21/12/2024

Drejtësi që vret femra!

0
Sabrina

Nga Nikoleta Kovaçi

Mramë nji tjetër nanë u vra, nji tjetër fëmijë mbeti jetim (jetim per nanë se per babë paska pas mbetë pa lé)!

Vrasësi, i ati i jetimit, qenka i smurë mendor! E paska liru gjykata me bekimin e prokurorisë, me kërkesën e t’atit të tij, me e kurue n’shpi! I ati s’ka mujtë me e lidh t’birin n’shpi dhe ky mramë bani hatanë! Kena pa edhe hatana t’tjera nga ky lloj i smuri psiqik, i smurë i shumëfishtë; nga kryet, nga vesi, e nga zakoni jonë me e trajtue gruen si plaçkë lufte!

Kjo ngjarje ka nji mijë pse-he, për të cilat duhet ndonjë qyqe sepse-je nga dikush! E sigurisht që k’tu janë me dhjetra institucione dhe aktorë që duhet t’pergjigjen! A ka kush me i pyet? S’di! A pergjigjet kush? E sigurt, si per shumë gra e femna të tjera t’masakrueme nga burrat bashkëshortë ose ish, si në rastin e mramshëm!

Kryeministri, per të tretin mandat, nuk ka fol hiç per k’të krim me shumë ‘autorë’! S’ka se si! Qeveria e tij mafioze në dy mandatet e para nuk ka zhvillue asnji politikë per kategorinë e t’smurëve, jo vetëm psiqik po as të tjerve! I vetmi rast që asht kujtue per ta ka qenë koha kur iu hoqi edhe atë qyqe pensioni që merrnin, ose ua pergjysmoi në rastin ma t’mirë! Asnji ndihme, asnji shpresë e t’braktisun në mëshirën e fatit, familjet me njerëz problematik nga ana mentale braktisin edhe veten! Shpesh e konsiderojnë edhe turp atë që iu ka ra per pjesë e për pasojë e fshehin të verteten e fëmijës së tyne! Deri sa ata marrin armën e bajnë hatanë!

E meqë kryeministri s’ka kohë as nerva me u marr me raste kaq të papërfillshme, iu kthehena pak elementve thelborë që dolën nga kjo ngjarje e randë: Vajza asht martue 13 vjeç!!! Ose ka shkue te shpia e burrit te saj që 13 vjeç, se mua s’ma rrok fare arsyeja, edhe ne skutat ma te largta të saj që nji fëmijë 13 vjeç me ia dhanë dikujt për me u martue me të! Unë ktu pushoj s’logjikuemi e t’menduemi ma!

Por do vazhdoj!

Para se me ndodh terrori në familjen e vajzës, nji vit ma parë, a kanë dit familjet gjendjen mendore të djalit? A kanë ba martesë në bashki? Sa vjeç ka qenë vajza? A asht ndërhy tek te dhanat e saja me i ndryshu datëlindje, ndryshe i bie që vajza e huaj asht mbajt në shpinë e djalit që në moshë të mitun dhe ai duhet të shkonte në burg! Perban veper penale dhe na e kena t’përcaktueme edhe n’Kod Penal!

Kur u lirue nga burgu, ç’masa u morën për me e mbajt nan mbikqyerje këtë njeri? Ai sikur vrau nanën e fëmijës së vet mund të vriste këdo që mund t’i dilte përpara siç ndodhi në Blorë me 8 njerëz të vramë! Pra unë po mendoj dhe besoj se bahet fjalë për nji t’sëmurë t’vërtet! Si paska mundësi që familja e tij i paska lanë armë n’duar nji të çmendmi? Po policia vetëm e ka çue n’shpi, e ka plas aty e ka ikë? A nuk e arrestoi nji vit ma parë me kallashnikov në dorë? A s’i hapi kush dosjet e ktij personi me ia kqyr bamat për të cilat ishte prangos?

Tej gjithçkaje, duke e dit fort mirë se drejtësia jonë vret pa të keq krejt të pamundunit e ktij vendi, kur shteti asht i gjithi n’shërbim t’krimit dhe të aferave korruptive, kur asnji institucion nuk funksionon per qytetarët, veç asht në sherbim të t’fortëve të vendit, atëherë njerzit duhet me marrë fatin e tyne në dorë e me iu dal për zot fëmijëve të tyne; nga tjetri e nga vetja!

Asht me vu kujèn për k’të ngjarje, ama duhet msue mos me lejue me ndodh çmenduri e tillë!

Ani pse s’ka shkolla, msoni vajzat së pari të lexojnë libra e masanej të kqyrin me u martue! Msoni ta kerkojne shkollimin dhe edukimin si mjetin e vetem me mbijetue në k’të xhungël vetë e të vetme, se vetem ashtu msojnë me pa qartë e si duhet!

Msoni djemtë të bahen burra me vese e jo me muskuj! N’mos mundshi me i çue kah shkolla, çojeni kah njerëzorja, e kjo nis pikerisht te menyra se si ai sheh të trajtohet nana e tij! E nga aty nis t’mesoje se si duhet me trajtue nje femer jashte shpie! Meqe ktu ska asnji mekanizem që nderhyn në edukim brezash, duhet me ba vet gjithçka që mos të rrisim perbindesha!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok