24/12/2024

Debatet mbi rrjetin 5G: Një mit apo një realitet për tu pasur frikë?

0
Albina-Tocilla

Nga MSc. Ing. Albina TOÇILLA – Pedagoge, Universiteti Polis

Ashtu si gjeneratat paraardhëse të rrjetit wireless (2G, 3G dhe 4G), edhe 5G transmetohet përmes radio valëve. Për të përmirësuar shpejtësinë dhe kapacitetin e teknologjisë wireless, 5G përdor një frekuencë më të lartë të radio valëve, krahasuar me gjeneratat më të vjetra.

Rrjeti më i madh në botë i 5G u lançua në 31 Tetor 2019 nga tre prej operatorëve më të mëdhenj të rrjetit kinez: China Mobile, China Unicom dhe China Telecom. Ato aktivizuan rrjetet e tyre në më pak se 5 muaj pasi morën licencat e 5G dhe ofruan shërbimet 5G për $18 në muaj, për 50 qytete kineze. Operatorët e rrjetit zhvilluan rreth 86,000 stacione bazë 5G, me plan afatshkurtër zgjerimi në 130,000. Sipas GSMA, 36% e përdoruesve mobile kinezë do të përdorin 5G deri në vitin 2025, çka nënkupton rreth 600 milion abonentë. Kjo pritet të ndodhë pavarësisht përpjekjeve që qeveria Amerikane ka bërë për të penguar “shpërthimin” e palës kineze, ndonëse këto përpjekje gjithsesi mund të ndikojnë në përhapjen e kompanive kineze në tregun global.

Rrjeti Rus (RT America) ngriti problematikën e titulluar “Një eksperiment i rrezikshëm mbi njerëzimin”, duke trajtuar atë që ekspertët parashikonin për 5G. RT America trajtoi impaktin e 5G në shëndetin e njeriut (2018) dhe raportoi se fëmijët e ekspozuar ndaj sinjaleve nga stacionet 5G do të vuanin nga kanceri, gjakderdhje nga hundët dhe mungesë aftësish për të mësuar.

Shkencëtarët, grupet mjedisore, mjekët dhe qytetarët në mbarë botën po iu bëjnë thirrje qeverive të ndalojnë kompanitë e telekomunikacionit nga implementimi i gjeneratës së pestë të rrjetit wireless, duke e konsideruar si “eksperiment mbi njerëzimin dhe mjedisin”. Kërkimet kanë treguar se rrezatimet wireless mund të shkaktojnë dëmtime tëmtime të ADN-së, efekte neuropsikiatrike, si edhe probleme të tjera shëndetësore. Gjithsesi, këtu ekzistojnë disa këndvështrime, nisur nga lloji i rrezatimit.

Nëse i referohemi spektrit elektromagnetik, radio-valët përmes së cilave transmetohet 5G, përfshin një pjesë të vogël të këtij spektri (ku përfshihen mikrovalët, drita e dukshme dhe rrezet-X). Këto radio-valë, për nga vetë natyra, nuk janë jonizuese, çka nënkupton që nuk mund ta dëmtojnë ADN e qelizave, ndërkohë që rrezet gamma dhe ato UV mund ta bëjnë diçka të tillë. Ndonëse në frekuenca pak më të larta se paraardhësit, ai ndodhet akoma i pozicionuar në këtë pjesë të spektrit.

Shëndeti Publik në Angli ka pranuar që nuk ka akoma evidenca bindëse që të vërtetojnë që ekspozimi ndaj rrezatimeve jo-jonizuese mund të shkaktojë probleme të ndryshme shëndetësore apo të dëmtojë sistemin imunitar të njeriut.

Nëse i referohemi Dr. Robert O. Becker në librin e tij “The Body Electric”, trupi i njeriut ka një frekuencë elektrike dhe shëndeti i tij mund të përcaktohet prej saj. Frekuenca është shkalla e matshme e rrjedhës së energjisë elektrike që është konstante midis dy pikave. Çdo gjë ka frekuencë. Dr. Becker zbuloi se çdo sëmundje ka një frekuencë, si edhe zbuloi që frekuenca të caktuara mund të na mbrojnë nga zhvillimi i sëmundjes, si edhe frekuenca të tjera që mund ta shkatërrojnë këtë të fundit. Sipas tij, substancat në frekuenca të larta do të shkatërronin sëmundjet e frekuencave të ulëta.  Në vitin 1992, Bruce Taino nga Taino Technology, ndërtoi monitorin e parë të frekuencës në botë. Ai përcaktoi që frekuenca e një trupi të shëndetshëm gjatë ditës luhatej nga 62 deri 68 MHz dhe çdo sëmundje, në varësi të komplikacioneve shoqëruese, shoqërohet me një ulje të kësaj frekuence. Kjo nënkupton atë që ne quajmë rënie imuniteti.

Në kohën e pandemisë që po jetojmë, shumë kërkues shkencorë dhe laboratore janë të fokusuar të gjejnë mjekimin që e lufton këtë virus. Shumë astrologë nga ana tjetër po bëjnë parashikime se kur do i vijë fundi pandemisë. Por, si lidhet frekuenca e trupit me këtë problematikë? Ne po flasim për Coronavirus, i cili si çdo virus tjetër ka një frekuencë shumë të ulët, me një frekuencë rezonuese 5.5-14.5 Hz dhe të gjitha studimet tregojnë se në frekuenca më të larta nuk është aktiv. Ndaj, për një individ që jeton në “vibrime” të larta, coronavirus nuk mund të jetë më shumë kërcënues sesa infeksionet e tjera respiratore akute.  Në kushtet e disa sëmundjeve, frekuenca e trupit ulet ndjeshëm krahasuar me sëmundjet tjera duke e rritur ndikimin e virusit, pasi gjen ambjentin më të “përshtatshëm” për zhvillim. Në kushtet e bashkëjetesës së disa sëmundjeve në organizëm, frekuenca ulet ndjeshëm duke mos qenë në gjendje që trupi ta shkatërrojë virusin, por ky i fundit arrin të “triumfojë”. Gjithashtu, duhet të theksojmë frekuenca rezonuese mesatare e tokës është rreth 27.4 Hz dhe ndaj ambjentet e hapura nuk konsiderohen shumë të rrezikshme për virusin, krahasuar me ambjentet e mbyllura ose spitalet, burgjet, etj ku frekuenca është më e ulët dhe risku ndaj virusit më i lartë. Në këto vende frekuenca zbret poshtë 20Hz.

Por, ku qendron rreziku jonë kundrejt rrezatimeve elektro-magnetike dhe 5G? Në vitin 2011, një grup prej 30 shkencëtarësh ndërkombëtarë, pjesë e IARC (International Agency for Research on Ccancer), studiuan rrezikun e zhvillimit të kancerit si pasojë e ekspozimeve RF-EMF. Ata publikuan një përmbledhje të studimeve të tyre në The Lancet Oncology. Ata arritën në përfundimin që ekziston një lidhje midis rrezatimit RF-EMF të telefonave celularë dhe gliomës, e njohur ndryshe si kanceri i sistemit nervor. Ky konkluzion nuk u mbështet nga shumë organizata të tjera dhe ndaj mbetet një diskutim i hapur akoma. Nga ana tjetër, Dr. Lennart Hardell nga departamenti i onkologjisë, në Örebro University, Suedi, bashkë me një ekip prej 29 mjekësh dhe shkencëtarësh, kanë publikuar në International Journal of Oncology, në vitin 2017 një artikull ku kanë theksuar lidhjen që ekziston midis dëmtimit të  ADN-së, stresit, kancerit, autizmit, etj dhe rrezatimeve RF-EMF.

Duam ta mendojmë që ardhja e 5G do të na përmirësojë jetën, duke na “ngopur” me shpejtësi dhe gjerësi brezi transmetimesh. Por, a është kaq pozitiv ky këndvështrim?

Ardhja dhe implementimi i 5G nënkupton stacione të reja transmetuese apo qeliza të vogla në mbarë globin. Arsyeja është e thjeshtë: valët në frekuenca të mëdha, udhëtojnë në distance më të shkurtra, kjo referuar lidhjes përpjestimore të zhdrejtë sipas formulës: λ=c/f. Presim një transformim të jetës duke filluar me aplikacionet e integruara e-health, makinat pa shoferë, “internet of things”, etj, por edhe rrezatim elektro-magnetik nga ana tjetër. Impaktin e këtij të fundit, askush nuk e di me siguri!

Të gjithë pranojnë që rrezatimi në vetvete nuk sjell diçka pozitive për shëndetin, duke sugjeruar të përdorim më shumë bisedat telefonike përmes internetit (rrjetet sociale), të mundohemi të mbajmë një lloj distance midis dorës dhe telefonit kur jemi në telefonatë (përdorimi i kufjeve ose opsioni Speaker), etj. Këto e shumë të tjera sugjerimi vijnë nga FDA (Food and Drug Administration).

Së fundmi, por jo për nga rëndësia, duhet të theksohet ndikimi i 5G në ekonominë botërore. Rrjetet 5G pritet të gjenerojnë rreth $13.2 trillion në ekonominë globale deri në 2035. Ato do të fuqizojnë shumë këto industry: Prodhimi, Teknologjia e Informacionit, Shitjet (Whosale dhe Retail), Shërbimet Publike dhe Ndërtimi.

Duke konsideruar gjitha problematikat e trajtuara më sipër, në këndvështrimin tim, 5G nuk lidhet absolutisht në mënyrë të drejtpërdrejtë me përhapjen e Covid-19, por ndikimi i tij në sistemin imunitar të njeriut është dhe do të jetë. Se në çfarë shkalle, kjo do të mbetet një “enigmë”, pasi do të eklipsohet gjithmonë nga avantazhet dhe ngritja globale që 5G do të sjellë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok