03/10/2024

Fjalë Imzot, fjalë…

0

Nga Sonila Meço

As mos prisni të kuptoni a qartësoni situatat përtej dyerve të mbyllura nga mbledhja e përbashkët e dy qeverive, të Shqipërisë e Kosovës.

E para, gjithçka e deklaruar nuk arrin dot thelbin e së vërtetës. Sepse sot të dy kryeministrat lanë të kuptohet se “asgjë nuk është siç duket”.

Optimizmi në entuziazëm që kërkoi Albin Kurti qe i bazuar në pohimin se mbledhjet e qeverive janë më efektive se kurrë më parë.

Lajmi i madh i Edi Ramës për ata që aludojnë mbi përpjekjet e tij për rrëzimin e Albin Kurtit dhe mosmarrëveshjeve të forta mes të dyve u bazua në deklaratën se: “me qeverinë aktuale ne kemi shkallën më të lartë të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara, përfshirë marrëveshjet e nënshkruara në të kaluarën”.

Pra “produkti” real i raporteve Shqipëri-Kosovë matet me këtë kut, sepse për të tjerat në konferencën e përbashkët për shtyp kryeministri Rama do të garantonte:

“Ne jemi të qetë dhe po të shikoni kur jemi bashkë volumin e qeshjeve dhe autoironisë që na bashkon reciprokisht mbase do habiteni dhe do thoni ky nuk qenka vëllau i Vuçiçit, por i Albinit. Më lini të jem vllau i dyve se mund t’ju duhem në të ardhmen.” dhe se ““Qeverinë Kurti mund ta rrëzojë vetëm një protestë e Albinit. Për sa kohë Albini nuk del në protestë kundër Qeverisë së vet, s’ka kush e rrëzon. Kështu që s’ka lidhje kjo”.

Kur të mbarojë e gjithë kjo “ngjarje” ditore do kemi rast të bëjmë bilance, por tre gjëra janë të qarta pa hapur gojë të dy kryeministrat:

  1. Ndërsa flasin për hekurudhën Durrës-Prishtinë, në Serbi mbaruan të gjitha rrugët e autostradat e lidhjes me kufijtë të Beogradit.
  2. Ndërsa Rama pritet me duartrokitje nga punëtorët vënë rresht të një biznesi të madh në Kosovë, fermerë, bujq, prodhues nuk i kanë gjetur vend në tregjet respektive produkteve të tyre.
  3. Në intervistën e fundit për Politico-n e Brukselit, Kryeministri Rama loboi për një qasje konstruktive dhe mirkuptuese të Brukselit ndaj Serbisë, por nuk e pa të arsyeshme të lobojë për Kosovën.

Gjithsesi, fatet e vendeve të vogla e të varfra vendosen shumë larg tyre, ndaj fjalët e konspiracionet do jenë lajmi i ditës. Ndaj edhe unë po e ilustroj statusin me këtë foto*

*Fotoja ilustron mbledhjen e qeverive, që punojnë fort për shkëlqimin e raporteve Shqipëri-Kosovë.

https://www.facebook.com/sonilamecoA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok