21/11/2024

Gjergj Kastrioti në nëntor 1443, përmes Luginës së Preshevës filloi Veprën e Tij!

0

Nga Skender Jashari

Lugina e Preshevës, mes tyre disa dhjetëra fshatëra, kanë  edhe sot kujtimin e  paharruar për  Motin e  Madh,veçmas Shqipëtarëve  katolik të kësaj ane![1]Një  ndër fshatrat e  tillë, është edhe Rahovica. Fshat ky më i madh i  komunës së Preshevës, që ka rreth 1200 shtëpi, me  rreth 6000 banorë.  Falë pozitës  gjeostrategjike,  i ka dhënë  rëndësi  gjatë gjitha etapave  historike. Gryka  në të  cilën  shtrihet  ky  fshat, është e  stërmbushur  me  mitologji dhe histori, por nëntoka e saj  ka  të dhëna   historike, kulturore, arkeologjike etj. Edhe  e kaluara  e fshatarëve  të fshatit  Rahovicë, është  e  dhimbshme  siç është  e shumicës  së  Trojeve  Shqipëtare, për më keq, ky  fshat dhe  lokalitetet përskaj,  janë tejet  më  të  pasura  me  histori  luftërash, që nga  lashtësia e deri më sot!Duke  qenë pjesë  kufitare e Trollit Shqipëtar, bëri që  të ndesheshin  me shumë më shumë pushtime, luftime  e ngjarje  historike.Por  fati i keq,  i përcolli  që shumica u  shpërngulën  për  në  vende tjera, mes tyre për në  brendi të territoreve Shqipëtare,  pastaj  për në vendet fqinje e  deri në Turqi, e  së fundmi edhe për  në botën  perëndimore- gjë që ka bërë  që  mos të ketë kush ta ruaj  as kujtimin. Nga ana  tjetër edhe  pseudohistorian por edhe ndikimi i islamizmit, bëri qëllimisht të  venitej, fshehej, kujtimi për Motin  e Madh.

Madje  për faktin  që  fshati  Rahovicë, ndodhet  në anën  perëndimore  të Luginës së Preshevës, nga kalonte  rruga e vjetër në kohën  e Perandorisë  Romake-Bizantine( Morava-Vardar gjegjësisht Nish-Selanik), por  e  cila  rrugëështë përdorur edhe  nga  shpërnguljet e  barbarëve( sllavëve, bullgarëve etj),  e pastaj  edhe nga Perandoria e  Car Dushanit, Perandoria  Osmane! Shkaku i kësaj rruglidhje, po ashtu edhe shkaku i të qenit  të  Luginës  në  kufirin   lindor të territoreve  Shqipëtare, bëri që të  ndeshet  më  shumë  me  luftëra e pushtime.

Sot, çdokush  që gërmon  në fushat, kodrat dhe malet e  fshatit, patjetër  has  në  gjurmë të  lashtësisë tonë. Derisa ende gjurmët  shihen: në  anën  e majtë  të  lumit që  shpie  në  brendi të  maleve të  Karadakut, ndodhet  Kacipupi, pas të cilit ndodhet  “Tuma”,  që  është  një  lokalitet  i paeksploruar arkeologjik! “Gurishtja” një   rrafshnaltë,  e cila së  fundmi nga nxënës të shkollës fillore, janë  gjetur  monedha, të  periudhës parahistorike, e që  besohet që ishte  vendbanim  i hershëm iliro-dardan! Ndërsa  anën e djathtë  të fshatit ndodhet Kisha  e Artilevicës( e sllavizuar Arhilevica). Koha e ngritjes  së kësaj Kishe  Katolike, daton  nga vitet  1400, edhe pse  disa  burime theksojnë  ndërtimin e  saj 6  vite para lindjes  së Gjergj Kastriotit. E që edhe  kjo  Kishë ishte  pjesë  e Manastirit të Hilandarit( qënë  shekullin XIV, përmendet në  hartën e Despotes  Jevdokija dhe të  birit të saj Konstantinit).Manastiri i Hilandarit i njohur  për përkatësinë  e tij dhe lidhjen  me  Familjen  dhe me vetë Gjergj Kastriotin!

Kthimi i Gjergj Kastriotit, me 300 kalorësit, i dha  nderë  e lavdi edhe Luginës së Preshevës, siç i dha  edhe  gjithë Arbërisë! Në nëntori 1443, shënon  “Fillimin  e Ngritjes  së Projektit të Parë Arbërorë”,  “Kthimi i Tij dhe 300 kalorsëve Arbërorë” nga  Beteja e  Nishit, ktheu  Shpresën  e vrarë nga pushtimi Osman.  Deri më sot, shumë  pak është  folur  për rrugën  e  Kthimit të Gjergj  Kastriotit, për ta  bërë  Arbërinë, Emanthinë( Epirin) dhe  Maqedoninë  e Lirë, princ e mbret  i të  cilave do njihej nga  fuqitë Europiane të kohës. Lugina e  Preshevës,  në vitet  1440, kishte pak  dekada që ishte pushtuar  nga  Perandoria Osmane. Shkaku i pozitës gjeostrategjike, në Tabanoc të  Luginës së Preshevës, ishte vendosur  garnizoni i ushtrisë  së Perandorisë  Osmane.

Gjatë  kthimit të Gjergj Kastriotit,  gojdhanat  e popullit Shqipëtar( pra  Shqipëtarët  katolik të Luginës së Preshevës, ende  e ruajnë  Kujtimin  për të!), kaloi  nga  Gryka  e  Somolicës  nëpër  fshatrat  në  anën   perëndimore( pra rrëzë maleve të  Karadakut)! Kampimi i Gjergj Kastriotit dhe Ushtrisë së Tij,  u bë në fshatin Rahovicë, tek  Kisha dhe Manastiri i Artilevicës, e  që pastaj  u  quajt  nga  populli yn  si Kisha dhe Manastiri i Shën  Gjergji. Subkoshienca e Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës( nënkupto  Shqipëtarëve  katolik), deri më sot  kujtojnë “Gurin e Skenderbeut”, “Manastirin e Skenderbeut”( ndryshe  manastiri i Rahovicës), “gjurma e kalit të Skenderbeut”, “sofra dhe kampi i Skenderbeut”,  “kampi i  ushtrisë së Skenderbeut”,”rrugën e Skenderbeut”, “Prroi i Markut” etj.

“Guri i Skenderbeut” i cili ndryshe  quhet  Kacipupi, me rastin e  qëndrimit  të Gjergj Kastriotit  në  fshatin Rahovicë,  në majen  e  këtij shkëmbi,  ishte “sofra e Skenderbeut”( vendi ku ushqehej), ndërsa disa  metra më  tej, në  një  lëndinë  në maje të  këtij  shkëmbi, ishte emërtuar  “kampi i Skenderbeut”( vendi ku ishte  vendosur kampi i Skenderbeut)![2] Për Kacipupin, banorët, edhe sot  besojnë  që  ka  shumë  mistere, mite, që  e lidhin me  lashtësinë   iliro-dardane, me  hyjni iliro-dardane, me Gjergj Kastriotin, por edhe  kanë  gjetur  edhe  të dhëna të ndryshme  faktografike e arkeologjike të lashtësisë!

“Manastirin e Skenderbeut”( ndryshe quhet Manastiri i Rahovicës), sot vetëm  themelet kanë  mbetur! Një pjesë  e kalorsisë  ( gojdhana  jepte  shifrën  e  50 kalorsëve) së Skenderbeut, nën  komandën  e  një  kalorësi  të  quajtur “Mark” sipas gojdhanës, ishin  vendosur  në këtë pjesë. Qëndronin  fshehur  nga  syri i  garnizonit  Osman  në  Tabanoc. Madje gojdhana e  identifikon  vendin si “rrafshina e  Manastirit”, ku thuhej  që  natën  qëndronte  kampi, kurse gjatë   ditës  ai zhvendosej  tek “Prroi i Markut”, më  sakt tek  “Kodra e Shemtë”.[3] Kjo njësi ishte  si  mbrojtëse dhe mbështetëse  e Kampit  të Gurishtes! Si prej  Gurishtes, ashtu edhe  prej Manastirit,  tërësisht  shihet  pjesa e Tabanocës( ku ishte vendosur  kampi Osman, po ashtu edhe  pjesa   totale  e “rrugës turke( xhades osmane)”!

“Gurishtja”, vendbanim  i lashtë  iliro-dardan, por që  në  Motin e Madh, ishte  vendosur  “Kampi i Ushtrisë së Skenderbeut”! Gojdhana e  jepë versionin, që  gjatë   natës  kampi  vendosej  në  Gurishte,  kurse  gjatë  ditës zhvendosej  anash saj deri  afër  Kacipupit!

Rruga e Gjergj Kastriotit,  ishte  quajtur rruga nëpër të cilën  Gjergj Kastrioti  vazhdoi  rrugën për  Kthim në Krujë. Sot kjo rrugë  quhet “rruga e Vrajës” apo “rruga e Muhaxherëve”!

Rrugëtimi i Gjergj Kastriotit dhe Ushtrisë së Tij, vazhdoi nga  Gurishtja( Kampi i Ushtrisë së Gjergj Kastriotit), duke ndjekur  rrugën e Gjergj Kastriotit, për të  kaluar  në pjesën e  sipërme  të Preshevës( Preshevën e Vjetër), pastaj për t’u ngjitur rrëzë  maleve të Norçës( N’orës, emërtimi i vjetër sipas gojdhënës), ku  edhe  gjendet  “Gjurma  e kalit të Skenderbeut”! Kjo gjurmë, interpretohej duke  glorifikuar  madhështinë  e  kalit të  Skenderbeut, i cili nga ai vend kishte  nisur  vrapimin malit përpjet, ku në  shkëmb  edhe sot, shihet  gjurma e patkoit! Rrugën e  kishte  vazhduar  për në  Karadakun e  Llojanit( Kumanovës), prej  nga kishte  shmangur  ndeshjen  me  garnizonin  osman  të  Tabanocës!

Detaje të tjera  të  cilat  lidhen  me  kujtimin e  Motit të Madh,  për  shkak  të   hapësirës  nuk do paraqiten  në këtë shkrim publicistik!

Historiografia  sllave, i sllavizoi dhe tentoi t’i tjetërsoj Kujtimet dhe  Faktet për  Motin e Madh, duke tentu  shkëputjen  e Lidhjes së Shqipëtarëve të kësaj ane  me  Skenderbeun. Mjafton të  shikohet,  në  Kadillëkun e  Vrajës, ka dhjetra  Kisha dhe Manastire të cilat  janë  të emërtuara  në emër të Shën Gjergjit! Disa nga  Kishat dhe Manastiret  e Kadillëkut  të Vrajës, kanë  qenë  mikpritëset  e  Gjergj Kastriotit dhe Ushtrisë së tij, gjatë  Kthimit për në  Krujë! Mirëpo aludohet  në Shën  Gjergjin  e Kapadokisë( edhe ky me prejardhje Ilire), kurse  Shqipëtarët  katolik  të kësaj ane  e identifikojnë Shën Gjergjin me Gjergj Kastriotin. Madje  Lugina e  Preshevës( e  më gjerë), pra  edhe pjesa e Karadakut, njohin  Shën Gjergjin si “pajtorë” të tyre!

Dëshmoj edhe unë,  që sikur mos të kishim Kujtimin dhe Krenarinë për Motin e  Madh,  as unë  e  as të parët   tonë,  nuk do mund ta ruanim  identitetin kombëtar e as atë fetar!

Më:28.04.2019

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.


[1] Ky shkrim është pjesë e librit  që trajton  këtë  çështje  dhe se referencat  i janë  hequr  qëllimisht, e që  do paraqiten në  libër  me rastin e   botimit!

[2]Duke  shiku këtë “sofër dhe  kamp të Skenderbeut”, shihet  qartë  që  u hyjnizu  Gjergj Kastrioti si një Mesi” Shpëtues” i Arbërisë!

[3] Kodra e Shemt- Kodra e Shembur! Besohet  sipas  gojdhanës, që  kjo kodër është  shembur shkaku  i largimit të  Ushtrisë së Gjergj Kastriotit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok