Emri i Gjergj Kastriotit është gdhendur përgjithmonë në historinë botërore
Nga Gjon Keka
Në kohën sa qeverisi apo mbretëroi Gjergj Kastrioti, vetëdija kombëtare ishte më e fortë se kurrë më parë.
Pikërisht në atë kohë mund të thuhet se u zhvillua një jetë intelektuale e krijuese me një lartësi dhe shkëlqim të tillë që nuk kishte ndodh asnjëherë më parë në historinë arbërore. Në atë kohë Arbëria kishte astronom,humanist,shkrimtar,studiues,shkencëtar dhe Universitet që kishte partneritet me Universitete tjera të Europës, përfaqësohej diplomatikisht në shumë vende europiane të kohës etj.
Përfaqësuesi i parë i madh i rrugës sonë europiane ishte Gjergj Kastrioti.
Ai u bë flamurtar i Europës në kohën e tij dhe mbrojtës i civilizimit të përbashkët të familjes europiane.
Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) ishte ylli i agimit të artë, Lajmëtari i një dite të madhe dhe të ndritshme, ditës së lirisë dhe pavarësisë së Arbërisë dhe ai që e ngriti dhe e zbuloi i pari flamurin e tij që më pas u bë flamur themeltar i përbashkët i kombit tonë.
Emri i tij është gdhendur përgjithmonë në historinë arbërore, europiane dhe botërore.
