25/05/2024

Kujtimet për Marie Shllakun ishin prezente vazhdimisht mes shqiptarëve emigrantë asokohe në New York dhe California (1944-1990)

0

Nga Klajd Kapinova

Më në fund po riabilitohet apo rindertohet nga fillimi me nderim dhe respekt figura e përbaltur pa të drejtë për 50 vjet e personalitetes dhe nacionalistes së shquar antikomuniste dhe antisllave qytetares shkodrane Marie Shllaku (1922-1946).

Kujtoj, se disa dekada më parë studiuesi dhe publicisti shqiptaro amerikanë Tomë Mijaj, ka hedhur qysh ne fillim hapat e parë, duke u marrë personalisht me inisitiativën e zbardhjes së figurës së saj, për të ringritur nga pluhuri i harresës dhe përbaltja sistematike e pamerituar komuniste, duke bërë jetëshkrimin për jetën dhe veprimtarinë nacionaliste të martires së re të Shqipërisë etnike Marie Shllaku.

Kujtoj, me modesti se Toma bujar dhe human, gjithashtu falë zemërgjerësisë se tij karakteristike, ka ndihmuar financiarisht, duke sponsorizuar edhe dy libra të tjerë, të bashkatdhetarëve tanë nga Shkodra dhe Klina e Kosovës, për të botuar pranë Shtëpisë Botuese dhe Shtypshkonjën “Volaj” në Shkoder, veprat e reja, që janë shkruar fatmirësisht për Marie Shllakun.

Ai gjithashtu edhe pse nga Kosova, ka inisituar vazhdimisht, që në qytetin e saj të lindjes në Shkodër, Bashkia e qytetit të vendos për respekt emrin e saj në një rrugicë. Dhe ky projekt human, u realizua për fat të mirë edhe me nderhyrjen direkte bujare të mikut të tij, të ish Kryetarit të Bashkisë së Shkodrës Lorenc Luka dhe të ndjerit Nikolin Destanishës (babai i të cilit Kapiten Gjon Destanisha, është pushkatuar mizorisht nga regjimi sllavokomunist në Kosovë), bëri të mundur vendosjen e emrit të saj në një lagje të qytetit.

Po ashtu kujtoj, se para disa viteve, nipi i deshmorit antikomunist Kapiten Gjon Destanishës, ka shkuar në Kosovë, për të marrë dekoratën e Mirënjohjes, që i është dhënë gjyshit të tij dhe heroinës qytetare shkodrane Marie Shllaku, mbasi e ndjera nuk ka lanë apo pasur të afërm të saj.

Duke biseduar me Gjon Destanishën Junior, që sot jeton në SHBA, ai me thotë se e ka pasur dhe e ka edhe sot për nder dhe krenari për t’a mbajtur në shtëpinë e tij këte dekoratë të Maries në shtëpi, sepse ajo ka qenë e lagjës dhe qytetit tonë.

Historia flet

Në vitin 1941, rajoni i Kosovës, i cili po i nënshtrohej shkombëtarizimit nga autoriteti mbretëror jugosllav, që nga viti 1918, u bë sërish pjesë e Shqipërisë.

Marie Shllaku nga Shkodra, ishte një nga vullnetaret e para, që shkoi në Kosovë dhe ndihmoi banorët e varfër të rajonit, të përshtateshin me administratën e re shqiptare. Ajo ishte shumë e admiruar dhe e dashur nga njerëzit, për shkak të miqësisë dhe vetëmohimit (përkushtimit) së saj të hapur.

Në vitet 1944-1945, forcat e bashkuara komuniste shqiptaro-jugosllave hynë në Kosovë, pas tërheqjes së ushtrisë gjermane, e cila për hir të së vërtetës historike, duhet thënë se lejuan që trojet etnike shqiptare të ishin të bashkuar.

Ata (komunistët shqiptaro-serbë) filluan një fushatë të pamëshirshme të arrestimeve me vrasje masive dhe frikësimit të të gjithë atyre që dyshoheshin se ishin anti-jugosllavë ose anti-komunistë.

Pasi u mor në pyetje në hetuesi dhe u keqtrajtua barbarisht nga autoritetet e reja komuniste jugosllave, Maria iu bashkua nëpër male kryengritjes së kosovarëve nacionalistë në Drenicë e gjetkë.

Ajo u plagos rëndë dhe u strehua nga një familje fshatare. Fatkeqësisht, streha e saj u zbulua (me trathti) nga NAZMI KURSANI, kapiten në shërbim të forcave kriminale të Sigurimit Jugosllav.

Policia, nuk kishte marrë parasysh gjendjen e saj të plagosur. Ajo u rrah mizorisht dhe u poshtërua dhe duhej të çohej në gjyqin e saj. Prokurori trathtar pro serb ALI SHUKRIJA, asokohe një nga anëtarët e Këshillit Qeverisës të Republikës Jugosllave, kërkoi dënimin me vdekje për Marien dhe shokët e saj me këto fjalë: “Vdekja me pushkatim, për këta kriminelë nuk është asgjë! Ata duhet të digjen ngadalë të gjallë në hi.”

Në fjalët e fundit Marie Shllaku, hodhi poshtë akuzat e prokurorit. Ajo dhe shoqëruesit e saj nuk ishin kriminelë, por ishin asokohe të përkushtuar për çështjen e drejtësisë dhe lirisë së Shqipërisë dhe Kosovës nga kthetrat e komunizmit jugosllavo-shqiptar.

Një ditë.” ajo tha: “Do të turpërohen bijtë dhe bijat tuaja, ose tradhtia juaj dhe veprimet tuaja njerëzore, kundër nesh dhe popullit shqiptar“.

Profesor Jeh Vela, që tani jeton në Shtetet e Bashkuara, ishte në të njëjtin burg në atë kohë dhe kujton kjartë sesi shkodranja heroine Marie Shllaku këndonte çdo natë, këngë popullore shkodrane, sikur të ishte duke u përgatitur për një festë dasme, në vend të ekzekutimit të saj.

Në një mbrëmje vjeshte të vitit 1946, Marie Shllaku u mor nga qelia dhe u ekzekutua, në një vend të pashënuar (të panjohur), së bashku me të, u ekzekutuan edhe patër Benardin Llupi, O.F.M., mësuesi Gjergj Martini dhe të tjerë. Maria Shllaku ishte vetëm 28 vjeç. (By Gjon Sinishta, “Maria Shllaku”,  “The Fulfilled promise”, A Documentary Account of Religious Persecution in Albania, Santa Clara, California, U.S.A., 1976, Library of Congress Catalog Card numer: 76-57433, f. 167-168).

Sokolesha Marie Shllaku (1922-1946) një “nuse” e vetëflijuar për Shqipërinë Etnike

(Mendime rreth librit “Marie Shllaku bijë e Shkodrës martire e Kosovës” të studiuesit dhe publiçistit  shqiptaro amerikan Tomë Mrijaj)

Kanë kaluar shumë vite, kur autori, ka hapur skedat e para, për të hartuar lënden e librit. Vit pas viti, pas “ecejakjeve” ajrore me avion në rrugëtimin New York-Tiranë, New York-Prishtinë, studiuesi dhe publiçisti shqiptaro amerikan Tomë Mrijaj, ka hulumtuar dhe sistemuar tërë materialin studimor, si një bletë punëtore, me durim dhe përkujdesje të veçantë.

Ai, përpunoi brumin e pasur historik dokumentar dhe gojor mbi çdo gjë interesante, që lidhet me jetën dhe kontributin e përsonazhes së vet të marrë në studim. Fryt i gjurmimeve shteruese, ishin buletinet, librat e reja, kujtimet, dorëshkrimet e njerëzve në moshë, gazetat e botuara asokohe në diasporën e SHBA së Evropë, duke konturuar idetë e ndërtuar kjartë fizionominë e plotë të veprës.

Studiuesi Mrijaj, grishi historinë e shkurtër të kohës fakt pas fakti, rriti dhe zgjeroi strukturën e veprës, duke futur në penën e tij subjektet, që janë plazmor në strukturën e dorëshkrimit, tashmë të kthyer fatmirërisht në një libër jetëshkrimor të pavdekshëm, për t’a njohur të gjithë lexuesit mbarëshqiptarë.

E parë në planin e rizgjimit të traditës atdhetare, trimëresha e zgjuar sypatrembur qytetare shkodrane Marie Shllaku, i përket atij brezi të patriotëve shqiptarë, që fatin e lidhën ngushtësisht me atë të popullit të vet, që zemra e re rrahu gjithë jetën për popullin, gjithçka që patën, si: energjitë, aftësitë e dituritë i vunë me ndërgjegje të pastër në shërbim të çështjes nacionale, të realizimit të aspiratave të ligjshme amtare.

Martirët, me madhështinë e stoicizmit të tyre të gjatë, falë fakteve të reja, që ruan në brendësi nëna histori, dalin nga labirinthet e heshtjes në momentin e përshtatshëm kohor, kur populli ka nevojë më së shumti për ta.

Si të tillë, ata së bashku futën në historinë nacionale në vendin e merituar, pranë librit të madh të kujtesës dhe mirënjohjes së përhershme të martirëve mbarëpopullor.

Libri në fjalë, i autorit Tomë Mrijaj, është një rreze drite në errësirën e madhe, që ka mbuluar për disa dekada historiografinë e figurave të shquara të nacionalizmit shqiptar, që luftuan tërë jetën e shkurtër që kishin, për idealin dhe qëllimin fisnik të të parëve të tyre nacionalistë, që ishte dhe mbeti bashkimi i tërësisë së plotë të trojeve etnike shqiptare.

Vepra e re, ka të bëjë me portretizimin e martires Marie Shllaku dhe fushë veprimtarinë e ekipit bashkëluftëtarë nacionalistë, të dalluar në Shqipërinë e Veriut, në mesin e shek. XX.

Gjatë asaj kohe të vështirë historike, shumë familje dhe katunde të Kosovës, u dogjën me themel nga forcat e të ashtëquajtura partizane. U vranë e masakruan, me qindra njerëz të pafajshëm, luftëtarë idealeve të lirisë.

Antarët e familjeve të tyre, u ekzekutuan pa mëshirë, vetëm pse luftonin komunizmin dhe regjimin kolonizues shekullorë të Serbisë. Nisën të vriteshin një nga një me kurthe dhe trathti, prijësit e çetave atdhetare, burra, gra, pleq (dhe shumë antarë të familjeve të tyre), për të zhdukur gjithsesi gjurmët e krimit vllavrasës, në emër të një ideologjie “mrekullibërëse” boshe, të importuar qysh heret nga stepat e Siberisë bolshevike asokohe, përmes ideologëve trushpërlarë leninistë, si: Ali Kelmendit dhe peshkopi i kuq orthodoks bolsheviku fanatik Fan Stilian Nolit.

Krimet seriale në fjalë, ishin të studiuara me kujdes nga xhelatët sllavo-shqiptarë, në mënyrë, që historia të mos kishte dëshmitarë nesër, të masakrave kolektive dhe individuale, të kryera sistematikisht ditën për diell, në emër gjoja të pushtetit të ri marksist popullor.

Duke e parë veprimin barbar e gjakësor të komunistëve hipokritë, çetat nacionaliste asokohe filluan të lidheshin edhe më shumë me njeri-tjetrin, duke bashkëpunuar ngushtë politikisht dhe rezistencë aktive me armë në dorë.

Dhe më së miri, këto shembuj, i risjell të freskëta autori, duke u mbështetur në burimet e kohës, literaturën e pasur, dorëshkrimet, kujtimet e bashkëkohsve, librat etj., që kanë dalur në qarkullim vitet e fundit dhe janë botuar, nën përkujdesin e studiuesve të rinj ambiciozë dhe shumë seriozë.

Pasi u pushtua dhe fatkeqsisht u aneksua Kosova më 1945, dhe pasi u ngrit muri më makabër i ndarjes ndërmjet shqiptarëve, regjimi i juntës ushtarake serbe, nuk kurseu asgjë, për t’a terrorizuar, masakruar, përndjekur dhe asgjësuar popullsinë e pafajshme etnike shqiptare, që u robërua nga kjo makinë shfarosëse dhe shpesh me ndihmen e ingranazheve puthadorë, naivë dhe lajkatarë, për fat të keq me gjak dhe gjuhë shqiptar.

Në këto rrethana të reja të krijuara, asokohe shqiptarët fituan një status inferior, në krahasim me republikat dhe me popujt e tjerë të Jugosllavisë.

Përkundrejt gjendjes së re jo të këndshme, popullsia autoktone e dardanëve, çdo orë, ditë, muaj e vite, kishte grumbulluar një lëmsh të madh zemërimi të natyrshëm. Ata si pasoj e ndërgjeghësimit dhe rrethanave favorizuese europiane të kohës, u rilindën shpirtërisht dhe nisën të organizojnë vazhdimisht lëvizje, protesta, revolta kolektive të organizuara në mënyrë spontane dhe filluan t’a shprehin atë pakënaqsi shoqërore dhe politike në mënyra të ndryshme organizimi, sipas kohës dhe rrethanave të reja të krijuara.

Fatmirësisht asokohe populli dardan masivisht u hodh në kryengritje (demostrata), por mercenarët komunistë të Josif Broz Titos i shtypën ato me gjak dhe burgosje të vazhdueshme. Përballë raplezarjeve të reja, dardanët nga një luftë e drejtpërdrejtë e hapur patriotike, u detyruan, të ndryshojnë taktikë, duke kaluar në ilegalitet. Ata formojnë organizata politike, kulturore, atdhetare (kryesisht diaspora) me përmbajtje të shëndoshë patriotike, objektivi kryesor i së cilës ishte bashkimi sa më parë të jetë  mundur i trojeve etnike arbërore.

Një nga organizatat e rezistencës së armatosur antikomuniste, që bëri bujë asokohe, është Organizata Nacional Demokratike Shqiptare (ONDSh), në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe degë në vise të tjera shqiptare në ish Jugosllavi, në gjirin e së cilës, bënte pjesë edhe vajza e re patriote shkodrane Marie Simon Shllaku.

Populli shqiptar, ka një histori shumë të trazuar (me humbje dhe fitore), e cila vazhdimisht ka kaluar nëpër kapërcej të ndryshëm kohorë. Këtë histori e përshkojnë momente të hidhura të jetës dhe të veprave të shqiptarëve.

Përkushtimi ndaj nacionalistëve martirë të nacionit, përbën një detyrim fisnik, për çdo pendë, që të përcjell vazhdimisht me përkushtim brëndinë e ngjarjeve reale historike, duke zbardhur figurën e pastër e të pasur atdhetare të Marie Shllakut, që sakrifikoi çdo gjë, për të bërë nacionin e vet të pavdekshëm dhe nacioni si shpagim e nderon, duke e bërë atë të përjetshme mes nesh.

Në këtë aspekt, libri hedh dritë, mbi veprimtarinë e vajzës së re qytetare shkodrane, që jetën e saj ia fali në lulen e rinisë Kosovës martire, duke pasur në mendje e zemër emblemën e pashuar të rezistencës stoike, kundër ballinës së përbashkët komuniste bastardhe të ashtëquajtur partizan shqiptaro-sllave.

Maria, sipas kujtimeve të bashkëkohsve shkodranë, që sot janë të moshuar, ishte një vizionare e kulturuar, për një të ardhme demokratike, ku respektohen dhe sanksionohen liritë dhe të drejtat e njeriut, sikurse ndodh realisht në shumë shtete përparimtare të Evropës Perëndimore.

Nga bisedat e ndryshme të të moshuarve mësojme, se asaj vazhdimisht i vinte keq, kur shihte çdo ditë, se ku ishte katandisur atdheu i saj, nën kthetrat e fjalëve të bukura mashtruese të komunistëve vendas dhe të huaj, që vepronin në vendin tonë të mjerë me dorë të hekurt asokohe.

Libri, liria, kultura përparimtare dhe lufta, për t’i arritur këto vlera të domosdoshme përparimtare dhe demokratike, që burojnë nga këto dituri të reja të shkruara, ishin vazhdimisht bashkudhëtare të pandara, për vajzën e re shkodrane Marie Shllaku.

Ajo kishte një pasion dhe vullnet të madh për librat, dashuri dhe respekt, për çdo vlerë të re përparimtare kulturore botërore, në të cilën ajo rregullisht përpiqej të merrte sa më shumë që të ishte e mundur.

Shpesh, iu desh të sakrifikonte nga dëshirat dhe gëzimet e moshes rinore, për të realizuar qëllimin e saj, që i kishte vënë vetes, të shkollohej sa më mire dhe t’i shërbente në liri dhe demokraci Atdheut, përmes dijeve të saj perëndimore.

Tharmi atdhetar dhe ndjeshmëria e thellë nacionale, ka qenë model për kohën dhe një shembull pozitiv për brezat e sotshëm në Kosovë dhe Shqipëri.

Maria asokohe e tregoi vazhdimisht me jetën e saj, se ç’kulturë atdhetare kishte zotëruar deri në ato vite dhe sa e si i shërbei mëmëdheut, duke dhuruar jetën e saj, në moshën më të bukur të rinisë.

Ndërkohë theksoj, se ky element patriotësh të flaktë, përmes odiseve të çuditshme, plot ngjarje të mbushur me ngarkesë luftrash dhe vështirësish në jetën e tyre të vështirë të maleve në çdo stinë të vitit, ka shpërfillur dhe përballuar me po aq çudi të jashtëzakonshme ekspeditat sllavo komuniste shfarosëse të stilit mesjetar, të zjarrit e të hekurit, skamjen, terrin, vuajtjen.

Rrethimet e shpeshta hermetike, kalitën vazhdimisht heroizmin, përballuan eliminimin e tyre fizik, shpërbërjen njerëzore, në keqtrajtimin dhe internimin e familjeve të trimave të lirisë, për të vetmin “faj”, pse luftuan kundër sllavëve serbo malazez të komunizmit.

Zëri dhe vepra e Maries, shërbei si lëndë e parë, në fillim të shekullit XXI, për jetëshkrimorin Mrijaj, studiuesi Mrijaj, rreshtoj dëshmi të reja tronditëse, refleksione dhe vlerësime reale historike, të cilat gjatë gjithë veprës në fjalë jepen me një përkujdesje serioze dhe përshkrim original rrënqethës dhe gjuhë të thjeshtë në libër.

Maria, ishte e mbeti një zë i fuqishëm i kohës, kundër dhunës, praktikimit të metodave të pushtetit absolut të diktaturës. Me shembullin pozitiv, ajo është një dëshmi e këngë krenarie e rezistencës, mbijetesës dhe vitalitetit të forcave nacionaliste, që refuzuan pandërprerë pushtetin e juntës komuniste, që po hidhte me shpejtësi rrënjën e farës së keqe.

Patriotët e lirisë dhe Shqipërisë etnike, ekzistencën e tyre e mbështetën vetëm në vlerat e pastra dhe të larta morale, të traditës së kulluar nacionaliste.

Autori Mrijaj, rrëfen fatin e përsonazhit kryesorë, kohën kur janë zhvilluar ngjarjet etj., duke dhënë me një gjuhë e stil të thjeshtë fatet e ndryshme njerëzore, në luftën e mbijetesës mbinjerëzore, në kohën më të egër dhe të errët të komunizmit në Shqipëri dhe Dardaninë martire.

Jetëshkrimi i martires së re të pushkatuar, plotëson shumë zbrazëti, zbulon gjëra të reja të mbuluara dhe njëkohsisht arrin të qortojë dhe korigjoj shumë gjëra apo ngjarje të shkruara keq dhe paramendim, veçanërisht në vitet e zeza të diktaturës komuniste 1944-1990, ku, historiografia trilluese zyrtare abuzive në Kosovë dhe trungun amë, e kishte kthyer në normë përbaltjen dhe tjetërsimin e të vërtetave historike etj., ku rasti i çetave nacionaliste antiserbo-komuniste, ishte forma më e dukshme e këtij deformimi të vazhdueshëm.

Ky botim i mire seardhur, nga një autor serioz në diasporën shqiptaro amerikane, përbën padyshim një kontribut të ri, në skjarimin e disa momenteve me peshë historike, në çuarjen më përpara të mendimit tonë historik me objektivitet, për sa i përket studimit të nacionalizmës përparimtare shqiptare, si dhe problemeve të tjera historike, që lidhen me figurën historike të atdhetares së pushkatuar nga sllavo komunistët.

Kanë kaluar disa dekada, për të cilën bëhet fjalë në libër, por kujtesa e historisë, arkivat dhe dëshmitë e rrëfimtarëve bashkëluftëtarë s’është dobësuar.

Komunistët dhe mercenarët e tyre, menduan, se i kanë zhdukur të gjitha faktet historike, por në fakt në zemrat e brejtura popullore, kanë qëndruar të fjetura ngjarjet dhe episodet, të cilat pas viteve 1990, bënë të mundur të ndërtohet ky libër dhe gradualisht të rishkruhet historia, sipas dokumenteve dhe fakteve autentike.

Episodet dhe jeta përshkruhet dora-dorës, duke fituar përmasat e një arkivi të gjallë. Ndodhitë, zënë pikënisje në qytetin e Shkodrës, ku, lindi dhe u edukua në fëmijëri Maria. Secila prej tyre, fiton mëvetësinë e të ekzistuarit, në një kohë të caktuar dhe me peshë të dukshme pikëzohen në atë kohë në Shqipëri dhe Dardani.

Përmbajtja, është e larmishme dhe me tituj joshës, për t’a lexuar deri në fund me endje. Autori Mrijaj, në vështrimin konceptual, me një logjikë të natyrshme dhe në lidhje kompakte e ka trajtuar veprën e vet, kushtuar nacionalistes më të re (e vetme, si femër në 55 çeta nacionaliste, që vepronin me pushkë në dorë në Kosovë), si një pjesë e tërë dhe jo në kapituj veçmas.

Rrëfimi, fillon me një përshkrim historik të qytetit të lashtë Shkodrën, të njohur për vlerat kulturore të hershme dhe cilësore në të gjithë Ilirinë, periudhën e ndritur të Arbërisë dhe kudo sot në trojet etnike shqiptare.

I zhytur natyrshëm në leximin e stilit narrativ të autorit, si pa e kuptuar faqe pas faqeje përfshihesh në pjesën interesante me titull: “Shkodra dhe bija e saj”. Ndryshe lexuesi, mund të mendoj, se në ç’truall të begatë atdhetar u lind, rrit dhe u edukua vazhdimisht bija e qytetit antik verior.

Të gjitha këto mirësi të vendlindjes, i ndiente në frymëzimin e shpirtit të saj fëmija, që çdo gjë, do t’a mësonte nga stërgjyshërit, nëna e babai, gjatë ditëve të ftohta të dimrit, pranë zjarrit dhe sofrës bujare karakteristike shkodrane.

Komunistët, me të ardhur dhunshëm në pushtet, filluan menjëherë përsekutimin sistematik, kundër krenarisë, fisnikërisë dhe diturisë të mijëra intelektualëve qytetarë shkodranë, prelatëve dhe klerikëve të tjerë katolikë, duke e kthyer qytetin në një katakomb, dhe më pas në një truall të madh martirizimi.

Shkodra, sikurse dihet nga historia asokohe u bë epiqendra e rezistencës antikomuniste, ku, për idealet e larta të lirisë dhe demokracisë, flijuan jetën shumë martirë të fesë dhe atdheut. U mbyllën shkollat private fetare dhe laike, dhe u konfiskuan me dhunë pasuritë e tundshme dhe të patundshme të udhërave apo kuvendeve fetare shpirtërore shumë shekullore të Klerit Katolik (1944-1990) dhe të qytetarëve të shquar të Shkodrës.

Në qytetin e Shkodrës në vitin 1947 u hapën 12 burgje, për të mbajtur në qelitë e ftohta bijtë më të mirë të qytetit të lashtë, duke iu nënshtruar hetuesisë së egër, torturave macabre ç’njerëzore, pushkatimit non stop me radhë e pa radhë dhe me vdekje apo zhdukje misterioze, të organizuar vazhdimisht nga forcat partizane dhe Sigurimi i Shtetit (Policia Sekrete), apo junta e kuqe ushtareke, që po linde me gjak, litar, burgje, pushkatime dhe mbi male me kufoma të pafajshme të popullit pa dallim feje dhe krahine.

Kujtoj, se asokohe u dogjën ose ua dhanë peshqesh jugosllavëve komunistë të gjitha librat e rrallë, që ndodheshin në Kuvendet e Urdhërave Katolike (60.000 ekzemplarë e shumë prej tyre antikuare origjinale) dhe shtëpitë e zotnive kulturdashës të qytetit me një histori të lashtë në të gjithë Shqipërinë.

Diktatura, e cilësoi qytetin e banorët e tij, si “qendër reaksionare, trathtarë, bashkëpunëtorë të Vatikanit, CIA-s, UDB-së, KGB-së, agjentë të Kinës, etj.”, duke e burgosur, torturuar, internuar, privuar nga çdo e drejtë njerëzore, keqtrajtuar pa mëshirë.

Diferencimi fetarë dhe klasor filloi më 28 nëntor 1944 dhe vijon edhe sot, në mënyrë të hapur apo të kamufluar, mbasi shpirti dhe geni i zgjuarësisë, i kulturës së trashëguar, shihet si rrezik për të gjithë ata, që i shtuan kalvarin e vuajtjeve dje e sot…

Shkodra dhe bija martire Marie Shllaku (1922-1946), gjithnjë është dalluar, për vlerat e mëdha të nacionalizmit shqiptar, duke qenë një zonjë e rëndë dhe burrat e dheut e thirrshin Shkodërloca.

Sikurse dihet nga shekujt e historisë, tregohet se në këto lagje rrugica shekullore, janë rritur dhe edukuar, pranë votrës bujare dhe mikpritëse karakteristike shkodrane, fëmijët në djep, që nënat e tyre u jepnin qumështin e gjirit, ashtu sikurse thotë legjenda e lashtë e kështjellës Rozafa.

Martirja Marie Shllaku, ishte pjesë e qytetit, që ruante në gjirin e saj historinë e lavdishme mijëravjeçare, pikërisht atëherë, ku, shumë qytete të Shqipërisë jetonin fazën e embrionit të tyre.

Zoti dhe natyra, kishte shtrirë me kohë dorën e saj bujare, në drejtim të qytetit, që si shpërblim i dhuroi atdheut bijtë më të mirë, intelektualë solidë, njerëz me erudicion dhe vizion të pastër atdhetarë, burra të pushkës e pendës, prijës të aftë e martir, që zunë fill qysh nga lashtësia e Gentit dhe Teutës së famshme…

Për te, vendlindja ishte çdo pëllëmbë toke shqiptare, njëlloj si Shkodra, që në dritë e qiti dhe ndoshta më tepër e deshti Drenica.

Maria e përshkoi në këmbë Kosovën anembanë, në fusha e në male, në qytet e fshatra dhe gjithnjë ndjente kënaqësi, kur ishte mes bjeshkëve të bukura të Kosovës, lumenjëve që gurgullojnë me bardhësinë e tyre, pyjet që harlisen në shpatet e maleve, që herë herë mbulohen me dëborën e re të dimrit të ashpër.

Ajo bashkëpunoi ngushtësisht asokohe me lëvizjet politike antikomuniste, si: Legalitetin, Ballin Kombëtar etj., dhe me të gjithë ato forca përparimtare shqiptare, që ishin përkushtuar për Shqipërinë etnike, një shembull ideal sot, për secilin prej nesh.

Faktet, analiza e argumenteve zbardhen dhe shfaqen, për herë të parë në veprën e re, në pjesët e qëlluara shkrimore, por shumë kuptimplote, si:

“Familja Shllaku dhe historia”,

“Kosova dhe Marie Shllaku”,

“Nacionalisti ing. Xhafer Deva zbuloi dhe përkrahu talentin e Maries”,

“Profesor Ymer Berisha udhëheqës e martir i Kosovës”,

“Shokët antikomunist kujtojnë Marien”,

“Maria në Kuvendin e Dobërdolit”,

“Beteja e qelisë së Siçevës 12 shtator 1945”,

“Maria aktive në Kuvendin e Drenicës”,

“Martiria shkodrane në luftën e Drenicës”,

“Shtypi i kohës flet për pushkatimet”,

“Nxënësia e Fishtës e priti me qetësi pretencën e vdekjes”,

“Maria dhe ONDSh”,

“Krijimi i Organizatës Patriotike “Besa Kombëtare” dhe Maria aktiviste”,

“Marie Shllaku bashkëpunëtore e shumë organizatave nacionaliste në mal”,

“Maria në Mat’hauz-en dhe Aushvic-in e Jugosllavisë komuniste”,

“Heroina për 50 vjet e lënë në harresë”,

“Një histori të dhimbshme, por krenare shqiptare”,

“Maria dhe historia që do të flasë përsëri”,

“Një përmendore e pavdekshme për Marien libri i Kelmendit dhe Gashit”,

“Me histori në dorë”, etj.

E gjithë jetëshkrimi, ndjehet i freskët nga rrëfimet e bashkëkohësve dhe shoqërohet me shënime të pasura historike, për bashkëluftëtarët e përsonazhes, një literaturë e pasur të hulumtuar në Kosovë, Shkodër, Tiranë e SHBA. Me pushtimin e Kosovës nga ushtritë serbo-malazeze, më 1912, populli shqiptar ra nën zgjedhën e një shtypësi të ri tërësisht barbar.

Aneksimi i trojeve shqiptare, i sanksionuar fatkeqsisht nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër më 1913, u shoqërua me vendosjen e një regjimi të egër të shtypjes dhe gjenocidit për shumë dekada me radhë.

Pozita e Jugosllavisë, nën Mbretërinë Jugosllave aoskohe dhet se ishte shumë e konsoliduar. Kjo kishte ardhur fatkeqisht menjëherë, pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore (1945), kur forcat masive injorante partizane dhe komuniste në Europën Lindore marrin me gënjeshtra tipike të propagandës dhe raplezarje të vazhdueshme ndaj kundërshtarëve të tyre, për drejtimin e shtetëve të çliruar nga pushtuesit fashist dhe nazist.

Pra, kemi në këtë rast një kontuinim të mbretërisë jugosllave, ku, brenda tyre padrejtësisht ishin përfshirë padrejtësisht një pjesë e konsiderueshme e trojeve shqiptare.

Pas përsekutimit dhe masakrimit fizik në kohën e sundimit të Aleksandrit, shqiptarët e Kosovës, provuan në kurrizin e vet masakrimin në masë, menjëherë pas “çlirimit” të Jugosllavisë.

Vrasjet masive u kryen nga repartet e ushtrisë popullore çlirimtare të Jugosllavisë të kryesuar në Kosovë nga marsha e direkte e Marshallit Tito, i plotëfuqishmi asokohe Fadil Hoxha me kompani, me të cilat do të bashkohen më vonë brigadat partizane të drejtuar për masakra nga komandantet xhelat Shefqet Peçi, Shaban Haxhia dhe komisar politik krimineli Ramiz Alia të nënës Shqipëri me urdhër direkt të komandantit sadist Enver Hoxhës.

Në emër të nënës apo “memëdheut”, ata vranë bijtë më të mirë të shqipes në trojet etnike shqiptare, për t’i hyrë në zemër sllavokomunistëve të kirminelit dhe mashtruesit politik J.B Titos.

Në situatën e re shumë rë rëndë të krijuar asokohe, gjendja nacionale, sociale, ekonomike e popullit shqiptar erdhi duke u ashpërsuar nga dita në ditë.

Shqiptarët, qenë kësisoj një ndër popujt më të diskriminuar dhe të shtypur totalisht dhe vazhdimisht në të gjithë të ashtëquajturën Mbretëria e Jugosllavisë.

Me ardhjen e Italisë fashiste dhe Gjermanisë naziste në Kosovë (1939-1944), kufiri shqiptaro-shqiptar, midis trojeve shqiptare, në pjesën veriperëndimore të Kosovës ishte i lirë.

Tashmë, shqiptarët e ndarë padrejtësisht, qysh prej vitit 1913 nga Europa lavire dhe Fuqitë e Mëdha, filluan të lëvizin lirshëm në të dy anët e përbashkëta të nacionit arbëror.

Sigurisht, ky veprim i rrëzimit të “murit” artificial, ishte një nxitje, për zhvillim të trevave shqiptare, por nga shovinistët sllavë nuk shihej me sy të mirë.

Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, në vend që të zgjidhte problemin e fillimshekullit XX, e thelloi më shumë trathtinë, që vetë udhëheqësit e Partisë Komuniste të Shqipërisë, kishin bërë në bashkëpunim me shqiptarët mercenarët besnikë të Serbisë. Ata bënë aktin më të rëndë, duke e lënë Dardaninë e lashtë martire nën morsën e re shtypëse të kolonizatorëve sllav barbarë.

Fakti, që nga viti 1944-1990, ku, shqiptarët ishin të pushtuar e përligjë trathtinë e regjimit të diktatorit të kuq antishqiptar, sadistit otomano-arab Enver Hoxhës dhe më kot mundohen pseudohistorianët komunistë të shfajësojnë Hoxhën dhe regjimin e tij bastardh.[1]

Kujtojmë nga historia, se ka qenë pikërisht ky regjim antihuman, që ka dorëzuar me dorën e vet kasapit të Europës Juglindore (Ballkanit) gjatë 50 viteve me mijëra vëllezër kosovarë (Masakra e Tivarit me 4.500 shqiptarë të masakruar ditën për diell), mbushën burgjet e Burrelit, Spaçit, etj. dhe në kampet e përqendrimit në shtetin amë burg…

Dhe për këto fakte, shiko vargun e gjatë të listave në gazetat: “Pishtari” (Shkodër), “Liria” (Tiranë) etj., të Shoqatës së ish-Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, shënimi im K.K.), që kishin ikur nga vendlindja, për t’i shpëtuar masakrave, por janë trathtuar fatkeqsisht nga komunistët sllav të Tiranës së kuqe zyrtare të Hoxhës, që kishin dashuri të pakufi, për kroatin Josif Broz Titon.

Vetë diktatori antishqiptar Enver Hoxha, (administrata, institucionet shtetërore e shkollat), në zyrën e vet ka mbajtur portretin e Titos, Stalinit, Mao Ce Dunit.

Asokohe dhe për shumë dekada me radhë, diktatori antishqiptar, e pllakosi përtokë krenarinë e shqiptarit si individ dhe komb, mëvetësinë e tij, në mënyrën e të menduarit e të jetuarit, me projektin makabër të krijimit të “njeriut të ri” (një ibrit eksperimental), kryekreje sipas modelit të komunizmit sllav-ruso-kinez, ka bërë që edhe sot disa njerëz të konsumojnë dollarin në SHBA, euro-n në Kosovë e Shqipëri, për t’a blerë “artin”, që i këndon largkjoftit.

Ai, pas vetës ka lënë Shqipërinë një “kopsht me lule” (katrahurë), me kujtimet e errëta për Burrelin, Spaçin, Ballshin, etj., dhe me qindra kampe internimi ne të gjithë atdheun, duke thithur si ushujzat gjakun e popullit të vet për 50-vjeçarë me radhë.

Eshtë pikërisht ai, që e vari, kryqëzoi dhe katandisi shtetin shqiptar në ishull kubanez (xhungël) dhe në varfëri të tejskajshme, pasojat e së cilës ndihen ende sot…

Duhet vënë në dukje, se figura e Maries, nuk mund të kuptohet e shkëputur nga dëmi, që regjimi i Tiranës i ka bërë çështjeve të trojeve etnike shqiptare, duke i detyruar nacionalistët të rrokin armët, kundër sllavëve dhe trathtisë shqiptare.

Në politikën negative të jashtme, që luante Tirana zyrtare e të vetëquajturit “gjeneral” Enver Hoxha, ishte çasti antishqiptar, kur zyrtarët amerikanë e pyetën, se cili do të ishte reagimi juaj, fjala vjen, sikur Shqipëria të kërkonte, që të futej çështja e Kosovës në rendin e ditës të Konferencës së Paqes?

A nuk do të mendonit ju, se të paktën, ju gëzoni të drejtën, që pretendimi i juaj të diskutohet dhe të studiohej?

I shtangur nga kjo analogji e papritur, Enver Hoxha përgjigjet, se: “Analogjia e juaj nuk qendron, sepse ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tonë Jugosllavisë, për Rajonin e Kosovës”.

Tashmë Shqipëria, do të kishte padronë të rinj jugosllavët e Titos dhe sovjetikët e Stalinit. Mendoj, se s’ka nevojë për koment.

Ajo që e bën më interesant këte episod historik, është se tani, Shqipëria ndodhej para një realiteti, ku, Beogradi nëpërmjet një varg traktatesh ekonomike, kishte formuar kompani me aksione të përbashkëta, kishte hartuar një program të barabartë, për unifikimin e çmimeve dhe kishte filluar bisedimet për bashkimin doganor, unifikimin monetar etj.

Gjuha cilirike serbo-kroate, asokohe menjëherë ishte futur në shkollë. Sipas planit jugosllav, Shqipëria, do të ishte furnizuesja e saj me lëndë të para dhe shumë shpejt, ajo do të bëhej republikë e saj e shtatë…

Kjo tashmë nuk është fshehur as nga vetë jugosllavët, që thonë se asokohe ia hodhëm Shqipërisë “motër”!!!

Libri në fjalë, përkushtuar denjësisht dhe profesionalisht heroines së re Marie Shllakut, futet ndër ato botime të vlerave të përveçme dhe njëkohsisht del nga rrethi vicioz, ku, shpesh humbin shkrimer dhe librat të llojit të kujtimeve.

Historia mbetet në rend të parë, ku, qendrueshmëria e të dhënave dhe fakteve, i hapin hapësirë pasurimit të biografisë së shkodranes bukuroshe Marie Shllaku, duke e ndihmuar në rizgjimin e historisë.

Mund të thuhet, se jetëshkrimi i deritanishëm në fjalë sjell një drejtpeshim në vlerësimin objektiv të figurës së vajzës së re martire.

Ajo mbeti një femër legjendare, me tradita të thella atdhetare, një nacionaliste e ndërgjeshme. Ajo u ndal (qëndroi) në Kosovë, me vullnetin e saj të lire shpirtëror, për të vdekur si patriote e trojeve të përgjakura të Kosovës martire.

Autori Mrijaj, orientohet drejtë në kohë, duke e parë martiren e flijuar, për ideale të shenjta atdhetare, si një figurë realisht historike, tek i shmanget natyrshëm mitizimit, d.m.th., ai e çmitizon atë, e bën qënie të prekshme, me trup dhe frymë, duke demostruar kësisoj një shembull të jetësuar, me punë hulumtuese e shkrimore serioze.

Historia, ende ka për të thënë e shkruar, për këtë përsonalitet historik në të ardhmen, mbasi ka lënë gjurmë të pashlyeshme, në vetëdijën e popullit tonë dhe si e tillë përkujtohet me krenari dhe respekt të veçantë, si qytetare nderi e trojeve etnike shqiptare.

Botimi i librit jetëshkrimor historik, është mundësuar nga cifti i ri i porsamartuar shqiptaro-amerikanë, që të prekur thellë nga historia tragjike e vajzës së bukur dhe shumë trimëreshë Marie Shllaku, shprehën dëshirën të sponzorizojnë librin kushtuar heroinës së pamposhtur.

Martiria fisnike shkodrane, ëndërroj në vajzërinë e saj që të bëhej nuse, por ajo zgjodhi si dhëndërr interesat e larta të Atdheut, duke privuar vetvetën nga dita e nusërisë.

Libri me 3000 ekzemplarë, është botuar në New York dhe ka 218 faqe me disa foto, që botohen për herë të parë. Kopertinat (ballore dhe mbrapa librit), janë realizuar me mjeshtri nga dizanjeri i talentuar i gazetës “Illyria” Berat Gashi, ndërsa lektorimi është bërë nga profesori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dr. Fran Luli, recensent profesori i Historisë studiuesi Nue Oroshi, konsulent studiuesi i mirënjohur dhe botuesi i shumë librave jetëshkrimor e artistik studiuesi Jetish Kadishani dhe në kompjuter Donika Mrijaj.

Shënim: Ky shkrim është marrë nga libri në dorëshkrim “Dritëhije historike në New York”, (New York, 2024), që së shpejti pritet të botohet në platformën online të kompanive më të mëdha në SHBA dhe botë Amazon, Barnes and Noble etj.

[1] Kujtojmë nga dokmentet historike, se në Kamborxhia diktatori Polpot vrau 2.000.000 bashkëkombas kamborxhian nga 7.000.000 banorë që asokohe kishte vendi, që mendonin ndryshe nga regjimi i tij dhe u fut në enciklopedinë e krimeve komuniste botërore kundër njerëzimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok