24/12/2024

Dr. Linda Ciu në vijë të parë në frontin e Luftës kundër Coronavirusit në Massachusetts

0
u6_Dr-Linda-Ciu

Dr.Linda Ciu punon në “Reliant pediatric urgent care” shërbim i urgjencës pediatrike në Worcester, MA, e cila është në vijë të parë të Frontit të Luftës kundër Coronavirusit Covid 19.

Bisedoi Keze Kozeta Zylo

Flet Dr.Ciu e cila ka gjysh Ismet Toton, një intelektual par excellence nga Progonati i Tepelenës, dënuar me vdekje nga regjimi i Zogut, në moshën 32 vjecare.  Në prag të egzekutimit ai shkroi letrën botuar nën titullin “De profundis”: “Bota nuk është e atyre që ngrohen. Bota është e atyre që digjen.”  Drama e vellezerve Toto nuk ka te perfunduar.  Vëllai i madh Ethemi, ish Ministër i Brendshëm në kohën e Zogut, që gëzonte respekt nga Veriu në Jug, u vetëvra i rrethuar, por dhe vëllai tjeter Tahsini u vra gjatë rrethimit. Vëllai i vogel Selaudin Toto, fizikant i shquar themeluesi i Akademise së Shkencave me vartës dhe bashkëpunëtorë të njohur si Sabiha Kasimati etj, dhe deputet në Parlament si Nacionalist, pushkatohet me gjyqin famëkeq të deputetëve në 1947 nga regjimi diktatorial Hoxha.

Dr.Ciu, bota është në luftë pandemike cila është detyra juaj në këtë situatë tragjike?

Detyra jone si mjeke është jo vetëm të ofrojmë ndihmë të shpejtëdhe cilësore për fëmijët e moshave 0-18 vjec, duke lehtësuar kështu repartin e Emergjencës në spitale , por tëmbulojmë dhe shëbimin e mjekëve pediatër në komunitetet për rreth, kur nuk mund të shohin pacientët e tyre, ose mbas orarit tëvizitave.

Deri para një viti dhe unë kam punuar si pediatre në shërbimin parësor për 15 vite këtu nëAmerikë.

Ju jetoni nëqytetin e Worcester,në Massachusetts, qëkur u hap ky virus vdekjeprurës keni qenëe frikësuar për familjen tuaj, ose si e menaxhoni stresin e familjes suaj?

Si mjeke pediatre prej më se 30 vjetësh kur gjysmën e pare të viteve kam punuar në Shqipëri,  kjo nuk është epidemia e parë për mua. Natyrisht niveli i ankthit për vehte dhe familjarët është i madh, por i manaxhueshëm. Nga ana tjetër, kam fatin, që  qendrën ku punoj, nuk ka patur mungesa të materialeve mbrojtëse, dhe kemi organizuar seleksionin e pacientëve dhe mënyrën e ekzaminimit me metoda të reja krijuese, per të pakësuar ekspozimin tonë dhe të personelit ndihmës.

Gjithashtu vajza është mjeke dhe punon tek spitali Mount Sinai ne NYC si geriatre dhe bashkëshorti i saj është drejtori klinik i departamentit të Urgjencës së spitalit, por deri tani nuk janë sëmurur, dhe e manaxhojnë stresin me optimizëm, pa ankth. Bejme face time ditore midis nesh, dhe shpesh rreth orës 7 të mbrëmjes, kam dëgjuar jehonën e duartrokitjeve të njerëzve për punonjësit e shëndetësisë,nga apartamenti  tyre, qëështë emocionuese.

Fakti që  gjithë ne, si mjekë, ia kemi dedikuar jetën tonë, shërbimit të njerëzve në nevojë, dhe kemi bërë betimin e Hipokratit, ndihmon që  përballojmëkëto situate tëvështira .

Gjatë shërbimit tuaj në shendetësi në këtë kohë keni pasur raste me pacientë shqiptarë?

 kliniken time nuk kam patur fëmijë shqiptarë   kenëtestuar pozitiv.

Bashkëshorti im, i cili punon me komunitetin shqiptar në Worcester, ka dëgjuar për disa raste, por jo fatalitete.

Nje lajm i mirë dhe optimist është  vjehrra ime,87 vjec, u sëmur në Nursing Home, por e kaloi lehtazi.

Nga ana tjetër do të dëshiroja ti përgjigjesha spekullimeve se vaksina e BCG në  kaluaren, te mbron nga virusi. Fatkeqesisht nga studime të fundit (mëi fundit studim izraelit ) ka rezultuar se kjo vaksinë nuk ka efekt mbrojtës. Për ne si shqiptarë,që kemi qenë vaksinuar routine, ishte pak shpresëdhënës por rezulton që nuk ka bazë shkencore.

Cilat janë këshillat tuaja si doktoreshe në këtë fushë dhe a mendoni se do të zhduket së shpejti kjo pandemi globale që po merr me shpejtësi jetë njerëzish?

Si mjeke pediatre, në cdo stinë dimri, jemi në kontakt me viruse tërrezikshëm , ku fëmijët janë bartësit dhe vektorët më  shpeshtë dhe këto viruse kanë semundmëri të lartë ndër të prekur. Pervec gripit stinor, kemi patur stinë ku gripi i derrit apo “bird flu”kanë qenë shumë  rrezikshëm fillimisht, apo dhe epidemi fruthi nga refuzimi i vaksinës.Shumica e këtyre viruseve nuk përbejnë  rrezikshmëri të lartë, sepse janëpërfshirë  vaksinën e gripit që jep mbrojtje të pjesshme deri 60 përqind, dhe me kalimin e viteve, mbrojtja ka efekt kumulativ.

Deri sa të kemi një vaksinëndaj covid, duhet të zbatojmë me rigorozit të shtuar rregullat e higjenës, dhe për më tepër distancimin social dhe maskat. Ajri i pastër në natyrë, sidomos me ardhjen e stinëve të buta, do të ndihmojëjo vetëm shëndetin fizik por dhe atë mendor, në këtë pandemi.

Nju Jorku ështështeti më i kapur prej fyti nga Coronavirusi si do të parandalohet kjo epidemi që po merr jetë njerëzish?

Nju Jorkuështë qendër e fluturimeve nga bota dhe njëkohësisht ka dendësi të madhe tëpopulatës, që shpjegon dhe sëmundshmërinë e lartë. Lajm i mirëështë  rastet janë  ulje tëvazhdueshme si dhe rastet e paraqitjes në spital apo shtrimeve.

Sistemi mjekësor amerikan tregoi se ka resiliencëtë lartë dhe e përballoi situatën pa patur kolaps apo mungesa ventilatorësh apo shtretërish. Nga ana tjetër sektori privat ju pergjigj shpejt duke shtuar prodhimin për t’u pergjigjur nevojave tështuara per pajisje mbrojtëse apo mjekësore, si dhe industria/shkencëtarët farmaceutike po punojnë me shpejtësi për një vaksinë efikase dhe testime të shpejta sa më cilësore.

Fakti është  numri i rasteve do të ketë ngritje nga rihapja e aktiviteteve, por që do të jenë besoj të përballueshme.

Shpresat jane të mëdha, për një vaksinë  efektshme, gjithashtu së shpejti do kemi dhe rezultate të sakta të studimeve shkencore që po bëhen në spitalet e Nju Jorkut dhe gjetkë , për trajtime sa më efikase lidhur me  parandalimin apo mjekim të hershëm të  prekurve duke evituar kështu format e rënda qëpërfundojnë  reanimacion.

Nga ana tjetër testimet në Amerikëjanë rritur jashtëzakonisht shumë dhe janë  përmirësim tëvazhdueshëm cilësor,për të qenë sa më  saktë, kjo do të lehtesojë dhe parandalimin e një rritjeje drastike tërasteve me rihapjen .

Keni frikë nga ky virus vdekjeprurës se mos ju transmetohet nga të sëmurët?

Natyrisht kyështë rreziku ditor për ne, dhe prandaj kujdesi duhet të jetë konstant, duke filluar nga përdorimi i kompleteve mbrojtëse, larja e shpeshtë dhe dezifektimi i duarve dhe sipërfaqeve në mjedisin ku punon, por dhe kujdes i lartë kur kthehesh në shtëpi, që mos të biesh virusin në mjediset shtepiake. Kujdes në ndërrim të menjëhershëm në një mjedis të caktuar në hyrje, dezifektim i shpeshtë i sipërfaqeve shtëpiake apo larje me temperaturë  lartë  veshjeve.

Si mendoni për gjendjen e Shqipërisë parë me syrin tuaj si shqiptare, por dhe si mjeke midis dy kontinenteve?

Shqipëria ka patur raste të ulta në krahasim me rajonin , te lidhura me një mbyllje apo lock down drastik.

 gjithë e kuptojmë  një mbyllje drastike fillimisht është e kuptueshme për t’i dhënë kohë sistemit shëndetësor të marrë masa për të siguruar bazë materiale të mjaftueshme për punonjësit

e shëndetësisë  mos tësëmuren, të sigurojë  shumë aparatura dhe mjekime sado pak efikase deri tani për të parandaluar rastet e rënda dhe numër testesh të bollshme për të gjurmuar sëmundjen dhe parandaluar përhapjen.Këto janë  dorë  qeverisë.Intervali kohor i karantinës absolute ka qenë  se i mjaftueshem per të siguruar kushtet dhe nevojat e mësipërme.

Mbyllja e stërzgjatur nuk është  e dobishme, dhe sidomos sa më i varfër vendi aq më  tejskajshme jane pasojat ekonomike.  Gjithashtu stina e butë duhet shfrytëzuar për efektet positive për shëndetin fizik dhe mendor.Nuk po hyj në aspektin ekonomik të stërzgjatjes së izolimit, por nga pikëpamja shëndetësore, relaksimi i karantinës padyshim që shoqërohet me numër rastesh të reja tëinfektuara , prandaj llogjika e stërgjatjes së izolimit , apo rikthimi tek një izolim drastik është i pakuptimtë dhe abuzues.

Cili është edukimi juaj dhe si i keni ngjitur shkallët e karrierës në mjekësi dhe në Amerikë?

Une kam lindur dhe rritur në Tiranë, filloren e kam mbaruar tek shkolla “Kosova”, pastaj tetevjecaren tek“Fan Noli” dhe gjimnazin tek “Sami Frashëri “ ku kam mbaruar me medaljen e artë , fakt qëmëmundësoi pranimin në  Fakultetin e Mjekësisë, në 1981-1986.

Fakultetin e Mjekësisë e mbarova me diplomë “shkëlqyer “.

Fillimisht kam punuar në Spitalin pediatrik në Tiranë dhe më pas u bëra dhe pedagoge e Katedrës së Pediatrisë. Në 1992 kalova në Neonatologji, specialitet që merret me kujdesin e të porsalindurit dhe u zhvendosa në Maternitet.

 1994 pata fatin të fitoj një burse 6 mujore “Fulbright “ dhe shkova për research pranëUSCF -San Francisco në Neonatologji , që ishte një experiencë e jashtëzakonshme . Më pas u ktheva dhe kam punuar ne Atdhe deri më 1999, gjate kësaj kohe mbrojta dhe doktoratën nëNeonatologji.

Kam qenë anëtare / konsulente e grupit të Organizates Botërore tëShendetit për mbledhjen e tëdhënave perinatale.

 mars 1999 emigruam në USA, me ribashkim familjar nga ana e bashkëshortit.

Mu desh të kaloj provimet për konvertimin e diplomës , që morën rreth 1 vit, dhe më pas bëra 3 vjet specializim ne Pediatri pranë UMASS hospital center.

Kam praktikuar në Massachusetts si pediatre e përgjithshme qysh prej vitit 2004 deri sot.

Ju keni gjysh Ismet Toton, një intelektual par excellence nga Progonati i Tepelenës, dënuar me vdekje nga regjimi i Zogut, si e përjetoi nëna juaj këtë dramë të familjes? Në prag të egzekutimit ai shkroi letrën botuar nën titullin De profundis: “Bota nuk është e atyre që ngrohen. Bota është e atyre që digjen.”  Ai frymëzon përjetësisht gjeneratat me kulturën dhe veprimtarinë kombëtare qëna la, ne ndihemi tejet krenar, po ju si e perjetoni dhe transmetoni këtë pasuri kaq të vyer tek pasardhësit tuaj?

Vëllezërit Toto kanë bërë histori , pavaresisht se gjate periudhës së diktaturës nuk janë përmendur, dhe lëvizja e Delvinës që ata kryesuan ishte një kryengritje kundër Zogut, të cilin ata e përkrahën në fillim duke shpresuar qe do të përparonte vendin. Por kur panë  regjimi i tij ishte kthyer në një regjim të korruptuar, diktaturë ku eliminoheshin fizikisht kundërshtarët, dhe kur Zogu vetë rrëzoi qeverinëliberale të Mehdi Frashërit që kishte ngjallur shpresa për reforma dhe përparim, u ngritën kundra tij. është për të qeshur dhe për të qarë se lëvizja e Delvinës u quajt komuniste për kohën nga Zogu dhe nuk u provua dot me fakte dhe më pas u etiketua si fashiste prej diktatorit EH.Në fakt ishe një kryegritje patriotësh me ideale ndoshta dhe utopike për kohën por që dëshiruan përparimin e atdheut më shumë se jetën e tyre.

Ismeti kishte mbaruar shkollën e Fullcit dhe ishte gazetar, publicist ne revistat më    kohës dhe bashkëpunëtor me Faik Konicën, Branko Merxhanin dhe shkrime kanë qenëtëbotuara në gazetat e njohura të kohës si Minerva, Iliria, Ora etj, si dhezyrtar ne qeverinë e Zogut.

Ismeti u denua me varje në Gjirokaster, në moshën 32 vjecare.

Vëllai i madh Ethemi, ish minister i brendshëm, qëgëzonte respekt nga Veriu në Jug,u vetëvra i rrethuar dhe vëllai tjeter Tahsini i cili u vra gjaterrethimit.Gjyqi në Gjirokastër nuk provoi asnjë akuzë se levizja ishte komuniste apo e përkrahur nga jashtë, por ishte vetëm e drejtuar kundër një administrate me tradita otomane dhe të korruptuar. Ai shpresonte tek “Djalëria” që herët a vonë do të përparonte Atdheun.

Ismeti la pas 3 fëmijë dhe gruan e tij në moshe të re dhe pa pasuri apo prona.

Fjala e tij “De Profundis” u shpërnda nëpër shkollat e vendit si rrufe pavarësisht, pengesës së xhandarmërisë.

Por për familjenToto, që u bë bazë e luftës, ku gyshja Envere Toto, u zgjodh në Kongresin e gruas antifashiste, si zv/presidente, fatkeqesitë nuk kishin fund .

Vëllai i vogel Selaudin Toto, fizikant mbaruar në Torino që u kthye të kujdesej për jetimët e vëllezërve në 1944, themeluesi i Akademise së Shkencave me vartës dhe bashkëpunëtorë  njohur si Sabiha Kasimati etj, dhe deputet në Parlament si Nacionalist, pushkatohet me gjyqin famëkeq të deputetëve në 1947.

Mamaja ime Flutura Toto Ciu, ishte vetem 8 vjec kur u var babai i saj Ismeti.

Dhe vetëm 18 vjec kur u pushkatua Selaudini që e konsideronte si figure atërore.

 pas persekutimi vazhdoi egërsisht, gjyshes nuk i lejuan as te qepte në shtëpi për të ushqyer fëmijët.

Por mamaja, motra dhe vëllai i saj nuk e ulën kokën apo nuk shitën ndershmërinë e trashëguar në familje.

 vitet e fundit të jetës ajo ma përshkruante me lot në symomentin si vajtën të vetme, bashkë me motrën , më  vogel   përshëndeste xhaxhain tek dalja tek kinema 17 Nëntori, pas gjyqit , kur e hypën në autobuz drejt pushkatimit .

Apo kujtonte trupin e të jatit xhenaze, që vetëm ajo si fëmija më e madhe, e lejuan në dhomë.

Gjithmonë sillte në mendje se si vuanin për bukë  vitet e pasluftës apo kur  arrestuan vëllanë e vogël në shtëpi me akuzën ‘tentativëarratisje“ dhe vizitat në burg bashkë me gjyshen

Një libër i plotë me punën dhe veprën e vëllezërve “Toto“është botuar dy vjet më parëi titulluar “Ismet Toto -Larg dhe afër-saga e një familje”, me parathënien e mbesës së tij Nevila Nika, qëhulumtoi si historiane nëpër arkiva gjithë punimet dhe botimet e tij.

Tri vjet më parë  bashku me vajzën dhe bashkëshortin e saj, morëm pjesë  përkujtimoren e vdekjes së Selaudin Totos si themelues i Insitutit sot Akademia e Shkencave dhe 70 vjetorit përkujtimor tëgjyqit të Deputeteve tek salla e Akademisë  Shkencave në Tiranë.  Aty Ambasada Italiane na dorëzoi ne familjarëve kopjen e disertacionit të tij dhe Diplomës nga Instituti i Fizikës në Torino.

Vajza e mban librin tek koka e krevatit dhe e ka lexuar me shumëdashuri .

Faleminderit Dr.Ciu për bisedën e vlefshme dhe paci shëndet familjarisht!

Bisedoi Keze Kozeta Zylo, gazetare, shkrimtare

29 Maj, 2020

New York

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok