21/11/2024

DËSHMI TË PAKRAHASUESHME TË LASHTËSISË

0

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

NGA PËLLUMB GORICA

Një udhë e përshkruar në Baldushk, edhe pse pak kilometra nga Tirana, të duket sikur zbulon diçka të re. Sa herë e viziton dhe prek me sy për të kaluar çaste të mbushur me ndjesi të paprovuara, të dhuron kënaqësi shpirtërore. Ajo dredhon dhe humbet kodrave, gropave, luginave njëra pas tjetrës, të veshura me ullinj e pyje të ripërtërirë dhe të pushon në krahët e qetësisë. Një natyrë bujare me kushte të përshtatshme për të jetuar, që ka bërë që të jetë e favorizuar nga prania e ngulmimeve njerzore prej shekujsh, duke vepruar me dashamirësi e shfrytëzuar në dobi të banorëve.

Këtu gjurmët e lashtësisë i ndesh ku gërmohet toka për të hapur puse apo themele shtëpish dhe punime të tjera. Janë zbuluar ndërtimeve, statuja, thesare e zbukurime të gjithfarllojshme: terrakota, ormanente, enë qeramike ,tulla e tjengulla të trasha, monedha argjendi dhe bronxi, armë, varre e stela guri, madje edhe sarkofagë me mbishkrime të lashta. Shumë pak dihet për këto, por zbulimet janë dëshmi të një rëndësie të veçantë, që mbajnë të fshehur mistere të shumta.

Në Vila Romana të Baldushkut, u befasova emocionalisht me pesë skulptura basoreliev, që ngjajnë më shumë si trupa njerëzor në këmbë, ku të mbeten sytë gjatë e s’mund t’i bësh ballë kërshërisë së bukurisë së tyre antike. Përpara këtyre stelave, që janë një copëz nga jeta e kohërave antike, ajo që të bën më shumë përshtypje është krijimi i tyre me nivel të lartë artistik.

Ato siç tregon miku im, Maks Ibro u zbuluan rastësisht gjer në dy metra thellësi gjatë hapjes së një pusi në Baldushk dhe në çastin e parë krijuan kureshtje se çfarë ishin dhe çfarë preardhje apo vjetërsie kishin, me interesimin për t’i nxjerrë në pah e për t’i deshifruar.

Pas sinjalizimit nga Besnik Bali, një grup arkeologësh për një kohë të gjatë dhanë kontributin e veçantë për t’i inventarizuar këto gjetje, por edhe në evidentimin e tyre me informacione të sakta dhe të çmuara, me hollësi të vogla që kanë rëndësinë e vet. Të gdhendura në gur gëlqeror të bardhë kanë lartësi që varion nga 1,21 m, gjerësia 0,415 dhe trashësi 0,17 m në gjatësi 0,99m, gjerësi 0,55 m e trashësi 0,13 m, që na kujtojnë se nuk janë thjesht stela varresh. Në to paraqiten patricë, njerëz të pasur me familjen e tyre, të gdhendur me shumë mjeshtëri, me veshje të kohës, mbi të cilat spikat qytetërimi, ku sipas mënyrës së vet artistët e atyre kohërave e trasmetonin atë në nderim të një figure, me një vetdije që nënkupton kultin e të kaluarës së largët, të respektit të atij që ikte nga jeta, me rite e mbishkrime.

Hollësi tjetër bindëse dhe krejt e dukshme është modelimi i stelave në kornizë, me mbishkrime latine: emra, kohë e moshë. Diku janë të dëmtuara, që e bëjnë të paqartë leximin, por të zbukuruara me motive bimore sjellin të dhëna të periudhës romake, të cilat i përkasin shekullit I- III të erës sonë. Arkeologu Skënder Muçaj krahas përshkrimeve për gjëndjen e tyre ka traspiktuar omanistikën e mbishkrimeve të stelave dhe emri Casidius i përket romakëve, ndërsa emri Aimelia tipik i Durrahut.

Ngjitur me stelat e varreve u nxuarën në dritë një tok copa amforash dhe enësh prej balte të shpërndara, por edhe shpata e kama.

Zbulimi i këtyre gjurmëve dhe veprave artistike ka bërë që arkeologët të mendojnë ndryshe, pasi janë të rralla,por më shumë të theksojnë se i përkasin ndonjë varreze antike, me interesim për gërmime të mëtejshme.

Këto gjetje, të ekspozuara pa mëshirë në shi e diell nën një strehë, edhe pse u bënë pjesë e studimeve të Institutit të Arkeologjisë, kanë mbetur jashtë vemendjes për t’i bërë pjesë në muzeume.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok