12/12/2024

Flet Prof. Dr. Lush SUSAJ

0
Lush-Susaj1

Urime studentë të dashur, vetëm juve mund të ndryshoni universitetin dhe Shqipërinë

– Mësuesit e as profesorit nuk i shkon kostumi i patronazhistit, as i oportunistit, as i servilit partiakë, as i militantit, as i grevëthyesit

– Rinia shkollore dhe universitare, është e ardhmja e shtetit dhe kombit shqiptarë

Intervistoi : Albert Z. ZHOLI

Regjistrimet në universitete këtë vit do të jenë me dy raunde dhe jo tre raunde siç ishte në vitin e shkuar. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, miratoi në shtator udhëzimin për procedurat e aplikimit dhe regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë, në të cilat janë parashikuar disa risi për vitin e ardhshëm akademik 2023-2024. Regjistrimi u bë online për dy raundet e para, dhe në përfundim të tyre, në programet e studimit ku kanë mbetur kuota të lira pranimi, kandidatët që kanë aplikuar në U-Albania mund të vijojnë të regjistrohen drejtpërdrejtë në universitet deri në plotësimin e gjitha kuotave. Një tjetër risi është dhe aplikimi i procedurave të barabarta të regjistrimit për të gjithë kandidatët me diplomë të huaj të shkollës së mesme, pavarësisht nëse janë shqiptarë apo të huaj.  Kandidatët e regjistruar me diplomë të huaj kanë detyrim njohjen dhe njehsimin e diplomës brenda datës 30 prill të vitit akademik vijues, për t’u pajisur me numër matrikullimi përpara fillimit të sezonit të dytë të provimeve. Po ashtu, në udhëzim është e përcaktuar që viti i ri akademik do të nisë më 2 tetor. Gjithashtu në disa dega të cilat janë konsideruar prioritare nga strukturat e ministrisë, por që kanë humbur interesin e studentëve gjatë viteve të fundit, do të ketë bursë sa paga minimale, 40 mijë lekë të reja. Jashtë këtyre risive, cili është realiteti i Universiteteve dhe cili është interesimi i vet studentëve këtë vit akademik? A ka degë që po mbyllen? Po kushtet cilat janë? Përgjigjet do ti gjeni në këtë intervistë..

Keni rreh 25 vjet pedagog Në fillim të këtij viti Akademik çfarë do tu uroje studentëve shqiptarë Brenda dhe jashtë Atdheut?

Së pari zoti i ndihmoftë nxënësit dhe studentët hyjnorë të Shqipërisë… Në këtë fillim tëkëtij viti akademikë(2023-2024), për çdo nxënës dhe studentë të Shqipërisë, do të doja të përcjell urimin që buron nga zemra e çdo prindi, mesuesi dhe profesori. Është urimi për një vit të mbarë e me plotë mirësi e suksese për rininë shkollore dhe universitare. Rinia shkollore dhe universitare, është e ardhmja e shtetit dhe kombit shqiptarë. Prandaj ndjeshmëria dhe kujdesi shoqërorë e shtetëror për shkollat dhe universitetet e Shqipërisë, janëparësore dhe detyrimi më i madh ndaj prosperitetit dhe çështjes sonë kombëtare. Sikurse edhe çdo goditje ndaj arsimit, është goditje direkt e në trurin dhe zëmren e shtetit dhe të shoqërisë shqiptare. Hipokrizia dhe mungesa e gjatë e kujdesit për sistemin tonë arsimore, e për universitetet në veçanti, është krimi dhe gafa më e madhe politike e shoqërore e këtyre 30 viteve, e sidomos e këtyre 10 viteve të mbushura me propagandë dhe konspiracion të pashëmbulltë. Propaganda ipnotizuese e dekurajuese është bërë dhe po bëhet në shërbim të një imazhi me arritje imagjinare e periferike. Qëllimi i vetëm ka qenë dhe është krijimi një fasade të rremë, përballë korrupsionit, nepotizmit dhe varfërimit të vazhdueshëm të kapaciteteve dhe meritokracisë së shkollave dhe universiteteve tona.

-Vihet re se po bie numri i studentëve madje në disa Universitete po mbyllen disa degë. Aq më tepër interesi për degën e mësuesisë ka aaritur në nivele të papërfillëshme. Pse  po ulet interesimi i studentëve për shkollën e lartë? Cilat janë arsyet kryesore? Pse shumica e studentëve duan të studiojnë jashtë vendit?

Kjo vjen për shkak të politikave tepër të gabuara arsimore, dhe të nepotizmit dhe korrupsionit në të gjithë sistemin arsimorë të vendit, ndaj vihet re qartë se rroli i shkollës duket që është zbehur aq shumë. Tashmë jo vetëm qënuk funksiononrroli edukues, por kuptohet se është goditur rendë meritokracia, profesionalizmi dhe mësimi i profesionevebazike për rininë.

Të gjithë jemi dëshmitarë të faktit të njohur, ku emigrantët e viteve 1990-1999, ishin më të kualifikuar, e për këtë shkak sot ata janë integruar e bërë shembull i mirë qytetarie, por edhe përsonazhe të rëndësishme të bisnesit, profesionistëve dhe tëshoqërive e vendeve ku emigruan. Sikurse jemi edhe dëshmitarë të asaj që ka ndodhur pas vitit 2009, e sidomos në këto 10 vitet e fundit (2013-2023), ku Shqipëria po eksporton fuqi puntore dhe rini të pa arsimuar e të pakualifikuar sa duhet. Nga ku burojnë edhe mjaftë fenomene negative, të cilat po e cënojnë imazhin e Shqipërisë, duke prodhuar edhe etiketime të pamerituara për emigracionin shqiptarë.

Unë do të vazhdoj të flas dhe të reagoj për shkollën dhe universitetet shqiptare.

-Ju gjithmonë keni folur për këto çështje. Ende ka problematika që ju shqetësojnë dhe ju prishin qetësinë duke qenë vet pedagog?

Kjo pasi jam i vetëdijshëm për rëndësinë që ka reformimi i sistemit tonë arsimorë, tashmë i prapambetur e jashtërenditjes dhe sfidave bashkëkohore të zhvillimit dhe tregut të punësimit rajonal e botërorë. Këtë realitet, më shumë se askush tjetër e ka përjetuar dhe po e përjeton rinia shkollore dhe studentore, ndaj të cilës kemi detyrimin e madh kombëtarë për të kultivuar reagimin ndaj së keqes, e jo nënshtrimin, servilizmin dhe hipokrizinë ndaj vlerave njerëzore e akademike. Mësuesit dhe profesorët e Shqipërisë, kudo që punojnë, duhet të mëkojnë edukatën dhe dashurinë për profesionet dhe për Shqipërinë, e jo servilimin dhe korrupsionin për klanet nepotiketëqeverisje apo partisë së radhës. Mësuesit e as profesorit nuk i shkon kostumi i patronazhistit, as i oportunistit, as i servilit partiakë, as i militantit, as i grevëthyesit, e as i përçarësit të protestes studentore e akademike sikurse ndodhi në vitet 2018-2019, dhe tani në vitet 2022-2023. Mësuesit dhe profesorët duhet të kultivojnë e të mbështesin reagimin e rinisë shkollore dhe universitare, kjo për shtetin dhe të mirën e Shqipërisë.

-Për çfarë ka më shumë nevojë sot, shoqëria shqiptare dhe aq më tepër sistemi ynë arsimor?

  • Shoqëria dhe sistemi arsimorë ka nevojë për meritokraci dhe demokraci studentore…

Misioni hyjnorë i mësuesve dhe profesorëve është që të edukojnë qytetarinë, profesionalizmin, meritokracinë dhe shpirtin krijues e reagues të rinisë. Unë jam i sigurtë në faktin që, nëse administrata e politizuar do të vazhdojë të veprojë sikurse deri më sotë, duke përçarë dhe duke mbytur reagimin dhe protestat studentore e akademike, situate arsimore dhe shoqërore do të përkeqësohet edhe më shumë. Duke rrezikuar të degradojë deri në absurditet, në analfabetizëm funksionalë, e në emigracionin masiv të elitës, të profesionistëve, të fuqisë puntore, e rrjedhimishtë edhe të konsumatorëve jetëdhënës të vendit.

Unë mendoj që përtej demagogjisë me arritje imagjinare e fiktive,  është koha për reformimine menjëhershëm ligjorëtë sistemit tonë arsimorë. Kjo duhet të bëhët përmes ligjeve që mundësojnëlindjen dhe funksionimin real tëdemokracisë studentore dhe akademike në hapësirat e shkolles dhe universiteteve tona. Kështu do tëmund të risjellimedhe njëhërëshkollën dhe universitetet nëfunksionin historikë të tyre, duke i shndërruar nga qëndra të nepotizmit, punësimit dhe patronazhimit partikë e politikë, nëvatrat e edukimit qytetarë e profesionalë të rinisë dhe popullit shqiptarë. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të shpëtohet sitemi ynë arsimorë dhe universitarë, e do të mund të ndalet largimi i mëtejshëm i maturantëve dhe rinisë drejtë shkollave dhe universteteve të rajonit.

Pavarësisht nga ajo që ndodhi nga përçarja dhe mbytja politike e protestes studentore të viteve 2018-2019, dhe më pas edhe e protestës akademike të viteve 2022-2023,analiza me bën të besoj në faktin që vetëm demokracia studentore dhe akademike është ajo forca që mund të bëjë ndryshimin e situatës kënetë ku e ka katandisur korrupsioni, nepotizmi dhe politiizimi sistemin tonë arsimorë e shoqërorë. Vetëm demokracia studentore do të mund ta shëmbëpërtokëautokracinë universitare, dhe të gjitha bordet, sistemet dhe klanet e korrupsionit dhe tënepotizmit që kanë uzurpuar e paralizuar shkollat dhe universitetet. Studentët e protestes së vitit 2018 dhe fillim vitit 2019, u ngritën për ta shpetuar Shqipërinë nga ajo që do tëvinte më pas. Sikurse dihet, politika dhe administrata e korruptuar, nepotike dhe e politizuar, e shtypi protestën për të zgjatur jetën e sistemit të korrupsionit, e jo për të zgjidhur problemet e studentëve dhe të stafeve pedagogjike. Koha tregoj që mbytja e protestes studentore, duke përdorur edhe një pjesë të stafit pedagogjikë, ja ka shtuar edhe më shumë plagët sistemit arsimorë dhe vuajtjet Shqipërisë. Në këtë kontesktë, unë mendoj qëështë koha që të gjithë ata mesues e pedagogë qëmenduan dhe punuan kundër reagimit studentorë dhe akademikë, të kuptojnë qëmisioni dhe rroli ynëështë tu shërbejmë studentëve, e jo partive dhe klaneve të korrupsionit. Rroli dhe nderi i mesuesit dhe profesorit, është dhe duhet të jetë qëndrimi në të njëjtën gjatësi vale me endërrën dhe interesat e rinisë studentore, e jo me valën dhe interesat afat shkurtëra të ministrave dhe shokve të partisë. Studentët kërkuan meritokraci dhe verifikim të plagjiaturave në sistemin arsimorë dhe kudo në administratë, e përkundrejtë premtimeve demagogjike, nuk u bë asgjë. Përkundrazi situataështë agravuar edhe më shumë.Studentët kërkuan përfaqësim real në strukturat drejtuese e menaxhuese, dhe morën si përgjigje fiktivitet, mashtrim dhe përkeqësim tëmëtejshëm.Studentët kërkuan kushte më të mira studimi, fjetje, ushqimi, aktivitetesh kulturore e sportive, ndërsa morën demagogji, takime dhe konferenca me foto të sforcuara, e asgjë më tepër.Studentët kërkuan rregull, kulturë dhe dije, ndërsa edhe në katër vitet pas protestes, morën vetëm pallavra dhe ndërhyrje sipërfaqësore qeverije. Studentët kërkuan shumë, por realisht nuk u bë asgjë për përmirësimin real e të prekshëm të kushteve të mësimit dhe jetesës së tyre në Shqipëri.

-Në këto kushte ju personalisht si keni punuar me studentët tuaj? Çfarë fryme u keni përcjellë?

Për këto e shumë arsye të tjera, gjithnjë kam menduar e punuar për të patur studentë të ditur e reagues, e jo për të krijuar studentë servila, gojëkyçur e pa shtyllë kurrizore. Është shumë e rendësishme që të kuptohet fakti që mësuesit dhe pedagogët e Shqipërisë, duhet të ndihen e të mbetën përjetë mirënjohës dhe borxhëlinj ndaj rinisë shkollore e studentore dhe prindërve të tyre investues, e jo kurrë ndajë piramidave autokratike, e as ndaj ministrave dhe partive të radhës. Në këtë kontekst, përveç urimit për nxenësit dhe studentët e Shqipërisë, kam edhe një urim dhe lutje për të gjithë kolegët e mi: Mesues e pedagogë të Shqipërisë, Zoti ju nderoftë e jua ndriçoftë mendjen dhe zëmrën tuaj për të punuar në shërbim të edukimit dhe të rikthimit të shkollës dhe të universiteteve tona në shërbim të rinisë shqiptare, dhe të zgjidhjes së problemeve të Shqipërisë. Shqipërisë do të mund tëja shlyejmë borxhin, vetëm duke punuar seriozishtë për edukimin dhe të ardhmën e rinisë shkollore dhe universitare në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok