04/10/2024

Emri Maqedoni, mbeti gjallë, falë shqitarëve

0

Sepse,  Leka, e filloi, Skenderbeu e riafirmoi, UÇK-ja e  Adem Jashari, e shpëtoi

Nga Reshat Nexhipi

Hyrje e shkurtë

Maqedonia, në fillim, quhej Emadhi, qëdo të thotë shtet i madh, por, për shkak të mungesës së shkronjës dh, kjo, e fundit, zavendësohet me t’dhe, në hartat e vjetra, qendron fjala Ematia, që ska asnjë kuptim. Jo vetëm shteti, por edhe  emri i Lekës së Madh, sipas shkencëtarit egjiptian Mathea Aref, rrënjët i ka te fjala shqipe i lindur etj, kurse emri i kushërit të tij-Pirro, nga fjala burri. Emër shqip ka patur edhe bashkëkohaniku i tyre, themelueluesi Manastirit të vjetër, Bardhylit-Yll i bardhë.

Këto emra, me fjalë shqipe, na japin të drejtë, që, prej sot e tutje, pa hezitim dhe me plot gojë, Lekën e Madh dhe Maqedonët e Vjetër, t i quajmë Shqiptarë, e jo si gjer tani: ,,Me origjinë ilire,, sepse midis këtyre dy frazave, ka dallim të madh. Madje, nëse bazohemi në emrin shqip të  perëndeshës Afrodida (afron dita-agim), atëhere  edhe për 12 perënditë ,,greke,, duhet të themi se janë perën di shqiptare!!

Për të thënë këtë, na jep të drejtë, veç të tjerëve, edhe  akademiku francez, Maurico Druon kur thotë se shqiptarët janë popull më i vjetër në botë, që do të thotë se jo vetëm 12 perënditë, por edhe herojt e Trojës, Maqedonët e vjetër, kuptohet edhe Leka i Madh, janë stërgjyshë tanë! Ky akademik, nuk mund t’i lejonte vehtes të komprotihet para botës si shkencëtar, për të na i bërë qefin ne shqiptarëve. Përndryshe, tezën  e tij, veç tjerash, e mbështet  përmes fjalës të parë pellazge me rrënjë  shqipe. (Shiko te VOAL, voice, of Albanians, 8 April, 2017 dhe te INFO SHQIP, 12. 04, 2017,

Elaborimi i  titullit dhe nëntitullit

Gjeneza e emrit Maqedoni, siç thashë, qendron te Leka i Madh. Pas vdekjes së tij, ky emër, filloi të zbehet, sepse   zavendësohej me emra të tjerë, nvarësisht nga okupatorët. Për fat të mirë, në skenën historike, paraqitet Skenderbeu, emnaku i Lekës, i cili, me betejat legjendare, që i zhvilloi edhe në Maqedoninë e sotme, bëri që ky emër, pas disa mijë vitesh, të dëgjohet përsëri dhe si i tillë, mbeti,  pesë shekuj me rradhë, deri në vitin 1912, kur u zavendësua me  Serbi e Jugut.

Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, 1944-1945, duke falenderuar Josif Broz Titos, ky shtet fitoi emrin Maqedoni, kurse popullata sllave, nga Serbë të jugut, për të parën herë, u quajtën Maqedonas, por, tani, në kuptim etnik, gjë që, për shkaqe të njohura, iritoi Greqinë, si dhe Serbinë. Me paraqitjen e Sllobodan Millosheviqit, emrit Maqedoni, po i rrezikohej  e ardhmja, sepse qëllimi i këti ,,kasapi,, serb ishte të ringjallte mbretërinë e Car Dushanit, ose të paktën, kohën e vitit 1912, kur, siç thashë, Maqedonia qu hej Serbi e Jugut.

Për fat të mirë, në skenën historike paraqitet UÇK-ja e Adem Jasharit, e cila, për  pasojë, pati involvimin e NA TOS dhe bombardimin e Serbisë, me çka mori fund regji mi i egër i ,,pasardhësit,, të Car Dushanit, duke  shpëtuar në këtë mënyrë, jo vetëm  emrat Maqedoni  dhe maqedo nas, por edhe popujt e tjerë jo serbë, nga kanxhat e  rënda të Beogradit, i cili, edhe sot e kësaj dite, nuk heq dorë nga Maqedonia, duke mos e pranuar pavarësinë e kishës maqedonase, pa të cilin, rrezikohet ekzistimi i kombit maqedonas.

Përndryshe, pas prishjes të ish Jugosllavisë, të cilën, unë, e quaj Serbosllavi, kryetari i atëhershëm maqedonas, miku i Beogradit, për të mos e ndarë fare nga gjiri i,,mëmës,, emrit të Maqedonisë i la një bisht, duke e quajtur  BJRM, gjë që të kujton Tersin e Pojanit, sepse, të shprehem në mënyrë figurative, përmes shkronjës J (Jugsllavi), ky shtet i përngjiste fëmijës me ,,kthizë,, të pa prerë, prandaj dhe Evropa, me Maqedoninë, sillej se me fëmijë të hendikepuar, duke i zënë  përfaqësuesët e saj për veshi dhe duke i shpënë herë në Ohër e herë në Prespë, jo në plazhë, për të larë trupin në liqen, por, në Ohër, 2001-në, për të larë gjynahet ndaj shqiptarëve, kurse në Prespë, 2019-tën, veç tjerash, për të kërkuar falje lidhur me vendosjen provakative të përmendoreve të Lekës së Madh dhe babait të tij, Filipit të Dytë në qendrat e Shkupit dhe Manastirit.

Meqë jemi te këto përmendore, nuk është modeste, por, rasti e kërkon të them që, menjëherë, me ngritjen e tyre, përmes shkrimit në shtypin maqedonas, sugjeroja që oficialisht të thuhet se  ,,dy  personalitete në fjalë, i takoj në Greqisë, por meqë kanë vepruar edhe në këto troje, iu ngritëm këto  përmendore,,. Nëse në këtë mënyrë veprohej, ndoshta, nuk do ndodhte Marrëveshja e Prespës, 2019, as edhe konflikti i vitit 2001, nëse Marrëveshja  e Ohrit, mbahej para këti viti, siç preferonte zotri Vasil Tupurkovski, të cilit, miku i  Sllobos, i dha karton të kuq.

Përndryshe, me pranimin zyrtar të etnitetit grek të Lekës së Madh dhe babait të tij, Filipit të Dytë, nga ana e Qeveri së maqedonase, përmes shtypit kam sugjeruar që përmen doret e tyre, tanimë, lozin rolin e ,,Kalit të Trojës,, prandaj dhe, një orë e më parë, duhet të largohen, sepse, nuk për jashtohet mundësia që ndonjë qeveri e ardhshme e Greqi së, të keqpërdorë ato dhe të deklarojë para botës që Shkupi dhe Manastiri janë qytete greke!!.

Në vend të përfundimit

Apostrofova rolin e shqiptarëve për të mbetur gjallë emri Maqedoni, me qëllim që të tregoj absurditetin e këti shtetiqë shqiptarët nuk i pranon për autohtonë dhe element shtetformues, si dhe dhe për të nxitur deputetët dhe  ana listët tanë, si dhe liderët e partive shqiptare, që gjatë  debatave, lidhur me dy çështjet në fjalë, ti theksojnë këto fakte historike, të cilat, disa herë i kam theksuar në shtypin e përditshëm, por, fatkeqësisht, kanë përfunduar në veshë të shurdhër, ashtu siç ka ndodhur edhe  me iniciativat e mia për të ngritur në Manastir përmendoren e Bardhylit, si themelues i këti qyteti të vjetër, si dhe përmendoret e Mitat Frashërit dhe Gjergj Fishtës, para objektit të Kongresit të Alfabetit. Gjithashtu, disa herë, kam propozuar që, në Manastir, të ngrihet konsullatë shqiptare, seli e së cilës  të vendosej para objektit në fjalë, ku,  sipas ligjit, na të e ditë, do valonte flamuri ynë kombëtar dhe do mbrohej objekti nga sulmet e huliganëve të ndryshëm, siç ka ndo dhur disa herë,në të kaluarën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok