15/10/2024

Cilët themeltar po injorohen në LDK!?

0

Shkruan: Florim Zeqa

Më shkuarjen në përjetësi të liderit historik, Ibrahim Rugova, LDK-ja e ka marrë tatpjetën pas ndarjes në dysh në Kuvendin Zgjedhor të 2006-s. Nga ajo kohë fillon kapja e e LDK-së nga klanet dhe grupet e interesit, me ç’rast fillon edhe largimi nga vlerat demokratike!

LDK-në e ndëshkojë me votë elektorati i saj

Nga shkuarja në amshim e Ibrahim Rugovës, pasardhësit në kreun e partisë në nivelin qendror dhe lokal asnjëherë nuk i kushtuan kujdes, nuk e dëgjuan dhe as nuk e përfillën vullnetin e elektoratit.

Me lidhjen e koalicioneve të panatyrshme paszgjedhore, për rehatimin e një grupi të vogël njerëzish nëpër pozita të larta shtetërore i shkelen premtimet dhe zotimet ndaj elektoratit.

Elektorati i zgjënjyer nga mashtrimet serike të ish kryetarit të partisë, nga njëra palë zgjedhje në tjetrën, fillimisht e ndëshkuan LDK-në me bojkotim të zgjedhjeve, kurse së fundmi edhe me votë kundër saj, siq ishte rasti në zgjedhjet e fundit nacionale të 14 shkurtit 2021.

Shkaqet e rënjes së LDK-së janë të shumëta dhe na janë njohura të gjithëve, saqë është e tepërt të përmenden në këtë shkrim.

LDK Post-Rugoviane injoron themeltarët, po e tubon bërllogun e partive tjera!

Duket pak sa konstatim i ashpër, por është realitet i hidhur! Injorimi dhe anashkalimi i themeltarëve, aktivistëve dhe veprimtarëve të guximshëm dhe të devotshëm nga ana e kryetarit paraprak, për fat të keq dhe të këtij aktual, e ka rënduar akoma më shumë gjëndjen në LDK.

Prurjet e reja asnjëherë nuk e kanë ndihmuar LDK-në, përkundrazi e kanë dëmtuar jashtëzakonisht shumë në votë. Ideologjia dhe përcaktimi politik nuk janë sport, por ideale të cilat duhet mbrojtur me fanatizëm nga drejtuesi i partisë.

Më i vlefshëm për një subjekt serioz politik duhet të një anëtarë i thjesht sesa një prurje e re, e të mos flasim për aktivistët dhe veprimtarët, të cilët e kanë bartur mbi supet e tyre barrën e aktiviteteve në kohët më të vështira.

Prurjet e reja nuk janë thjeshtë numra, por janë figura politike, të cilat në momentin e ardhjes në parti e kanë të siguruar renditjen në dhjetëshën e parë në listën zgjedhore për deputet. Por edhe nëse nuk zgjedhen deputet (e), në secilin variant të koalicionit qeveritar e kanë të garantuar postin ministror në qeveri!

Në pyetjen e ngritur në titullin e këtij shkrimi, “Cilët themeltar po injorohen në LDK!?”

Përgjigja është e lehtë dhe e thjeshtë; unë, ti, ai dhe secili prej nesh pa përjashtim!

Nuk ju bëhet ftesë për bashkëpunim asnjërit prej ish themeltarëve, veprimtarëve dhe aktivistëve, analistëve dhe gazetarëve që e rrezikuan jetën e tyre duke i mbrojtur idealet, parimet dhe filozofinë politike rugoviane, përkatësiht vijën institucionale të shtetformimit!

Por, ftesa ju bëhen atyre që kanë dështuar apo e kanë e bërë bërllog në partitë e tjera!

Nuk dëshirojë të përmend emra, pasi janë shumë dhe mund t’i mbetem në “hak” ndokujt, që kanë defiluar dhe janë ngritur në karrierë politike nga LDK-ja!

Parashutistët dhe mercenarët, me arritjen e qëllimit politik ia kanë kthyer dhe ia kthejnë përseri shqelmat LDK-së duke e sharë dhe përbuzur ashtu siq e kishin bërë para aderimit në këtë parti!

Jo rastësisht LDK-ja i ka humbur të gjitha zgjedhjet nacionale pas vitit 2004

Kur i dëgjon elektorati antirugovistët dhe të sapoaderuarit në LDK duke u thirrur në emrin e Rugovës, jo vetëm që iu gërditet LDK-ja, ju gërditet edhe Kosova. “Nuk paska gjë më të vështirë sesa kur po i dëgjojë të flasin në emër të Rugovës ata që e kundërshtuan për së gjalli, ata të cilët e sulmuan dhe e kundërshtuan zgjedhjen e tij president”, kështu e shprehë irritimin dhe mllefin nga prurjet e reja një rugovist i përbetuar në LDK!

Bien në gjumë të majtë, zgjohen të djathtë, i zë nata antirugovsit, mëngjesi i zgjon LDK-ist! Kjo logjikë dhe ky lloj konvertimi brenda natës nuk ka të bëjë fare me vlerat rugoviane dhe as me përcaktimet ideologjike të LDK-së, por ka të bëjë me largimin e skajshëm nga gjeneza historike e LDK-së!

Ky është deformimi më i madh që i ka ndodhur LDK-së Post-Rugoviane!

Nëse LDK-ja nuk ju kthehet themeltarëve dhe verprimtarëve të orëve të para, përjetësisht do të mbetet patericë e partive të tjera, madje edhe të atyre minore!

Të rinjët që nuk e kanë përjetuar ‘Epokën e Rugovës’, e kanë gjithnjë e më të vështirë të binden nga antirugovistët dhe mercenarët e instalaur në LDK. Vetëm themeltarët dhe bashkëveprimtarët e Rugovës, aktivistët dhe veprimtarët mund ta ribëjnë LDK-në, duke ua shprehur ndjenjat e thella shpirtërore, dashurinë e pakufijshme dhe rrëfimet për vitet e krenarisë kombëtare gjatë LDK-së Rugoviane!

Nga unë mbështetësi i palëkundur i filozofisë politike Rugoviane apo ADN-së politike të shqiptarëve të Kosovës dhe ushtari besnik i atdheut tim.

Florim Zeqa, Orsago (Itali)    11.01.2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok