22/12/2024

ENO PEÇI – BALERINI DHE KOREOGRAFI NË OPERAN SHTETËRORE TË VIENËS – AUSTRI (II)

0
u6_Eno-Peci

Në plan të parë Eno Peçi në rolin e Don Jozè, në baletin “Karmen” me muzikë të G. Bizè, me koreografi të Davide Bombana

Nga Dr. Lutfi ALIA, Siena – Itali

Në vitin 1998, Eno Peçi u regjistrua në Shkollën e Baletit të Operas Shtetërore të Vienës (Ballet School of the Vienna State Opera), i pari student shqiptar që ka frekuentuar këtë shkollë prestigjioze me famë botërore. Në konviktin e shkollës u sistemua në një dhomë me Mihail Sosnovschi, një ndër shokët më miqësor. Eno i sjellshëm dhe i edukuar, fitoi respektin dhe nderimin e bashkëstudentëve, në veçanti krijoi raporti miqësie me Mihail Sosnovschi dhe Kirill Kourlaev, madje ishin dhe janë edhe sot e kësaj dite një treshe solide shokësh, me raporte miqësie përtej çdo situate konkuruese me rolet në kompaninë e baletit. Ata kanë jetuar dhe kërcyer gjithçka së bashku dhe nëse njërit prej tyre i jepet mundësia për një rol të ri, së shpejti ajo i jepej dhe dy të tjerëve. Kjo treshe balerinësh shkëlqente me talentin, madje kur Eno Peçi u emërua balerin i parë i baletit të Vienës, në të njëjtën kohë u ëmërua dhe Kiril Kourlaev.

Programi i studimeve dhe i ushtrimeve në balet i Shkollës të Operas së Vienës ishte tepër intensiv dhe kompleks, madje kishte disa aspekte ndryshe me ato të Liceut Artistik të Tiranës. Drejtori i shkollës së Baletit Michael Birkmeyer dhe mësuesi i tij baletmaestri Viktor Onoschko, duke parë aftësitë e tij dhe potencialin e një balerini të suksesshëm dhe me qenëse ai kishte filluar studimet më vonë se studentët e tjerë, i planifikuan një program të veçantë instruksioni dhe ushtrimesh vallëzimi enkas për Enon. Në ato dy vite Eno mësoi shumë dhe u perfeksionua si balerin.

Shkolla e Baletit të Vienës shquhet për disiplinë të fortë dhe rigorozitet në rregullat dhe teknikat e vallëzimit, por karakterizohet dhe nga disa veçori në vlerësimet e nivelit të përgatitjes. Në Liceun e Tiranës ishte mësuar të bënte ashtu si i thonin dhe të përsëriste besnikërisht veprimet që i sugjeronin mësuesit, ndërsa në shkollën e Viennës, mësuesit e orientonin të vepronte edhe me inciativë, duke kryer lëvizje individuale, veprime plastike dhe shprehje të fytyrës, që t’i përgjigjeshin subjektit të muzikës së baletit. Kjo liri shprehje, e ndihmoi të përfeksionohet si balerin, andaj Eno e konsideroi praktikë thelbësore, e cila ndikoi në formimin profesional, të cilën e praktikoi me shumë sukses si balerin gjatë vallëzimeve të pjesëve të baletit, madje ky model e inspiroi në krijimtarinë gjatë karrierës së më pasme si koreograf.

Në vitin 2000, Eno përfundoi studimet në Shkollën e Baletit të Operas së Vienës dhe e emëruan në trupën e baletit të Operas së Vienës (Wiener Staatsoper Ballet Company). Trupa e baletit përbëhej nga balerinë dhe balerina, që nuk kishin role kryesore në balet, por vallëzonin në grup, me veprime dhe pozime të sinkronizuara në mënyrë perfekte. Fillimisht Eno ishte korife i trupës së baletit, por me mundësi të interpretonte pjesë rolesh individuale, madje dhe role kryesore. Aktivizimi në trupën e baletit ishte fazë e kalimit nga pjestar i trupës të baletit, në balerin i dytë e më pas balerin i parë. Interpretimet e Enos në trupën e baletit e evidencuan shpejt si një ndër balerinët me nivel të lartë artistik, madje në çdo pjesë të re që interpretohej, ai shquhej në teknikën e kërcimit, në aktrim, në zhdërvjelltësinë e lëvizjeve trupore dhe për aftësitë shprehëse me mimkë të subjektit të muzikës.

Renato Zanella, koreografi, baletmaestri dhe regjizor i Baletit të Operas të Vienës (1995 – 2005), nga vitit 2001 Drejtori i Artistik i Operas Shtetërore dhe i Shkollës së Baletit të Vienës, e vlersoi në veçanti talentin e Enos dhe i bindur në aftësitë e tij si balerin i besoi shumë role, sidomos në krijimet e tij koreografike, të cilat i krijoi pikërisht për aftësitë teknike, interpretative dhe tempermanetin e Enos.

Prezantimet e para Eno Peçi i bëri në baletet me koreografi të mjeshtrit të famshëm Renato Zanella, si në “Perpetuum mobile“ dhe në vazhdim në baletet “Alles Walzer”, të dy baletet me muzikë te Johann Strauss, në baletin “Spartacus“ (2002) me muzikë të Aram Khachaturian dhe me rolin kryesor në baletin „Petrushka” me muzike të Igor Stravinskij.

Debutimi në rolin e Spartakut, prijësit të kryengritjes të skllevërve, Eno Peçi e përballoi me sukses, i mirëpritur nga publiku dhe i vlerësuar nga kritika. Këto suksese Eno i përjetoi me modesti, madje në intervistën me Elida Buçpapaj theksoi: “Kur interpetova rolin e Spartakut isha 21 vjeç, më mungonte përvoja në skenën e baletit, tani pas shumë vitesh ky rol do të ishte perfekt për mua, sepse do ta realizoja shumë më mirë se atëhere kur e interpretova për herë të parë”.

Në disa intervista me gazetar austriak dhe të vendeve të tjera europiane, Eno Peçi vzhdimisht ka shprehur mirënjohje për koreografin dhe baletmaestrin Renato Zanella, i cili kishte besim në aftësitë e tij, andaj e aktivizoi në role të rëndësishme në baletet me koreografitë e tij të famëshsme.

Prezantimi i suksesshëm në koncertet e dancës dhe në baletet e para, u vlerësua nga drejtuesit e Operas Shtetërore të Vienës dhe nga drejtori artistik i Wiener Staatsoper Ballet Company dhe në vitin 2003 e emëruan balerin i dytë. Gradualisht Eno po i ngjiste shkallët e karrierës, madje i përshpejtoi krahasuar me balerinët e tjerë të kompanisë te Baletit të Operas të Vienës. Roli balerin i dytë i hapi shtigjet të interpretonte role korife, dhe role si protagonist, çka ndodhi shpesh me Enon, kur balerinët e parë ishin në pushim. Në këtë periudhë Eno u aktivizua nga Renato Zanella, i cili i besoi role si protagonist në baletet e tij, ashtu si dhe në shumë baletet të koreografëve të tjerë të famshëm të Wiener Staatsoper Ballet Company.

Për Enon, aktrimi ishte i rëndësishëm, po aq sa edhe teknika e kercimit dhe ai u prezantua me aftësi të larta artistike. Dublimi me sukses i roleve në disa balete gjatë viteve 2003 – 2008, ishte rezultat i performansës së tij të shkëlqyer, andaj gradualisht iu besuan role kryesore, si rasti në “Petite mort“, të koreografit Ji?í Kylián, i cili dhe pse ishte balerin rezervë, në shfaqien që iu besua Enos, ai shkëlqeu me talentin e tij të admirushëm.

Në vitin 2009, bazuar në perfeksionimin artistik dhe interpetimin me nivel të lartë të roleve që i besuan baletmaestrit, Eno Peçi emërohet balerin i parë – balerini kryesor – solist i baletit të Operas të Vienës, roli më i lartë në një kompani baleti. Duke filluar nga ky vit Eno interpeton role si protagonist në balete të shumtë të koreografëve të shquar si Renato Zanella, Peter Wright, Rudolf Nureyev, George Balanchine, John Cranko, Ashton, Kenneth MacMillan, David Bombana, Stephan Thoss, Jorma Elos, Gyula Harangozó, Boris Eifman, Angjelin Preljocaj, P. Martins etj, etj.

Në pesë vitet e fundit (2009 – 2024) spikati talenti i balerinit virtuoz shqiptar Eno PEÇI, soliti i parë, ylli i baletit vienez, elita e trupës të baletit të Vienna State Opera und Volksoper (Opera Shtetërore të Vienës dhe e Valleve Popullore të Vienës). Termi ylli i baletit – ètoile – stella – stern, i dedikohet balerinëve elitë, me famë botërore dhe Eno Peçi i prezantuar me talentin, me dhuntitë fizike impresionuese, me zhdërvjelltësisë dhe aftësitë e veçanta në interpetimet artistike të roleve që iu besuan në baletet e shumta, u rendit në këtë kategorinë e balerinëve të suksesshëm, ylli i baletit vienez.

Repertori i Enos është i jashtëzakonshëm, si nga rolet që ka interpretuar dhe nga baletmaestrot më të famshëm që i kanë besuar role kryesore si balerin i dytë e më pas si balerin i parë, me role parësore në baletet “Gizel”, “Karmen”, “Spartakus”, “Arrëthyesi”, “Don Kishoti”, “Liqeni i Mjellmave”, “Ëndërra e një mesnate vere”, “Petrushka” etj, et. të vëna në skenë nga mjeshtra gjigandë që nga Rudolf Nurejew, John Cranko e deri tek Renato Zanella dhe David Bombana.

Pyetje të gazetares Elida Buçpapa: “Si i arritët këto suksese në koha të shkurtër?” Eno iu përgjigj: ”Çdo gjë është e mundur. Me punë, me durim dhe me dashuri ndaj artit çdo rrugë të hapet…”

Interpretimet e suksesshme të Enos në baletet dhe në suitat koreografike, tërhoqën vemendjen e

shtypit austriak, me komente dhe vlerësime nga kritikët e artit të cilët u shprehën: “Eno balerin arrin gjithçka, për atë asgjë nuk është e pamundur”. Sukseset ndiqnin njeri tjetrin, gjithnjë e më shumë me vlerësimë për nivelin interetues dhe artistik të Enos.

Lidhur me vlerësimet e shtypit austriak se “Eno balerin arrin gjithëçka”… Eno shprehet me modesti duke theksuar. Ata shkruajnë pak sa të ekzagjeruar, megjithatë për mua si balerin gjithëçka është e mundur. Kur një balerin interpreton në skenë teknikisht rolin, por pa asnjë lloj ndjenje, pa asnje lloj personaliteti, pa asnjë lloj magjie, aftësi që duhet t’ia transmetoi publikut, ateherë është makinë kërcimi, ndërsa unë impenjohem ta përshkruaj me ndjenja dhe t’ia tregoj rolin publikut”.

Konstitucioni fizik elegant, plastika dhe zhdërvjelltësia në kërcim, shprehja artistike e ndjenjave dhe e emocioneve të personazhit që interpreton, e prezantuan Enon një balerin të suksesshëm, andaj koreografët dhe baletmaestrat e baletit të Operas së Vienës e preferonin me preçedenzcë, duke i besuar role të shumta, të cilat Ai i realizoi me shume sukses.

Nuk dua të trajtoj teknikat specifike të baletit të realizuara nga Eno Peçi, sepse këto aspekte i kanë trajtuar me kompetenca shumë koreografë, baletmaestra, kritikë arti, media europiane dhe botërore, megjithatë po theksoj disa nga ato, të cilat Eno i ka realizuar me mjeshtri të rrallë dhe me preçizion mahnitës si grande jeté, piruetat, fouettés en tournant (rrotullimi në majën e gishtave të njerës këmbë), rond de jambe, pas de deux, pas de trois, ashtu si ka realizuar me sukses gjashtë teknikat të port de bras të mjeshtrit Vaganova etj, etj.

Ndër rolet e shumta si balerin i parë, Eno veçon interpetimin e Karenin në baletin Ana Karenina të koreografit Boris Eifman, rol i shprehur artistikisht me emocione të forta dhe me kërcime akrobatike; rolin misterioz të Tybaltit në baletin “Romeo dhe Xhiulieta”, me koreografi të mjeshtrit John Cranko; rolin e Baron Max von Drosselberg, në baletin “Arrëthyesi”, me koreografi të Renato Zanella; rolin e Rotbart në baletin “Liqeni i mjelmave”, me koreografi të Rudolf Nureyev etj., etj

Me sukses entuziasmues ka realizuar dhe role me kontraste emocionesh, si realizimi i dy roleve të kundërta Onieginit egocentrik dhe i mërzitshëm dhe rolin e Lenskit entuziast dhe i dashuruar në baletin “Oniegin” me koreografi të John Cranko. Vlen të theksoj se në realizimin e roleve të shumta, Eno i studionte personazhet, njihte botën e brendëshme dhe personalitetin e tyre dhe këto aspekte i shprehte artistikisht, duke iu përshtatur shprehjen me mimikë, me lëvizjet e krahëve dhe me zhdërvjellstësinë e lëvizjeve trupor, që përkonin mjeshtërisht me linjën muzikore.

Aftësitë e rralla të Enos në realizmin artistik të roleve, shprehja me mjeshtëri e individualitetit të personazheve që interpretonte në balete të ndryshëm, u vlerësuan shumë nga kritika dhe nga publiku i shumtë që mbushte sallate shfaqieve. Në morin e roleve, Eno e konsideron sfiduese interpetimet e roleve komike, pasi ato kanë vështirësi në zgjedhjen e masës së duhur të mimikës dhe lëvizjet e kraheve dhe të trupit, për të shprehur aspektet komike të personazhit, por këto role i ka realizuar me shumë suksese si rasti i rolit të Ulrich në baletin “Lakuriqi i natës” i koreografit të shquar francez Roland Petit. Me interetimet e rolit të Spartakut dhe të Don Kishotit, Eno Peçi i mahniti spektatorët me gjuhën preçize të shprehjes me zhervjelltësisë trupore dhe në këcimit të shkëlqyer. “Kërcimin, kthimet e dyfishta, piruetën, jetté-n, mund t’i bëjë realisht çdo balerin”, – thotë ai me sinqeritet. “Puna fillon me rolin, publiku dëshiron të shohë një histori, të ndjej esencën e historisë dhe të argëtohet”. Edhe kolegët e tij e dinë që Enos i pëlqen të luajë role për të qeshur. Eno Pecit i pëlqen të luajë Punch-in dhe Judy-in. Ai tregon se mund të përfitojë diçka dhe nga e keqja e Tebaldo Kapuletit me temperament agresiv dhe kolerik, personazh vrasës në baletin “Romeo dhe Zhuljeta”. “Ky ndryshim nga njëri rol në tjetrin e bën veprën emocionuese. Unë nuk jam një makinë kërcimi, unë jam artist, dua të krijoj e gjithmonë t’i dhuroj publikut diçka të re.” Eno së bashku me me balerinën yll Olga Esina-n, ka krijuar pas de deux në “Slingerland pas de deux” të koreografit William Forsythe.

Në një bisedë me gazetaren Judith Hoffmann, Eno Peçi i foli për artin e të treguarit të një historie pa fjalë, por me aftësitë e shprehjes me mimikën dhe me lëvizjet harmonike të trupit, çka i ka shprehur në rolet e shumta që ka intepretuar në baletet dhe në koncertet e dancës.

Gjatë vitit 2009, aktiviteti intensiv i Enos në baletin e operas shteterore të Vienës u shoqërua me nje surprizë të këndëshme, aty e lidh dashurinë e tij të madhe, me solisten e dytë Dagmar Kronberger, partnere e sukseshme në balet. Dashuri e dy të rinjëve u konkretizua me martesën, me lumturinë familjane. Ne fillim te majit, Eno dhe Dagmar u gëzuan me fëmijën e parë, me vajzën Lea. Vienezja Dagmar Kronberger balerinë e talentuar e vlerësuar me çmimin Fanny-Elßler, pas lindjes së Leas u detyrua për një vit ta ndërpresi karrierën si balerinë dhe t’i dedikohet vajzës së tyre të dashur. Por edhe Eno baba i lumtur, megjithë impenjimet intensive në baletet, iu dedikua me plot dashuri vajzës Lea. Eno i ndërronte pelenat me kënaqësi e me shumë kujdes, luante gëzushëm dhe qeshin së bashku dhe të tre përjetojnë gëzimin dhe lumturinë bashkëshortore.

Tani Eno bën dy jetë, njëra në sallat e baletit dhe në skenat e teatreve, tjetra me pelenat dhe përkëdheljet e Leas në ngrohtësinë familjare. Vogëlushja Lea lëviz këmbë e duar dhe qesh kur Eno vjen në shtëpi. “Jeta ime ka ndryshuar shumë, është bërë më intensive dhe më aktive. Jeta familjare është edhe punë edhe çlodhje. Kur i dedikohem Leas, lodhja dhe stresi zhduken. Jam në një botë tjetër, në botën e lumturisë” — thotë me krenari Eno. Natyrisht dhe Lea Kronberger Peçi, kur të rritet do të studiojë, do të ndihmohet nga të dy prindërit dhe do të shkëlqejë si balerinë, ashtu si baba Eno dhe mama Dagmar.

Lajmi i lindjes të Lea, i lumturoi gjyshin Fatmir dhe gjyshen Vjollcën, tani ata kanë tre mbesa dhe një nip, dy vajzat e Elis Peçi dhe Taulant Godaj (Megi sudente në Fakultetin e Mjekësisë në Vienë, Mia nxënëse në gjimnaz, djalin Noah Mattis nxënës në klasën e pestë të fillores) dhe mbesën e vogël Lea Kronberger Peçi. Mbesat dhe nipat janë mjalti i mjaltit, shpirti i shpirtit, gjaku i gjakut i gjyshit Fatmir dhe i gjyshes Vjollca.

Në vitin 2009, Eno Peçi  shënoi një tjetër sukses, debutimin si koregraf.

Vijon në numërin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok