21/12/2024

Flet këngëtarja e mirënjohur Raimonda Kamberi; Ramiz Kovaçi më ndriçoi rrugën e këngës

0
Raimonda-Kamberi

-Agim Krajka më dha forcën e skenës si një rpofesionsit brilant

– Si punova me Fitnete Rexhën, Naile Hoxhën, Zeliha Sinën, Irini Qirjakon, Hysni Zelën

– Kam bashkëpunuar me kompozitotin Shaqir Kodra, Hajk Zaharjan,Ylli Ramzoti, Maksim Shehu, Gjergj Leka, Agim Krajka

– Poetja ime e preferuar ka qenë Xhuljana Jorganxhi

Nga Albert Z. ZHOLI

Ka lindur dhe është rritur në Durrës. Në moshën 6 vjeçare në Shtëpinë e Pionerit ndiqte kurset për balet, kitarë dhe kënë. Profesore Nazmije Mici e veçon si soliste dhe në festivalin  e pionierëve fiton çmim të parë në Durrës. Në Shkodër në Festivalin Kombëtar merr çmimin e dytë.  Në moshën 12 vjeçe këndon në Pallatin Rinia këngën e të madhes Vaçe Zela ‘Valsi i lumturisë’.  Deri në moshën 16 vjeçe ka kënduar në anketat e festivalit në pallatin Rinia dhe  Pallati i Kulturës “Aleksandër Moisiu”. Më vonë e dërguan në Festivalin e Interpretuesve të Rinj në Tiranë ku provat i bënte me Gjergj Lekën dhe u prezantua me këngën ‘Djaloshi me këmishën flak të kuqe’. Me vonë shkon dhe jep konkurs për kanto popullore ku mernin pjesë dhe këngëtarë durrsakë që ishin nëpër festivalet e Radios.  Ndiqte mësimet me Zeliha Sina, Ibrahim Tukiçi, Luiza Papà etj. Qysh në ditët e para u zgjodh të këndojë me Ansamblin  Shtetëror të Këngëve dhe Valleve.  Për 1 vit me Agim Krajka si drejtues mëson shumë nga këngëtarët e mrekullueshëm Naile Hoxha, Fitnete Rexha, Zeliha Sina, Hysni Zela etj. Ka marrë pjesë në estradën e Durrësit dhe në çdo vend kulture të qytetit të Durrësit. Në vitin 1990 largohet nga Shqipëria për në Greqi ku vazhdon të jetoj aty.

E rritur në Durrës, po origjina e Raimondës nga është?

-Babai im është me origjinë nga Velça e Vlorës. Gjyshi nga babai ka qenë 26-vjet në Amerikë dhe ka qenë ëpr një knoë nënkryetar I Shoqatës Vatra. Në Amerikë ai ka enë një ndër patriotët më në zë të kohës. Me kthimin nga Amerika gjyshi ndërtoj një urë që lidhte fshatin em fshtrat e tjerë. Ky ishte një investim I madh për kohën. Edhe sot nga banorët e asaj zone ajo quhet Ura e Dashos pasi gjyshi Dasho Rustem Kamberaj. Mbas kësaj ure ndërtoi dhe xhaminë e fshatit Velçë. Përveç gjyshit edhe xhaxhallarët e mi dhe tezet e mia kanë lufuar gjatë Luftës N-Ç. Njëri xhaxha ishte dhe komisar i dy brigadave të luftës.

-Pra ridhni nga një familje patriotike. Ju ku u rritët dhe çfarë  ju ngjizi familja për artin?

.Unë për shumë vjet me radhë dhashë kontributin tim në artin durresak. Qysh në moshë të vogël u dallova për këngëtare nga profesori im i mrekullueshëm që nuk është në jetë Nazmi Mici. Qysh në moshën 7 vjeçe këndoja soliste dhe merja pjesë në festivalet e Durrësit dhe të Shkodrës. Nuk rrija dot pa këngën. Edhe në shtëpi edhe rrugës për në shkollë këndoja. Kënga më ishte bërë pjesë e jetës.

-Në atë kohë kishte shumë fetivale për këngët për fëmijë. Kishte festival locale por edhe Festivali Kombëtar në Shkodër. A keni marrë pjesë në ëkto festival dhe çfare kujtimesh ruani?

Sigurisht që atë kohë kishte shumë festival. Jeta artsitike ishte e larmishme. Unë kam marrë pjesë në disa festival. Në një festival për fëmijë në Durrës në vitin 1970 mora çmim me këngën “Makina e babit”,  muzika Myzafer Bekteshi dhe tekst Matish Gjelucit kënduar nga unë dhe nga Genc Afezolli. Ky ishte trofeu im i parë. Një trofe që më dha shumë forcë dhe ma shtoi dashurinë për këngën. Pra më motivoi së tepërmi. Me këtë këngë shkuam në festivalin e Shkodrës dhe fitova çmimin e dytë. Ishte një fitore edhe më e madhe. Kjo më ka mbetur në memorje sepse kishte shumë sukses dhe u kendonte nga të gjithë fëmijët nëpër shkolla. Edhe në shkollën tonë këndohej. Festivalet e Shkodrës ishin për çdo vit deri sa në ne vitin 1977 më thërasin në “Pallatin Rinia” të këndoja për herë të parë në koncertet e organizuara më këtë institucion të ri.

-Pra tashmë hodhe një hap të madh. “Pallatin Rinia” kishte kërkesa të reja, këngë të reja, nivel tjetër artistic. Cila ishte kënga e parë që këndove në këtë pallat?

Aty këndova një këngë të të madhes Vaçe Zela. Gjithmonë e ksha ëndërr të këndoja një këngë të saj pasi ajo kishte një vocal të rrallë dhe këngët e saj jo të gjithë mund ti intepretonin. Punova shumë kohë për këtë këngë dhe ja dita erdhi. Kur mbarova i gjithë publiku u ngrit në këmbë dhe nuk më lenin të dilja pasi nuk e besonin që unë aq e vogël këndoja aq fuqishem këngën e të madhes dhe të paarritshmes Vaçe. Pra rruga e suksesit u hap. Në këtë stad të ri gjithmnë kisha kërkesa. Tashmë vazhdoja të këndoja vite me radhë në Pallatin Rinia dhe të kulturës. Suksesi ishte i vazhdueshëm me çmime dhe festivale në Durrës dhe në interpretime të festivaleve të këngës në Tiranë. Merja pjesë dhe me estradën e Durrësit ku dhe aty suksesi ishte i vazhdueshëm.

-Estrada e Durrësit ishte me nivel të lartë. Si ndiheshe mes artistëve dhe si vazhdoi rrugëtimi juaj?

Mjaft mirë. Më përkrahnin. Ky sukses  dhe kjo  ëndërr e bukur vazhdoi deri sa babain tim e dënuan. Një dënim fantazmë. Më shumë ën hetuesi pasi nuk gjenin asnjë nen që ta dënonin. Këto ishin aventurat e kohës. Babai im qëndroi plot 17 muaj në hetuesi  dhe në atë kohë opinion ishte i keq. Nëse mereshe në hetuesi të shikonin me bisht të syrit. Për ta dënuar meqënëse e mabjtën gjatë në hetuesi ndryshuan një nen dhe e dënuan aq sa ishte në hetuesi. Dënimi i tij ishte dënim dhe ëpr mua. Ditën e dënimit të babait erdhi për mua shkresa që nuk duhej të merrja pjesë në ansjë aktivitet sin ë Estradë apo dhe në festivalet e ndrushme në Shqiëpri. Nuk e besoja. Ishte një dënim absurd. Ishte një dënim që sot as nuk mund të mendohet. Në familje ra bomba. Nëna ime u bë burër dhe grua e shtëpisë. Ne jetonim vetëm me një rrogë. Jetonim  në kushtet e varfërisë.  Isha akoma në gjimnaz dhe vëllai në universitet . Ishte një stres i madh. Krahët mu prenë dhe ëkshtu për mua filloi një luftë psikologjike. Në shkollë më shikonin ndryshe. Nuk mirrja pjesë në festival apo aktivitete të tjera. Unë isha një nxënëse shumë e mirë dhe fill pas kësaj situate në gjimnaz filluan të më ulnin dhe notat. Qaja fshehurazi. Sa e padrejtë jeta me mua.  Unë pretendoja për shkollë të lartë por shikoja se tashmë rrugët ishin prerë. Jeta ime tashmë ishte në terr.

-Kur fillove sërish jetën artisike?

Pas 3 vjetësh kur babai doli nga burgu. Me lirinë e tij erdhi dhe liria ime. Dielli ngrohu familjen por mbi të gjitha zemrën time. Menjëherë më erdhën ofertat për aktivitete. Po e mirrja vete pas atyre viteve skëterrë. Ato 3 vjet ishin burg për gjithë familjen. Moshën më të bukur e kalova meës lotësh. Por ja zoti na pa. Tashmë rruga për këngën ishte e hapur.

-Sigurisht që ëndrra e çdo kënëgtari  të asaj kohe ishte Konservatori. Si rrodhi jeta juaj?

Po ëndrra ime ishte konservatori dhe unë fillova të mësoj me të madhin Ramiz KovaçiIshte ai që më bëri impostimin e zërit .Unë përgatitesha për Konservator që të jipja konkursin duke pyetur për çdo paqartësi profesorin. Ai nuk u lodh kurrë me mua, me pyetjet e mia, me ëkrkesat e mia. Punonte ditë e natë ëpr të mëmësuar detaje profesionaleDhe ja…Dita e konkurimit për kanto erdhi. Pra konkurova për kanto popullore në vitin 1982 ku aty u dallova e para dhe fitova konursin. Ishte hera e parë që nuk më ndaluan për të vazhduar shkollën.

Kush ishin pedagogët e tu të kantos dhe si i vlerëson sot?

Aty qysh në javën e parë njoha pedagogët e Zeliha Sina, Hysen Koçia, Luiza Papà. Pedagogë të mrekullueshëm. Intelektualë me virtyte dhe me sjellje perfekte. Nga ato në çcdo moment mësoje diçka. Ato më dalluan për zërin tipik kur këndova këngën “Bishtalecat palë, palë” dhe më thane të vetmes mua që të shkoja tek i madhi Agim Krajka.

-Si e kujton Agim Krajkën?

Një muzikant i rrallë. Një profesionist i shkëlqyer. Një pedagog me vlera. Sa shkova dhe ju paraqita më priti shumë mirë. Pritja ka të bëjë shumë pasi një pritje e ftohtë nuk të jep energji positive. Ai më ëmsoi shumë gjëra nga arti i të kënduarit. Më mësoi sit ë zotëroja skenën, sit ë sillesha para spektatorit. Ishte një ëmsues perfekt. Kështu nën ndihmën e tij u ngjita në skenën e Asamblit Popullor në Tiranë. Këtu sigurisht befasia ishte dhe më e madhe. Në Anasmabël këndonin këngëtaret më të mira shqiptare. Aty ishin ajka e të gjithë kënhëtareve.

-Kë gjete aty nga këngëtaret e mirënjohura?

Kë gjeta? Ato që i kisha idhuj që i dëgjoja dhe nuk ngopesha. Nga ato që imitoja gjithmonë kur isha vetëm në shtëpi. Aty gjeta Fitnete Rexhën, Naile Hoxhën, Zeliha Sinën, Irini Qirjakon, Hysni Zelën  e shumë të tjerë. Suksesi ishte i madh me këngën “Spaske pas një pikë mëshire”  që dhe sot është ai incizim  i atyre viteve. Maestro Agim Krajka më adhuronte për zërin dhe më jepte të këndoja edhe këngë të vështira të Shqipërisë së Mesme. Suksesi vazhdonte me Ansamblin e Shtetit dhe shkolla vazhdonte.

-Si rrodhi jeta juaj skenike veç Asamblit?

Më vonë në vitin 1984 mora pjesë në Festivalin e Interpreuesve të Rinj ku bëhej interpretimi i këngëve në dy variante. Unë këndova këngën “Djaloshi me këmishën flakë të kuqe” me muzikë të Hajk Zaharjan dhe teksti Met Dervishi ku mora çmimin e dytë. Këtë këngë ma besoi Spartak Tili por që prova bëja me të madhin Gjergj Leka. Unë kam marrë pjesë në shume koncerte ku me thënë të drejtn nuk mund të them shifër të saktë.

-Si kanë qenë marrëdhëniet e tua me profesorët dhe kolegët?

Marrëdheniet e mia kanë qenë të mrekullueshme me të gjithë artistët, profesorët dhe muzikantët. Më shumë kam bashkëpunuar me kompozitotin Shaqir Kodra, Hajk Zaharjan,Ylli Ramzoti, Maksim Shehu, Gjergj Leka, Agim Krajka. Poetja ime e preferuar ka qenë Xhuljana Jorganxhi .

-Këngët e cilës trevë ke më të preferuara?

Këndoj këngë të Shqiperisë së Mesme por dhe të trevave te tjera. Pra nuk bëj dallim. Vokali im I pranon të gjitha këngët. Gjithmonë kam dashur të jem preznte me këngë të ndryshme pasi e dua të gjithë folklorin e vendit. Kohët e fudit mund të veçoj dy këngë qytetare të kënduara në Festivalin e Këngës Shqiptare të organizuar nga Gjergj Leka “Zare trendafile” dhe “Kur me vjen burri nga stani” ku pata sukses dhe vlerësim të madh si nga publiku nga vet maestro Gjergj ku më vlerësuan me zërin e të madhes Tefta Tasho Koço Vlerësim më bëri dhe djali i saj Eno Koço .Unë repertorin tim tani po e shumfishoj sepse u shkeputa duke shkuar në Greqi  dhe nuk mundesha të vazhdoja me këngën.  U bëra me dy fëmijë dhe punoja 15-16 orë në ditë. Tashmë që fëmijët u rritën dhe studiojnë në Amerikë po  përqëndrohem tek kënga dhe pasuroj arkivin tim. Profesioni im në emigarciom ka qenë parukiere ku u bëra profesioniste dhe rrita fëmijët. Jam shumë e kënaqur nga ecuria e biznesit .Nuk do mundesha të jetoja me këtë profesion siç është kënga, por tani erdhi koha ti kthehem fuqishëm. Shikoj shumë këngëtare të reja të mira por shikoj dhe këngëtare që nuk kanë asgjë me këngën

Aktiviteti i fundit?

“Festa e këngës Shqiptare” e organizuar nga Gjergj Leka dhe Erisela Marko. Kjo oshte qershia mbi tortë. Një event I rralë me profesionsit. Për dy vite ne pamë dhe kënduam si rrallëherë. Pashë këngëtarë të rinj shumë të mirë, por takova dhe shoqet e rinisë. Një kryqëzim brëezash. Sa bukur. Evente të tilla kanë shumë mbresa, i japin kuptim këngës.  Jam larguar me mall dhe dashuri…Si ky event sheh rrallë sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok