ÇMIMI “NOBEL” PËR LETËRSI I VITIT 2026 I JEPET KANADEZES EN KARSON
Nga Prof. Xhelal Zejneli
En Karson (Anne Carson) ka lindur në qytetin më të madh të Kanadasë – Toronto më 21 qershor 1950. Është poete kanadeze, eseiste, përkthyese, filologe klasike dhe profesoreshë universiteti, fituese e çmimit “Nobel” për letërsi. Akademia Suedeze ia dha çmimin prestigjioz.
“për veprën e guximshme dhe novatore që në dialog të gjallë me traditën klasike, krijon forma të reja të letërsisë bashkëkohore”.
Kryetari i Komitetit të Nobelit për letërsi, shkrimtari suedez Anders Olsson (1949- ) dhe Juria i sqaruan edhe pikat kryesore të krijimtarisë së saj letrare:
Ndërthurja e zhanreve dhe shpërbërja e kufijve: Vepra e Carson vlerësohet për thyerjen e normave tradicionale, duke shkrirë bashkë poezinë, prozën, esenë, përkthimin dhe studimin akademik. Juria theksoi se ajo ka thyer traditën e poezisë lirike të lidhur “me narrativen” për të hapur rrugë të reja të shprehjes.
Gërshetimi i klasikes me modernen: Si profesoreshë dhe studiuese e letërsisë klasike (Greqisë dhe Romës së Lashtë), En Karson (Anne Carson) i sjell mitet dhe tekstet e vjetra në një kontekst krejtësisht modern, duke i parë ato përmes një stili ironik dhe lozonjar.
Fokusimi në gjuhë dhe etimologji: Sipas Akademisë, pothuajse e gjithë krijimtaria letrare e saj qëndron në udhëkryqin midis “fiksimit të filologut me fjalët dhe dëshirës së poetit për kuptime të reja”. Vetë autorja e konsideron etimologjinë si pikënisjen e çdo vepre.
Liria dhe ndikimi ndërdisiplinor: Liria me të cilën ajo u qaset rregullave dhe pritjeve letrare dëshmohet edhe në bashkëpunimet e saj me artistë vizualë, koreografë dhe regjisorë teatri. Kjo qasje i ka dhënë veprës së saj rëndësi të madhe në skenën ndërkombëtare të artit që nga vitet 1990.
* * *
Jetëshkrimi i shkurtër i En Karson (Anne Carson) – Ajo ka diplomuar në Universitetin e Torontos me diplomë bachelor. Në vitin 1981 doktoroi në filologji klasike me tezën e doktoratës për poeten greke Safo. Si profesoreshë e gjuhëve klasike, e letërsisë krahasuese dhe e shkrimit krijues ka dhënë mësim në shumë universitete prestigjioze – në Kanada dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përfshirë McGill, Michigan, Princeton dhe NYU. Ka qenë shtetase kanadeze. Prej vitit 2022 ka poseduar edhe shtetësi islandeze.
Vepra e saj karakterizohet nga një mjegullim postmodernist i kufijve midis zhanreve të ndryshme. Në veprat e veta, poezinë, prozën, esetë, filozofinë dhe mitet e lashta i kombinon me përvojat bashkëkohore njerëzore.
Krijimet letrare
“Erosi i hidhur” (Eros the Bittersweet, 1986) është libri i parë i saj. Është ese poetike e nxjerrë nga disertacioni i doktoratës së saj. Eksploron natyrën e dëshirës në Greqinë e lashtë.
“Autobiografia e së kuqes” (Autobiography of Red, 1998) është roman novator në vargje që e riinterpreton mitin e Heraklit dhe të përbindëshit Gerion. Konsiderohet si një nga kryeveprat më të mira të saj..
“Bukuria e burrit” (The Beauty of the Husband, 2001) me nëntitullin “Ese fiktive në 29 tango” trajton temën e prishjes së martesës. Për këtë përmbledhje iu dha çmimi ”Tomas Stërnz Elliët” (“Thomas Starns Eliot”)*. Është e para grua që vlerësohet me këtë çmim.
“Nox” (2010) është lëndë libri thellësisht personal. Është i projektuar në mënyrë eksperimente. I dedikohet vdekjes së vëllait të vet.
“Wrong Norma” (2024) përmbledhja e fundit e saj me poezi dhe prozës.
“Ushtrimi i quajtur Albertina”;
“Shpërbërja”.
“Float” (2016) është përmbledhje eksperimentale. Kritika e ka vlerësuar për formatin fizik unik dhe për strukturën narrative të lirshme.
Shënim: Tomas Stërnz Elliët (Thomas Stearns Eliot, 26 shtator 1888 – 4 janar 1965) ka qenë poet, eseist, dramaturg dhe kritik letrar amerikan me shtetësi britanike. Konsiderohet si një nga figurat më të rëndësishme të poezisë moderne në gjuhën angleze. Në vitin 1948 u vlerësua me çmimin “Nobel” për letërsi.
* * *
Ajo njihet edhe për përkthimet specifike dhe kreative të autorëve të lashtë grekë si poetja greke nga ishulli Lezbos, Safo (Sapfa; shekulli VI para K.), tragjediografi grek Eskili (Eleuzina në Atikë, 525/524 – Gela në Sicili, 456/455), dramaturgu grek Sofokliu (496 – 406) dhe tragjediografi grek Euripidi (Euripides; 485 – 405) të cilat Akademia Suedeze i ka konsideruar si vepra letrare të pavarura.
