14/12/2024

E vërteta e Shqipërisë në NATO!

0
u6_Sali-Berisha

Nga Enver Bytyçi

U bënë 15 vite nga dita e prënimit të Shqipërisë në Aleancën më të madhe politike dhe ushtarake në historinë e botës, NATO! Një vend dhe një popull që kurrë nuk e kishin ëndërruar të zinin vend në këtë aleancë përkrah aleatëve tanë më të mëdhenj, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë, Turqisë, Greqisë dhe vendeve të tjera anëtare të kësaj aleance.

Pranimi në NATO i Shqipërisë ishte produkt i krijimit të besimit! Ishte jo vetëm interes gjepolitik e strategjilk, por edhe çeshtje e plotësimit të standardeve. Askush, askujt nuk i jep diçka, qoftë dhe një stilolaps, nëse mes partnerëve nuk ka besim! Ndërkohë Shqipërisë nuk po i jepej ndonjë gjë e zakonshme. Më 5 prill 2009 asaj iu dha vendi i nderit në mesin e gati 30 vendeve më të zhvilluara të globit tokësor! Madje me të drerjtë vetoje. Me të drejtën që të vendosë vetë ajo për interesat jetike të vendit të saj. Kjo është NATO! Një organizatë politike dhe ushtarake që respekton vendimmarrjen e vendeve të vogla. Ky është gjithashtu asset besueshmërie për Shqipërinë.

Shqipëria u ftua për pranim në NATO vetëm dy javë pasi ndodhi ngjarja e Gërdecit, aq shumë e përfolur dhe e keqpërdorur nga pushteti i sotëm dhe opozita e atëherëshme për ta penguar pranimin në NATO të saj. Kjo e vërtetë zbardhet lehtësisht edhe sikur një studiues t’i referohet medieve të kohës. Pa patur nevojën e verfikimit të dokumenteve të padeklasifikuara.

Shqipëria u pranua në NATO për shkak të plotësimit të kritereve të pranimit dhe aspak për shkak të nevojës gjeopolitike, siç e interpretojnë relativizuesit shqiptarë. Nëse do duhej të pranohej një vend në këtë organizatë për shkaqe të gjeopolitikës, ai vend do të ishte Maqedonia. Por jo. Shqipëria u bë anëtare e Aleancës së Atlantikut në ditën e 60 vjetorit të NATO-s. Ndërsa NATO kishte bombarduar Serbinë e çliruar Kosovën në kohën e kremtimit të 50 vjetorit të saj!

NATO është e shenjtë. Eshtë njëkohësiht shenjtëria e sigurisë së shtetit dhe kombit shqiptar. Si rezultat, Shqipëria sot është në NATO dhe vetë NATO është në Shqipëri e qebesa edhe në Kosovë! Kjo është mrekullia e anëtarësimit në Aleancë. Zanafilla e kësaj politike dhe strategjie ze në kohën kur Partia demokratike dhe lideri i saj, Sali Berisha, shpallën qysh në vitn 1991 objektivin e anëtarësimit në NATO të Shqipërisë. Ishte koha kur Partia Socialiste vazhdonte të artikulonte leksione e programe armiqësie me NATO-n. Më pas, ky projekt u konkretizua kur qeveria e demokratëve dhe lideri Berisha kërkuan të parët në Lindjen ish-komuniste partneritetin për paqe me Aleancën Atlantike (1993) dhe e fituan këtë vend pranë saj. Ndërsa kurorëzimi i politikave dhe strategjisë kombëtare të PD-së, si dhe zotit Berisha, ishte anëtarësimi në NATO i Shqipërisë.

Ka politikanë shqiptarë që turren si ulkonja me pamje dhelpre për të marrë meritat e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Ndër ta është edhe Lulzim Basha! Në fakt Bashës këtë shans ia ka dhënë vetë Doktori, sepse i dha besim të tepruar në të gjithë karrierën e tij. Por pa hyrë në këtë histori, e vërteta duhet thënë siç është: – Ndër forcat politike merita e pranimit në NATO i takon Partisë Demokratike. Ndër personalitetet politike, këtë meritë e bartë dhe do ta bartë në historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve Sali Berisha! Le ta retushojnë dhe ta interpretojnë si të duan historinë maskarenjtë e të gjitha llojeve brenda e jashtë vendit. E vërteta është aty. Ajo nuk ndryshon për shkak të egos dhe ambicieve të individëve as të konjukturave politike që ndodhin.

Shqipëria në NATO është projekti më madhor i të djathtës shqiptare! Eshtë arritja më e madhe në historinë e Shqipërisë pas shpalljes së pavarësisë. Nuk do ta ketë këtë peshë as anëtarësimi në BE. Nuk e ka dhe nuk do ta ketë asnjë urë e ndërtuar, për të cilën punohet dhjetë vite radhazi. Nuk do ta ketë asnjë shifër në numrin e turistëve që vijnë në Shqipëri, ndërkohë që bujqësia në shërbim të tyre rrënohet! Shqipëria në NATO ishte dhe do të mbetet vizion, mision dhe realizim i njerëzve dhe burrave të shtetit si Sali Berisha që kanë vokacion patriotik e perendimor!

Shënojëni këtë të vërtetë dhe mos luani me të!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok