15/11/2024

In memoriam IDRIZ AJETI (1917-2019)

0

Ja dhe Profesori i mirëfilltë, Akademik Idriz Ajeti u shua…Jetoi me dinjitetin e një studiuesi të përhershëm, për zbërthimin e lashtësisë dhe të vijimësisë së shqipes në këto troje… Profesor Idriz Ajeti shkoi në botën e amshuar, por la modelin e studiuesit të çështjeve të historisë së morfologjisë shqipe dhe të aktualitetit të saj… Asnjëherë nuk u mëdysh për arritjet dhe rezultatet e njësimit të shqipes së shkruar, të bërjes gjuhë standarde sikurse simotrat tjera evropiane. Akademik Idriz Ajeti, pos si studiues i zellshëm i çështjeve problemore të gjuhësisë shqiptare, ai trajtesat e tija shkencore i begatoi edhe me argumentet e gjuhësisë krahasimtare, veçmas në marrëdhëniet e albanologjisë me gjuhët sllave… Në këtë fushë të dijes së gjuhësisë shqiptare la argumente të paluajtshme shkencore,andaj u çmua si autoritet parësor i Albanologjisë. Profesor Idriz Ajetin e karakterizuan edhe vlerat tjera të karakterit njerëzor, si: urtësia, gjakftohtësia, fisnikëria dhe etika kombëtare… Dritë të përhershme pastë vepra e shkruar e Profesor-Akademik Idriz Ajetit!

Mehmetali Rexhepi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok