22/12/2024

DASHURIA DHE SHQIPTARËT

0
Zyba-Hysa

NGA ZYBA HYSEN HYSA
Trysnia shumëvjeçare e diktaturës komuniste na injektoi disa dogma, të cilat duheshin zbatuar si ritet fetare, aqsa shpesh, unë mendoja që komunizmi, s’është filozofi (flas për komunizmin që u aplikua në Shqipëri dhe kam dyshuar në kursin filozofik që kam bërë e kam diskutuar me një profesor e më porositi të hesht, se më pritej koka), por është një sekt fetar siç është dhe ortodoksizmi, katolicizmi, apo edhe islamizmi, të cilin me plot gojën s’mund ta quaj FE, por sekt fetar, se edhe ky sekt, shfrytëzoi Shkrimin e Shenjtë, se asnjëri prej këtyre sekteve, nuk janë humanë e pse trumpetojnë humanizmit dhe dashurinë njerëzore, si një ferexhe për të mbuluar gungat dhe guvat e shëmtuara të veprimeve dhe krimeve monstruoze shekullore…
Komunizmi (sekti fetar i aplikuar tek ne duke abuzuar tek filozofia) është më i ziu, më i egri, më i pa shpirti, se bëri që një popull i lashtë të mohonte edhe traditën, edhe kulturën, të qënit njeri… mohoi vetveten, duke e quajtur traditën “zakone prapanike”, besimin e tij të shenjtë, pa përzierje me sektet fetare, e shpalli heretik dhe vrau më shumë se ç’ka vrarë Roma (PAPATI) klerikë të ndershëm gjatë gjithë historisë së saj…
Ky, sekt fetar ekstrem i pa shpirt, që në Shqipëri i vunë emrin “KOMUNIZËM” e detyroi këtë popull, të mos dashurojë virtytet e tij, të mos dashurojë fisnikësinë (të cilën e shpalli tradhëtare), të mos dashurojnë familjen, të cilën e shpalli çerdhe spiunazhi, të mos dashurojnë femrën, të cilën e shndërroi as burrë, as grua, të mos martohen me atë që dashurojnë, por me atë që thotë Partia… a s’kemi këtu një heretizëm të pastër fetar të një sekti vampir, se në mesjetë i pritej koka njërit që kishte filozofi e teollogji të pastër, që binte ndesh me pasurinë e klerikëve dhe papatit, por në Shqipërinë tonë të mbetur sa një grusht, u bë kërdia, aqsa vetë xhandari i komunizmit, Rusia, u habit me krimet e bëra në Shqipëri në proporcion në numurin e popullsisë…
Ky sekt fetar, barbar, më barbar se të gjitha barbaritë shekullore, na bëri të kemi frikë nga njëri – tjetri, na bëri të shkelim shpirtin me këmbë e ta shikojmë shpirtin tonë si “delja e zezë”, e kur dashurojmë, apo më mirë të them, kush guxoi të dashurojë, u diskreditua, si një grua rrugësh, ashtu siç bëhej në mesjetë që tregohej me gisht dhe qëllohej me gurë, ndaj o njërs të mirë, për të shpëtuar nga kjo murtajë, e cila na ndjek si hije e nuk na shkitet, jo vetëm këtu, në Shqipëri, por ngado që shkel këmba e Shqiptarit, në radhë të parë të dashurojmë veten, të komunikojmë me shpirtin, ta pyesim për ndjenjat, dëshirat, ta ngrohim e të na ngrohë më pas, të na shpërblejë duke strehuar aty dashurinë për të tjerët dhe adhurimin ndaj zotit që na bëri njerës…
Dalja nga Burgu Gjigand i Komunizmit, na ka lënë në këtë oborr të rrethuar me tela me gjemba që sado pak të marrim guxim të kapërcejmë, ndjemë çpim mbrenda vetes, se kush më shumë e kush më pak, duke shkelur shpirtin e tij, shkeli pa mëshirë, të dashurit e tij dhe i “pëlqen” të rrijë më mirë në këtë “VATHË” sesa të përpiqet të dalë prej saj e kjo ndodh, se populli ynë mbeti i verbuar dhe ende i qorruar është, se inkuizicioni KOMUNIST nuk është zhdukur, përkundrazi tani po i shijon frutet e tij, se përveç pushtetit ideologjik, ka rrëmbyer barbarisht, edhe pushtetin ekonomik… ndaj as mendja, as forca, s’të hynë më në punë, se kush ka pushtetin ekonomik, bëhet padroni yt, kështu shqiptarëve që mbetën në “VATHË” u del për detyrë, ose ta kapërcejnë vathën e të ikin sygjym nëpër botë, ose të rrinë brenda vathës të përulur, të nënshtruar, të poshtëruar, për të ngrënë një copë bukë, që është më e hidhur se helmi, ajo të vdes pak, nga pak, se edhe këtë copë bukë, nuk ta jep nga qesja e tij, por duke ia marrë vëllait tënd, mikut tënd, komshiut tën… duke të forcuar edhe më shumë ato që të injektoi para viteve 1990…
Ne sot brohorasim për DASHURINË, sot festojmë “DITËN E TË DASHURUARVE” dhe kur, në atë ditë ku ROMA vrau një klerik filozof, i cili martonte njerëzit fshehtas, kundër urdhërit të Papatit, se nuk i donte burrat për familje, por për mish për top, për Kryqëzata grabitëqare, për të vjedhur dhe plaçkitur pasuritë e botës, për të ngopur të pangopurën (kucedrën) me shumë koka që ende s’ka të ngopur…
Kjo ditë duhet të përmendet me dhimje, me revoltë, ajo duhet të na ulë për të menduar se si e kemi vlerësuar Dashurinë si ndjenjë njerëzore, jo thjesht si një marrëdhënie seksuale, se marrëdhënie të tilla, bëjnë edhe kafshët, edhe insektet, edhe zvarranikët…
Duke u vetëgjykuar, mendojmë për korrigjimet dhe del nga shtëpia, merr një tufë lule, një libër, një shami, një kartolinë… dhe shko tek gruaja, tek e dashura, tek fëmija, tek nëna, tek motra… përulu para tyre dhe kërkoju ndjesë për mospraninë tek ata, për moskujdesin, për mosrespektin, për mosmirënjohjen…
Në këtë ditë të Shën Valentinit, jam e dashuruar, por jo e vlerësuar, kjo se ne jetojmë në Shqipëri, jetojmë nëpër botë duke marrë brenda vetes helmin e një diktature, e cila diti mirë të na kthejë armiq të njëri – tjetrit… edhe kur e dashurojmë njëri – tjetrin!
Sot bekoj Zotin që ka rezervuar dashurinë për njerinë, se vetëm kjo na dallon nga të gjitha gjallesat, bekoj Zotin që vetëm ne komunikojmë me fjalë, për të na dalluar nga gjallesat e tjera, bekoj Zotin që na krijoi mundësi të kemi aftësi të mendojmë… e secili prej nesh i gëzon këto aftësi, ndaj sot duhet t’i shfrytëzojë ato për një jetë të qetë dhe me plot harmoni… dashuri, do të thotë harmoni brenda vetes!

TIRANË, MË 13 SHKURT 2019

VELADONI MBANË FJALIM…

Sot s’është dita jonë e dashurimit,

Është dita e zisë ndërkombëtare!

Për vrasjen tinzare t’Shën Valentinit,

Dhe për lotët hipokritë përmbi varre!!

Shën Valëntini, viktimë e barbarit!

S’kishte brenda shpirtit barbarinë!

Ashtu si në malin e Kaluarit,

Mbërthyen Jezusin, gjak të pinë!

Shën Valentini, është Jezu Krishti!

Është dora e Romës që e goditi!!

Sa martirë ka vratë katolicizmi?

Me VELADON feje e gjak hipokriti!?

Vendimet i merr krye VELADONI…

TELALLI del, bën përgënjeshtrim!

Gozhdët i ngul pa mëshirë TUTORI,

Mbi varr prapë VELADONI mban fjalim!

Ndaj sot i dashur, mos më prit të vij,

As ti mos eja, të lutem, mos eja sot!

Shiko brenda vetes, n’ke pak barbari,

Se barbari tek ne, ndër vite u bë Zot!

Sot s’është dita jonë e dashurimit,

Është dita e zisë ndërkombëtare!

Për vrasjen tinzare t’Shën Valentinit,

Dhe për lotët hipokritë përmbi varre!!

/ZYBA HYSA/

TIRANË, MË 13 SHKURT 2019

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok