07/10/2024

Flet kënëgtari popullor Arben Jorgji: “Trak e truk shkallët” mbetet kënga që ka pasur dhe më shumë sukses

0

Nuk harroj bashkëpunimet me Petrit Lulon, Paro dhe Dashuri Hysajn, Nertila Vreton, Blerina Balilin

– Dy ikonat e këngës popullore kolonjare kanë qenë Xhemal Dalipi dhe Ivanova Rrushi.

Nga Albert Z. ZHOLI

Arben Jorgji mbetet nëj dnër kënëgtarët më të mirë popullor të krahinës së Kolonjës. Ai ka  rreth 300 këngë të tabanit kolonjar, leskoviqar në repertorin e tij prej të cilave 10 janë videoklipe dhe me të cilat ka krijuar 2 albume këngësh. Sipas tij sot për sot është shumë e vështirë të jetohet me anë të këtij profesioni sepse Pandemia nuk i lejon të zhvillojnë evenimente të ndryshme dhe asgjë nuk është më si më parë. Pandemia i ka dhënë një goditje të fortë artit. Por ai sërishmi ideon këngë të reja dhe punon so në ditë normale.

-Si lindi dëshira për të nisur rrugën e bukur të këngës, kush ishte shtysa apo kush ju zbuloi si talent?

Që kur kam qenë i vogël e kam pasur pasion muzikën dhe mundohesha të imitoja këngëtarët e asaj kohe. Të afërmit e mi me dëgjonin duke kënduar dhe e kuptuan që unë kisha talent. Veçanërisht nëna dhe babai im të cilët këndonin nëpër festa familjare më dhanë shtysë për të filluar karrierën time si këngëtar.

-Kur isha dita e parë që morët në duar mikrofonin dhe kënduat në skenë çfarë kënge dhe ku?

Për herë të parë kam kënduar në skenë në vitin 1999 në koncertin e organizuar nga Ansambli Vlleh “Voskopoja” këngën leskoviqare “Çobankë mu lodhe”.

– Si vazhdoi rrugëtimi dhe kush ishin mbështetësit tuaj?

Në bashkëpunim me disa shokët e mi krijuam një grup muzikor kur isha në moshën 18 vjeç dhe shkonim nëpër dasma, festa dhe aktivitete të ndryshme.

-Në sa koncerte keni marrë pjesë deri tashmë dhe cili ka qenë më i rëndësishmi për ju?

Kam marrë në një sërë evenimentesh nga të cilat mund të permend Ansamblin Vlleh “Voskopoja” që u organizua në Ersekë dhe Selanik, në koncertin “Paqja Globale 2008” në Korçë, 2 herë pjesëmarrës në Festivalin Folklorik të Përmetit që organizohej për nder të “Artistit të Popullit” dhe “Mjeshtrit të Madh” Laver Bariut, dhe në shumë koncerte të tjera brenda dhe jashtë vendit si në Ersekë, Leskovik, Korçë, Janinë, Konicë, Athinë, etj.

– Cilët janë kompozitorët dhe poetë me të cilët bashkëpunoni?

Një ndihmë të madhe e kam marrë nga profesori dhe mjeshtri i klarinetës Aleks Xhelili dhe kam bashkëpunuar me kompozitorin dhe orkestruesin korçar Olsi Ahmeti. Për tekstet kam bashkëpunuar me ish drejtorin e qendrës kulturore Ersekë të ndjerin Gjergji Simo.

-Cilët janë kënëgtarët që ju bashkëunoni?

Nëpër aktivitete ku kam qenë i ftuar kam kënduar së bashku me këngëtarë të mirënjohur si  Petrit Lulo, Paro dhe Dashuri Hysaj, Nertila Vreto, Blerina Balili, Avni Lushka, Ervis Behari dhe shumë këngëtarë të tjerë.

-Ju këndoni vetëm këngë popullore jugore apo dhe të trevave të tjera shqiptare?

Këndoj pak nga të gjitha por kryesisht i përmbahem tabanit të trevës jugore.

– Kënga më e bukur që ju veçoni nga repertori juaj?

Kënga që unë veçoj nga repertori im titullohet “Këngë Dasme”, “Trak e truk shkallët” e cila ka pasur dhe më shumë sukses.

– Sa këngë keni në repertorin tuaj?

Kam rreth 300 këngë të tabanit kolonjar, leskoviqar në repertorin tim prej të cilave 10 janë videoklipe dhe me të cilat kam krijuar 2 albume këngësh.

– A mund të jetohet sot me këtë profesion?

Sot për sot është shumë e vështirë të jetohet me anë të këtij profesioni sepse Pandemia nuk na lejon të zhvillojmë evenimente të ndryshme dhe asgjë nuk është më si më parë. Pandemia i ka dhënë një goditje të fortë artit por shpresoj shumë që me mbarimin e pandemisë të gjallërohen përsëri aktivitetet kulturore dhe artistike.

-A jeni penduar që keni zgjedhur këtë profesion?

Jo, aspak! Muzika është pasioni im, dhe nuk mund të jetoj dot pa të. Kënga do të më ndjekë gjatë gjithë jetës sime.

–          Thuhet se kënëgtaret femra sot janë më të preferuara se meshkujt pse?

Unë nuk jam i këtij mendimi. Padyshim që ka këngëtare femra mjaft të talentuara por për mua preferencat janë njësoj, si për këngëtarët meshkuj ashtu dhe për këngëtaret femra.

-Cilët janë idhujt tuaj në këngë?

Këngëtarët e mi të preferuar janë dhe do te mbeten: Hafize dhe Selim Leskoviku, Thoma Lito, Dhimitraq Joti nga Leskoviku dhe Petrit Lulo. Per mua dy ikonat e këngës popullore kolonjare kanë qenë Xhemal Dalipi dhe Ivanova Rrushi.

-Sa anagzhim kërkon në ditë profesioni juaj përgatitor?

Një pjesë të veçantë të ditës rreth 3-4 orë i kaloj duke luajtur në firzamonikë dhe organo për kënaqësinë time. Kam krijuar një studio të vogël në shtëpi dhe aty kaloj kohën e lirë.

-Jeni xheloz ndaj kolegëve?

Jo, përkundrazi unë i vlerësoj kolegët e mi dhe ndjej kënaqësi kur i shoh që janë të sukseshëm në rrugën e tyre të artit.

-Kur je ndjerë më keq në këtë rrugëtim? Po dita më e bukur?

Rrugëtimi në rrugën e artit të jep gjithmonë kënaqesi dhe pasioni vjen gjithmonë duke u shtuar, asnjëherë nuk humbet. Talenti nuk më ka zhgënjyer kurrë dhe s’më ka bërë asnjëherë të ndihem keq. Dita më e bukur gjatë karrierës sime ka qenë momenti kur ish presidenti i Republikës Z. Alfred Moisiu pas koncertit “Paqja Globale” në Korçë, na takoi si orkestër “Sazet e Kolonjës” dhe na falënderoi për kënaqesinë që i dhuruam me këngë dasme “Trak e truk shkallët “.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok