Eteri kundër hapësirës dhe kohës, fushëbeteja ku gjenitë e shkencës u përplasën

0
Tesla-Ajnshtajn

Përgatiti: Albert Vataj

?Historia e njerëzimit shkruhet mbi pluhurin e hapave të atyre që prekën të padukshmen, por u dënuan të ecin si hije përmes terrimit të mosbesimit. Një ndër ta, mbase syri më i kthjellët që kërkoi dritën në errësirën e shekullit, ishte Nikola Tesla. Një mendje që nuk e mati botën me kufijtë e mekur të së sotmes, por e dëgjoi atë si një simfoni të gjallë energjie të ardhmërisë.

?Në palët e fshehura të një dorëshkrimi të brishtë, të ruajtur si një sekret pasqyrash, ngrihet zëri i tij i prerë:

“Gabohesh, z. Ajnshtajn… eteri ekziston.”

?Këto fjalë nuk janë thjesht një shpërthim i mendimit shkencor, ato janë klithma e një shpirti që refuzon t’i nënshtrohet kafazit të dogmës. Për Teslën, eteri nuk ishte një hije e së kaluarës, por vetë frymëmarrja e universit, pëlhura e padukshme ku thureshin graviteti, inercia dhe shtatzënia e botëve të reja.

?Por çfarë e priste arkitektin e dritës?

Si çdo profet i parakohshëm, ai u përplas pas murit të indiferencës. Shkenca zyrtare ia vuri vulën e lajthitjes, pushtetet i mbyllën dyert, ndërsa arkëtarët e botës i kthyen shpinën sapo kuptuan se ëndrra e tij për një qiell me energji të lirë rrezikonte ngrehinën e tyre të ektarit e prangave.

Në vend të kurorës, i dhanë vetminë.

Në vend të dritës, e lanë të tretej në hije.

?Në mbrëmjen e jetës, kur dora i dridhej por zjarri i brendshëm i digjej ende, ai la pas pengun e tij më të dhembshur:

“Le të vdesë me mua misteri i shpikjes sime… Sekretet i kam premtuar.”

?Kjo nuk është thjesht një dorëzim shkencor, është elegjia e hidhur e gjenisë së dënuar me përjetësi.

Sa herë në histori, një mendje e gatuar me dritë yjesh është shkelur nga këmbët e pluhurta të dogmës?

Sa herë është mbyllur dera e të panjohurës vetëm se trondiste gjumin e ëmbël të së njohurës?

?Tesla nuk është thjesht shpikësi i harruar i rrymës apo magjistari i valëve pa fill. Ai është monumenti i përjetshëm i përplasjes midis vizionit të pafundëm dhe frikës njerëzore për të hapur sytë para horizontit.

?Kjo fletë e hollë e gjetur në rrënojat e kohës është pasqyra e një drame që përsëritet. Tragjedia e një shpirti që u zgjua në agim, ndërsa bota vazhdonte të flinte në mesnatë.

?Sot, kur këto fjalë na arrijnë si një pëshpërimë nga e kaluara, mbi ndërgjegjen e njerëzimit peshon e njëjta pyetje e zymtë:

?Sa të vërteta hyjnore kemi lënë të vdesin në heshtje, bashkë me shpirtin e atyre që i mbartën?

Për Nikola Teslën, eteri nuk ishte një hipotezë e vjetëruar e fizikës klasike, por i gjithë treguesi bazë i funksionimit të gjithësisë. Ndryshe nga fizika moderne e themeluar mbi teorinë e relativitetit të Albert Ajnshtajn, e cila e konsideronte hapësirën si një “zbrazëti” të lakuar nga masa, Tesla besonte se hapësira nuk është kurrë e boshët.

?Koncepti i eterit sipas Teslës mbështetej në disa shtylla kryesore fizike dhe filozofike.

Tesla e shihte eterin si një lëndë jashtëzakonisht të rrallë, elastike dhe të gjithëpranishme. Sipas tij, ai mbush çdo cep të gjithësisë, nga hapësira ndëryjore e deri te hapësirat e vogla atomike. Asnjë trup apo fizicitet nuk mund të ekzistojë jashtë ose pa ndikimin e eterit.

?Për Teslën, materia nuk ishte gjë tjetër veçse eter i lidhur ose i vënë në lëvizje pykëzuese. Ai pretendonte se të gjitha grimcat subatomike, yjet dhe planetët lindin kur eteri vihet në lëvizje ciklike me shpejtësi të lartë. Kur kjo lëvizje ndalon, materia shpërbëhet sërish në eter primar.

?Në vend të lakimit të hapësirë, kohës së Ajnshtajnit, Tesla zhvilloi atë që e quante Teoria Dinamike e Gravitetit. Sipas tij: Graviteti nuk është pasojë e lakimit të hapësirës, por e veprimit të fushave elektromagnetike mbi eterin.

Eteri rrethon trupat qiellorë dhe gllabërohet apo shtyhet prej tyre, duke krijuar forcën që ne e perceptojmë si gravitet apo inerci.

Në vizionin e tij praktik, eteri ishte mediumi që do të mundësonte transmetimin e energjisë elektrike pa fije në çdo pikë të globit. Ai besonte se duke krijuar rezonancë në eter, njerëzimi mund të merrte energji të pashtershme direkt nga hapësira.

Përplasja mes Teslës dhe Ajnshtajnit ishte konceptuale:

Për Ajnshtajnin, rripi i hapësirës është vakum, shpejtësia e dritës është kufiri absolut, graviteti është gjeometri e hapësirës.

Ndërsa për Teslën, vakumi nuk ekziston, eteri është mjedisi ku përhapet drita dhe energjia, graviteti është një forcë fizike mektrodinamike që vepron përmes eterit.

?Nëse fizika zyrtare e shekullit XX e braktisi eterin në favorit të Relativitetit, Tesla deri në fund të jetës këmbënguli se pa praninë e eterit, shpjegimi i forcave elektrike, magnetike dhe gravitative mbetet i mangët.

Rivaliteti shkencor mes Nikola Teslës e Albert Ajnshtajnit nuk ishte një armiqësi personale apo garë për patenta, por një përplasje e thellë midis dy filozofive krejtësisht të ndryshme mbi natyrën e universit.

?Tesla përfaqësonte traditën e fizikës klasike e eksperimentale të shekullit XIX, ndërsa Ajnshtajni ishte arkitekti i fizikës teorike e kuantike të shekullit XX.

Ajnshtajni e eliminoi nocionin e eterit përmes Teorisë së Relativitetit të Trazuar (1905), duke provuar se drita nuk ka nevojë për një mjedis material për t’u përhapur. Tesla e refuzoi këtë zgjidhje deri në fund të jetës, duke e quajtur absurditet idenë e një “hapësire të zbrazët” dhe duke këmbëngulur se vetëm eteri mund të shpjegonte transmetimin e energjisë.

Ajnshtajni e prezantoi gravitetin si efekt gjeometrik, një lakim i pëlhurës së hapësirë-kohës nga masa e trupave. Tesla e ironizonte këtë ide, duke thënë se hapësira nuk mund të lakohet sepse ajo nuk ka vetitë e një objekti material. Ai zhvilloi Teorinë Dinamike të Gravitetit, sipas së cilës fushave elektromagnetike dhe eterit i detyrohet çdo lëvizje e trupave qiellorë.

Tesla e kritikonte ashpër përdorimin e teorive komplekse matematike nga fizikanët e rinj. Ai shprehej se fizikanët e kohës së tij zëvendësuan eksperimentin me ekuacione, duke ndërtuar “struktura matematike abstrakte që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin”.

?Megjithëse Tesla e quajti publikisht Teorinë e Relativitetit “një mefshtësi konceptuale e mbështjellë me një petk të bukur matematik”, mes të dyve postimi i respektit nuk mungoi plotësisht.

?Në vitin 1931, me rastin e 75-vjetorit të ditëlindjes së Teslës, Ajnshtajni i dërgoi një letër urimi ku e vlerësonte si:

?”Pionier i rëndësishëm në fushën e rrymave me frekuencë të lartë… që ka kontribuar me sukses në zhvillimin e shkencës elektrike.”

?Tesla, nga ana e tij, megjithëse e çmonte gjenialitetin e Ajnshtajnit si mendimtar, nuk pranoi kurrë t’i jepte të drejtë në modelimin e universit, duke e parë braktisjen e eterit si një devijim tragjik të shkencës moderne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok