12/12/2024

Cila do të jetë ‘sekuenca’ e radhës e Albin Kurtit!?

0
Albin-Kurti-Florim-Zeqa

Shkruan: Florim Zeqa

Disa herë dhe vëmendje të shtuar e kam dëgjuar konferencën për shtyp të kryeministrit Albin Kurti pas takimit me Vuqiqin në Bruksel. Fjalia që e përseriti disa herë para gazetarëve ishte kjo, po citoj: “Nuk mund të ketë kompromis midis propozimit me sekuencë dhe kushtëzimit të vjetër”!

Triumfues pas një beteje pa epilog

Kryeministri ynë foli për një marrëveshje bazike me të cilën është pajtuar me Vuqiqin, por nuk e tregoj se cila është ajo! Ndërsa në anën tjetër thoshte se nuk ka pasur ndonjë rezultat në këtë takim!

Disa herë e permendi propozimin e tij me ‘sekuencë’, por nuk e zbërthejë asnjë fjali të asaj ‘sekuence’!

Albin Kurti pas takimit të fundit të 14 shtatorit me Vuqiqin në Bruksel, para gazetarëve e përdori gjuhën populliste që e përdorë zakonisht para qytetarëve të Kosovës.

E akuzojë Brukselin për pranimin e kushtëzimeve të Serbisë, sikurse që i akuzojë ish liderët tonë shtetërorë që pranuan kushtëzimet e Serbisë në vitin 2013 dhe 2015, duke ju përkujtuar gazetarëve, që nuk jemi në vitin 2013-të!

Mirëpo nëse i krahasojmë deklarimet gojore me veprimet praktike të Albin Kurtit, ato nuk përputhen askund! Madje, ky është kthyer edhe pas vitit 2013, duke i paguar me rroga të buxhetit të Republikës së Kosovë siq i quan ai terroristët e ‘Civilna Zaštita’ dhe ‘Severne Brigade’, duke ua paguar bashkë me këtë edhe ujin dhe rrymën serbëve të veriut siq është paguar tani e 24 vite më parë nga të gjitha qeveritë paraprake të Kosovës.

Marrëveshje mbi marrëveshje nuk ka

Albini foli edhe për kthimin e rendit dhe ligjit në pjesën veriore, por nuk e permendi paradoksin e krijuar me mbajtjen të ngujuar që nga 29/05/2023 të një njeriu të veshur me petkun e kryetarit në Komunën e Leposaviqit!

Albini nuk foli për Lulzim Hetemin e ngujuar, por foli për legjitimitetin e “vakët” siq e quajti të kryetarëve, por nuk ngurrojë të flas edhe për nevojen e mbajtjeve të zgjedhjeve të reja në veri, pa e specifikuar mënyrën dhe kohën e mbajtjes së tyre.

Albini foli për shtensionim të situatës në veri, por nuk e pranojë faktin e tërheqjes dhe zvogëlimit të forcave policore në veri dhe as nuk foli për fatin e ‘Civilna Zaštita’ dhe ‘Severne Brigade’ që operojnë në veri!

Albini po e harron edhe një fakt, se marrëveshje mbi marrëveshje nuk ka!

Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013-të, e nënshkruar nga një kryeministër i Kosovës dhe miratuar me votat e deputetëve shqiptarë në Parlamentin e Kosovës, përveq legjitimitetit ndërkombëtarë e ka edhe miratimin Kuvendit, përmes të cilit Kosova ka marrë obligime ndërkombëtar për implementimin e kësaj marrëveshje.

Andaj, zhbërja e një marrëveshje të tillë, për të mos thënë krejtësisht e pamundur, mund të provohet revokimi i saj në Kuvendin e Kosovës, ndryshe çdo gjë është vetëm në suazën e dëshirave personale të Albin Kurtit dhe asgjë më shumë e as më pak.

Defaktorizimi ynë si shtet ka ndodhur me sanksionet e BE-së dhe SHBA-së ndaj Kosovës, andaj çdo përpjekje për faktorizim personal do ta dëmtojë akoma më shumë pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Edhe përkundër paralajmërimit, qytetarët mund të mbeten pa liberalizim të vizave edhe në Janarin e vitit 2024. Na mbetët të shohim, cila do të jetë ‘sekuenca’ e radhës e Albin Kurtit!

Florim Zeqa

15.09.2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok