpresat për shërimin  e saj, një të djelë sapo arrita në spital, mjeku i saj po më thotë ka ngjarë një mrekulli: Gruaja të është zgjuar nga një lloj i veçantë afazia dhe tash është në gjendje normale. Ndërsa unë e dëgjoja, paksa me dyshim ai vazhdonte të më këshillonte që të kem kujdes ndaj saj… etj. Dhe vërtet, kur e sollën atë, më befasoi, sepse fliste qartë normalisht, më pyeti sa ishte kështu në komë. Kur i thashë 5 muaj dhe se fëmijët i ka shëndodh e mirë. Mbase nuk besoj. Po megjithatë u shpreh: Edhe nëse  ke marrë ndonjë grua për fëmijët, për djalë, s’ka gjë?! U çudita për këtë farë komplesi që e paska pasë munduar.  E përsërita: Nanën time e kam te fëmijët, djalin e ke mirë.

E pesta, mos me zgjatë, po atë ditë me të u ktheva në shtëpi. Nëna ime plakë 70 vjeçare, që momentalisht e kisha lënë te fëmijët u befasua shumë. E përqafoi, duke i thënë: Ku je moj bijë, qysh të kam pasë lënë mirë kur të lindi djali ashtu edhe më mirë po të shoh sot, o Zot shyqyr!  Dhe vërtet gjendja saj shëndetësore shpirtërore gjithnjë vinte duke iu përmirësuar.

E gjashta, pas shërimit të Sherifes Babë-Shabani pothuaj e harroi sëmundjen e vet. Pati ardhë e bujtur te unë dhe si me thënë, iu çel goja dhe më fliste pa përtesë, sidomos këtë e bënte edhe me përsëritje në odën e tij  ku si të thuash, vetëm unë dhe ai, nuk flinin tanë natën, ngase unë kisha interes ta dëgjoja dhe ai kishte nevojë të shfryhej, para dikuj që e kupton, për të gjitha hjekitë gjatë jetës së tij me shumë idhnime, po edhe me gëzime, por si shqetësim më të madh në shpirtin e tij  thoshte se nuk kishte pasur se kur e provoi Zoti me sëmundjen  e Sherifes dhe dhe tash, kur Zoti e shëroi, ndjen gëzim shumë të madh sepse kështu diçka nuk i kishte ngjarë  as në familje as në farefis.

E shtata, nga këto biseda mbaj mend shumë gjëra, por për arsye të përmasave të kësaj teme po theksoj vetëm çështjen e fisit. Sipas Babë-Shabanit, kabashasit e sotëm po lavdohen se të parët e tyre si lekë janë të ardhun prej Kolonje të Tosknisë, së pari katërt vllazën  mw mbiwmrin Leka janë ngulë në Pukë, prej Puke dy prej këtyre si  kolëlekë po tash të islamizuar Ahmet-Aga e Zenel –Aga kanë ardhë e janë ngulë në Kabash tonë prej tyre tash dy mahallat mbajnë mbiemrat përkatës: Ahmetaj dhe Zenelaj. Si duket Ahmetajt vendosen  në mahallen e Gurit  kdhe aty përzie me njerëz fisit thaç. Kështu edhe pse tash quhen krejt kabash, së fis kanuni në Kosovë, sipas tij edhe këta janë thaç. Thuhet sekabashi qëndron kapuç mbi fise! Sidoqoftë, sipas nesh si çështja e gjenezës së feve ndër shqiptarë  (pagane, ortodokse, katolike) si dhe ajo e fiseve shqiptare mbeten çështje të hapura, por një gjë dihet se festa më e madhe e kabashëve si e tërë malësorëve edhe e Shaban Qerimit, deri sa ishte gjallë ai, ishte  iDita e shëngjergjit, me mishlingji e përshesh me tamël,  kurse edhe çështja e gjenezës së fiseve tona ashtu dhe fisit e vendit kabash mbetet e diskutueshme, sepse siç thuhet te secili fis  edhe te thaçi e te kabashi ka të mbathur e të çmbathur, apo jo?!.

E teta, Babë-Shabani, edhe pse nuk kishte pasur mundësi shkollimi as për vete as për fëmijë, por siç thoshte vetë e kish krye shkollën e hjekisë, andaj shprehte disa këshilla tejet me vend, të cilat, sipas tij, duhet me pasë në tru, çdo zotshpije:

Zotshpia duhet me qenë kursimtar  jo lypsar, sepse me lypa nuk mbahet shpija. Kur ta keshë fjalën besë dhe besimin me tamam, edhe i lumi Zot të ndihmon. Burri kurrë nuk ia mshel dyert vetvetes. Burrnia tregohet edhe në rastet edhe pse mundesh as anmikut nuk duhet me i bë keq, veç sa e lyp haku. Duhet me u ruejtë nga ndonjë interes që të koritë. Më punën tënde që e do që është në të mirë të shëndetit të shpisë tande djersa asht hallall, asht pushimi më i mirë. Shpinë përsmbrenda e mban grueja, por punët e grave janë vakarruese.  Unë i kam pasë tri gra në shpi dhe nuk kam pritue me u ndihmue, sepse nevojat e shpisë e të fëmijve janë pa skaj e fund. Duhet me kuptue që Zoti nuk i ka falë krejt gjindjen njisoj. Ashtu janë edhe robtë e shpisë. Dikënd vendi e koha e ka ba pak kryefortë, po edhe kryefortësia ka ilaç lype deri sa t’ia gjesh ilaçin. Bijat tona nuk guxojnë me i ba bisht punës. Skamja nuk është arsye që grueja me mbetëpulë me një zog. Duhet me dijtëmos me ba veten që me mbetë me një fije shkrepse se nuk u dihet furtunave, Veç zjarmi në votër e ngroh shpin, veç fëmija në djep gëzon ardhmeninë.. Pse mos mos me kenë i gëzuem babagjyshi, kur lë nip e mbesë me u rrtië me te dy prindët, Edhe Ju , Zoti Ju ruejtë!

Ç’është e vërteta, bija e tij nuk mbeti as pulë me dy zogj, as me një fije shkrepse pa rezervë për ndezje vatre në furtunat e jetës, ngase ndërkohë gjeti edhe tre zogj: një vajzë Lirijen (1968) dhe e dy çuna: Ukën (1972) dhe Shkëlqimin (1977).

E nënta, pasi Babë-Shabani na la nga fundi i majit 1967, kur unë isha në pushim veror kam pasur rast me asistue, edhe pse  pjesërisht në tpame  të tij, ku vërtet jo vetëm fqinjtë e kushërinjtë, por edhe miq e dashamirë shprehnin nga mbamendja ngjarje që jeta e tij ndërlidheshin edhe me ngjarje historike, ngjarje këto katrahura për njerëzit tanë, jo pak prej tyre e falenderonin për së vdekni të ndjerin, sepse u ishte gjetur në nevojë. Gjithsesi përmendej si njeri që sukseshëm kishte drejtuar një shpi buke, i dalluarsi bamirës e shpianik me karakter të fortë burri.

E dhjeta, për burrninë dhe sakrificën ne tij po e ilustroj edhe me dëshminë e Bacit Metë, i cili gjatë haxhillëkut e kishte vizituar Smajl Goranin në Siri dhe njëherazi edhe Muharrem Bajraktarin në Belxhikë, kur e viziton djalin e vet Sadikun të punësuar në Francë, që të dy pyesin dhe e kujtojnë në shenjë falenderimi Shaban Qerimin  si bukëdhënës, njeri i besës dhe i sakrificës.

E njëmbëdhjeta, mund të them që këto veti pozitive të familjes së fortë tipike kabashase malësore  shqiptare, Babë-Shabani si shembull konkret me punë, mbase edhe me fjalë ua kishte ravijëzuar trashëgim bijve, të cilët përqëndruan forcat në forcimin e bazës materiale por pa harrue që të përcillnin tek brezi i ri që kur të jetë nevoja krahas si shpia buke, të bëhen edhe shpia të pushkës, të  sakrificës, që sipas nevojës  me qenë të përgatitur deri në vetëflijim.

II. TAKIMI YNË MIQËSOR ME DY FLIJIMTARËT E LIRISË

VESELIN E MUSLIUN

PARA VETËFLIJIMIT 1999 DHE PËRKUJTIMET PËR TA

Në ballinë të këtij punimi cekëm motivin pse armiku si shembull frike e lemërie për familjet e tjera kabashase që mos ta përkrahnin UÇK-në,vrau pikërisht dy djemtë e Shaban Qerimit: Veselin e Musliun, ngase e dinin se ati i tyre i njohur si shtëpi buke kishte ndihmuar pikërisht luftën guerilëse shqiptare për liri kundër pushtuesve serbë e përkrahësve të tyre, kurse këtu, me pak fjalë do të tregojmë, pikërisht ndërlidhjen  tonë, tashmë  si shtëpi e përzier, me djemtë e Babë-Shabanit Veselin e Musliun para vetëlijimit të tyre 1999 dhe përkujtimet për ta, përkatësisht tashti fill, në tri pika do të zbërthejmë:

Së pari, qëndrimin tonë në bashkëbisedim me këta miq (vëllezër të gruas) në kohën përpara e sidomos gjatë periudhës që sapo filluan të identifikoheshin shenjat e parë të organizimit të luftës guerile dhe krijimi i zonave të lira nga UÇK-ja.

Së dyti, familja ime dhe unë gjatë bombardimeve të NATO-s, provokimet, dëbimi drejt Maqedonisë, kthimi kryenvete me gruan në Prishtinë, veprimet e të gjindurit në situata të pavolitshme, por edhe pritja e Çlirimit dhe vizita familjeve të flijimtarëve të sapokthyera në shtëpitë e veta të djegura dhe

Së treti, do të njihemi me tekstet e tri përkujtimeve të botuara  e të lexuara në emër motrës e të familjes gjatë tri homazheve organizuar në shenjë nderimi dhe mos-harrimi të flijimtarëve të lirisë, duke  cekur edhe pësimet  rreth maltretimit të kësaj familje e të tjerëve me ta, nga ushria serbe.

1. Vetëflijimi  si ndihmë ose pjesë e luftës për liri

Si kundrues ose përjetues i rrethanave rreth ecjes  e zhvillimit të kësaj familje, sidomos viteve të fundit pas daljes së Asllanit shtëpi më vete, mund të them se sa ishte gjallë Babë-Shabani në mes të tre vëllezve, Musliut, Veselit e Rrustemit mbretëronte një harmoni vëllazërore për lakmi që me punë vazhduan shtimin e pasurisë. Kështu vazhduan së bashku një kohë edhe pas vdekjes së Babë Shabanit, por me rritjen e familjeve lëshoi kosherja, edhe këta dolën në shtëpi të veta. Ndarja u krye vëllazërisht. Fatlumnisht, duke u nxitur nga ambicjet pozitive secili i bëri punët më mirë se tjetri. Mjerisht pati ndonjë rast që ambicjet të kalojnë në xhelozi nga djemt e nipat e tyre, por jo në armiqësi. Unëpërherë në raste të tilla kam theksuar një të thën ë nga Kanuni i shqiptarëve se vëllërit sa janë bashkë në një familje ata janë janërobë të shpisë (anëtarëië fsmiëljes ) e kur të ndahen atëherë quhen vllazni, pikërisht atëherë si fqinj, duhet të jenë burra dhe ta ruajnë vëllazërinë, apo jo?

Ndërkohë kur në vitet 1988-1998 e paksa edhe më parë u shfaqen grupe aktivistësh, jo vetëm me propagandë, por edhe me ndonjë organizim demostrate e më vonë edhe me përdorim armësh që ishin parashenja që edhe te ne do të fillojë luftë e armatosur, të cilën gjithsesi e kam admiruar dhe ndihmuar sipas kaçikut tim, sepse si intelektual shqiptar nuk shihja rrugë të tjera që mund të arrihej çlrimi nga Serbia të udhëhequr nga hsovinizmi ortodkso-serbomadh. Aso kohe kam pasur rast me bisedue shtruar me ta, ngase vërtet më kanë respektuar jo vetëm si mik po edhe si shok e dashamirës që asnjëherë nuk i është serviluar pushtetit aktual, nga i cili edhe ka pasur peripeti që me stoicizëm e sakrifica i ka tejkaluar. Po tash, kur filluan të identikohen territoret e lira edhe në atë anë si në Malishevë, Bllacë, Grejçec e Budakovë të Suharekës etj. lypsej, jo vetëm këshilla me gojë e me shkrime, por edhe shembëlla, veprime e sprova konkrete me përgjegjësi e rrezikshmëri. Është vërtetë, se sprovë konkrete mua më ra hise me përjetue kur nga Spitali i improvizuar iShtëpisë së lindjeve në Kodrën e Trimave  të Prishtinës, me tërheq urgjentisht një ushtar të UÇK-së të sapo operuar, sepse sipas Jak Mitës, drejtor se nëse diktohet dika e tillë, ishte rrezik i qindpërqind që të mbyllej  Lindëtorja nga Qeberia serbe. Andaj ne urgjentisht me fqiun tim Nexhmedin Llapashtica shofer, morëm furgonin e të vdekurve nga Medreseja e Prishitnës dhe tërhoqëm  ushtarin e UÇK-së,  Isuf Suka nga Bllaca e Suharekës dhe duke çarë mes rrugës me plot milicë, militarëve ushtarakë, të plagosur e sollëm  sollëm  në shtëpinë time, ku me muaj qëndroi deri sa u shërua. Këtu po e përmend vetëm si shembëll sprove, ngase për këtë mund të flas më gjatë në tjetër vend, ndërsa këtu këtë fakt po e e ndërlidh me miqtë e mi korishas, të cilët gjatë asaj kohe kur ilegali shërohej në shtëpinë time më tepër shqetësoheshin për mua e familjen time se për vete, pa marrë parasysh që tek ata ata tashmë strehoheshin dhe ushqeshin me pite e mjaltë ushtarë të UÇK-së, prandaj edhe shtëpitë e tyre  ishin në rrezik. Sidoqoftë, unë isha i vetëdijshëm për pasoja, siç kishin qenë dhe ishin edhe operuesit dhe përkujdesuesit e herëpashershëm të gjendjes së tij: doktor Dalip Limani e doktor Mehmet Maxhuni si dhe doktor Hysen Hyseni, me insistimin e të cilit djali imShkëlqimi  atypëratynë dhomën ku shërfohej, i pat dhënë gjak të plagosurit. Ne patëm hapur fjalën se mjekët po vinin për gruan që gjoja iu kishte kthyer sëmundja e mëparshme shpirtërore, andaj Sherifja duhej ta ruhej që të mos ekpozohej jashtë me muaj, sepse ndër fqinjë ishim të martuara së paku 5 gra meleze dhe jo pak fransa të tillë që dinin të tregtonin  me milicë e të raportinin tek shefat.  Po fundja ideali të bën të kuptosh se lufta për liri kishte rreziqe, andaj edhe kontributin edhe rrezikimet për luftëtarë të lirisë i kishim obligime të përbashkëta. Të plagosurin tonë veç tjerëve, e pati vizituar edhe doktor Shpëtim Robaj me infermieren Sanije. Sido që të ketë qenë, fati e desh që ndërkohë ushtari i plagosur sadopak ta marrë veten , të lëviz me këmbë të veta dhe të përcillej gjetiu në një bazë më të sigurtë dhe së andejmi me sukses kalon në Gjermani. Për këto detaje më mirë i di i vëllai i tij Hajrizi.

Ndërkohë u pëshkallëzuan konfliktet. Ushtria jugosllave bastisi disa fshatra edhe fshatin tim Reçan të Suharekës dhe ua dogji shtëpitë, por në ato raste, të zotët e shtëpive i kishte maltretuar, por nuk e kishte vrarë asnjë. Ishte çështje, siç bisedonim me miqtë, në raste të tillë si duhet të veprohet, lypnin mendimin tonë. Unë edhe pse i dija rreziqet, duke pasur parsysh faktin se “nuk ka darsëm pa mish”, sepse liria ujitet me gjak dhe mbrohet me jetë,  shprehja mendimin që të rinjtë, të zotët e pushkës të gjithë të jenë të gatshëm , varësisht nga kushtrimdhënësi të paraqiten në fronte, ndërsa të zotët e shtëpive që nuk ishin pjesë e frontit me pushkë, më së miri është me qëndrue në frontin tjetër në shtëpitë e tyre, ngase edhe kështu i jepej kontribut edhe më i madh luftës kundër armikut dhe njëherazi sipas ligjit të këtij shteti dhe atij ndërkombëtar çdo qar që nukndodhet në frontin e luftës dhe i pa artmatosur ai është nën mbrojtje, përkatpëçsishzt mbrojtjen e tyre e siguron shteti (!).

Fundi i fundit, meqë vdekja është mister që nuk dihet ku të gjen, atëherë sidomos për të moshuarin me marrë me mend, qoftë fetarisht, qoftë atdhetarisht, vdekja më e mirë, më e lavdishme dhe  e pranueshme  te Zori është vdekja në rrugën e perëndisë, në rrugën e atdhetarisë, jo tue ikë e tue u fshehë në shpia të huaja apo aq më keq në dhe të huaj. Pra, Rrugë e Perëndisë është të mbrojturit e familjes, të pragut të shtëpisë dhe të pasurisë. Kur të jeshë në këtë rrugë të drejtë edhe nëse vuan, po edhe nëse sakrifikohesh kjo shkruhet si kontribut dëshmori për lirinë e atdheut dhe njëherazi shërben si material frymëzimi për luftëtarë që të hakmerren edhe më me motiv kundër armikut. Gjithsesi në këto rrethana duhet të jemi të parapërgatitur shpirtërisht. Pra, nuk duhet frikuar, qoftë nga vuajtjet, qoftë edhe nga vdekja. Shpirti, fundi i jetës,  nuk varet prej nesh. Na duhet me u lirue prej barrës së tutes nga vuajtja ose vdekja, po kjo nuk do të thotë se njeriu nuk duhet të bëjë eskivazhe mbrijtëse.  Kështu na ka mësuar historia, kështu e kemi lexuar në libra atdhetarie e fetare që ai që vdes në rrugën drejt idealit atdhetar, në çastin kur Zoti vendos me ia marrë shpirtin atij ia plotëson dëshirën. Ai ikën me gëzim në shpirt, ngase e sheh idealin e realizuar, konkretisht: Kosovën e lirë nga sllavët dhe bashkimin e saj pa vijë të zezë ndarëse me Shqipninë!!!

Ndërsa flisja kështu Musa vetëm më ndëgjonte i qetë, Veseli ndërhyni: Unë nuk duroj maltretime në shpinë teme. Tre-katër shkije i shkyej me dhëmbë – i tillë Ishte ai. Ndërsa  Rrustemi tha: Unë më mirë mos me i pritë. Asllani pajtohej me mua.

Sidoqoftë, një ditë pa filluar bombardimet e Natos, Veseli më njoftoi me telefon se kah Bokat, rreth shtëpisë së tyre po duken do miza të zeza. Unë i thashë mizat le t’i hanë  zogjtë e kaçubave , ne dihet t’i mbyllim dritaret mos të na hyjnë brenda  – dhe ngo droja se mund të na përgjonin e ndërpreva, duke i dëshiruar çdo të mirë. Pastaj na i ndëprenë telefonat. Nuk e dinim, se disa orë para se të fillonin bombardimet e NATO-s ata, Veseli e Musliu, do të binin dëshmorë, do të binin në pragjet e shtëpive të tyre, si pararoja të familjes. Në të vërtetë, sipas shpërndarjes së stërpikave të gjakut brenda e jashtë mureve të dhomës  e gjithandej  dëshmon që vërtet kishte pasur kacafytje me ta. Ndërkaq Rrustemi kishte ikur më parë me familje. Ndërkaq, Asllanin e zënë në shtëpi, e maltretojnë shumë, por nuk e vrasin. Në ato çaste Asllani dëgjon roportimin në bazë që dy vëllezërit ia kishin vrarë dhe pyesnin a ta vrasim edhe këtë të tretin, por dikush e dinte që ky nuk ishte djalë i  tretë i Shabanit Qerimit (!), ndoshta edhe për ata anashkalohet, apo jo?!.

2. Familja ime dhe unë gjatë bombardimeve të NATO-s

Fillimi i bombardimeve nga NATO edhe ne në Prishtinë si kudo nga shqiptarët të zhuritur për çlirim nga robëria shekullore sllavo-serbe, vërtet u prit me gëzim të paparë. Natyrisht priteshin edhe masa represive kundër nesh. Nuk dihej se kujt do t’i bjerë hise më shumë therorëzimiapo viktimizimi. Pasi na i ndëpren lidhjet telefonike e radiotelevizive nuk kishin informata se çfarë po ndodhte. Në të vërtetë, ne e dinim se mund të bëheshin bastisje, madje edhe represalje më fort nga bandat e armatosura, andaj pasi e kishim shtëpinë pranë rrugës, në katin përdhes, në anën e kundërt e shpuam një pjesë muri dhe bëmë një vrimëkalimi të fshehtë që kur dilnim andej në rrugicat e oborret e fqinjve vrimën në tërheqje e mbulonim me shpinë të kauç-foteles. Kjo përdorej zakonisht nga djemtë që konsultoheshin ato ditë me shokë të lagjes e gjithandej se si të vepronin pasdu nuk kishin kurrfarë sugjerimesh nga UÇK-ja. Po kjo vrim-kalimi do të përdorej me sukses prej meje pasi u ktheva gjatë bombardimeve dhe veproja pa u ekspozuar drejtpërrtejt në rrugë, pasi nga oborret e shtëpive të boshatisura të fqinjve dilja në lagjen e romëve, ku kishte gjallëri dhe së andejmi dilja në qytet dhe kryeja punë e veprime të ndryshme. Në të vërtetë, në atë fillim bombardimi, në shtëpinë time nuk patëm ndërhyrje bandash, por vetëm provokime të vazhdueshme nga forcat militare-ushtarake, të cilat në kalim e sipër nga rruga na rafalonin shtëpinë herë-pas-herë, por pas dy ditësh na hodhën një bombë. Thonë se ishte sulmi i parë me bombë në  shtëpitë private në Prishtinë. Sidoqoftë, për fat granata hasi në shtyllë të dritares dhe u kthye e plasi përjashta në oborr, por u thyen të gjitha xhamat e servisit etj.-etj.  Interesant djemt e lagjes po atë ditë me djemt e mi (Ukën e Shkëlqimin), i vunë xhamat e rinj, por ndërtesa  edhe servisi përsëri u rafaluan dhe xhamat u thyen por jo krejtësisht si ditë më parë nga bomba. Të nesërmen një grua kalimtare  e plagosën para derës së oborrit tim, por ajo shpëtoi pasi ia lidhën plagat ma fashot e ilaçet që i kisha të rezervuara për vete. Edhe disa herë na rafaluan shtëpinë, garazhën, veturën dhe më në fund më 31 mars, përfaqësues ushtarakë, civilë e militarë na nxorën nga shtëpia. Kur thashë pse na largojnë pasi unë jam lojal, mora përgjigje  se gjoja kjo bëhet për asye stragjegjike. Ndërsa unë me familje ika te vëllai në një pjesë tjetër të qytetit masën e drejtuan këmbë drejt Fushë-Kosovës.  Por së andejmi nga banesa e vëllait të nesërmën na nxorën jashtë me të shtëna armësh dhe domosodo u nisëm kah na printe policia. Ata na drejtuan drejt Maqedonisë në rrugën për Tetovë. Atje në Jazhincë  qëndruam disa ditë. (Për këtë kohë kam mbajtur ditar). Më 8 prill 1999 familjet kaluan në Maqedoni, ndërsa unë nga Zona e lirë, pasi djalit Shkëlqimit ia bëra me dije (si amanet),  se unë me gruan do të kthehemi në Prishtinë, prandaj duhet ta dijë se prindët të gjallë ose varret e tyre i kanë gjithkëndej në Kosovë. Prandaj…(!).

Dhe pas kësaj, duke pasur mbështetje parapërgatitjen time shpirtërore, qoftë edhe për sakrifikim, siç thuhet, në dorë të Zotit dhe idealit, u ktheva në Prishtinë bashkë me gruan e me vëllain më të madh bacin Ramë. Si i kemi kaluar ditët pa e me frikë, por gjithsesi jo pa vigjilencë në Prishtinë e kam mbajtur Ditarin, i cili (si dokuemt i shkruar, pret të kompjuterizohet dhe të publikohet. Kështu, më në fund, fati e desh, pranë shtëpisë sime me lule, më 13. 06. 1999, t’i pres çlirimtarët anglezë e pak më vonë edhe uçk-istët, çlirimtarët  tanë. Dhe duke u përpjekur që ta mbajë masën e gëzimit për lirinë, thoja se nuk dihet a na shpëtuar familjet tona në fshatra apo jo? Andaj të nesërmen nga Prishtina u nisëm për Dukagjin.

Rrugës Sherifen e parapërgatitja që të pranojë në suazat e normës dhimbjen për humbjen e vëllezërve nuk doja me ngarkuar edhe më shumë emocionalisht. Për vdekjen e tyre patëm marrë vesh derisa pritnin në Jazhincë, por asaj nuk i tregova, sepse nuk doja me ngarkuar me mërzi nga sa ishte e ngarkuar. Tashti në rrugë e sipër i thoja, që nuk isha i sigurtë, për vrasjen e vëllezërve dhe as për gjymtymin e plagosjen anëtarëve të dy familjeve tona. Kështu, së pari vizituam Reçanin, pamë shtëpizën tonë të djegur e të bërë shrumb si gjithë të tjerat (ku i pata pasë “fshehu” disa dokumenta me dorëshkrime e libra të rrallë), gruas iu dhimbs shtëpia,  mua më shumë dorëshkrimet se librat. Takova nipa e fshatarë UÇK-iste në uniforma sapo kishin lënë frontet e luftës. Mora vesh kush ishte vrarë, kishte të plagosur rëndë, lehtë etj. dhe së andejmi shkuam në Korishë. Aty vizituam familjet e Veselit dhe të Musliut të sapokthyera nga malet. Ato ishin shumë të gëzuara, pasi më në fund ishin gjallë e të lirë pas tmerreve që kishin përjetuar, qoftë nga represaljet serbe, qoftë nga bombardimet gabimisht të NATO-s. Ato familje pasi ishin detyruar të dorëzoheshin, ushtria serbe i kishte kurthuar në një bazë të improvizuar, ku  NATO-ja gabimisht i bombardon, ku pos të plagosurve dhe të të gjymtuarve kishin pësuan me jetë 77 vetë, prej tyre 42 anëtarë të familjes së gjerë Ahmetaj.  Mbase kjo i ndihmoi Sherifes që vërtetimin e lajmit për vrasjen e dy vëllezërve dhe anëtarëve të plagosur e të gjymtuar të familjes së ngushtë ta pranojë në suazat e normalës, por megjithatë nuk pushoi së derdhuri lot në të kthyer deri sa arritëm në Lapjesell afër Prishtinës. Këtu ndërsa  Ishin në radhë bashkë me disa familje serbe që ishin bërë gati të iknin na ndalen forcat angleze. Një plakë serbe, na u afrua dhe kur i pa lotët Sherifes, i tha “Ne plaçi, ne plaçi, vraticemo se ?/Mos qaj mos qaj, ne do të kthehemi!/. Në të vërtet, forcat angleze bënë mirë që lejonin tutje vetëm uniformat me familje, ndërsa popullatën tjetër frikësuar kot e kthyen në shtëpitë e veta, ashtu si edhe ne na lejuan të shkonim tutje në shtëpinë tonë.

Gëzimin tonë, tani në Prishtinësn dhe Kosovën e liruar na e shtoi, pas pak ditësh ardhja krenarisë sonë në shtëpi,Shkëlqimit, me uniformën e UÇK-së, i cili, posa kishte kaluar në Maqedoni, së andejmë shkon në Shqipëri, dhe vullnetarisht inkuadrohet në UÇK. Pas një kohe na u kthye nga SHBA–të dhe djali tjetër Uka, edhe pse kishte leje qëndrimi atje. Edhe ky atë ditë e sot jeton me ne.

3. Teksti i tri përkujtimeve tona, përkatësisht  publikuar  e lexuar në raste homazhesh për mos-harrim të kujtimit të dëshmorëve të lirisë  Veselit e Musliut

Pas Çlirimit, dalë-nga-dalë, gjithçka u soll në kufijtë e normales ,mHerëpasherë  vizitonim familjet e miqve, por obligativisht edhe me rastin e përvjetorëve vizitonim familjet përkatëse dhe bënim homazhe te varret  e martirëve vetëflijues. Ja këtu tekstet e tri përkujtimeve:

Së pari, tekst-përkujtimor publikuar dhe lexuar më 25. 09. 2000, me rastin 6 mujorit të rënies së tyre, kur ende  ndodheshin në varrin e përbashkët në Lëndinën në Grykë të Prronit të Tërbuem :

Gjashtë muaj pa më të shtrenjtit tanë

Vesel e Musli Shaban Ahmetaj

Vëllezër, miq e dajë të nderuar dhe kurrë të harruar, më 24.03.1999, forcat barbare gjakatare të Ushtrisë serbo-jugosllave ju vranë në pragje të shtëpive tuaja dhe për të humbur tragë Ju hudhen gjithandej në hedhurina, mirëpo njësiti i djemëve të UÇK-së Ju gjeti dhe po atë natë, ju solli në lëndinën në Grykë mbi shtëpitë Tuaja dhe për hir momenti ju  fshehen nga bishat në një varr, sepse e dinin se Ju kishit lindur po thuaj në njëjtën stinë në Kolsh të Kukësit (Shqipëri), Ishit rriturt bashkë, ishin  fejuar për një ditë, ishin martuar për një  ditë, dhe Ju vranë në të njëjtën ditë, prandaj pushoni të qetë, ju thotë tërë familja me mbesa e nipa, bashkë me djemtë e UÇK-së të cilët hakun ua kanë marrë disa fish, saqë armiku kapitulloi, e humbi Kosovën. Ju falenderojmë përzemërsit sepse Ju me vetëflijimin tuaj kontribuat për këtë Liri që po fillon ta gëzojë Kosova. Ju sigurojmë që për mos-harrim  do t’u ngrejmë lapidar.

Ju kujtojnë me mall  të pashuar  Motra Sherife, miku Nuhi dhe nipi Shkëlqim Veselaj si dhe mbarë  familja Veselaj, në Reçan, Prishtinë e diasporë.

Së dyti, teksti i  përkujtimit shkruar me rastin njëvetorit të rënies në varrezat e martërëve Korishë më  24.03.  2000:

NJë vit pas rënëes në alratin e lirisë së Kosovës të  më të dashurve dhe të të respektuarve  tanë

Vesel e Musli (Shaban) Ahmetaj,

Sot, më 24.03.1999, bëhet një vit, kur nga plumbat e bandave gjakpirëse të Ushtrisë serbo-jugosllave, në pragje të shtëpive Tuaja, ratë  për të mos vdekur kurrë, sepse të pavdekshëm Ju bën  gjaku Juaj  i derdhur për Çlrimin e Kosovës martire, e cila pothuaj 100 vjet ishte koloni e Serbo-Sllavisë. Armiku deshti t’u shuajë me plang e shtëpi, t’u lërë pa shenjë varri, për ata ua dogjën shtëpitë, ua përndoqën familjet shpellave e maleve të Rrethbjeshkës dhe ndërkohë i joshën me gënjeshtrën se do t’u mundësonin kalimin në Shqipëri, ngase e dinin se atje ju i kishit tapitë e vendlindjes. Po jo, qëllimi i tyre ishte shfarosja e plotë e familjeveTuaja, prandaj ato ua futen në grackë në një kamp të improvizuar ushtarak, ku  edhe vërtet kjo ndodhi, kur  NATO gabimisht më  13.05. 1999, bombardoi, me çrast    u vranë 77 vetë, prej tyre 42 Ahmetaj, por armiku u mashtrua keqas, familjet e juaja edhe pse të dëmtuara shpëtuan, ndërsa armiku humb .Kosovën për gjithmonë.  E drejta fitoi. Sot familjet Tuaja  në trojet e veta në shtëpitë e rigjallëruara fluturojnë nga  gëzimi, pa ankthe, sepse armiku edhe në saje të flijimit Tuaj, nuk do të kthehet kurrëmë këndej

Emrat e Juaj,  dëshmorë të lirisë, jo vetëm do të përtrihen për hir të traditës, por edhe do të pavdekësohen në një lapidar përkujtimor, sepse Ju u vetëflijuat për familje e atdhe, për Kosovën e lirë e të pavarur..

Ju kujtojmë me mall të pashuar, motrat Sherife e Naile, miqtë Nuhiu e Baftiu, nipat e mbesat dhe mbarë familja Veselaj nga Prishtina, Reçani i Suharekës dhe diaspora

Së treti,   teksti i përkujtimit shkruar me rastin  e 20 vjetorit të rënies:

20 vjet pa të parrueshmit tanë, dëshmorë të lirisë së Kosovës                                                                                                                                                  Vesel (Shaban) Ahmetaj dhe Musli (Shaban) Ahmetaj

Para 20 vjetësh, më 24.03.1999, pas dështimit që pësuan para 7 ditësh nga Batalioni UÇK i Kabashit, bandat piromane ushtrake gjakatare serbe të armatës milosheviçiane, pak para se NATO të fillonte bombardimet e caqeve të tyre, nxituan të bastisnin lagjen e Zekajve të Korishës së Prizrenit, në veçanti  familjen Ahmetaj  dhe atë rast, në shenjë hakmarrjeje e futje tmerri e lemërie ndaj masës, në pragje të shtëpive të tyre, ku zakonisht me buzëqeshje si zotshtëpie sipas traditës prisnin çdokënd, I vranë mizorisht dy djemtë e Shaban Qerimit, i njohur si bukëdhënës e strehues i antititistëve, Veselin e Musliun, që të dy të lindur në Kolsh (Kukës) Shqipri më 1934 dhe pasi ua dogjën shtëpitë, kufomat e tyre i plandosën larg në hedhurina, por djemtë e UÇK-së, po atë natë i gjerën dhe që të dy së bashku të qafuar i fshehën nga bishat në një varr, në Grykë, në Lëndinën mbi pyllin që vetë e mbëltuan për mbrojtje nga  Prroni i Tërbuem.

O vëllezër, miq  e dajë të nderuar, dëshmorë  të lirisë së Kosovë!

Ju kujtojmë me mall të pashuar, me lot në sy, por edhe me krenari: motrat Sherife e Naile Veselaj, miku Nuhi dhe nipat e mbesat me familje, nga Prishtina, Reçani e diaspora.

P ë r f u n d i m

Nga sa u shtrua deri këtu, jo vetëm  nga  tekstet e tri përkujtimeve të mësipërme por edhe nga tërë përmbajtja e këtij punimi-ese besoj se arritëm të kuptojmë sadokudo edhe pse jo mjaftueshëm për virtytet burrnore në kuadër të familjes kabashase të trashëguara ndër breza si shpi mikëpritëse atdhetare, ku shkëlqen shembëlltyra e Shaban Qerimit, i cili me durim të paparë, duke sakrifikuar mund djerë e pasuri u la  trashëgim bijve Veselit e Musliut, që për ideal, besë e burrni dhe për mbrojtjen e familjes me rqenë të gatshëm me ra fli, andaj vërtet këta me gjakun e tyre ijitën tabanin e fortë të asaj trashëgimie në mënyrë që  brezi i sotëm dhe i ardhshëm të jetojnë pa frikë në trojet e veta shekullore dhe të vetëdijësohen se vetëm këtu në trojet e veta me punë, dije e vetëdije atdhetare njeriu ndjen paqen e lumturinë shpirtëroretë vërtetë  si askund tjetër në botë.

Tashti për fund të kësaj teme, edhe pse me shikue holl e holl çdo pikë e dy pjesëve të këtij shkrim-eseje përmban konstatim-sfidime më vete me intres historik, biuografik e etnografik, megjithatë ne disa nga ato si më të veçanta nga të dy pjesët po po i përtheksojmë në këtë përmbyllje të këtij shkrim:

Së pari, veçojmë nga të tjerat këto konstatime të përgjithshme me interes historik:

E para, duke u mbështetur në rrëfimet e informatorëve që ende ishin gjallë në vitin 1970,  lufta apo rezistenca  shqiptare në Grykën e Carralevës kundër tuqve më 1910 nuk ka zgjatur dy a tri ditë,  siç e ndeshim në burime të caktuarapublicitike, po me javë.

E dyta, vihet re që kushtrimi u ishte dhënë jo pa qëllim dhe jo aq pa të drejtë që të dilet në luftë kundër serbo-turqve, andaj Durgut Pasha u bë Dragutin.dhe për këtë mbase nuk gabohej, sepse turqit pushtetarë të asaj kohe më parë kishin dëshmuar se bashkëpunonin me serbët kundër shqiptarëve.

E treta, që atëherë vërehet ideali rilindës i shprehur edhe në këtë anë nga populli i thjeshtë për shkollën shqipe,  siç  i thotë djalit Rexhë Bardhi, siç e vërteton edhe Liman Kadolli se lufta bëhej kundër dragutinëve pashallarë të Hyrjetit, për t’u fituar edhe e drejta e shkollës shqipe, ashtu siç i paska këshilluar në një kuvend Lul Gurakuqi (mbase aludohej për Luigj Gurakuqin), kurse në anën tjetër vërehej efekti i kundërt i shkollës së huaj turke, ku hoxhët e atëhershëm fëmijët shqiptarë ne mejtepe i mësonin dhe i edukonin në gjuhën e frymën turke osmanlie. Për këtë ja dy prova:

e para  Shaqiri djali i dëshmorit Hasan Reçani,  si nxënës mejtepi kishte mësuar se ai është turk elhamdylilah(!), dhe

e dyta, edhe Nëna ime, kushërirë-mbesë e të varurit Zenel Bajraktari, e cila ishte nxënëse në mejtepin e Suharekës mbante mend se pikërisht atëherë (më 1910), kur vazhdonte lufta kundër Hyrrjetit në Carralevë, hoxhë-mësuesi Hafiz Shaipi nga Prizreni që dinte shqip, i kishte mësuar nxënësit me brohoritë turqisht:

Jashasen hyrjet/ jashasen davlet /Jashasen milet/ gjeza qorollsun Sulltan Hamidi/ jashasen sulltan Mehmet!

(Rroftë Hyrrjeti, Rroftë Qeveria, Rroftë Populli, Dënim miopit Sulltan Hamit, Rroftë Sulltan Mehmeti)

gjë që edhe do ta bëjnë fëmijët me rastin e parakalimit të ushtrisë turke si ngjadhënjyese në rrugën Suharekë – Prizren, që këtë rast zabitët nxënësit i paskan gostitur me pilaf(!).

E katërta, udhëheqësit popullorë shqiptarë (si Idriz Seferi, Isa Boletini, Hasan Hyseni e të tjerë), të cilët para kryengritjes dhe pas dështimit gjetën ndihmë e shpëtim tek fqinjtë sllavë, serbë  e malazezë, nuk dimë sa mund ta kuptonin se pikërisht edhe këto lufta ishte në favor të shpëtuesve të tyre dinakë, të cilët i nxitnin këta, duke u thënë që Ju duhet të luftoni për pavarësinë Tuaj, andaj keni ndihmën tonë, ndërsa në anën tjetër spiunonin tek turqit dhe njëherazi pasi survejonin dobësimin e të dyja palëve, përgatiteshin intensivisht për agresion të vërtetë kundër shqiptarëve dhe të vetë udhëheqësve tnbdihmëmarrësve  të tillë. Besën shqiptare e shrytëzonin kundër vetë shqiptarëve,  apo jo?!

E pesta, gjithsesi duhet të korrigjohen disa lajthitje të caktuara që i ndeshim në burime të caktuara të botuara këto vite, siç është edhe vitlindja e Salih Shabanit, jo 1901-1935, po 1894-1935), si dhe të verifikohet numri i të vrarëve më 1913 dhe atyre për hakmarrje 1915, ngase në burime të caktuara ka shumë pasaktësi edhe për nga numri edhe për nga emrat, p.sh. dy djemtë e Rrustës janë vrarë, në kohë të Turqisë, nga taksildari, apo jo?

E gjashta, në këtë shkrim tonin, kërkojmë të ngritet vetëdija vlerësuese në popullin tonë, që mos të kujtohen e vlerësohen vetëm krerët përkatës historikë që mund të jenë kontravers ose ndonjë luftëtar që ka shprepur plumb, ku nuk është dashur, por duhet vlerësuar e mos-harruar, bashkë ata luftëtarët e vërtetë, si Salih Shabani, Asllan Qerimi, Adem Rrustë Kabashi edhe kush ka bërë emër si shpi buke, siç ishte Shaban Qerimi ashtu si edhe djemtë e tij flijimtarë Veseli e Musliu që me gjakun e tyre ujitën rrënjët e lules së lirisë së Kosovës që nuk vyshket kurrë e përjetë, anadaj për brezat e sotëm e të ardhshëm edhe bukëdhëlnësit e vetëflijuesit e këtij  trolli të jenë të paharrueshëm.

Së dyti, ja dy propozimet tona konktrete  në kujtim të trimave për mos-harrim:

E para: Propozojmë që para ish Xhamisë së Kolshit, të ngritet një muranë me pllakë përkujtimore me emrat e këtyre kosovarë-luftëtarëve të nderuar:

1. Mulla Nasufi (person historik), nga Zhuri

2.  Asllan Asllani (luftëtar i shquar), nga Korisha

3.  Sali Shabani (luftëtar, vrasës i Spirë Dellocit), nga Korisha dhe

4. Adem Rrustë Kabashi (Luftëtar i familjes së njohur bujare Kabashi) nga Korisha.

Një veprim u tillë u bën nder jo vetëm familjeve e fshatrave Zhur Korishë (Prizren), por edhe fshatit Kolsh (Kukës), dhe njëherazi edhe historisë së përbashkët Kosovë-Shqipni. Kështu kam mendimin që Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës apo Shoqata e përbashkët Mitrovicë-Kukës le të njomin takimet rutinore edhe me plus motiv, për të vizituar edhe këto varre, ngase dihet se njerëzit e Kosovës, jo vetëm  në vitin 1999, por edhe më përpara disa herë kanë gjetur shpëtim në ato anë përtej kufirit, në Lumë, Tropojë e gjithandej në Shqipninë Nanë.

E dyta: Propozojmë gjithashtu që të vlerësohet siç e meriton vepra vetëflijuese e dëshmorëve :

Vesel e Musli (Shaban) Ahmetaj,

të cilët gjithsesi duhet të dallohen me homazhe e shenjëzime të posaçme deri edhe me akademi përkujtimore, sepse janë viktima të rënë para bombardimeve të NATO-s dhe martirizimi i tyre ishte vetëflijim i vërtetë, ngase e dinin rrezikun më përpara dhe ishin të vetëdijshëm që me këtë akt rrezikonin jetën, por që edhe në këtë mënyrë i jepej kontribut luftës për liri. Së këndejmi insistohet programisht të kihet në konsideratë nga organizatat politiko-shoqërore e lidhja e luftëtarëve dhe e veteranëve që emrat e propozimit të parë dhe sidomos të propozimit të dytë, të nderohen në ndonjë emërtim rruge, sheshi, shoqate e ku ta dimë. Dhe në ato raste çdo kujtim për këta dy të fundit do të jetë shumë më i efektshëm, kur vëllezërit Vesel e Musli Ahmetaj nuk ndahen, pasi nuk kanë qenë të ndarë gjatë gjithë jetës 65 vjeçare deri në  vdekje, e cila  edhe idealisht i gjeti bashkë, apo jo?.

Këto ishin, pra,  dy propozime tona konkrete për përjetësimin e kujtimit të emrave, e para, të luftëtarëve të varrosur te ish-Xhamia e Kolshit dhe e dyta, të flijimtarëve në Korishë, Veselit e Musliut, të cilët mos të mbesin vetëm çështje e vetëdijesimit të familjarëve përkatës, ngase vërtet meritojnë më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok