20/01/2025

Dikush që në moshën e pjekur largohet nga atdheu dhe e harron gjuhën e nanës, nuk e meriton vëmendjen e bashkatdhetarëve të saj.

0
Parashqevi-Simaku2

Prof. Blerim Latifi:

Me të rënë regjimi stalinist, i cili i kishte shtypur brutalisht me terror politik dhe varfëri, qindra-mijëra shqiptarë morrën arratinë drejt Perëndimit.

Kush e di sa prej tyre donin që bashkë me atdheun prapa të linin edhe identitetin e tyre, të cilin e përbuznin me krejt qenien. Nuk donin të njiheshin më si shqiptarë. Ndërruan emrat dhe donin ta harronin edhe gjuhën. Në mesin e tyre edhe këngëtarja e viteve të fundit të komunizmit, Parashqevi Simaku.

Ajo iku nga Shqipëria me iluzionin që famën e arritur në vendin e saj, të harruar nga bota, do ta shijonte edhe në qendrën botërore të artit dhe muzikës.

Shqiptarët që gjeti atje nuk përtuan t’i ndihmojnë, por talenti i saj, i ngritur në qiell nga kritikët e realizmit socialist, nuk ngjiti dot në industrinë muzikore amerikane. Kështu iluzioni i saj u shemb dhe ajo përfundoi rrugëve.

Në videon që po qarkullon në media ajo shihet se e ka harruar pothuajse krejt gjuhën shqipe.

Dikush që në moshën e pjekur largohet nga atdheu dhe e harron gjuhën e nanës, nuk e meriton vëmendjen e bashkatdhetarëve të saj. Sepse ky harrim është i qellimshëm. Është harrim ksenocentrik.

Dikush që më shumë e vlerëson jetën në qendrat e të pastrehëve në emigracion se jetën në atdheun e vet, ku do të mund të kishte një shtëpi të veten, një punë dinjitoze dhe respekt publik, nuk e meriton asnjë lloj vëmendje e respekti.

Arbreshët kanë jetuar 500 vjet pa komuniku me atdheun e tyre, por gjuhën e traditat e tij si kanë harruar kurrë. Përkundrazi i kanë ruajtur ato me këmbëngulje të hekurt. Ata e meritojnë vëmendjen dhe respektin e kombit tonë, e jo dështakët apatridë, si Parashqevi Simaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok