09/11/2024

Dokumenti i njohjes së Shqipërisë nga SHBA-ja

0

Nga Kastriot Dervishi

Sekretari i shtetit, Charles Evans Hughes (1862-1948) më 25.7.1922, la këtë porosi për të komisionerin në Shqipëri, Maxwell Blake:

“Në datën 28 korrik mund t’i dorëzoni ministrit të Jashtëm të Shqipërisë (Pandeli Evangjeli-shënim) një njoftim me shkrim për njohjen de jure të Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara. Kur të njoftoni njohjen, mund të deklaroni se Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka patur parasysh faktin që Shqipëria arriti të mbajë me sukses një qeveri kombëtare. Në pritje të aktit legjislativ nga Kongresi për të vendosur një përfaqësi të rregullt diplomatike, ju do të vazhdoni të veproni si komisioner i Shteteve të Bashkuara në rangun e ministrit. Konfirmoni marrjen dhe veprimet që do të ndërmerrni. Fakti i njohjes do të jepet për publikim në gazetat e mëngjesit të datës 28 korrik (1922)”.

(Dokumenti mundësuar nga Ilir Ikonomi)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok