10/11/2024

Ne guximtarët e vizionit rugovian!

0

Shkruan: Florim Zeqa

Filozofia politike rugoviane do të thotë guxim dhe tolerancë, është bashkëpunim dhe unitet brenda subjektit politik, është unifkim i vlerave njerëzore dhe kombëtare, është gërshetim i traditës dhe zakoneve të lashta popullore me kulturën dhe trashëgiminë historike të kombit tonë në perputhje të plotë të vlerat dhe civilizimin e qytetërimit evro-perëndimor. Me filozofinë politike rugoviane, ne shqiptarët e Kosovës e kuptojmë besen dhe shpresën për një të ardhme më të mirë.

Fjala e dhënë e një guximtari, e shenjt dhe e patjetërsueshme

Filozofia politike nënkupton mbajtjen e fjalës së dhënë para qytetarëve dhe elektoratit, nënkupton ruajtjen dhe kultivimim e raporteve me miqt ndërkombetar dhe partnerët strategjik të shtetit të Kosoves.

Janë shumë që thirren në vizionin dhe filozofinë politike rugoviane, por të pakët janë ata që e kuptojnë dhe e përfillin thelbin e filozofisë politike rugoviane!

E kundërta e filozofisë politike rugoviane janë klanet dhe grupet e interesit të cilat instaluan dhunën dhe kërcënimin në vend të dialogut të brendshem politik.

E kundërta e filozofisë politike rugoviane e bëri largimin dhe perjashtimin e vlerave të mirëfillta, të cilat injoruan elitat intelektuale dhe bën përafrimin e servilëve dhe injorantëve.

Si pasojë e kapjes dhe monopolizimit të tre shkronjave të arta rugoviane në ish kalanë e madhe rugoviane, sot kanë mbetur hiq më shume se 12 % e qytetarëve që verbërisht ende ju besojnë kapësve dhe uzurpatorëve të tre shkronjave të arta, të cilet e katandisen çdo gjë dhe çdo vlerë në kalanë e vjetër.

Ne që guxuam dje, guxojmë sot, nesër dhe përgjithmonë

Unë shkova aty ku më deshën dhe më vlerësuan. Shkova aty ku i kam miqt më të sinqertë dhe besnikët e paluhatshëm të vizionit rugovian.

Që nga momenti i parë i aderimit në partinë GUXO, mora me qindra mesazhe urimi dhe përgëzimi nga familjarët, miqët dhe përkrahësit e shumtë gjithandej globit. Por, normal që nuk munguan as kritikat e kombinuara më fjalë ofenduese dhe provokuese nga ish bashkpartiakët!

Nga thellësia e shpirtit i falenderoj të gjithë ata që më uruan sinqerisht për aderimin në partinë e GUXO, nga zemra i përgëzojë edhe adhuruesit e elektoratit rugovian që shprehën gëzimin e tyre për aderimin tim në partinë GUXO.

Të gjithëve e themë një fjalë, unë jam ai që isha dje, mbrojtësi besnik i vlerave demokratike dhe filozofisë politike rugoviane. I tillë do të jemë nesër dhe përgjithmonë.

E ardhmja u takon atyre që guxojnë të veprojnë me vendosmëri për të mirën e vendit dhe qytetarëve. Të bashkuar mund ta ndërtojmë më lehtë të ardhmen e ndritshme për gjeneratat e reja në në Dardaninë e bekuar nga Zoti.

Thirrni ndërgjegjës tuaj dhe dëgjone vullnetin e elektoratit rugovian, dëgjoni ndjenjat e bashkatdhetarëve për dashurinë që ju vlon si vullkan në zemrat e tyre për kthim të shpejt në vendlindje.

Bashkohu edhe ti me ne që dëshirat t’i bëjmë realitet!

Zot e bekoftë vullnetin e lirë të qytetarëve të vendit tim!

Florim Zeqa

10.03.2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok